< A po venitet shkëlqimi i Macron-it? - Opinione - Kosova Sot
A po venitet shkėlqimi i Macron-it?

A po venitet shkėlqimi i Macron-it?

Shkruan: CHARLES WYPLOSZ

SHËRIMI I EKONOMISË SË SËMURË FRANCEZE

Interpretimi më shqetësues i Macron-it në marrjen e vendimeve është se ai tashmë është kapur nga administrata e tij

Macron beson që, për të përparuar vizionin e tij për Bashkimin Evropian, ai duhet të veprojë në shtegun evropian, duke takuar standardet gjermane. Qasja do të jetë e arsyeshme, nëse Macron vërtet do të kishte një vizion të ri për Bashkimin Evropian

Emmanuel Macron është në pozitën e fituesit. Brenda një viti, nga një njeri i papërvojë në politikë, pa ndonjë përkrahje, është shndërruar në liderin e Republikës së Francës dhe lideri i partisë së re të krijuar me një shumicë mbresëlënëse në parlament. A mundet ta mbajë kështu? Macron suksesin e tij jo se ia ka borxh fatit të mirë, por edhe aftësisë së tij për të ndërtuar në secilën tullë që i del përpara. Për votuesit që ndjenin mosbesim ndaj themelimit politik, ai arriti të siguronte një mundësi tërheqëse që nuk kërkonte një lëvizje në gishta, qoftë e djathtë apo e majtë. Ai erdhi për t'u parë si një shpërndarës i zgjuar i populistëve përçarës. Program ekonomik i Macron ishte i mençur, pasi reagoi në mënyrë të patundur në më shumë se një dekadë analizash të sëmundjeve që prekin ekonominë franceze. Ai u angazhua për të çliruar tregun e fuqishëm të punës dhe për të lehtësuar një barrë tatimore të tepruar dhe sipërmarrëse. Ai gjithashtu u zotua të zvogëlojë gjendjen e pakujdesshme të Francës, e cila tani shpenzon 57 për qind të GDP-së në vit, duke reduktuar rregulloret e rënda dhe duke racionalizuar sistemin e vjetërsuar të mirëqenies. Pas zgjedhjes së tij, Macron ka rritur reputacionin e tij si një frymëmarrje në ajër të freskët, duke ndërtuar një qeveri me njerëz të rinj nga të gjitha sferat e jetës - të papërvojë ndoshta, por entuziast dhe të mençur gjithsesi. Ata që për një kohë të gjatë e kanë lënë anash ekonominë e Francës, nuk po u besojnë syve se mrekullia po merr formë pikërisht para syve të tyre. Por, pritjet e mëdha mund të paralajmërojnë zhgënjim të madh. Dhe sinjalet e hershme nga administrata Macron janë shqetësuese. 

Rimëkëmbja ekonomike fillestare e Francës

Përderisa ai ka premtuar reforma në tregun e punës dhe mund të miratohen në fillim të muajit shtator, programi makroekonomik i administratës, i artikuluar nga kryeministri Edouard Philippe, është një zhgënjim serioz. Philippe ka paralajmëruar se ai do të shkurtojë shpenzimet publike deri në masën prej tre për qind të GDP brenda pesë viteve. Ai ka shtyrë disa shkurtime të mençura në taksa, disa deri në fund të mandatit të presidentin aktual Macron, i cili ka mandat deri në vitin 2022. Disa ditë më pas, Macron ka ndryshuar mendim dhe disa shkurtesa i ka sjellë më herët se që do të duhej. Për të shumë, ai mëton që në vitin 2018 të bëjë një rritje të përgjithshme në tatim që u prezantua si një kompensim i pjesshëm për shkurtesat. Për të mbrojtur qasjen e tij, Phillipe citon vëzhguesin zyrtar të llogarive kombëtare, "Cour des Comptes", i cili ka raportuar tejkalime serioze të buxhetit për 2017 - rezultat i premtimeve të pavolitshme elektorale nga presidenti i larguar François Hollande . Të ardhurit e rinj duhet, pra të ulin deficitin në 3 për qind të GDP-së, siç u premtua vitin e kaluar partnerëve evropianë të Francës. Është, Philippe ai i cili po këmbëngul, në një çështje kredibiliteti . Por, duke kënaqur ata në Bruksel apo Berlin, kërcënon të minojë rimëkëmbjen ekonomike fillestare të Francës - dhe, nga ana tjetër, mbështetjen për presidentin e ri të vendit - në një moment kur reformat e rëndësishme dhe ndonjëherë të papëlqyeshme duhet të nxiten. Liderët nga Evropa me gjasë do të preferonin pak rrëshqitje të deficitit për humbjen e përkrahjes popullore për presidentin e Francës, i cili është proevropian, me kusht që shpenzimet publike të reduktohen. 

