Harmonia e G20-ës pa Trump-in

Harmonia e G20-ës pa Trump-in
  • 15 July 2017 - 11:48

Shkruan: Jeffrey D. Sachs

MAESTRO I VËRTETË I MBRËMJES ISHTE MERKEL

Trump nuk ka ndonjë dobi nga apeli për vëllazëri

"O Freunde, nicht diese Tone"! (Oh miq, jo këta tinguj), shpalli baritonin në performancën nxitëse të Simfonisë së Nëntë të Betovenit për liderët e G20-ës në Hamburg, të premten mbrëma. Ajo frazë që të nxitë shpirtin, linja hapëse e "Ode to Joy" apeli universal i Betovenit për vëllazëri, ishte porosia e përsosur për liderët global në ballkonin e sallës së koncerteve. Presidentja e G20-ës, kancelaria gjermane, Angela Merkel, në fakt ka bërë një hap në kanalizimin e shpirtit të Betovenit. Ky samit i G20-ës, natyrisht, ishte i pari për Donald Trump-in si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tonet e vrazhda të samitit, tingëllonin në seksionet e stuhisë së simfonisë së Betovenit,që rridhnin krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trump nuk ka ndonjë dobi nga apeli për vëllazëri. Ai trafikon në ndarjen etnike dhe fetare, armiqësi për fqinjët (duke insistuar përsëri në samit që Shtetet e Bashkuara do ta ndërtojnë murin në kufirin me Meksikën, dhe se Meksiko do ta paguajë ndërtimin), dhe imazhet e "Manichean" të civilizimit perëndimor me vullnet për të kolapsuar në duart e islamit radikal, në vend se të kulmit të pasurisë së paimagjinueshme dhe nivelit teknologjik. Përderisa dirigjenti udhëheq orkestrën në një performancë që të lë pa frymë, maestro i vërtetë i mbrëmjes ishte Merkel. Çfarë zbulimi që liderët e G20 t'i sjellë në koncertin në Hamburg, vetvetiu është triumf i vizionit arkitektural, për t'u inspiruar me gjasë nga kultura më e madhe e veprës muzikore, me porosinë e vet për të pasur një harmoni botërore. Gjermania e Betovenit ka ri-lindur në hirin e Gjermanisë së Hilerit. Gjermania sot adhurohet në rrafshin global, e do paqen, refuzon luftën, është demokratike, prosperuese, inovative dhe vend bashkëpunues. Në të njëjtën kohë, veprat gjeniale të Betovenit nuk i takojnë vetëm Gjermanisë, apo vetëm perëndimit, por i takojnë të gjithë humanizmit. Shënimi i tij i shprehjes poetike të Schiller reflekton aspiratat e vërteta globale të "Enlightenment". Po, "Enlightenment" ishte fenomen evropian, por ishte i vetëdijshëm për mbarë botën dhe për rrezikun nga partikularizmi dhe shovinizmi. Në Gjermani, ai ishte i mbushur me vizionin e Immanuel Kant-it të "paqes së përhershme" bazuar në "imperativin kategorik" për të vepruar sipas maksimumeve që mund të bëhen përmes ligjit universal, sesa të bëhen sipas dëshirave dhe interesave të ngushta vetjake.

