Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes
  • 26 September 2016 - 07:50

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Ditët e fundit të kësaj bande mafioze

Qeveria kuislinge e Kosovës të marrë "yrnek " zgjedhjet në Amerikë, se si për një fjalë goje bëhet hallakamë. Ndërkaq, në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës ka plot kriminelë, udbashë,hajna, kusarë,oligarkë... dhe askush nuk qan trapin. Çka do të ndodhte në Amerikë, po qe se njëri kandidat të kishte këso farë aferash!? Unë publikisht e kam thënë edhe këtë se në Kuvend ka deputet për vrasje të shqiptarëve, i cili është dekoruar nga Serbia. Kam dokument origjinal. Përse deri tani nuk reaguan? Nuk guxojnë se ua përplasi në fytyrë krimin e dekoratës serbe. Le të më hedhin në gjyq në qoftë se është shpifje. Ata edhe pse i kanë bërë ZAP gjykatat dhe kanë instaluar kolerën serbiane titiste dhe të Rrahmanzinjve në Kosovë.Ose:Le të guxojnë të bëjnë një reagim publik. Për këtë kriminel që e solli pansllavisti, Isa Mustafa bashkë me Ismet Beqirin (Medvedevin rus), do të përgjigjen edhe Kadri Veseli dhe Hashimi i Brojës. Kush janë në të vërtetë këta do lexoni në këtë shkrim, për të cilin mbaj përgjegjësi morale dhe penale

Shpeshherë kemi shkruar në gazetën më të madhe dhe më të lexuar në rajon, "KOSOVA SOT", se kjo Qeveri kuislinge e Kosovës, pameritueshëm erdhi në krye të vendit. Në fakt, kjo bandë mafioze e mbushur me spiunë, kriminelë, hajna, banditë, kusarë, langonj të deridjeshëm dhe udbashë shqipfolës që kanë vrarë e kanë tredhur shqiptarët, nuk erdhën me votën e lirë të popullit, por dolën me anë të pazareve të nëntokës, të kanaleve më mafioze në Ballkan. Dolën me vota të vjedhura dhe të manipuluara. Ndonjë kokëshkretë mund të pyet:A keni fakte? Fakte sa të duash. Menjëherë pasi përfunduan votimet banda e PDK-së, akoma pa u shpallur fituesi zyrtarisht nga shtabi zgjedhor, doli e kakarisi se ne fituam! Në anën tjetër, bandat e tjera; LDK-ja (ish- jugosllavët),AAK-ja, Nisma,Vetëvendosja, në të njëjtën ditë dolën dhe thanë se këto janë vota të vjedhura, të manipuluara, pikërisht nga këta sahanlëpirës gjashtëmujor të ortakut Isa Mustafa. Gjashtë muaj, ditë e natë, kryekapot e bandave të opozitës së tashme, silleshin si prostitutat mos po u del nafaka. Tinëz popullit, prapa shpinës së votuesve, nëpër kanalet e errëta të qorrsokakëve; Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj dhe ndonjë aty rrotull, takoheshin me derdimenin me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kryetradhtarit të kombit, Rrahman Morina, ISA Mustafën. Bishtdredhuri i titizmit,kolerës shqiptare, Isa Mustafa, luante si macja me miun, me kopukët, tamam si kungujt e Banatës, Albinin, Ramushin, Fatmirin dhe me disa tellallë që merrnin pas vetes. Isa Mustafa, që ishte zier safi nëpër kazanët e kuzhinave të Beogradit,me librezë zyrtare të organizatës terroriste që quhej LKJ, që dhomat e UDB-së serbe i kishte bërë si dhomat e tij dhe që shante shqiptarët në çdo tre rreshta, i bëri lolo Ramushin, Albinin e Fatmirin dhe në çdo mbrëmje zgërdhihej duke e kujtuar se si e kaloi ditën me këta cirkus... Isa Mustafa, i dalë nga kopeja e Biligradit, pasi ia futi kunjin mirë e mirë, kryekapot e bandës së opozitës u hallakatën dhe u dalldisën. Dalldisnin përse nuk i pranoi kopili i Titos, Isa Mustafa ortakë për të vjedhur. U harlisen! Harruan atë që putheshin bashkë. Shanin nga shpati. Isa i Rrahmanzinjve tallte trapin me ta. Akoma këta e kanë kunjin e Isës aty ku s´duhet. Ne këtu pa humbur kohë e bëjmë një pyetje shumë të thjeshtë, por, shumë logjike, përpos asaj që dihet botërisht dhe që janë më meritorët që e ndihmuan Isën: Ju e keni njohur këtë tradhtar të kombit, Isa Mustafën, që i ka sjellë vetëm të zeza Kosovës dhe tërë jetën i ka ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe është dekoruar me "znaçka" deri në kërthizë nga serbianët, përse gjashtë muaj u bëtë ortakë me këtë për hajni? Flisni?

