Kujdes! Po vijnë lugetërit dhe e marta e zezë!

Kujdes! Po vijnë lugetërit dhe e marta e zezë!
  • 30 May 2017 - 08:15

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Për Kosovën po fryn veriu i sertë

Për Kosovën po fryn veriu i sertë dhe sërish kanë nxjerrë kokë në sipërfaqe të tokës lugetërit nga varret dhe kanalet e errëta të nëntokës. Në Kosovë ka filluar fushata parazgjedhore. Qeveria kuislinge është pritur që nga dita e parë të shkojë në theqafje, sepse e bëri llogarinë pa hanxhiun, doli me anë të pazareve të kanaleve të nëntokës dhe assesi me votën e lirë të popullit... Sido që të jetë, ishte një martesë e panatyrshme në mes të kundërshtarëve që njëritjetrin e akuzonin si hajna, kriminelë, vrasës, spiunë të UDB-së, tradhtarë që kanë furnizuar me dosje Serbinë dhe zyrat ndërkombëtare kundër UÇK-së e me lloj-lloj epitete të pista e në fakt edhe ashtu ishin, tamam si i akuzonin, pa ndërruar as pikë e as presje, sepse ata e dinin më së miri, se njëra bandë kishte ShIK-un dhe banda tjetër kishte SIA-n që origjinën e ka nga titizmi.

Sërish mashtrime, rrena e dallavere

Në këtë pazar të turpshëm gjashtë muaj ishin edhe banditët e bandave politike duke vrapuar si zagarët pas kockave pas hajnisë. Dhe, kjo bëri që të ikë me damkën e tradhtisë qeveria kuislinge! Mos qofshin më këta matrapazë dhe mashtrues! Mjerisht të njëjtët matrapazë, mashtrues,hajna dhe banditë të bandave politike kanë dalë në skenë, sepse nuk janë ngopur me hajni duke u pasuruar si sheikët e Dubait, që janë pasuruar për dhjetë-njëzet breza,ndoshta edhe më shumë!? Konkurrenca e turpshme e këtyre bandave dhe banditëve nuk e kanë hallin e qytetarit, zhdukjen e papunësisë,luftimin e korrupsionit, por i ka kapur inati i kaurit se kush ta marrë pushtetin. Kryebanditët dhe bandat politike të pandryshuar as për një milimetër nga çlirimi, sërish kanë filluar me mashtrime, rrena, dallavere, kërcënime, tradhti, hajni duke mos kursyer asgjë. Aq larg shkuan kryebanditët dhe bandat politike, se për ta marrë pushtetin, ky soj idiotësh të sëmure për pushtet harruan çdo gjë duke u bërë bastard dhe banditë shkuar banditëve, në gjirin e bandave pranuan, spiunet e UDB-së, tradhtarët, hajnat, kusarët, bashkëpunëtoret e Slobodan Milosheviqit dhe Kariqit. Këta banditë shkuar banditëve shkelën me dy këmbë në gjakun e dëshmorëve të kombit, që nga varri nuk do t'i pranojnë të kalojnë atypari këta vagabondë. Nuk i kam besuar kurrë "vakive" të prapambetura që me herët tregonin për "lugetërit dhe të martën e zezë",por, ja që më kujtuan ca gjera që më janë ngulitur në tru që kur isha fëmijë dhe me ktheu prapë, kur u bënë bashkë bandat politike pak minuta se të mbyllet e marta e zezë. Këto banda, që me çdo kusht ia kanë mësyrë që ta marrin pushtetin nga frika, u mblodhën natën, një çerek pa dymbëdhjetë, u bënë bashkë, sipas asaj:"Për inat të nuses më vdektë djali" ,dhe:" Për inat të vjehrrës shkoi nusja me mullinxhiun". 

Çka është e marta e zezë?

Nga anët tona në Zhur, të krahinës së Lumës, tregonin vaki trishtuese për të martën e zezë, që kishte përjetuar kjo krahinë heroike që nga mesjeta. Në anën tonë, kur vinte e marta, asnjë grua nuk punonte punë dore dhe nuk ngulte asnjë gjilpërë, edhe pse disa plaka përparimtare insistonin se të gjitha ditët janë njësoj, të Zotit, ato, sërish nuk punonin, por ata që kanë punuar në të martën e zezë, janë përballur me lugetërit, të trazuar nga varret dhe kanë hyrë në shtëpi dhe kanë bërë batërdi, duke marrë shpirtra, rrapëllime të tepsive,kusive, por, nuk janë parë. Dhe, për të ikur lugetërit nga shtëpia dhe për të lënë rehat, është dashur të bërtitet trishtueshëm:" U kallën varret, u kallën varret dhe këta ia kanë mbathur duke ikur, pa i zënë drita, sepse kur të këndojnë gjelat e mëngjesit ikin...".Dhe, në qoftë se ka mbetur ndonjë lugat dhe ka bërë dëm edhe duke marrë shpirt fëmijësh, është ftuar Halil Murati i Vërmicës, i cili ka ruajtur tërë natën dhe i ka hequr patllake, kur është parë pikë gjaku në tokë, nuk është dëgjuar më!? Ehu, ç´më kujtua për sherr kjo vaki trishtuese dhe në qoftë se është e vërtetë do të përsëritët se bandat politike kanë punuar për të bërë bashkë të martën e zezë. Më ka kapur frika se me këta lugetërit që janë ngritur nga varret e nëntokës, mos do të kthehen sërish në Kosovë dhe bëjnë batërdi e hallakamë vendin dhe në duhet organizuar ndonjë lajmëtar për kob le të bëhet gati në qoftë se këta vijnë në pushtet të bërtet deri në kupë të qiellit:" U dogjën (kallën) varret, u kallën varret", që të ikin lugetërit, të futen në varre dhe kanale të nëntokës dhe mos të dalin kurrë në sipërfaqe, ose të thirret sa më parë Halil Murati, për t´iu hequr patllake... Mos qofshin dhe mos ardhshin banditët që u mblodhën të martën e zezë për të bërë hallakamë Kosovën e vuajtur. Lugetërit është mirë që të kthehen në varre pa batërdi dhe hallakamë... më mirë ju bie! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)