Sakrifikimi i mirëqenies së popullit amerikan

Amerika e Trump-it si "America First" është fyerje e pacipë e etikës "Kantiane" dhe një kërcënim për paqen. Thyerja e tij me pjesën tjetër të botës në Paris, në lidhje me marrëveshjen mbi ndryshimet klimatike është akti më vetjak deri më tani. Origjina e këtij aktit qëndron në qëllimin e disa kompanive amerikane - të prira nga "Koch Industries", "Continental Resources", "Peabody Energy", "ExxonMobil", "Chevron", dhe disa të tjera - për t'i rritur fitimet nga procesi i injektimit të gazit dhe naftës, shpinin thellë në det dhe vazhdimin e kërkimit të thëngjillit në vazhdimësi, e pasojat për klimën janë të mëdha. Këto kompani të naftës kanë financuar fushatën për përfaqësues dhe senator republikan që kishin bërë thirrje që Trump të tërhiqej nga marrëveshja e Parisit. Ata dhe politikanët republikan në listën e pagave, janë të përgatitur për të sakrifikuar mirëqenien e popullit amerikan, madje edhe të familjeve të tyre, e mos të përmendim pjesën tjetër të botës dhe gjeneratat e ardhshme. Lakmia "über alles". Pyetja para samitit të G20-ës ishte pak a shumë e qartë: A do ta vënë shtet tjera interesin e tyre personat, si Amerika, mbi të mirën? Thashethemet po fluturonin. "New York Times" udhëheq një ngritje të perdes duke sugjeruar që Trump mund të ketë sukses në tërheqjen e Rusisë, Arabisë Saudite, Turqisë e madje edhe Indonezinë në një koalicion për të dobësuar marrëveshjen e Parisit. Për këtë sezon, e ardhmja e bashkëpunimit global ishte në Hamburg. U deshën shumë vite - nga një gjeneratë e plotë që nga viti 1992, i "Rio Earth Summit" - për të arritur marrëveshjen e Parisit për klimën, në mënyrë unanime miratuar nga të gjitha 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2015. 

Tregtia ndërkombëtare dhe investimet janë një motor i rëndësishëm për rritjen e prodhimtarisë

A mundet lobimi amerikan për naftën, me mungesën e tyre politike në tërheqje, ta dërgojë botën prapa? Merkel e ka dëshmuar edhe kësaj radhe të jetë mburoja e arsyes dhe efikasitetit. Ajo nuk bëri panik, nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka bërë kërkesa. Por, e ka bërë shumë të qartë se ku ajo, Gjermania dhe Evropa qëndrojnë. Gjatë takimit të G7-ës të muajit maj, ajo ka bërë me dije se jo për shumë gjatë Evropa mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prapa skenave, ajo dhe trupat e lartë diplomatikë gjermanë kanë punuar shumë për të siguruar konsensus - pa Amerikën - në G20-ën. Derisa liderët e G20-ës ia kishin mësyrë sallës së koncertit, lindorët kishin mbetur prapa për të debatuar tekstin final. A do të luajnë Rusia, Arabia Saudite, dhe të tjerët lojën e Trump-it? Kur doli komunikata, diplomatë dhe aktivistë të klimës në mbarë botën morën frymë lirshëm. Të gjitha vendet e G20-ës i rezistuan dredhisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komunikata ishte e thjeshtë, e saktë dhe bazohej për ndryshimet klimatike. "Liderët e tjera pjesëtare të G20-ës theksojnë se Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme…. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të fortë për Marrëveshjen e Parisit, duke ecur përpara drejt implementimit të plotë…". Komunikata nuk përmban një paragraf të fjalimit të dyfishtë të Trump-it. Shtetet e Bashkuara të Amerikës riafirmojnë "përkushtimin e tyre të fortë për një qasje që ul emetimin duke mbështetur rritjen ekonomike dhe duke përmirësuar nevojat për energji të sigurt" dhe do të angazhohet që të "punojë ngushtë me vendet e tjera për t'ju ndihmuar për të përdorur lëndët djegësomë pastër se sa burimet tjera të energjisë". Si një adoleshent do të thosha, "Sido që të jetë". Në disa çështje të tjera globale, është arritur konsensus i plotë. Samiti G20 ka riafirmuar që "tregtia ndërkombëtare dhe investimet janë një motor i rëndësishëm për rritjen e prodhimtarisë, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit". Të gjithë liderët e G20-ës janë të përkushtuar për sigurimet universale shëndetësore (një tjetër porosi e qartë për Trump, liderin e shumicës në Senat Mitch McConnell, dhe zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Paul Ryan), dhe për të forcuar sistemin shëndetësor. Ata përsëritën angazhimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm të Qëllimeve për Zhvillimin e Kombeve të bashkuara. Kur koncerti ka mbaruar, liderët e G20-ës dhe pjesa tjetër e teatrit u ngritën në këmbë në një ovacion të gjatë. Perdja vërtet i ka takuar Betovenit, Kant-it dhe Merkel-it. 

Jeffrey D. Sachs është profesor i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Profesor i Politikave Shëndetësore dhe Menaxhimit në "Columbia University", është drejtor te "Columbia's Center for Sustainable Development" dhe "UN Sustainable Development Solutions Network"

Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për "Project Syndicate", pjesë e së cilës është edhe gazeta "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)