Serbi, greku dhe turku copa u bëfshin!

Serbi, greku dhe turku copa u bëfshin!
  • 23 July 2016 - 10:59

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

T’i shohim punët tona!

Kemi pasur mjerisht shumë budallallëqe dhe tradhti ndaj atdheut

Mos kërkoni që t´u shtohet ‘ymri’ Baba Dovletit, dhespotëve dhe Sveti Savës, sepse këta na vranë, dhunuan, dogjën për së gjalli

Shkas i këtij shkrimi u bënë disa shqiptarë të hutuar e hallakatur që vihen në shërbim të armiqve të përbetuar shekullorë. Ndonëse Ilirët janë populli më i vjetër në Ballkan, deshëm apo s´deshëm duhet pranuar se jemi më të stagnuarit në Ballkan, ndoshta edhe në Evrope. Duke u përplasur shumë larg e thellë në histori, duhet pranuar se kemi pasur mjerisht shumë budallallëqe dhe tradhti ndaj atdheut. Por, hilja dhe sherri duhet kërkuar te armiqtë tanë: turku, serbi e greku. Këta i kanë rënë kambanave të mortit kundër gjuhës shqipe, flamurit dhe çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët. Kësaj radhe nuk do të flas për luftërat kundër Baba Dovletit, osmanlinjve e dërgutëve, as të Kralevinës serbe që nga karagjorgjeviqët, Drazh Mihajlit, rankoviqistet e deri te kasapi  Slobodan Millosheviqi. As për luftërat e xhandarëve dhe falangave greke që nxorën sy shqiptarësh me lugë të ndryshkura dhe ia dërguan Gjin Bua Shpatës me shportë për t´i parë e për t´i numëruar dhe as për masakrën dhe kasaphanën kundër çamëve. Sepse të marrësh e të shkruash për masakrat dhe luftërat kundër këtyre gjakësorëve dhe "dushmanëve" nuk do mjaftonin as gjysmë milionë faqe. Por dua të vë në spikamë tri gjëra të rëndësishme: KOMBIN,GJUHËN DHE FLAMURIN. Serbi, greku e turku shekuj të tërë janë munduar të na shfarosin si komb dhe të mos dëgjohet gjuha shqipe. Gjuhën tonë këta armiq të përbetuar e kanë quajtur edhe gjuhë të mallkuar. Ata që kanë provuar të përhapin shkollat shqipe në vendin tonë, i kanë vrarë dhe masakruar pushtuesit serbë, grekë dhe sulltanët e Top Kapisë. Ne do t´u referohemi vetëm fakteve.

Theodhor Haxhifilipi, i ashtuquajturi Dhaskal Todhri

Theodhor Haxhifilipi i nderuar me titullin Mësues i Popullit ka qenë një nga pararendësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ka jetuar rreth viteve 1730-1805. Theodhor Haxhifilipi u arsimua në Akademinë e Voskopojës. U formua dhe zhvilloi veprimtarinë e tij në një kohë kur ziente lufta midis lëvizjes kombëtare dhe synimeve helenizuese. Theodhor Haxhifilipi është autor i një alfabeti të veçantë prej 52 shkronjash, që u përdor gjatë shekullit  XIX në zonat e Elbasanit dhe të Beratit. Ai projektoi ngritjen e një shtypshkronje për botimin e librave në gjuhën shqipe, u përpoq të zëvendësojë greqishten me gjuhën shqipe në ritet fetare dhe la pas shumë shkrime në gjuhën amtare. Megjithëqë veprimtaria e Theodhor Haxhifilipit nuk u pa me sy të mirë nga Patriarkana e Stambollit dhe me urdhër të saj që më 1827 u dogjën të gjitha dorëshkrimet e lëna prej tij, gjurmët e saj u ndie gjatë gjithë shekullit të XIX në qytetin e Elbasanit, por për arsye të kushteve dhe të ndjekjeve ajo nuk pati mundësi të shtrihej dhe të shndërrohej në një lëvizje të gjerë në atë kohë. Alfabeti i tij, përkthimet që beri, përpjekja për themelimin e një shtypshkronje, jehona e mësimeve të tij dëshmojnë se Theodhor Haxhifilipi zhvilloi një veprimtari relativisht të gjere kulturore e patriotike për kohën kur jetoi. Vdiq pranë Resnjes, në Dhiavat, i masakruar nga kisha. Më 1827 pas vdekjes, ajo ia dogji, në Elbasan, pjesën më të madhe të shkrimeve të tij.

Papa Kristo Negovani

Lindi në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinj, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartët grekë. Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai. Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau Fotin, peshkopin e Korçës, në shtator 1906.

