Vezirët dhe Bimbashët e Sambollit i çojnë "selam" Kosovës

Vezirët dhe Bimbashët e Sambollit i çojnë
  • 28 July 2016 - 08:11

Shkruan: Reshat Badallaj -Zhuriani

 

E hu, burra! Vezirët, bimbashët dhe Sulltan Sulejmanët e Top Kapisë, i çojnë "selam" dhe urdhërojnë Republikën e Kosovës dhe atë që t´i mbyllin shkollat që paskan lidhje sipas tyre me ish-shokun më të ngushtë të deridjeshëm të Rexhep Tayip Erdogan abit, Fethullah Gulenin. Duke harruar se shqiptaret thonë dhe e kanë zakon të respektojnë thënien:"Mik, mik, por secili në shtëpinë e vet". "Xhevapi" i Qeverise kuislinge, e sidomos i dr. Arsim Bajramit, ishte sikur të merrej "temena". Turqia duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë se tashmë Kosova është shtet i pavarur e sovran, ka Kushtetutën e vet dhe nuk duhet të përzihet askush në punët e brendshme të saj. Nuk është hera e parë që bimbashët e uzbashët e urdhërojnë Kosovën që të veprojë sipas qejfit të tyre. Jemi dëshmitarë të kohës, kur këta derdimen të Anadollit kanë ndërhyrë pamëshirshëm në historinë tonë. Anadollët dhe pashallarët e moderuar po e shfrytëzojnë rastin e Qeverisë kuislinge te Republikës së Kosovës e dalë me anë të pazareve dhe jo me votën e lirë të popullit, pranuan që nga historia jonë kombëtare të largohet fjala armik si i thonë ata "dushman" të mos quhen turqit. Po a shtrembërohet historia more derdimen. Ju nuk keni faj jo, faj kanë këta sahanlëpirësit e xhyveçeve dhe karaedepsezet tanë, që për interesa të veta personale dhe lakmia për kolltukun jo vetëm që pranojnë të ndryshojnë historinë, por edhe gratë e shtratit i japin për të hallakatur në çyçek. Se vërtet është kështu pyetni dhe binduni se nuk thonë jo dhe nuk e kundërshtojnë fare!!! 

Fshesa e hekurt Ditë më parë, Turqia u hallakat dhe u dalldis brendapërbrenda, rrugët u mbuluan me gjak nga zinxhirët e tankeve dhe prerjet në fyt me hanxhar si të ishin desh për kurban Bajram. Pas dështimit të grushtshtetit filluan rrahjet me dajak, hu gardhi e hu biki. U bënë hor dhe gaz i botës. U bënë karashek. Nuk dihej sa shkonte pasuli. Pashai i Madh, Recep Tayip Erdogan abi, sillej vërdallë nga havaja (qielli) dhe shikonte seri se si u kapshin pelivanët populli me askerët (ushtarët). Mbetën shumë të vrarë rrugëve dhe nuk e njihte se kush është më pashallarë e kush me karabimbash... Pas kësaj hallakame filloi fshesa e hekurt në Turqi. Ju turren Amerikës për të sjellë duarlidhur hasmin Fethullah Gülen. Amerika i ktheu xhevap pashait duke i thënë: "Ka i ke dajat? Iu turren grekut të dorëzohen afijet ata që ikën atje, por greku i kishte mbyllur haps... Eh, Turqia luante me "arnautet" si top futbolli. Këta na tradhtuan, këta na shpëtuan! Ec e bjeru në fije. Punë që zihet çorba në kazanin e tyre dhe assesi ne nuk duhet lëpirë, sepse duhet vjellë tërë jetën...

