Asociacioni, rezultat i keqqeverisjeve!

Asociacioni, rezultat i keqqeverisjeve!
  • 31 July 2016 - 08:37

Shkruan: Bajram Shabanaj 

T 'i referohemi çështjes së Asociacionit të Komunave Serbe, sigurisht se ajo më shumë është pasojë e shkakut (politikës së dobët të institucioneve dhe mosmenaxhimit të duhur, për të mos qenë e praktikuar sesa ndonjë apetit i Beogradit zyrtar). Beogradi zyrtar ose çdo shtet tjetër një- mend pretendon të shfaqë apetite territoriale, kur konstaton se vendi pretendues ngushtë rrethohet në një nivel të rëndë dhe të reduktuar të përdorimit të sovranitetit. Kjo njëherësh konsiderohet si premisë thelbë- sore pse shtetet e pazhvilluara të jenë fokus i agresorëve. Këtë fakt e shpërfaq mjaft qartë edhe e drejta ndërkombëtare publike, e cila në një rast flet edhe për dështimet që iu vishen shteteve, të cilat gjinden në një nivel të rëndë të funksionalitetit. Shtetet bëhen të humbura ose të zhdukura vetëm kur preokupohen mjaft shumë prej pamundësisë për të qenë të zhvilluara dhe të vitalizuara në çdo fushë dhe një argument i tillë prezantohet edhe te vepra e Fokujamës "Perëndimi i Përçarë", ku ndër të tjera citon se arsyeja pse shtetet nuk mund të qëndrojnë në këmbë fizikisht dhe juridikisht është pikërisht niveli i dobët gjendjes së brendshme, ai shpreh se shtetet e dobëta janë ndër faktorët kyçë për krijimin e konflikteve dhe krizave në po të njëjtin efekt.

Faktorizimi i Serbisë Kosova nën krizën e pashmangshme që gjendet rëndë dhe tejskajshëm përshkohet prej problemeve të panumërta dhe ndër më shqetësueset natyrisht se përbën rritja e vazhdueshme e nivelit të papunësisë dhe humbja e kapaciteteve të rëndësishme shtetërore. Kjo ndër të gjitha merret si më e peshuara, pasi këtu ndërtohet dhe konsolidohet e ardhmja, si sociale ashtu edhe juridike, duke nënkuptuar shoqëri më të mirëfilltë dhe shtet më të fuqishëm juridikisht. Shteti ynë me aq shkallë mëvetësie që zotëron akoma s'po mund të shprehë fuqi shtetërore për çështjet që konsideron se janë profitabile dhe të nevojshme njëkohë- sisht edhe indikatore që të jetë subjekt i plotë në rrafsh Evropian e më tutje. Kosova, nën agjendën në të cilën akoma është duke e udhëhequr ekzistencën e vet, dobët prezanton fuqinë e saj, madje përveçqë nuk shfaq fuqishëm elementet të një shteti të fuqishëm, ajo ende nuk vë në dispozicion mjetet që përtej rëndësisë së madhe, megjithatë edhe më shumë i tejkalon, duke e paraqitur veten sa më të dobët në kuptimin e zotërimit të vetvetes. Kosova, që unë mendoj se përben negativizëm të plotë është se ajo, për çështjet që konsiderohen vendimtare dhe kruciale për vetë vazhdimësinë e saj, praktikon metodën vetëpërjashtuese, duke e bërë kështu Serbinë vendimtare në proceset e ndryshme politike. Kuptohet, madje është edhe rregull i të qenit i pavarur e subjektiv në vetvete, që për avancueshmërinë e mëtutjeshme çdo shtet përmbush obligimet prej mekanizmit që kërkon të anëtarësohet dhe jo të kalojë nga dera e një shteti tjetër, në këtë rast të Serbisë. Kosova problemet me të cilat i janë paraqitur si dhe janë bërë problem serioz në proceset e mëtutjeshme, në kohën që jemi shihet se derivacion i vetë liderëve që e kanë udhëhequr për kohë më radhë dhe nga mosgadishmëria e tyre për t'i dhënë zgjidhje çfarë edhe kërkohej kemi tashmë atë në një situatë të rëndë dhe të përcaktuar për ardhmëri nga dikush tjetër, duke ia humbur tërësisht fuqinë vendosëse. Lidershipi kosovar më shumë është përqendruar në egoizmin individuale dhe përtej kësaj zbatueshmërie as edhe minimumin publik nuk e kanë zhvilluar, njëherësh kjo ka bërë që pretendimet serbe të jenë në një masë më të shprehur, siç edhe se fundi kemi përmes 'Zajednicës' defunksionalizimin e Kosovës.

Agjendat e fshehta Serbia, gjithnjë me metodat dhe instrumentet që ka zbatuar, është munduar gjithnjë që për apetitet - planet e veta, të kërkojë dialog në mbështetje ndërkombëtare dhe çdo rast ka kërkuar që konfliktin ose padrejtësinë e konsideruar ta zgjidhë e ta trajtojë në nivele ndërkombëtare, duke përfituar më pastaj në masë të konsiderueshme. Kjo agjendë e fshehtë është praktikuar në disa raste, Jugosllavia sjell shumë këso raste, ndër to është Bosnja, që për pretendimet e saja juridike e territoriale zhvilloi gjenocid të paparë dhe çnjerë- zor dhe kjo çështje kaloi në nivel ndërkombëtar, duke u dhënë të drejta shtesë dhe tejet të avancuara, siç konsiston artikulimin e parimit diskriminues dhe atij të kryesimit të komunës së Serbrenicës pas Dejtonit. Serbia, si agresor, mjetet që i vë në funksion gjithnjë kanë për bazë eliminimin e pavarësisë shtetërore dhe vendosjen e pakicave serbe me të drejta të territorializuara. Kjo së fundi flitet t'i ndodhë edhe Kosovës, ku përveçqë Pakoja e Ahtisarit solli të drejta të avancuara, ajo - AKS-ja, gjithnjë e më shumë shihet si rrezikshmëri për institucionet e vendit dhe e pranuar me lehtësi prej autoriteteve vendore. Serbia përmes 14 komunave serbe në Bosnje si dhe përmes komunave të Ahtisarit dhe tashmë të Asociacionit tejskajshëm shfuqizon kapacitetet e vendeve përkatëse për të qenë subjekte me fuqi dhe ndikim në Ballkan e më gjerë. Politika e sotshme e Beogradit zyrtar është po e njëjta, siç e zhvillonte kasapi i Ballkanit, pothuaj me njerëz të ndryshëm, mirëpo përbrenda një koncepti dhe agjende dhe përmes projekteve kancerogjene, që synon të implementojë, bën njëmend ndikim për çdo çështje me vendet përkatëse. Asociacioni i komunave serbe, qysh si kreatorë, qoftë edhe pa ndonjë ndikim për t'i qëndruar vertikalisht dhe horizontalisht, përbën fshehtësi serbe, duke munduar të shërbejë si mekanizëm çrregullues.

(Kosova Sot)