Trump-i, fshatarët e pagdhendur dhe gara zgjedhore

Trump-i, fshatarët e pagdhendur dhe gara zgjedhore
  • 22 August 2016 - 09:48

Shkruan: Fareed Zakaria

Retorika e neveritshme

Lidershipi nuk ushqen frikët dhe fobitë e popullit

Ngritja e Trump-it është nxitur nga distancimi dhe zemërimi i klasës punëtore të bardhë të shtetit. Ajo klasë ka parë stagnimin e të ardhurave, qytetet duke u shkatërruar dhe zhdukjen e ëndrrave

Për disa nga ne, enigma e kësaj zgjedhjeje nuk është pse Donald Trump është duke mos pasur sukses, por pse është duke e pasur atë. Duke pasur parasysh mungesën e kualifikimeve, propozimet absurde të tij, hipokrizinë e tij, retorikën e tij të neveritshme, papërgjegjësinë e madhe të tij si kandidat, pse ka ai vetëm 10 pikë më pak në secilin shtet?

 

Me fjalë të tjera, kush janë votuesit e Trump-it dhe pse i qëndrojnë pranë? Nganjëherë një shkrimtar i mirë me sy të mprehtë mund të ofrojë më shumë informata sesa dhjetëra sondazhe. J.D. Vance e ka bërë këtë në librin e tij të mirë ‘Hillbilly Elegy: A Memoir of a Family and Culture in Crisis’. Libri është ngjitur në krye të listave të librave më të shitur, dhe atë me meritë. Por i ka edhe disa boshllëqe të rëndësishme dhe interesante. Të gjithë e dimë se ngritja e Trump-it është nxitur nga distancimi dhe zemërimi i klasës punëtore të bardhë të shtetit. Ajo klasë ka parë stagnimin e të ardhurave, qytetet duke u shkatërruar dhe zhdukjen e ëndrrave. Por Vance shkon edhe më thellë në informata dhe na zbulon se çfarë do të thonë në të vërtetë këto forca jo personale për njerëzit e vërtetë. Ai i përshkruan fëmijët e braktisur, shprehitë e dobëta të punës, abuzimin me droga, dhunën, zemërimin. Por ai e bën një gjë të tillë me  simpati dhe dashuri. Tekefundit, ata janë familja e tij.

Për Vance-n, problemi është përfundimisht kulturor, një i vlerave, qëndrimeve dhe gjërave të ngjashme. “Ne fshatarët e pagdhendur duhet që të zgjohemi”, shkruan ai, dhe “të mos e fajësojmë më Obama-n ose Bush-in ose kompanitë e pafytyra dhe ta pyesim veten se çfarë mund të bëjmë për t’i përmirësuar gjërat”.

Identiteti dhe ankthi racial janë zemra e mbështetjes së Trump-it

Vetë historia e jetës së tij, duke ardhur me pritje të ulëta, lidhje të dështuara dhe varfëri të vazhdueshme për të përfunduar si i diplomuar i fakultetit të drejtësisë në Universitetin Jejl dhe si drejtor në Silicon Valley, demonstron se me kurajë mund të arrihet gjithçka. Por gjatë kësaj rruge Vance ka pranuar ndihmë. Ai na thotë se shkollat e tij publike ishin mjaftueshëm të mira dhe, kur ishte i motivuar, mësuesit e tij i ndihmonin për të arritur sukses. Ai thotë se trajektorja e tij ndryshoi kur u regjistrua në universitetin shtetëror të Ohajos, në të cilin ka mundur të shkojë falë kredive të mira federale. Dhe pika e kthimit në libër dhe në jetën e tij ndodh kur ai vendos që të shërbejë në ushtrim. Ai përshkruan se si forcat e armatosura ia kanë mësuar atij disiplinën, punën e zellshme, pritjet e larta dhe vlerat e mira. (Kur mendonte për ta blerë një veturë, një ushtar i vjetër i tha që të mos e blejë një ‘BMW’ por që ta blejë një ‘Honda’).

Kjo është burokracia federale e përfshirë në formimin e zakoneve dhe moraleve, shembulli përfundimtar i qeverisë në rolin e një dadoje. Kur një pjesë e madhe e asaj që bën qeveria është nën sulm, është e çuditshme që Vance duket se minimizon rolin që mund ta luajë qeveria në ofrimin e mundësive për njerëzit e tjerë të ngjashëm me të.  Boshllëku tjetër i madh në librin e tij është gara zgjedhore. Ai flet për shkaqet e ankthit dhe dhimbjes së klasës së bardhë punëtor, por ai i përshkruan shkaqet pothuajse në terme krejtësisht ekonomike. Vendet e tyre të punës janë zhdukur, pagat u janë ulur, jetët e tyre janë bërë më të paqëndrueshme. Por ka ne siguri edhe diçka tjetër në këtë punë, ndjenja se është duke u rritur numri i njerëzve që shikojnë dhe tingëllojnë më ndryshe, sondazhet, anketat dhe hulumtimet tjera konfirmojnë se identiteti dhe ankthi racial janë zemra e mbështetjes së Trump-it.

Lidershipi nuk ushqen frikët dhe fobitë e popullit

Vance e prek këtë me anashkalime,  kur flet për dyshimin pothuajse patologjik që kanë fshatarët e tij për Barack Obama-n. Vance sqaron se kjo ndodh për shkak të aksentit të presidentit, i cili është i pastër, i përkryer e neutral, për të kaluarën e tij urbane, suksesin e tij në qeverisje, përgjegjësinë e tij s baba, “Dhe” dikush duhet ti tregojë Vance-t, “për shkak se ai është i zi”. Tekefundit, për shumë vite klasa e bardhë punëtore ka votuar për shumë kandidatë republikanë e demokratikë me diploma dhe me aksentë neutralë. Kjo nuk është një gjë që e bën Obama-n më ndryshe. Klasa e bardhë punëtore gjithmonë ka marrë një pjesë të statusit të saj për shkak se gjendje një nën-klasë e pakicës poshtë saj. Në punimin e tij themelor ‘“American Slavery, American Freedom’, Edmund Morgan pohon se madje para revolucionit, prezantimi i skllavërisë kishte ndihmuar që të zbutet konflikti klasor brenda popullatës së bardhë. pa marrë parasysh se sa i varfër ishte dikush, ka pasur siguri në faktin e të diturit se dikush gjendet nën të.

Zemërimi që është duke e nxitur fenomenin Trump nuk ka të bëjë vetëm me ulje të pagave. Ka të bëjë me mënyrën e jetës nën sulm, ndërsa rrezikon prodhimin e një politike të zhgënjimit kulturor. Kjo frazë vjen nga Fritz Stern që e kishte përshkruar Gjermaninë para një shekulli. Çelësi për shmangie të një fati të tillë nuk gjendet në një varg të politikave publike, qofshin ato tarifa apo taksa të kredive, por në politka të mençura, që do të thonë se lidershipi nuk ushqen frikët dhe fobitë e popullit.