Turqit me të drejta të plota në Kosovë Por, një duhet ditur Turqia se NË KOSOVË TURQIT GËZOJNË MË SHUMË TË DREJTA, KU NË ASNJË VEND TË BOTËS NUK E KANË, BILE AS NË TURQI! Mirëpo, Turqia duke shfrytëzuar rastin se tani për tani Kosova është në duart e kuislingëve që falin toka dhe e kanë bërë sallamadi vendin, ajo me të shpejtë asimilon dhe martirizon gjuhën shqipe barbarisht. Unë vij me origjinë nga Zhuri, jo larg qytetit historik Prizrenit. Në këtë qytet kam mbaruar gjimnazin dhe në çdo hap dëgjon turqishten dhe askush nuk ia vë veshin. Në vitet e pesëdhjeta (1953) kanë qenë vetëm 6 familje turke. Kjo u turqizua me ardhjen e ardhacakëve pa taban kombë- tar. Bile këta edepsëz pas një jave i mësonin dy fjalë turqisht dhe më pas këta katunarë të pakulturuar, të paedukuar që vinin nga fshatrat që as shejtani nuk bën vë thoshin:"çyli" që do të thotë katunarët. Ky soj hajvanësh të ardhur nga Opoja, Hasi,Verrini, Anadrini dhe pjesët e tjera harrojnë se 500 vjet me jetua aty nuk bëhesh qytetar. Katunar nuk është ai që jeton në fshat,katunar është atij që i mungon kultura dhe në përshëndetje të thotë: "Çka bane beeeeee, a beeeee". Kurrë nuk më harrohet, kur isha i ri e kam humbur një qen atje që nga ajo kohë dhe sot e kësaj dite jam pishman! Nuk është Prizreni i Abdyl Frashërit. Pastaj ta marrim Mamushën si shembull. Si shpjegohet kur në këtë fshat të turqizuar të këtë mbiemra; Krasniqi, Mazreku, Butyçi...Nuk do humbi kohë kësaj radhe të shpjegoj për këto fise e bajraqe, sepse është e kotë. Mbiemra turq janë ta zëmë; Gülen, Davutogllu, Erdogan, KARAEDEPSEZ, KARAMURAT, KARATOPUZ... Po ashtu, nuk do flas kësaj radhe as për Elaboratin famëkeq te Vasa Çubriloviqit, të 7 marsit të vitit 1937, për Marrëveshjen serbe-turke, për degdisjen e shqiptareve në shkretëtira... E flasin gjuhën turke, e kanë shkollën në gjuhën turke në Mamushë dhe nuk dëgjohet asnjë fjalë shqipe. Dhe, askush nuk e kundërshton këtë marifet. Pra, turqit dhe shqiptarasimiluesit (çylizinjtë) i kanë të drejtat që turqit nuk i kanë në tërë globin. Ose, në qoftë se nuk është kështu le të dalë ndonjë bir nëne dhe të thotë jo! Tani pyesim Vezirët, Sulltan Sulemanët e Top Kapisë, Bimbashët e Karabimbashët TË ASAJ Turqie të pjesës Evropiane dhe Aziatike që nga koha e Timur Pashës, që i pari e shkeli tokën e ARBËRIT: Thoni vetëm që ka NJË SHKOLLË SHQIPE DHE VETËM NJË JO MË SHUMË, NË CILIN QYTET...? Unë them se nuk ka asnjë dhe vetëm asnjë, përndryshe le të publikohet një shkollë ose KATEDËR NË GJUHËN SHQIPE. Ta zëmë SHKOLLA "HASAN PRISHTINA", "BAJRAM CURRI", "SKENDERBEU", "VËLLEZËRIT FRASHËRI", që i kanë dhënë shumë Turqisë... Nuk po flas për ata kalemxhi që kanë shkuar të ndërsyer dhe ishin petull të hollë dhe pas një muaji që hëngrën pite, byrek, dyner... dhe u kthyen të trash tamam si derr...

Shqiptarët asimilohen në Turqi Dhe, krejt në fund fare, brumi i këtij shkrimi është: Përse turqit anadollakë në Kosovë i kanë të drejtat që nuk i kanë askund në botë (dynja) dhe atje shqiptarët asimilohen, nuk lejohen të flasin shqip, nuk kanë asnjë shkollë ose katedër ne gjuhën shqipe dhe kërcënojnë qeverinë kuislinge të ndryshohet historia dhe të mbyllen shkollat që nuk u shkojnë përshtati pashallarëve të Bashçarshisë!? Të kuptohemi se asgjë nuk ndërhyjmë në fe, sepse kam thënë në këtë gazetë se ata që propagandojnë, qoftë për të mire qoftë për të keq për fe janë tradhtarë, spiunë të shitur dhe të ndërsyer nga qarqet e ndryshme armiqësore. Këta lehin për përçarje, sepse paguhen për të lehur si qen. 2000 (dymijë vjet) feja ka përçarë. Çdo luftë, kolonizim, para se të fillonte kanë filluar me përçarje në fe... Si mund të përkrahen hajvanët mjekërpalarë kur propagandojnë:"Lirisht mund t´ia mbërthesh dhe shkordhesh vajzën e tezes, xhaxhait, dajës...". Kur mbanim bagëti dikur, kur i vinte "vakti" lopës për të mbetur me barrë, babai im Sallah Meta, ndjesë pastë thoshte: "çone lopën mbajeni te mezati i Sadikit të Selmanit me para dhe nuk lejonte të mbahet me kafshët e shtëpisë, ku hanë e flenë bashkë...". Pra, kafshët e një shtëpie nuk i linim se lindin sakat! Ndjesë pastë dhe shpirti i bëftë dritë Sallah Metës! Unë nuk i përkrahi, e ju si të doni. Është puna juaj!!! Unë personalisht jam besimtar, BESOJ NË TË MADHIN ZOT, POR NUK U BESOJ KËTYRE QË THONË SE BËN MARTESA ME VAJZËN E XHAXHAIT, DAJËS, TEZËS...! Dhe me një rast e pyeta një shoqe të punës që për nuse e kishte marrë vajzën e motrës për djalë (RUAJNA ZOT). E PYETJA IME ISHTE: SI TË THOTË NUSJA, ANA APO TEZE? JO THA MË THOTË ANA! Kush ka kafshë në shtëpi, në qoftë se e bën këtë marifet pyetni se çka thotë? E shkreta nuk fol, por se si pall për të kundërshtuar këtë marrëzi. Kaq kësaj radhe nga unë,

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për të gjitha që them dhe shkruaj mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale

(Kosova Sot)