"Kosova Sot", lidere dhe pishtare e lirisë dhe e demokracisë

  • 29 March 2017 - 16:22

SHKRUAN: MR. BISLIM ALIU

U bënë 18 vjet që kur paramilitarët serbë e dogjën shtypshkronjën "INTERPRES" dhe ajo ishte masakra më e madhe ndaj një mediumi të lartë, me plot profesionalizëm dhe me një demokraci piedestale. Megjithatë, paramilitarët serbë nuk arritën ta gjunjëzojnë informimin real, duke u munduar ta vrasin shpirtëroren e popullit dhe informimin profesional të "Kosova Sot". Kështu që më 24.3.1999 e dogjën shtypshkronjën dhe kjo ishte hakmarrja më e madhe ndaj profesionalizmit gazetaresk dhe informimit realist e civilizues. "Kosova Sot" me këtë dhunë shkatërruese, ajo nuk u dorëzua. Ajo u ringjall si feniksi, me dinjitet dhe me krenari. U ringjall që të bëhet edhe më e fortë dhe ta vazhdojë rrugëtimin e saj realist dhe tejet përparimtar. Dhe, ia doli të jetë lidere e korrektësisë dhe e profesionalizmit të lartë, duke qenë një dritare e hapur me plot tematika më aktuale për popullin dhe për shtetin e Kosovës. 'Kosova Sot" me krenari qëndron para lexuesve me tematika të llojllojta, që me dinjitet të lartë e shpërfaq realitetin dhe ta përmbushë misionin e vet të pavarur, të paanshme dhe tejet objektive. Zaten, ky objektivitet i përhershëm, e bëri që 'Kosova Sot" të jetë lidere dhe e dashur për lexuesit e shumtë.

Suksesin e plotë "Kosova Sot" e arriti me profesionalizmin e lartë

Pa dyshim, "Kosova Sot" e përmbushi misionin e vet para popullit vetëm me profesionalizmin e lartë. Dhe, për këtë, ajo vazhdon të jetë gazeta numër një në përkushtimin e lartë në luftimin ndaj dukurive negative në Kosovë. Ajo qëndroi bujare, përballë realitetit, duke e luftuar me sinqeritet të lartë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndaj që 18 vjet, ajo me sinqeritetin më të lartë, e vazhdoi rrugëtimin e vet fisnik, real, të shpejtë dhe tejet profesional, para lexuesve të vet të devotshëm, që me zemërgjerësi e presin për çdo ditë gazetën e dashur "Kosova Sot". Ajo lexohet rregullisht nga çdo familje dhe të gjitha moshat, meqë në te i gjejnë tematikat reale dhe profesionale që lexuesit e kësaj gazete i dëshirojnë. Kjo bindshmëri e lartë e saj, e bën që të jetë në vazhdimësi afër të gjitha moshave, ku me dinjitet i gjejnë interesimet e tyre reale. Zaten, në këtë realitet të bollshëm informativ, meritat më të mëdha i ka stafi botues i gazetës, me redaktorët dhe gazetarët tejet angazhues, të prirë nga botuesi i saj Ruzhdi Kadriu. Kjo krenari e realitetit, që përherë po e përcjell dinjitetshëm "Kosova Sot", na obligon që të jemi gjithherë lexues dhe komunikues të palodhshëm me këtë gazetë lidere. Ndaj, informimi i shpejt,i saktë dhe me plot risi të larta ndiesore, na bëjnë që përherë të jemi bashkudhëtarë të saj dhe të tematikave të prezantuara. Këtë liderizëm madhështor, me plot krenari, ajo përherë e arriti, me cilësinë e lartë të komunikimit realist që ajo e parashtron përherë para lexuesve të saj. E, ata, janë shumë të zellshëm dhe këtë devotshmëri, ata e gjejnë për çdo ditë vetëm në "Kosova Sot". Dhe, ky komunikim i zellshëm i gazetës lidere u jep lexuesve përherë buzëqeshje, korrektësi dhe plot dashuri. U jep edhe ndiesimin e lartë shpirtëror. Ndaj, mu kjo dashuri e përçdoditshme e obligon lexuesin, që ta lexojë rregullisht gazetën numër një "Kosova Sot". "Kosova Sot" është e jona dhe përherë do të mbetët e jona . Ndaj, këtë hezitim shpërfaq dhe me dinjitet të lartë komunikativ, e gjejmë vetëm në gazetën tonë të dashur "Kosova Sot". Dhe, mu për këtë, ajo e ka lexueshmërinë më të lartë në Kosovë.

Me këtë realitet dinjitoz e mban gjysmën e tregut medial

Pa mëdyshje, me këtë realitet të shpërfaqur, me lirinë dhe demokracinë e shprehur të çdoditshme, "Kosova Sot" me meritë e mban më shumë se gjysmën e tregut medial në Kosovë. Ndaj, kjo është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Kjo, sigurisht, mbase e tregon seriozitetin dhe mendësinë e lartë përparimtare. Ka shumë vite, mbase, që 18 vjet, Kosova jonë e dashur ka përjetuar zhvillime nga më të ndryshmet negative dhe është përballur me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, E, "Kosova Sot", dinjitetshëm i përcolli këto zhvillime negative me të cilat u përball vazhdimisht shteti ynë i dashur. Dhe, ishe lideri në paraqitjen e kësaj fatkeqësie ogurzeze, që e pengoi vazhdimisht zhvillimin e Kosovës. Andaj, udhëtim të drejtë dhe jetë të gjatë e pa brenga "Kosova Sot". Ti ishe, je dhe do të mbetesh gjithnjë e para. Dinjitetshëm do të mbetesh e para. Ndaj, për këtë mirësi realiste, ne gjithherë do të jemi me ty. E, jemi me ty, e Ti me ne, e së bashku do të bëjmë një fole. Andaj, kjo fole e realitetit dhe e prosperitetit, por edhe profesionalizmi i lartë, do të rrezatojnë gjithnjë. Pa përjashtim dhe gjithmonë do të mbetemi me ty. Me realitetin, seriozitetin dhe me mbarshtrimin e lartë të tematikave të llojllojta. Do të na çelësh udhën që të duam shumë e më shumë. Ndaj, sot e gjithmonë do të jemi së bashku, me krenarinë tënde dhe me bujarinë më fisnike që mund ta ketë ndonjë gazetë, siç është "Kosova Sot". Pra, jetë të gjatë, sot e gjithmonë, "Kosova Sot". Të duam shumë dhe, gjithnjë do të të duam edhe më shumë, krenaria e popullit dhe e gjithë Kosovës… 

(Kosova Sot)