Standardet gjermane

Macron duhet ta kuptojë këtë. A thua përse po ndërmerr një rrezik makroekonomik kaq të madh? Dhe ndoshta më shumë rëndësi është se si pjesa tjetër e presidencës do të duket? Interpretimi më pozitiv pohon se Macron ka vendosur të përqendrohet në reforma të thella e kurajoze, duke iu qasur çështjeve makroekonomike me kujdes, ashtu si paraardhësit e tij, Nicolas Sarkozy dhe Hollande. Të dy fillimisht hodhën poshtë masat shtrënguese vetëm për ta përfunduar miratimin e saj. Por Sarkozi dhe Hollande panë rënien e vlerësimit të opinionit publik në mënyrë të shpejtë pas përqafimit të masave shtrënguese. A mendon Macron se fati i tij do të vazhdojë, duke sjellë, të themi, një rimëkëmbje më të fortë ekonomike sesa është parashikuar aktualisht ? Apo ndoshta a beson ai thjeshtë se ai është në pozitë më të fortë, më të favorshme për të mbijetuar rritjen zhgënjyese dhe papunësinë se sa paraardhësit e tij? Me fjalë të tjera, a është Macron i prirë nga besimi apo arroganca? Interpretimi më shqetësues i Macron-it në marrjen e vendimeve është se ai tashmë është kapur nga administrata e tij. Top shërbyesit civilë francezë ndajnë dy karakteristika: Ata janë tepër të kujdesshëm dhe ata kanë një kuptim të dobët të strategjisë makroekonomike. Marrë parasysh këtë, duket se shumica në administratën e Macron morën argumentet evropiane shumë seriozisht, madje tepër seriozisht, dhe janë të ndrydhur nga ideja e shkurtimeve të fuqishme të shpenzimeve, sepse fuqia e tyre lidhet me madhësinë e çantës që e kontrollojnë. Nëse kjo është e saktë, qeveria franceze do të mbetet tepër e rëndë dhe barra tatimore do të mbetet duke u zhytur. Por ka edhe një mundësi të tretë: Macron beson që, për të përparuar vizionin e tij për Bashkimin Evropian, ai duhet të veprojë në shtegun evropian, duke takuar standardet gjermane. Qasja do të jetë e arsyeshme nëse Macron vërtetë do të kishte një vizion të ri për Bashkimin Evropian. Gjatë fushatës parazgjedhore, ai më shumë ka përpunuar qasjen tradicionale franceze: një qeveri evropiane i eurozonës dhe një ministër i eurozonës, me buxhet të ndarë për investimin në financat publike. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë refuzuar atë vizion dhe shumica besojnë se as Franca vetvetiu nuk do të pajtohej të transferojë sovranitetin ndaj reformave të tilla që do të implementonte. Në secilin rast, Bashkimi Evropian nuk është në pikën për të diskutuar hapat radikal, si një nga top prioritetet që ende duhet të përmirësohen, për t'i rregulluar ato që janë prishur: Një bashkim bankar gjysmë të pjekur, një Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes jofunksionale, rregullim të tepruar dhe një politikë të zbrazët emigracioni. Shpejtësia e shpejtë e Macronit ka reflektuar aftësinë e tij për të thënë gjënë e duhur në rrethanat e duhura. Por, kjo gjithashtu do të thoshte se ai hyri në Pallatin "Elysee "pa e treguar se kush është me të vërtetë. Një shpresë është se ai rezulton të jetë njeriu i pasqyruar në atë program ekonomik të menduar mirë për të cilin ai ka bërë fushatë, e jo ai që reflektohet në politikat e tij makroekonomike që nga marrja e pushtetit.

Charles Wyplosz është Profesor i Ekonomisë në "Graduate Institute of International Studies", drejtor i "International Center for Money and Banking Studies", dhe drejtor politik te "Centre for Economic Policy Research"

Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për "Project Syndicate", pjesë e së cilës është edhe gazeta "Kosova Sot"

(Kosova Sot)
 

9 orë e 53 minuta më parë