"Kosova Sot", lidere dhe pishtare e lirisë dhe e demokracisë

  • 28 March 2017 - 08:02

SHKRUAN: MR. BISLIM ALIU

Paramilitarët serbë tentuan ta vrasin lirinë dhe demokracinë tënde. Ata tentuan ta shkatërrojnë shtypshkronjën dhe ta mbyllin Gazetën "Kosova Sot". Ta vrasin lirinë, mençurinë dhe demokracinë. Por jo, nuk arritën, meqë ajo sot qëndron bujare, duke e rezonuar rrugëtimin e saj para popullit, me plot realitet tematikash të mirëfillta. Ajo, pra, qëndron krenare, para lexuesve, si një pishtare e lirisë dhe e informimit realist.

Ubënë 18 vjet që kur paramilitarët serbë e dogjën shtypshkronjën "INTERPRES" dhe ajo ishte masakra më e madhe ndaj një mediumi të lartë, me plot profesionalizëm dhe me një demokraci piedestale. Megjithatë, paramilitarët serbë nuk arritën ta gjunjëzojnë informimin real, duke u munduar ta vrasin shpirtëroren e popullit dhe informimin profesional të "Kosova Sot". Kështu që më 24.3.1999 e dogjën shtypshkronjën dhe kjo ishte hakmarrja më e madhe ndaj profesionalizmit gazetaresk dhe informimit realist e civilizues. "Kosova Sot" me këtë dhunë shkatërruese, ajo nuk u dorëzua. Ajo u ringjall si feniksi, me dinjitet dhe me krenari. U ringjall që të bëhet edhe më e fortë dhe ta vazhdojë rrugëtimin e saj realist dhe tejet përparimtar. Dhe, ia doli të jetë lidere e korrektësisë dhe e profesionalizmit të lartë, duke qenë një dritare e hapur me plot tematika më aktuale për popullin dhe për shtetin e Kosovës. 'Kosova Sot" me krenari qëndron para lexuesve me tematika të llojllojta, që me dinjitet të lartë e shpërfaq realitetin dhe ta përmbushë misionin e vet të pavarur, të paanshme dhe tejet objektive. Zaten, ky objektivitet i përhershëm, e bëri që 'Kosova Sot" të jetë lidere dhe e dashur për lexuesit e shumtë.

Suksesin e plotë "Kosova Sot" e arriti me profesionalizmin e lartë Pa dyshim, "Kosova Sot" e përmbushi misionin e vet para popullit vetëm me profesionalizmin e lartë. Dhe, për këtë, ajo vazhdon të jetë gazeta numër një në përkushtimin e lartë në luftimin ndaj dukurive negative në Kosovë. Ajo qëndroi bujare, përballë realitetit, duke e luftuar me sinqeritet të lartë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndaj që 18 vjet, ajo me sinqeritetin më të lartë, e vazhdoi rrugëtimin e vet fisnik, real, të shpejtë dhe tejet profesional, para lexuesve të vet të devotshëm, që me zemërgjerësi e presin për çdo ditë gazetën e dashur "Kosova Sot". Ajo lexohet rregullisht nga çdo familje dhe të gjitha moshat, meqë në te i gjejnë tematikat reale dhe profesionale që lexuesit e kësaj gazete i dëshirojnë. Kjo bindshmëri e lartë e saj, e bën që të jetë në vazhdimësi afër të gjitha moshave, ku me dinjitet i gjejnë interesimet e tyre reale. Zaten, në këtë realitet të bollshëm informativ, meritat më të mëdha i ka stafi botues i gazetës, me redaktorët dhe gazetarët tejet angazhues, të prirë nga botuesi i saj Ruzhdi Kadriu. Kjo krenari e realitetit, që përherë po e përcjell dinjitetshëm "Kosova Sot", na obligon që të jemi gjithherë lexues dhe komunikues të palodhshëm me këtë gazetë lidere. Ndaj, informimi i shpejt,i saktë dhe me plot risi të larta ndiesore, na bëjnë që përherë të jemi bashkudhëtarë të saj dhe të tematikave të prezantuara. Këtë liderizëm madhështor, me plot krenari, ajo përherë e arriti, me cilësinë e lartë të komunikimit realist që ajo e parashtron përherë para lexuesve të saj. E, ata, janë shumë të zellshëm dhe këtë devotshmëri, ata e gjejnë për çdo ditë vetëm në "Kosova Sot". Dhe, ky komunikim i zellshëm i gazetës lidere u jep lexuesve përherë buzëqeshje, korrektësi dhe plot dashuri. U jep edhe ndiesimin e lartë shpirtëror. Ndaj, mu kjo dashuri e përçdoditshme e obligon lexuesin, që ta lexojë rregullisht gazetën numër një "Kosova Sot". "Kosova Sot" është e jona dhe përherë do të mbetët e jona . Ndaj, këtë hezitim shpërfaq dhe me dinjitet të lartë komunikativ, e gjejmë vetëm në gazetën tonë të dashur "Kosova Sot". Dhe, mu për këtë, ajo e ka lexueshmërinë më të lartë në Kosovë.

Me këtë realitet dinjitoz e mban gjysmën e tregut medial Pa mëdyshje, me këtë realitet të shpërfaqur, me lirinë dhe demokracinë e shprehur të çdoditshme, "Kosova Sot" me meritë e mban më shumë se gjysmën e tregut medial në Kosovë. Ndaj, kjo është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Kjo, sigurisht, mbase e tregon seriozitetin dhe mendësinë e lartë përparimtare. Ka shumë vite, mbase, që 18 vjet, Kosova jonë e dashur ka përjetuar zhvillime nga më të ndryshmet negative dhe është përballur me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, E, "Kosova Sot", dinjitetshëm i përcolli këto zhvillime negative me të cilat u përball vazhdimisht shteti ynë i dashur. Dhe, ishe lideri në paraqitjen e kësaj fatkeqësie ogurzeze, që e pengoi vazhdimisht zhvillimin e Kosovës. Andaj, udhëtim të drejtë dhe jetë të gjatë e pa brenga "Kosova Sot". Ti ishe, je dhe do të mbetesh gjithnjë e para. Dinjitetshëm do të mbetesh e para. Ndaj, për këtë mirësi realiste, ne gjithherë do të jemi me ty. E, jemi me ty, e Ti me ne, e së bashku do të bëjmë një fole. Andaj, kjo fole e realitetit dhe e prosperitetit, por edhe profesionalizmi i lartë, do të rrezatojnë gjithnjë. Pa përjashtim dhe gjithmonë do të mbetemi me ty. Me realitetin, seriozitetin dhe me mbarshtrimin e lartë të tematikave të llojllojta. Do të na çelësh udhën që të duam shumë e më shumë. Ndaj, sot e gjithmonë do të jemi së bashku, me krenarinë tënde dhe me bujarinë më fisnike që mund ta ketë ndonjë gazetë, siç është "Kosova Sot". Pra, jetë të gjatë, sot e gjithmonë, "Kosova Sot". Të duam shumë dhe, gjithnjë do të të duam edhe më shumë, krenaria e popullit dhe e gjithë Kosovës… 

(Kosova Sot)