Pse u vardiseni atyre që deri dje i shanit?

Pse u vardiseni atyre që deri dje i shanit?
  • 18 August 2017 - 08:30

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIA

Në fillim të letrës, drejtuar sejmenëve të klubit 'Vetëvendosje', dua t´ju vë në dijeni se nuk kam qenë kurrë në jetën time dhe nuk jam anëtar i asnjë bande politike që dikush mjerisht i quan parti. Sepse ka ndonjë prej tyre dhe thotë se unë mbroj ndonjë bandë, largqoftë. Janë të gjithë një- soj, pa dallim, hajna që vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave. Të mos e mashtrojë askush veten që të paktën të mendojë se kapot e këtyre bandave janë më të mirë. Këta iu turrën Kosovës që nga paslufta dhe e copëtuan në vjedhje, bile më zi se njerëzit e regjimit serb, gjakësorët dhe pushkaxhinjtë e Drazh Mihajlit... Sebep i kësaj letre u bë se dolën mashtrimet e këtij klubi në faqe të dheut, ndonëse ishin nëpër kanalet e nëntokës, tamam si urithët dhe lugetërit. Në 'Vetëvendosje' e di se ka djem e vajza plot shpresë, patriotë të denjë dhe të palëkundur, pa më të voglin dyshim. Mirëpo, për fatin e zi në krye të këtij klubi ka mjerisht sejmenë, kusarë dhe mashtrues më të mëdhenj që nuk ua gjen shoqin as në Ballkan se mos të flasim në Kosovë e Shqipëri. Ne kemi përcjellë me shumë vëmendje lëvizjet e kësaj kryebande dhe shokët aty rrotull. Prandaj, vetëm një fjalë që nuk është ashtu më thoni. Po e përsëris vetëm një fjalë se nuk guxon të jenë dy fjalë se nuk ka hije. Ndërkaq, atyre që nuk iu pëlqen e vërteta, unë nuk mërzitem. Me kryebandën e këtij klubi nuk kam luajtur më ashik bashkë. Dua t´ua përkujtoj mashtrimet e këtyre dilenxhinjve dhe matrapazëve, këtyre mashtruesve dhe hajnave të natës, po,po, hajnave të natës...

Shpendi në jahtin milionësh

Ju kujtohet se kur kryebanda e këtij klubi ishte kundër importit nga vendet e huaja, e sidomos nga Serbia? Medoemos ju kujtohet, kur mashtronin dhe rrenin popullin me propagandën "Duaje tënden" dhe kritikonin klanin "Pronto" se qëndronte prapa bandës serbe "Devolli". Po si u kujtohet se nuk është bajat, është taze. Kjo kryebandë, dërgoi krushkun, natën pa hënë, jashtë tokës së Kosovës, larg syve të popullit, në ujërat e Serbosllavisë, Shpendin e Ali Ahmetit, në jahtin milionësh. U kap me pelë përdore dhe kush e di sa e sa herë është takuar ky matrapaz atje. Përse? Si thoni përse? Arsyetimi juaj nuk pi ujë se askush nuk u beson më rrenave tuaja. Po sa tokë pretendohet se do t'u jepet në zemër të Prishtinës bandës "DEVOLLI". Toka ishte e shtetit apo e mallit të babës të këtyre kusarëve. Kjo "pari" e këtij klubi nuk ka tapi të falë tokat e popullit. Po, a lidhet ju me këtë bande serbiane për qumështin nëpër shkolla të shpërndahet? Ju e dini se kjo bandë vrastare "DEVOLLI" pastroi stallat e derrave në Serbi dhe mbushi qindramijëra tonë krunde të mykura, nuk pagoi tatim duke dëmtuar buxhetin e shtetit me miliona euro, bëri kontrabandë, duke i dërguar në mullirin e vdekjes "SILOS" i kamufloi duke bërë tebdil "MADE IN KOSOVO", kinse ka miell të pastër dhe i shpërndau në vendet shqiptare, joserbe, krejt me qëllim për t´i vrarë ngadalë dhe tredhur që të mos shtohen, me simptome kancerogjene, gjë që u vërtetua nga të dy shtetet. Kjo a është e vërtetë. Si thoni? Flisni për të mos numëruar për këtë temë deri natën e Vitit të Ri, pa pushuar se shkruari. Ah, edepsëz,edepsëz! Banda e këtij klubi ka propaganduar për të mashtruar popullin në pikë të ditës me diell, se kinse këta matrapazë dhe axhami e dëshirojnë edhe bashkimin kombëtar dhe FLAMURIN ME DY KRERË- SHQIPONJËN. Bile kapadaitë e vënin në cepin e setrës. Kjo a është e vërtetë? Ju thoni po. Edhe unë them po se e keni mbajtur. Tashti, tregoni kur ikët në Bruksel, përse e larguat dhe ku e fshehët?. Flisni banditë shkuar banditëve ku e fshehët FLAMURIN DHE PËRSE? Ju dilbera në emër të kujt përbuzni dhe lozni me flamurin tonë që e kanë mbërthyer pëllëmbët e Gjergj KastriotitSkënderbeut, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit dhe së fundi, pëllëmba e komandantit legjendar Adem Shaban-Jasharit. Tregoni përse e përbuzet dhe ku e fshehët në tren, autobus, në brekë, flisni. Ku e fshehët dhe përse? Përse u fotografuat pa flamur? Keni për të treguar se s´bën, sepse i mashtruat shqiptarët...

