Trump-i dhe politika e jashtme e SHBA-së

Trump-i dhe politika e jashtme e SHBA-së
  • 31 July 2016 - 10:48

Shkruan: Christopher R. Hill 

Sipas sondazheve dhe ekspertëve, Trump-i, me shumë

gjasë, do të humbasë në zgjedhjet e nëntorit.

Demokracia amerikane dhe politika e jashtme e SHBA-së kanë nevojë për të paktën dy parti të mëdha, e jo një parti tradicionale dhe një tjetër ekstreme.

Kampanja presidenciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që tashmë është mjaftueshëm e gjatë dhe e zhurmshme, pa asnjë dyshim, do të tendoset edhe më shumë në muajt në vijim, kur të nominuarit e të dyja partive, tashmë të zgjedhur zyrtarisht, do të përgatiten për përballjen e madhe në zgjedhjet e muajit nëntor. Mirëpo, votuesit do ta kenë një zgjedhje të qartë para vetes, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. E nominuara e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, premton vazhdimësi. Një administratë e Clinton-it do të vazhdonte të ishte një partnere e aleatëve dhe shokëve të Amerikës dhe do t'ua bënte të qartë kundërshtarëve të Amerikës që politika e jashtme e SHBA-së, në përgjithësi, nuk do të ndryshojë. Politika e tanishme e SHBA-së, që ka rrënjë në fuqi dhe pragmatizëm, ka qenë në përgjithësi e suksesshme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit për dekada. Një vizion krejtësisht tjetër ka ardhur në palën republikane, me nominimin e Donald Trump-it. Megjithatë, kandidati vazhdon të jetë çështje dytë- sore - një simptomë e transformimit të shpejtë të Partisë së Vjetër, që ka qenë një spektakël për audiencën amerikane dhe atë të jashtme. 

Amerika është futur në një humnerë Partia Republikane e ka kaluar pjesën e parë të kampanjës duke shtrënguar duart dhe duke pyetur se si kishte mundësi që Trump-i të kandidohej. Për shembull, në mars të vitit 2016, qindra këshilltarë republikanë, që përfaqësonin një spektër më të gjerë të pikëpamjesh në politikën e jashtme, kishin nënshkruar një letër të hapur, nëpërmjet së cilës shprehnin kundërshtimin e tyre për Trump-in. Ndonëse disa prej tyre do ta mbështesin Trump-in këtë vjeshtë, pasi që janë "siguruar" në përkushtimin e tij, shumica prej tyre nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Partia Republikane ka nxjerrë një kandidat të atillë për president që me pikëpamjet e tij lë të kuptohet që Amerika është futur në një humnerë, nga e cila nuk do të mund të dalë kurrë. Derisa një pjesë e madhe e botës i ka sytë nga SHBA-ja për lidership ndërkombëtar, Konventa Nacionale Republikane në Klivlend, ku Trump-i është nominuar edhe zyrtarisht nuk projekton asgjë tjetër pos frikë dhe urrejtje. Njëri nga elementet më të rënda të fjalimit të Trump-it në Konventë kanë qenë sulmet e tij ndaj administratës së fundit republikane. Ai e ka cilë- suar George W. Bush-in si një bashkë-konspirator të Hillary Clinton-it në shumë sfera të politikës së jashtme, përfshirë luftërat dhe marrëveshjet tregtare. Megjithatë, gjatë gjithë adresimit të tij, Trump-i asnjëherë nuk i është referuar trashëgimisë 162- vjeçare të Partisë Republikane. Abraham Lincoln? Harrojeni. Gjenerali Dwight D. Eisenhower, një hero lufte dhe president, që ka ndërtuar sistemin ndërshtetëror, për të cilin Trump-i po na thotë që është gati të rrënohet? Nuk kam dëgjuar kurrë për të. Megjithatë, delegatët dukej sikur nuk e kishin asnjë problem me këtë qasje të tij, duke pasuar me brohoritje çdo thirrje të të nominuarit të tyre. Shumë pak njerëz e kanë marrë Trump-in seriozisht derisa ai kishte filluar të fitonte në primare, pasi që ai asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë post publik. Tani ai është i nominuari i Partisë Republikane. Si ka ndodhur kjo gjë? Ronald Reagan, shenjtori i Partisë Republikane në ditët moderne, dikur kishte thënë që qeveria ishte problemi, e jo zgjidhja, një thënie që ka karakterizuar qëndrimin antiqeveritar, që e definon partinë që prej asaj kohe. Andaj, është një lloj ironie që çdo republikan që garon për post të lartë do të distancohet nga qeveria, e jo të shërbej në të. Andaj, nuk është për t'u habitur fakti që republikanët kanë nominuar dikë që kurrë nuk ka shërbyer në qeveri. 

Çka thanë sondazhet? Mbrojtja nacionale gjithmonë ka qenë përjashtimi i vetëm në këtë pikëpamje antiqeveritare. Mirëpo, edhe në këtë çështje, Partia Republikane ka ndryshuar. Trump-i ka lënë të kuptohet që ai do t'i shqyrtonte obligimet e Amerikës ndaj NATOs, do t'i shpërfillte institucionet e qeverisjes globale dhe do t'i trajtonte negociatat me shtetet tjera si ceremoni për nënshtrimin e tyre ndaj fuqisë së SHBA-së, e jo si negociata për përfitime dypalëshe. Megjithatë, nëse 'establishment'-i i Partisë Republikane dëshiron ta kuptojë se nga ku ka ardhur një kandidat si puna e Trump-it, anëtarët e saj duhet t'i shikojnë sjelljet e disa prej tyre. Njerëzit si puna e Max Boot-it, që ka bërë thirrje për përdorim të njëanshëm të forcës në problemet globale, i kanë hapur rrugë shfaqjes së Trump-it, edhe nëse sot nuk e përkrahin. Sipas sondazheve dhe ekspertëve, Trump-i, me shumë gjasë, do të humbasë në zgjedhjet e nëntorit. Nëse tetë vitet e fundit nuk u kanë mjaftuar republikanëve që ta rregullojnë partinë e tyre, ndoshta katër ose tetë vjetët e ardhshme do të mjaftojnë. Mbetet të shpresohet që do t'ia dalin. Demokracia amerikane - dhe politika e jashtme e SHBA-së - ka nevojë për të paktën dy parti të mëdha, e jo një parti tradicionale e një tjetër ekstreme. 

(Kosova Sot)