Si u formua murtaja e zezë?

Ehu, u bë gjema e madhe për Kosovën! Këtë gjëmë të zezë për Kosovën që luftoi kundër çdo pushtuesi, që u dogj, u vra e u pre nga gjakësorët të Drazh Mihajlit, me hanxhar e sakicë, padrejtësisht u formua QEVERIA KUSLINGE E KOSOVËS. Ortakët e Qeverisë kuislinge, që në fushatën parazgjedhore u shanin në rrënjë e në degë, në farë e në fis, në nënë e në babë deri në gra shtrati, i harruan të gjitha. Botërisht e akuzonin njëra- tjetrën; Ju jini kriminelë, hajdutë, spiunë, tradhtarë, sabotues të luftës... i harruan të gjitha këta langonj që lehnin si zagarët pas hënës,tradhtuan elektoratin, duke thënë punë e madhe... Shih për këtë, u bënë bashkë patjetër për të HUMBUR KRIMIN! Ja zunë bishtin me derë njëra -tjetrës:"Eja të bëhemi bashkë, se ne do të tregojmë se kë e kë e keni vrarë, e ju si keni bashkëpunuar me Beogradin kundër luftës dhe Kosovës..." Banditët i harruan të gjitha vetëm e vetëm për ta goditur në palcë Kosovën duke e vjedhur dhe shitur te të huajt për interesa personale. Në vitin 2011, i shkrova një letër të hapur Hashimit të Burojës, atëherë ishte BASHBAKAN i Kosovës, që i largoi bashkatdhetarët dhe afroi afër vetes udbashët dhe këlyshët serbianë aty rrotull (Google-Reshat Badallaj). Shkelën dhe tradhtuan gjakun e dëshmorëve të Kombit dhe u bashkuan bashkë me spiunë e kriminelë, oligarkë, kusarë e hajna, maskarenj e të pafytyrë. Turp! Hashim Thaçi, tani nga frika e hapsanës dhe për interesa personale të kolltukut vrapon, ulet dhe përkulet para varrezave të gjakësorëve dhe përkulet ku shkruan se kinse janë vrarë nga "terroristë shqiptarë" (thonjëzat janë të miat v.a.) dhe i doli zot edhe kishës se kasapit, Slobodan Milosheviq. Mbaje gojën more edepsëz! Pse qeveria i ka ditët e numëruara dhe është në derexhe të vdekjes!? Tashmë populli e ka kuptuar hilen e kësaj Qeverie kuislinge dhe u ka kthyer shpinën. U ka dalë boja rrenave, mashtrimeve të kësaj garniture gjyveç serbo-shqipfolës dhe më askush nuk e respekton dhe bën hesap as pesë pare. Banda mafioze e Qeverise kuislinge, kusarët dhe oligarkët e kanë kuptuar dhe kanë filluar të trembën. E ka nuhatur mirë bishtdredhuri dhe djali i titizmit Isa Mustafa dhe "presedniku" Hashimi i Brojës, është trap fare. Dhe kanë filluar t´i bëjnë hesapet si do të përfundojë kjo maskaradë e zezë e zeznajës së gatuar Beograd- Prishtinë. Reshat Badallaj- Zhuriani në gazetën më të shitur,më të lexuar në rajon, "KOSOVA SOT", ka shkruar se kjo bandë mafioze e kanaleve kriminale të nëntokës ka shkruar disa herë se këta nuk trembën nga demonstratat e organizuara nga opozita, sepse i njeh mirë dhe se këta nuk e kanë serbez dhe sert... Po ashtu, në këtë gazetë lidere, shpeshherë kemi shkruar dhe po e përsërisim e ripërsërisim se këta janë të njëjtët vagabondë dhe hajna, fjalën e kam për kryetarët, kryekapot e opozitës, që ne i njohim se para luftës kishin nga një qen dhe kali të zhugaftë dhe jo më shumë dhe si u bënë këta vagabondë të kamur si sheikët e Dubait? Edhe këta janë hajna që vrapojnë si zagarët pas kockave. Mu për këtë kam thënë se ai shqiptar që ka gjak shqiptari, jo për ata shqiptar që e kanë gjakun ujë të mos i besojnë këtyre hajdutëve që në foltore të Kuvendit lehin si zagarët e Stojanit, e pas kamerave pinë kafe! Ju garantoj me kokë se kështu veprojnë prapa kurrizit kjo bandë hajdutësh. Me të madhe çdo ditë faktori ndërkombëtar,ambasadat e huaja...,po i thonë KOSOVA NUK ECËN PËRPARA ME KËTA BANDITË DHE NJERËZ HAJNA DHE KRIM TË ORGANIZUAR...! Sa herë, e sa herë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, ka thënë në gazetën me tirazh më të madh në rajon,"KOSOVA SOT", se politikanët në Kosovë më lehtë të japin gruan e shtratit dhe nuk e lirojnë kolltukun. Dhe a po del kështu si kam thënë. Faktet mbesin! E dëgjuat se si vagabondët, ata që nuk ia deshën të mirën Kosovës se si nuk kanë punësuar asnjë invalid të luftës, asnjë fukara, asnjë ndihmë familjeve të tyre dhe që mbledhin kënaçe ishluftëtarët e lirisë. Këta idiotë nëpërkëmben edhe varrin e patriotit Jashar SALIHUT, QË KËTYRE IA KISHTE MBUSHUR GËRMAZIN ME MILIONA MARKA DHE AS VARRIN NUK IA NDREQËN. NJË SHOK I TIJ QË MBETI ANONIM IA NDREQI VARRIN KËTIJ ATDHETARI TË RRAFSHIT KOMBËTAR. KËTA NUK QAJNË TRAPIN PËR POPULLIN,SKAMNORËT. KËTA DUHËT T´I VARIM NË TREKËNDËSH SI SADAM HYSEININ!

