Edhe një rrenë më shumë, nuk është një fitore më shumë për diplomacinë e Kosovës

Edhe një rrenë më shumë, nuk është një fitore më shumë për diplomacinë e Kosovës
  • 23 October 2016 - 08:36

Shkruan: Mehdi Hyseni

Do t'i kisha besuar kësaj deklarate propagandistike sikur Edita Tahiri, gjatë 6-vjeçarit të shkuar në dialogun me palën serbe të Beogradit në Bruksel (2011-2016), të mos kishte gënjyer disa herë rresht, ashtu sikurse kryeministri i saj, Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës), se gjoja "Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën" pas nënshkrimit të disa marrëveshje për transport, për energji… etj.

Dikur disa nga rapsodët tanë të njohur popullorë (Sali e Feriz Krasniqi, Ramë Bllaca, Tahir Drenica e Hashim Shala) këndonin këngën me motiv patriotik: "gurë mbi gurë ndërtohet kalaja", kurse sot, po paguhen "majshëm" me euro të arkës buxhetore të qeverisë së Kosovës (2008-2016), po afirmohen, po çmohen, po gradohen dhe po nderohen ata, që, me mashtrime, me korrupsion, me krim të organizuar, me spekulime dhe me rrenë mbi rrenë po helmatisin popullin, humanizmin, drejtësinë, lirinë, idealin patriotik kombëtar dhe mirëqenien e përgjithshme, vetëm për t'i sunduar dhe shfrytëzuar të tjerët. Sipas kryenegociatores së palës kosovare, Edita Tahiri, Dialogu i Brukselit (2011-2016), "do mbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia"!?

Mos e rreni popullin më tej, se e keni tepruar (2008-2016)! - E vërteta së shpejti do të dalë në shesh, se Serbia as në mbylljen e dialogut në Bruksel nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë le ta mbajnë mirë në mend ata që po e gënjejnë të kundërtën, ashtu sikurse me rastin e fillimit të këtij dialogu, duke e cilësuar "vetëm me përmbajtje tenkie", kurse më pas (jo më pak se 6 vjet) na doli "dardhë me bisht" me makro kërkesa politike, ekonomike, tregtare dhe territoriale. Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe formimi i "Srpska zajednicës", si dhe kërkesat e tjera të Beogradit në moslejimin e demarkacionit të kufjve shtetërorë të Kosovës me Serbinë. Kërkesat për "Trepçën" dhe për "Gazivodën" …etj. -Po, sikur të ishte ashtu, nuk do bëhej kurrfarë dialogu në Bruksel, sepse ajo "ceremoni" ligjore, do kryhej në Beograd. Gjithashtu, po të ekzistonte ndonjë dozë vullneti dhe disponimi i qarqeve zyrtare të Serbisë, as Tomislav Nikoliqi (president) e as Aleksandar Vuçiqi (kryeministër) nuk do të kërkonin që në dialogun e Brukselit, të debatohej edhe për "Trepçën". Ministrja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri (kryedrejtuese e delegacionit kosovar në dialogun Kosovë - Serbi në Bruksel, 2011-2016), ka deklaruar se ": Njohja e Kosovës nga Serbia, do bëhet në fund të dialogut". Do t'i kisha besuar kësaj deklarate propagandistike sikur Edita Tahiri, gjatë 6-vjeçarit të shkuar në dialogun me palën serbe të Beogradit në Bruksel (2011-2016), të mos kishte gënjyer disa herë rresht, ashtu sikurse kryeministri i saj, Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës), se gjoja "Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën" pas nënshkrimit të disa marrëveshje për transport, për energji… etj. Mirëpo, me gjithë këtë gënjeshtër të qeveritarëve të Kosovës, Serbia as de fakto e as de jure nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar, edhe po zhvillon dialogim me palën kosovare në Bruksel (2011-2016).

Rrena më e madhe "diplomatike"! Që në fillim të dialogimit me palën serbe të Beogradit në Bruksel (2011), Edit Tahiri gënjeu dhe e mashtroi opinion e gjerë politik vendor dhe atë ndërkombëtar, duke deklaruar se " Dialogu i nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është teknik dhe i tillë do të mbetet deri në fund". Këtë deklaratë të rreme të E. Tahirit, se bisedimet me Serbinë kishin "vetëm karakter teknik", e përgënjeshtroi përmbajtja politike e dialogut me Serbinë, i cili po zhvillohet qe gjashtë vjet në Bruksel nën patronazhin e BE-së. Përpos gënjeshtrave dhe dezinformimit të deritashëm gjashtëvjeçar politik dhe diplomatik, se Qeveria e Kosovës po zhvillon "vetëm dialog teknik" (2011-2016), tani, Edita Tahiri ka pohuar një rrenë më të re në stilin e "pingpong diplomacisë" kineze, se përfundimi i Dialogut (kohëzgjatjen e të cilit askush nuk mund ta ketë parashikuar) në Bruksel, do të përfundojë me "njohjen e Kosovës nga Serbia"!? -Çfarë naiviteti politik e diplomatik, po sikur një dialogim i tillë, të ishte në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, Beogradi zyrtar fare nuk do ta kishte ngritur atë dialog, por Kosovën do ta njihte, pa vajtur në Bruksel, ashtu sikurse 113 shtete të tjera, të cilat deri tani e kanë njohur Kosovën (2008-2016). Meqë prej fillimit të hapjes së atij dialogu, si qeveria, si kuvendi, ashtu edhe presidenca e Kosovës e kanë ditur (sepse vetë e kanë përqafuar dhe nënshkruar deklarata dhe rezoluta për mbajtjen e tij, ashtu siç ka diktuar dhe imponuar interesi nacional, ekonomik, tregtar dhe gjeopolitik shtetëror i Serbisë kolonialiste dhe hegjemonist), se ai krejtësisht kishte karakter politik dhe diplomatik (jo" vetëm teknik" siç ka deklaruar rrejshëm kryenegociatorja E. Tahiri) për të vënë në pikëpyetje statusin e pavarësisë së Kosovës, të njohur më 17 shkurt 2008. Sa më sipër, nëse epilogu i procesit të Brukselit do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, atëherë unë do të propozoja që Edita Tahiri të zgjidhej presidente e Kosovës me mandat të përhershëm (pa rizgjedhje, sikurse Tito dikur në RSFJ-në e tij). Por, 1000% jam i sigurt se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në përmbylljen e Dialogut të Brukselit (2011- 2016)

(Kosova Sot)