Kufijtë e brendshëm e të jashtëm të një shteti janë kufijtë e shënuar në enciklopedinë e tij

Kufijtë e brendshëm e të jashtëm të një shteti janë kufijtë e shënuar në enciklopedinë e tij
  • 18 October 2016 - 07:50

Shkruan: Ali K.Kelmendi

Demarkacioni me Malin e Zi

Enciklopedia e një shteti është një bashkësi e dijës njerëzore në disponim, e përmbledhur në një projekt përshkrues shumë-vëllimor, me një pasqyrim sistematik të të gjitha lëmenjve të shkencës dhe dijes; komplet me hartat e shteteve me një indeks të detajuar, me një numër të begatshëm të shtojcave siç janë; historiografitë, bibliografitë, ilustrimet, listat e shkurtesave dhe shprehjeve të huaja, me përshkrimin e vendeve etj.etj. Është këshilluese praktike në problemet e detyrave të përditshme në shkencë, teknikë, art, në ekonomi, në politikën e brendshme dhe atë të jashtme të një shteti.

Mërgata e harruar

Me një fjalë ajo është "Bibla" e një shteti, për përdorim të brendshëm e të jashtëm. Atë e shpërndan shteti edhe jashtë, në mënyrë që shtetet mike përmes " brendisë" se saj të njihen më saktë me veçoritë e shtetit dhe kufijtë e tij. Pjesë historike e " brendisë" së enciklopedisë jemi edhe ne mërgata shqiptare; të përndjekur, të larguar nga atdheu për shkaqe të ndryshme ekonomike, politike, të shtypjeve sistematike nën sundime të egra, të papërshkrueshme e gjenocidale, të cungimeve të territoreve etnike dhe ndryshimeve të kufijve me dhunë etj. Kjo mërgate e harruar edhe nga shteti amë, me mendje e me shpirt gjithnjë është pranë shtetit të saj. Përpiqet që në çdo mënyrë ta ndihmojë dhe të kontribuojë për të, jo vetëm materialisht, por edhe me dije e shkencë. Ndihmat janë kolektive e individuale, por të mirëseardhura për shtetin dhe popullin e saj. Në momentin me kaotik pro ose kundër Demarkacionit sipas Komisionit shtetëror edhe mërgata po përpiqet të japë kontributin e saj të vlefshëm. 

Të mos shkarravitën vija të tjera

Duke u thirrur në Enciklopedinë e shtetit federal jugosllav, të Botuar në " Jugoslovenski Leksikogafski Zavod - Miroslav Krleza" në Zagreb ; Vëllimi 1 me 7 Libra dhe Vëllimi 2 me 6 Libra gjer në vitin 1984, ku gjeta dhe nxora hartografinë - Hartat kufitare ndërshtetërore midis RS Malit të Zi dhe Serbisë e që janë valide prej 1945 e gjer me sot. Në Enciklopedinë e vitit 1984, 07.XII. Libri I janë publikuar nenet" Albanci" (Shqiptarët) (faqe 72-85) dhe Marrëdhëniet Jugosllavo-shqiptare (faqe 86 -98). Meqë Redaksia Qendrore me vonë ka bërë ndryshime të caktuara dhe plotësime në ato nene, deklaron se:- Shtojcat kartografike dhe ilustrimet në nenet e theksuara, kanë ngelur të pandryshuara.( Redaksia Qendrore). Tani shtrohet pyetja se, a i ka pasur Komisioni shtetëror në disponim enciklopeditë e lartpërmendura dhe, nëse po, pse nuk i ka marrë parasysh, ku qartë shihen kufijtë ndërshtetërore në hartat enciklopedike: 1. Harta e Pejës, e vitit 1965, e Malit të Zi e vitit 1956 dhe po kështu e Malit të Zi e vitit 1982 dhe hartat tjera të Jugosllavisë etj. Në Enciklopedinë e Jugosllavisë; Vëllimi 2, Libri 3, faqe 185. e vitit 1984 ku thuhet qartazi se: Ç A K O R R I, Bjeshkë në mes të RS Malit të Zi dhe KSA të Kosovës, e lartë 2048m. Sipas kësaj që u tha me lart është detyrë parësore e Komisionit shtetëror në krye me Murat Mehën që Komisioni shtetëror së bashku me atë malazias të bisedonin për kufirin ekzistues dhe të këmbëngulnin vetëm në rivërtetimin e tij duke insistuar siç do të thoshin rugovasit që vetëm t`i " ngulnin hunjtë/gurtë e kufirit" sipas kufirit ekzistues ndërshtetëror në mes të ish- Serbisë dhe Malit të Zi, e jo të bëjë (shkarravitë) vija të tjera kufitare të panevojshme e të dëmshme për shtetin tonë. Rugovasit dhe populli presin që ky Komision apo tjetri të veprojë siç u thamë lart dhe pastaj të ratifikohet Demarkacioni në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)