Herët a vonë do të dalin para drejtësisë 

Këtë bandë kriminale e ka kapur frika se herët a vonë do të dalin para drejtësisë, jo para kësaj drejtësie të instaluar serbe, që kjo bandë e Qeverisë kuislinge e ka lëshuar rrjetin si të merimangës. Aty janë këlyshët e Titos e Milosheviqit. Por, do përgjigjen hajnat, kriminelët, para një drejtësie që vërtet betohet në emër të popullit. Këtu ka plot e përplot këlyshë të Rrahmanzinjve. Dhe kështu gjykohen kriminelët dhe antikombëtarët. Sido që të jetë, kësaj bande kriminale të Qeverisë kuislingë po iu afrohen ditët e fundit, po jep shpirt dhe ka rënë në derexhenë e vdekjes! Me fillimin e Gjykatës Speciale do të dalin në shesh hajnat dhe kriminelët e vendit, maskarenjtë, oligarkët dhe kusarët. Këta do të ndahen dhe do të fillojnë me të vjetrën hasmëritë tinëzare kundër kombit. Këta janë të pandreqshëm. Bile, as rrasa e varrit nuk do t'ia drejtojë kurrizin... Pra, Gjykata Speciale patjetër duhet të merret me këta hajna dhe kriminelë e assesi me luftën e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, QË KA ZHVILLUAR LUFTËN E PASTËR SI LOTI, MË TË PASTËR QË NJEH HISTORIA E NJERËZIMIT. GJYKATA SPECIALE DUHET TË MERRET ME GJAKSORËT DHE KASAPËT SERBO-ÇETNIKË QË SHËTISIN PARA HUNDËVE TË EULEX-it.... Shkrimin po e përfundoj me, RROFTË KOMBI SHQIPTAR! RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT! POSHTË TRADHTARËT, KUSARËT, OLIGARKËT, HAJNAT, KRIMINELËT...! Kaq për sot nga unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, Zhur, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë. Për të gjitha që shkruaj dhe them jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem moralisht dhe penalisht. Natyrisht se nuk përgjigjem para atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve të kolerës dhe murtajës së zezë titiste dhe të Rrahmanzinjve.

(Kosova Sot)