Vdekja e Pandeli Sotirit

Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Pandeli Sotirit po i shtonte urrejtje të mëdha shovinistëve. Lufta midis shqipes dhe greqishtes jo vetëm që nuk ishte ndërprerë, por ajo vazhdonte të bëhej çdo ditë e më shumë një luftë e acaruar derisa Shqipëria të shpallej një shtet i lirë. Profesor Dhimitër Shuteriqi shkruan: Kjo luftë u zhvillua përmes kërcënimesh e viktimash sidomos pas krijimit të Shoqërisë së Stambollit dhe çeljes së shkollave shqipe. Pandeli Sotiri mbeti i pari në këtë luftë pas Naum Veqilharxhit e më pas edhe Petro Nini Luarasi. I martuar me një grua, e bija e një dhespoti grek, me të cilën nuk kishte lindur fëmijë, ajo së bashku me të atin e saj kurdisën aksidentin e rënies së Pandeliut nga kati i tretë i shtëpisë në Stamboll. Gruaja e tij e spiunoi në një nga ditët kur ai kishte qenë në shtëpinë e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohen që njerëz nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kundër tij, rrëmbyer dhe shkatërruar dorëshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dorë të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurt që do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i tretë i ndërtesës ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890. Kjo është edhe arsyeja përse shteti shqiptar asnjëherë nuk mundi të gjente dot eshtrat e këtij patrioti, sepse ai nuk u lejua të varrosej në varrezën e krishterë si të gjithë të tjerët, ngaqë kreu vetëvrasje, të cilën feja e krishterë nuk e pranon dhe e quan një mëkat. Në të gjitha burimet që nga ato të shekullit të kaluar e deri më vonë flitet për organizimin e vrasjes aksidentale të Pandeli Sotirit më 1891 nga armiqtë e shkollës, gjuhës shqipe e të Kombit Shqiptar. Petro Nini ka pohuar se Pandeliu u vra me dhunë prej armiqve. Humbja tragjike dhe e parakohshme e tij, e kurdisur nga armiqtë e kombit shqiptar, shkaktoi hidhërim te të gjithë shqiptarët. Synimi ishte që bashkë me mësuesin martir do të zhdukej edhe leja e dhënë për shkollën shqipe të Korçës por planet e tyre nuk u realizuan sepse shkolla vazhdoi të qëndronte e hapur edhe për disa vite të tjera. Kështu u shua një nga patriotet më të mëdhenj të Shqipërisë, i cili hapi shkollën e parë shqipe në Korçë, së bashku me vëllanë e tij, Koço Sotirin, që e hapi në Pogradec, në pamundësi për ta hapur në vendlindjen e tij Selçke të Lunxhërisë. Pandeli Sotiri si atdhetar i shquar zë vendin e nderuar në plejadën e martirëve të kombit shqiptar në radhët e para të dëshmorëve tanë që sakrifikuan jetën e tyre për arsimin e kulturën shqiptare, për kombin, pavarësinë, lirinë e emancipimin shoqëror.

Shqiptarët i mbijetuan zeznajës së pushtuesve

Serbia fashiste një shekull pandërprerë luftoi kundër gjuhës shqipe, flamurit dhe kombit tonë. Kjo shtrigë rriti shumë langonj dhe zagarë për t´i ndihmuar që Kosovën ta fusë në zeznajën që kurrë të mos shohë ditë të bardha. Ndaloi gjuhën shqipe edhe pas viteve të´90, duke vrarë mësuesin Geci në derën e shkollës. Kosova atëbotë kishte organizuar shkolla nëpër shtëpi dhe bodrume... Shqiptarët i mbijetuan zeznajës së pushtuesve duke na zërë frymën me shekuj. Por, burrat e këtij kombi me kohë e nisën vallen e lirisë për të çliruar nga zgjedha shekullore. Ndonëse ishin fuqi të mëdha në Ballkan, humbën turpshëm këta pushtues, sepse toka që na ka falur Zoti hise mbeti e jona se e jona ishte. Kot e kishin këta. Pra, në fund fare, të gjithë ata shqiptarë që mundohen t´ia shtojnë "ymrin" Baba Dovletit, dhespotëve dhe car dushanëve, t´ia vënë gishtin kokës dhe të kthehen në udhën e Zotit e të kombit. Lëreni rehat të sëmurën e Bosforit, Andaret e Akropolit e gjakun e zi të car dushanëve. Përndryshe do të futeni në thesin e tradhtisë kombëtare. Kudo që të shkoni merrni thasët me vete për t’i mbledhur eshtrat! Eshtrat më parë i kanë mbledhur dhe lënë në shkëmbinj edhe pashallarëët e Sulltan Sulejmanve të Top Kapisë, dhespotët e kishave grekomene dhe ata të Sveti Saves... Shqipëria po lulëzon, gjuha shqipe shkruhet dhe këndohet dhe Nëna Shqipëri, po i fut në gjirin e saj vajzat e veta Kosovën bashke me luginën, Malësinë, Çamërinë... Kjo do të bëhet herët a vonë dhe punë e madhe a do t’i pëlqejë armiqve tanë të përbetuar. COPA I BËFTË I MADHI ZOT! PA PISHMAN FARE, AMA PA PENDIM FARE...!