PAN-i dhe LVV-ja duhet ta bëjnë Qeverinë?

PAN-i dhe LVV-ja duhet ta bëjnë Qeverinë?
  • 16 June 2017 - 08:32

SHKRUAN: SHEFQET DIBRANI

F itorja bindëse e LVV-së, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, e theu mitin e zi për SHIK-un, dhe zbuloi gënjeshtrat e pakripë se Amerika ndërhynë në demokracinë e brendshme në Kosovë. Në anën tjetër i hapi perspektivë Kosovës se në këtë vend mund të ndryshohet gjithç- ka.

Thyhet miti mbi SHIK-un

Shumë është folur e thënë se Kosova kontrollohet nga SHIK-u dhe Kadri Veseli?! Ardhjen e tij në krye të PDK-së e shoqëronte ky mit, i cili është përjetuar si kob i zi për Kosovën. Vetëm Lëvizja 'Vetëvendosje' pati guxim për ta davarisur këtë dyshim, i cili si mit ishte ngulitur në mendjen e dështakëve dhe frikacakëve. Me sa u pa militantët e LVV-së, nuk ishin aq trima sa dolën të zgjuat, prandaj ata kanë fituar dhe iu lumtë. Në këtë lumturi duhet të bënë pjesë edhe Kadri Veseli. Ata duke qenë të sigurt se është krijuar një fobi mbi mitin e rrejshëm, në të gjitha debatet televizive kanë shkëlqyer, ishin më të shkathët, të qartë dhe janë treguar shumë të guximshëm se ata që në kokat e tyre iu kishte ngulitur frika nga përgjimi dhe kontrollimi i SHIK-ut. Veçmas të guximshëm janë treguar në debate me krerët e PDK-së. Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, u zhvilluan të qeta, kurse fitorja e LVV nuk u pengua fare nga argatët e SHIK-ut?! Madje, SHIK-u nuk e ndihmoi as Kadri Veselin, babanë e vet, mbi të cilin rëndonte kjo akuzë si gurë sizifi. Prandaj do të ishte mirë kur të hetohej veprimtaria e SHIK-ut, bashkë me të të hetohen edhe shpifësit e paskrupullt?!

Përralla për ndërhyrjen e Amerikës

Një gënjeshtër e madhe, e cila ka dominuar jetën publike në Kosovës, se asgjë nuk mund të bëhet në këtë vend pa pëlqimin dhe pa ndërhyrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, veçmas pa dashtë Amerika ra përtokë. Edhe kjo meritë shumë e madhe është e LVV-së. Është thënë e çka nuk është thënë për të dhe udhëheqësit e saj, por fitorja e papenguar nga amerikanët, dhe pa shkapërderdhur asnjë shuplak SHIK-u, është një sukses tjetër për ta thyer mitin e rrejshëm se pa lejen e Amerikës nuk mundet për t'u ndërtuar demokracia në Kosovë?! Fitorja e LVV, jo që e ndihmoi demokracinë e brendshme për t'u konsoliduar, por e ka ndihmuar edhe vetë Amerikën, për t'ia hequr këtë akuzë të cilën për vite e kanë ndërtuar strukturat antiamerikane në Kosovë. Prandaj në qeverisjen e ardhshme të LVVsë mbetet të bëjë shumë në këtë plan, për t'i bindur amerikanët se mund të kenë shumë informata të falsifikuara kundër lëvizjeve, grupeve dhe intelektualëve të caktuar, që zakonisht i ka sponsorizuar "ndikimi rus", për të mbajtur sa ma larg Amerikanët, nga lëvizjet dhe grupet që ia duan të mirën Amerikës dhe vetë Kosovës.

