T'ua heqim maskën oportunistëve në "Vetëvendosje!

T'ua heqim maskën oportunistëve në
  • 18 July 2017 - 07:58

Shkruan: SHKRUAN: XHEVAT SEFAJ

Ku mbeti identiteti i "Vetëvendosjes" së gjeneratës së re?

Në asnjë rrethanë nuk mendoj se LVV-ja është më e keqe se partitë e tjera, por është tërësisht si partitë e tjera, prandaj nuk jam i pajtimit që një e keqe të ndërrohet me një të keqe tjetër, e cila mjetet dhe qëllimet i ka të njëjta, marrjen e pushtetit për t'i shërbyer vetes, klaneve dhe oligarkëve. LVV-ja, me apo pa dëshirën e saj, ka përfunduar klientë-listën

Ku mbeti identiteti i "Vetëvendosjes" së gjeneratës së re? Po çfarë gjenerate e re "Vetëvendosje" me bijtë e bijat e SPM-SDB-së me oportunistë, me mbeturinat që i kanë shëtitur krejt partitë e tjera, e kur e kanë humbur pushtetin me partitë e tyre kanë shkuar në "Vetëvendosje", në kontejner bërlloku. Qytetarët e urrejnë njëritjetrin për arsye të bindjeve politike, aq shumë që jetojnë si dy pole. Poli i veriut ekziston vetëm pse ekziston poli i jugut, kështu krijohet bindja se aktivistët e partive politike ekzistojnë vetëm për hir të njëri- tjetrit, duke i mbrojtur qëndrimet e partive të tyre, e klanet e strukturave të larta partiake si hienat i mbijetojnë sistemit të qelbur për afro 17 vjet. Si për shembull, nënkryetarja e "Vetëvendosjes" Fatmire MulhaxhaKollçaku, e bija e SPM-SDB-së Zija Mulhaxha. Këta lloj njerëzish quhen oportunistë, sepse në të gjitha rrethanat i përshtaten sistemit. Nënkryetarja e "Vetëvendosjes" si duket i ka trashëguar gjenet e babait të saj, i cili mjaft mirë i shërbeu sistemit jugosllav dhe jetoi si aristokrat në kurriz të shqiptarëve, duke luajtur rolin e oportunistit. E bija e tij, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, po e emiton për mrekulli në rrugën oportuniste. Ishte në partinë Ora, kur Ora nuk e kaloi pragun, Fatmirja gjahun e kishte në AAK, kur dështoi edhe me AAK-në e nuk u bë deputete, megjithatë edhe pse nuk u bë deputete me AAK-në pushtetin lokal e shfrytëzoi mjaft mirë duke i marrë tenderët për dezinfektim në komunën e Pejës. Sa ka qenë në AAK, dy vite e ka lutur LVV-në të kalojë në LVV, por nuk ka kaluar, a e dini pse s'ka kaluar? Sepse LVV-ja nuk kishte pushtet t'i japë ndonjë tender për përfitime personale çfarë ajo e ka qëllimin në politikë, sepse këto qëllime me tenderë ia plotësonte AAK-ja, sepse e kishte pushtetin lokal në Pejë. E, kur AAK-ja e humbi pushtetin lokal në Pejë, sepse e fitoi LDK-ja, e cila nuk ia vazhdoi tenderët për dezinfektim në institucione shëndetësore, e tradhtoi AAK-në dhe kaloi në LVV, sepse nuk kishte më tenderë në AAK.

