Kush ma gërrzhat Dr.I.Rugovën ...?!!

Kush ma gërrzhat Dr.I.Rugovën ...?!!
  • 25 July 2016 - 08:20

Shkruan Haki Bunjaku 

Thesari ynë, i quajtur Dr. Ibrahim Rugova, është shumë më me vlerë dhe shumë më i madh.

Në tokën e vogël të Kosovës, që po tkurrët për çdo ditë; jetojnë afro dy milionë banorë, pak në krahasim me shtetet e tjera, por në këtë pakësi banorësh ka shumë kokëkrisur, ahmakë e tradhtarë. Ndërsa vetëm një çlirimtar,Dr.Ibrahim Rugova, që kapërcej kufijtë ballkanikë dhe u bë pjesë nderi e liderëve evropianë e botërorë. Këtë shpëtimtar e hero inteligjent shekujt do ta kërkojnë e do ta madhërojnë, sepse bëri punë të madhe dhe të papërsëritshme. -Unë, sa herë më bie të shkoj në aeroport të Prishtinës, më flasin shqip policët dhe doganierët, sikur përtërihem ! Edhe rrugës ashtu më gazmon përshëndetja shqip e policëve. Prandaj betohem në kokën inteligjente të tij (të Dr. Ibrahim Rugovës së shenjtëruar). Më falni për shprehjet, por duke pa maskarallëqe, herët jam betuar e nuk jam pishman, që edhe sot të njëjtën mendje kam; që kush ma gërrzhat Dr.Ibrahim Rugonën, lyp me nder me thanë, me ia luajt nanën. Po ky personi në Kuvend çka u ngatërrua me fotografinë e Tij?!! A pse nuk ia la shkijet në votër, ku i poshtroheshin grue, nënë e motër??! Po kështu; mendje tërrnakop, bie në dert edhe drejtësia se çfarë të bëjë me të?!! Ani edhe kur e merr nën sqetullë politika. Shtetet e tjera kanë krijuar thesarin e shtetit. Mirëpo, thesari ynë, i quajtur Dr. Ibrahim Rugova është shumë më me vlerë dhe shumë më i madh. Mos të provojë edhe kush me provokue çlirimtarin tonë, të Madhin, Dr.Ibrahim Rugova, se unë sanksionet(sharjet) nuk i tërheq, pa më kërkue falje publike. Pra, nuk duhet të lejojmë që ta na e shajnë bukën-jetën, tradhtarët e kombit,pisat e idiotët e Dostojevskit.

(Kosova Sot)