LVV-ja & PAN-i duhet ta qeverisin Kosovën

Albin Kurti dhe LVV-ja tashmë kanë hyrë në legjendë. Kjo lëvizje i theu të gjitha paragjykimet për të dhe për votuesit, të cilët bënë një ndryshim substancial në një afat rekord. Suksesi i LVV i ka tronditur të dy koalicionet parazgjedhore, sidomos PDK-në dhe LDK-në, të cilat të dehura nga mbivlerësimi, suksesin e LVV-së nuk e kanë pritur mirë. Pasi sistemi zgjedhor në Kosovë është i ndërlikuar, PAN-i ka fituar në këto zgjedhje, prandaj Albin Kurti dhe LVV-ja nuk duhet t'i frikësohen askujt për bashkëqeverisje. Vendin po e presin sfida të mëdha, kurse çështja e demarkacionit, asociacionit dhe funksionalizimi i Gjykatës Speciale, nuk mund të ndërtohen si duhet pa prezencën e partisë ma të madhe siç është LVV. Për t'i finalizuar si duhet këto çështje duhen vendimet e atyre që dominojnë politikën në Kosovës. Tashmë duhet të pushojnë edhe akuzat se nuk bashkëqeverisim vendin me SHIK-un, i cili as nuk i ndihmoi Kadri Veselit për të dështuar, por as nuk e pengoi LVV-në për të triumfuar. Prandaj një maturi politike duhet në vendin tonë. Përveç demarkacionit, i cili me pak mençuri dhe me ndihmën e aleatëve do të finalizohet duke mos u ndjerë askush humbës, çështja e asociacionit mundet të kurorëzohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vetëm me angazhimin serioz të LVV-së. Por, avokati i UÇK-së dhe mbrojtësi i vlerave të luftës në Gjykatën Speciale mund të jetë vetëm LVV-ja dhe askush tjetër, prandaj domosdoja e një koalicioni, LVV dhe PAN, është i domosdoshëm. Kjo nuk është utopi, por e realizueshme, kur dihet se Albin Kurti, ka pasur rolin e zëdhënësit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë në vitin 1999, ai do të dinte dhe ka mundësi t'ia ruaj vlerat e Luftës së UÇK-së, vlera këto që po kanosen për t'u nëpërkëmbur nga sojnik të plogësht, të cilët janë drejtpërdrejta ose nostalgjik të lidhjeve serbo-ruse në Kosovë. Vetëm LVV e ka këtë mundësi për ta shpë- tuar Luftën e UÇK-së. Gjykata Speciale le të merret me raste individuale dhe le t'i marrë të gjithë ata që akuzohen për shkelje të Ligjeve të Luftës, ose ata që akuzohen për krime të rënda, por jo të gjykohet e tërë Lufta e Shenjtë e UÇKsë, pa të cilën nuk do të kishte ardhur liria. Janë këto sfida të mëdha me të cilat përballet Kosova. Është vetëm LVV, e cila në qeverisje me PAN, mundet t'i drejtojë proceset si duhet dhe Kosova të marrë të mbarën.

LVV-ja të ndërtojë aleancën me Amerikën

Në këtë proces të vështirë për qeverisjen e mirë të vendit, LVV-ja fillimisht duhet të marrë përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të Amerikës e cila sigurisht nuk do t'i mungojë, ndërsa nga SHBA-ja duhet të kërkojë garantim për implementimin e programit qeverisës, i cili duhet kryesisht të jetë i LVV-së me ato 40 pikat e theksuara për qeverisje të mirë. Pastaj LVV-ja duhet ta kushtëzojë koalicionin me qeverisjen e ministrive delikate dhe të ndjeshme, kurse në ministritë e tjera duhet LVV të ketë personat e saj, pa të cilët nuk munden ato ministri të marrin vendime të dëmshme për Kosovën. Po ashtu në të gjitha komisionet e kontrollit duhet të jetë dikush nga LVV. Vetëm me angazhimin e LVV mundet me u shkap shteti, duke miratua ligjet përkatëse siç është Ligji për Vettingun, dhe ligjet tjera që e pavarësojnë gjyqësorin. Janë sfida të mëdha, por ne besojmë se LVV ia del pasi ka kaluar sfida të shumta. Edhe korrupsionin e lartë në PTK, KEDS, në Autostradë, mundet me hetuar vetëm LVV me duar të pastra por jo edhe të tjerët, sidomos ata që janë të implikuar. LVV e dinë mirë se ka me pasurinë shtetërore që kapin vlerën miliarda euro, sikurse edhe aktakuzat e shumta për qeverisje të keqe në Prishtinë e deri tek modeli kroat i rastit Sanader. Me këtë veprim LVV-ja do t'ia shmangte Kosovës anarkinë dhe vonesave të panevojshme, dhe për më shumë do ta pengonte ndikimin serbo-rus në institucionet e Kosovës, për të cilin thuhet se është i madh. Kurse sovrani e ndëshkoi me votën e vet. LVV-ja në dialog me PAN-in duhet shkuar me programin e saj qeverisës të zgjeruar dhe me kërkesën për ministri, borde e komisione që kontrollojnë shtetin në të gjitha pikat, prandaj nuk i shohë të suksesshme dhe me stabilitet format tjera qeverisëse. LVV-ja duhet të bëjë kushtëzime paraprake, natyrisht në prezencën e amerikanëve, të cilët do të kishin garantuar për respektim të marrëveshjeve, për të cilat tashmë LVV e ka timonin në duar, për t'ia sjell suksesin partisë dhe Kosovës. Ana negative, nuk është çështje për tu diskutuar sepse LVV mundet në çdo kohë për t'i tërhequr ministrat e vet, dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, andaj detyrimisht PAN, do të sillet mirë dhe kujdesshëm. E, nëse PAN-i nuk është në gjendje t'i pranojë kërkesat e LVV-së, atëherë hapen mundësi kushtetuese për t'ia besuar LVV-së krijimin e qeverisë. LVV-ja duhet të tregohet kooperative, e shkathtë, dinamike dhe me zgjuarsi të shtuar. Duhet të ofrojë oferta të shumta e të bollshme qeverisëse, për ta bindur elektoratin e saj, pse në vjeshtën e sivjetme, në zgjedhjet për pushtetin lokal, duhet të votohet LVV, dhe jo më partitë e provuara gjer më tani. Nëse LVV do të tregojë shkathtësi institucionale, por jo dredhi e dallavere, suksesi do t'i shpërblehet në zgjedhjet e vjeshtës!

(Kosova Sot)