Kush je ti Dardan Molliqaj ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Kush je ti Dardan Molliqaj ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?
  • 17 August 2017 - 08:18

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI  

Dardan Molliqaj është i paguar të lehë që nga mëngjesi deri në darkë për të ardhur me çdo kusht në pushtet, se për këtë punë paguhet. Dhe, jo vetëm kaq, por ky kakaris tamam si kikireci në pleh. Dhe, jo vetëm kaq, por ky pishpirik përmend kombin dhe Ushtrinë e Lavdishme, UÇK-në. Për të zënë në gojë kombin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet pasur moral dhe nder dhe doemos duhet të kesh bërë diçka për këto dy gjëra të shenjta. Ti, Dardan Molliqaj, hiqesh si patriot për ata që nuk të njohin. Përndryshe, unë të këshilloj që të kthesh kokën prapa kurrizit dhe të përshkruash rrugën që ke kaluar që nga ajo ditë kur të ka rënë për herë të parë koka përtokë, nga barku i nënës, atje në Beleg, apo dreqi e di se nga vjen, e deri sot dhe e sheh veten se a guxon dhe a ke të drejtë morale të flasësh në emër të kombit dhe të UÇK-së.

Shushunjë për pushtet

Pra, tregoju popullit se kur krisen Demonstratat e pranverës së vitit 1981, që dridhen themelet e Jugosllavisë titiste që zotëronte makinerinë më moderne të luftës, ku ishe ti karaxhoz, apo ishe kalama? Ti mistrec dhe pa fije turpi përmend luftën e popullit liridashës, UÇK-në. Ku ishe ti? Nuk do të thotë se çdokush duhet të kap difekun krahut dhe t´ia japë malit, kundër bandave çetnike-serbe dhe mercenarëve rusë. Si në çdo vend të botës lufta nuk ndihmohet vetëm me manxerrë, por ka edhe metoda të tjera me mjete materiale dhe ka qindra udhë të tjera të mos i përmendi një nga një. Ti shushunja për pushtet e di mirë se shteti i Izraelit është formuar jashtë në diasporë me shtatë persona, apo nuk e di këtë. A e dini se aktivistët e këtij shteti, themeluesit kanë vajtur derë në derë dhe kanë bërë hesapet se kush punon dhe sa duhet të ndahen për themelimin e shtetit ose kundërshtarit i ka fluturuar truri në erë. Ti dallkauk, Dardan Molliqaj, tregoju popullit a ishe i burgosur politik, a je dergjur për këtë komb dhe për këtë shtet nëpër kazamatet apo kasaphanat e Serbosllavisë së qenit plak Titos dhe ku? A ke fjetur dhe a je pshurrur nëpër biruca të ftohta dhe pranë kovës a ke ngrënë bukë. A je rrahur si kafshët dhe a ke ngrënë bukë e lakra të paziera dhe ke dalluar krimbat nga koka e zezë. More, ti a po e ndal atë yryshin dhe hyxhymin? Ti karafil, po pse nuk ke turp!? Si mund të flasësh kur pas vetes nuk ke pasuri kombëtare. A jeni familje dëshmorësh kombi dhe nuk e di populli. Ku e ke hallin? A e di se ti ke një mendje të sëmurë, më mirë lëri salltanetet dhe mos u bëj gazi i botës. Ti qenke bërë të na tregosh se si bëhet shteti. Njerëzit kur janë marrë me çlirimin e vendit nga zgjedha serbe, tradhtarët dhe langonjtë e qenit plak Titos, ti je pshurrur në pelena. A di ti këtë punë, apo jo? A e di se njerëzit me dy mend në kokë dhe patriotët e vërtetë nuk e hanë muhabetin tënd, se vetëm llomotit pa pasur bagazh kombëtar prapa krahëve. Ti je mësuar të lehësh se kinse je atdhetar, atëherë dil e lidhi kijet publikisht se kush je, por vetëm me fakte dhe jo duke llomotitur para kamerave televizive. 

Mos u bëj rrangallë

Ti je ai që deri dje i ke thënë sorrës peshk dhe ke ngrënë sapunin për djathë. E di se ke një tellall që pyet. Tellalli yt është pa taban kombëtar, bile pragu i tij ka tradita të moçme dhe jarani me çaushët e milicisë. Vetëm të guxoj të bëj njëherë gek ose mek dhe prandaj unë i nxjerri lakrat sheshit... More vesh, mora thuaj! Këta u kanë ndenjur sus milicisë dhe kanë shtruar sofra bashkë dhe kanë shkuar edhe më larg se kaq. Kësaj radhe qëllimisht po e mbyll me kaq, duke të pritur publikisht në përgjigje publike, sepse populli është gjykatësi më i mirë. E, pastaj unë të ndreq samarin ty. Njeriu është i lirë të mendoj si ka dëshirë, por jo të lehë si zagar i rrahur. Mos u bëj rrangallë. Mbaje vetin, ore. Mos harro të tregosh para popullit se ç'ke bërë për kombin në përgjithësi...? Prandaj, ti dhe ata sejmenët e tjerë aty rrotull mos kërkoni sebepe për të krijuar kaos në vend dhe mos flisni përçart.. Kaq për sot. Shihemi në ditët në vijim. Kësmet bën Zot! Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)