Keqpërdorimet në Drejtorinë e Arsimit në Pejë

Një person tjetër që i mbijetoi sistemit të qelbur është Avdi Shkreli, ish- kryetari i Qendrës së LVV-së në Pejë, tani asamblist i LVV-së. Avdi Shkreli, ky përfitues ordiner, kishte ardhur nga PDK-ja në LVV edhe atë hiç më pak se kryetar i qendrës me mision të SHIK-ut për ta shkatërruar LVV-në në Pejë, prandaj për tri vite e pasivizoi Lëvizjen derisa e bëri një qendër jofunksionale. Megjithatë, për përfitime personale kishte punuar mjaft mirë, sa kishte qenë në PDK kishte arritur të blejë troje e të ndërtojë banesë ilegale në lagjen Rrokaqiell në Pejë, banesën të cilën e kishte ndërtuar ilegalisht e kishte të vështirë ta legalizonte, megjithatë e kishte pritur momentin kur u emërua drejtor i Drejtoratit të Urbanizmit nipi dhe kunati i tij nga PDK-ja Sali Lajçi dhe arriti ta legalizonte, pra hienat fatkeqësisht po mbijetojnë. Dy vite para se të mbarojë mandatin Ali Berisha në Pejë si kryetar komune e pati shkarkuar drejtorin e Arsimin në Pejë, Ilir Kelmendi, mirë që e shkarkoi, por e shkarkoi shumë vonë, sepse tashmë ai i kishte bërë shumë dëme komunës së Pejës nga keqpërdorimet në Drejtorinë e Arsimit ne Pejë. Zaten, kjo ishte arsyeja kryesore pse AAK-ja e humbi pushtetin në Pejë. Sa ishte drejtor i Arsimit, Ilir Kelmendi kishte hapur një kompani ndërtimi të cilën e kishte regjistruar në emrin e djalit të tij, Taulant Kelmendi, i cili duke e shfrytëzuar pozitën e babait të tij merrte tenderë për një kompani të dyshimtë që të shtrojë rrugë, trotuare, ndërtim shkollash etj. Ilir Kelmendi si drejtor i Arsimit në Pejë është akuzuar publikisht nga mësimdhënës e drejtoresha shkollash se i ka kushtëzuar me oferta në këmbim të punësimit ose të vazhdimit të mandatit të drejtorit të shkollës, siç ka qenë një rast i denoncuar publikisht në emisionin Jeta në Kosovë nga ish-drejtoresha e shkollës "Smajl Hajdaraj" ne Pejë.

Kur partia e humb pushtetin, soji i këtyre njerëzve e tradhtojnë atë për ta gjuajtur gjahun te partitë që i afrohen pushtetit

Se klanet janë më të fuqishme dhe depërtojnë në të gjitha partitë e pushtetet nga sistemi i qelbur që është krijuar me vite e dëshmon ish- drejtori i Arsimit Ilir Kelmendi. Në kohën sa ishte drejtor i Arsimit e kishte punësuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të lartë teknike Shaban Spahija, drejtorin aktual të Arsimit ne Pejë nga LDK Besim Avdimetaj, ku si shpërblim drejtori aktual Besim Avdimetaj vitin e kaluar ia punësoi djalin Ilir Kelmendit, ilegalisht, pa konkurs në shkollën "Dëshmorët e Kombit" në Baran. Nëse doni ta vërtetoni këtë hyni në uebfaqen e Komunës se Pejës dhe shikoni a ka konkurs publik për 12 orë të lira Informatikë në vitin 2016 në shkollat e mesme të ulëta "Fan Noli" në Kryshec dhe "Dëshmorët e Kombit" në Baran. Megjithatë, krimi nuk përfundon me kaq. Vitin e kaluar, në shtator, Drejtoria e Arsimit kishte hapur një konkurs të jashtëligjshëm, kinse hapet një vend i lirë pune për 12 orë Informatikë në shkollën "Fan Noli" në Kryshec. Kjo dëshmohet me konkursin në uebfaqën publike të Komunës. Pra, konkursi është hapur ilegalisht vetëm për t'ia siguruar Taulant Kelmendit disa orë në arsim, pra konkursi është hapur për shkollën në Kryshec, ku nuk ka orë të lira, ndërsa orët ia kanë siguruar në Baran dhe Libeniq. Dhe, besoni apo jo, sot ky tendero-mani me 21 vjeç sa ka qenë atëherë, Taulant Kelmendi sot është nënkryetar i Lëvizjes "Vetëvendosje" në Pejë. Pra, nuk është me rendësi partia, hienat, klanet, lidhjet familjare vazhdojnë të depërtojnë në çdo parti. Këta lloj njerëzish, sa ka të mira rrinë në një parti, sepse i duan të mirat e partisë, kur ajo është në pushtet, kur partia e tyre e humb pushtetin ata e tradhtojnë atë për ta gjuajtur gjahun të partitë që i ofrohen pushtetit. Maskën e Lëvizjes duhet me ua heq. Në asnjë rrethanë nuk mendoj se LVV është më e keqe se partitë e tjera, por është tërësisht si partitë e tjera, prandaj nuk jam i pajtimit që një e keqe të ndërrohet me një të keqe tjetër, e cila mjetet dhe qëllimet i ka të njëjta, marrjen e pushtetit për t'i shërbyer vetes, klaneve dhe oligarkëve. LVV-ja me apo pa dëshirën e saj ka përfunduar klientë-listën.

(Kosova Sot)