Ju nuk i dini zakonet shqiptare

Juve jua kemi hequr perdet të shiheni se si pështyni dhe për interesa karrieriste e lëpini sërish. A ju kujtohet kur i humbët zgjedhjet dhe gjashtë muaj e latë Kosovën pa institucione dhe si pula pa kokë. Gjashtë muaj e ndoqët ISA MUSTAFËN. Gjashtë muaj vraponit për pushtet dhe ç´ndodhi në fund? Isa Mustafa ju futi mullarin mirë e mirë. Dhe ju bërtitët se Isa është tradhtar, Isa është titist. A është kjo e vërtetë apo shpifje? Flisni! Ju e sulmuat edhe në shtëpi, Isa Mustafën. More ju axhami, ju jeni zorraxhi që jeni rritur rrugëve të "shehrit", ju keni ndejtur sokakëve dhe klubeve të natës ku pihet droga. Ju nuk keni ndejtur me burra që i kanë mustaqet si vrezhda e kungullit. Ju nuk i dini zakonet shqiptare. A dini ju se edhe ME KANUN ËSHTË E NDALUAR TË SULMOHET NË KONAK KU KA GRA E FËMIJË! PO KU DINI JU SE ËKA është burrëria, more kopukë. Nga anët tona në Zhur, të krahinës së Lumës, thuhet:"PO E SULMOVE DIKË NË KONAK, KU KA GRA DHE FËMIJË, SHKON SI QENI NË RRUSH, PA SHEJË E PA DOK..."Tani sërish vraponi e i vardiseni Isa Mustafës. Përse? Flisni përse vraponi pas tij? Isa Mustafës i keni thënë hajn dhe bile keni mashtruar popullin duke thënë se keni dërguar në prokurori 72 sosh. Kjo a është e vërtetë, apo mashtrim? Përse i bëni këto mashtrime karshi popullit? Perse nuk ju vjen keq. A e dini se edhe kjo është vepër penale dhe tradhti? Zoti ju marroftë! "Pirolla" ju qoftë, ore edepsëzë!

Përse ju jargiteni pas titistëve?

Mblidhni mend ju kodoshë se do të merrni në qafë shumë djem e vajza plot shpresë. Truri juve ju ka bërë tigan duke luajtur lojëra të pista. Ju zymbyla përse ju i jepni gjuhës kot, vend e pa vend, vakt e pa vakt? Mallkimet kanë për t´iu zërë se keni mashtruar popullin. Tashti keni për të treguar se përse vraponi ditë e natë pas Isa Mustafës se kurrë nuk do t'u lërë rehat me faktet tjera. Tregoni vetë më mirë ju bie. Vetëm një gjë dijeni ju axhami,"DIFEKU PAS DASMËS NUK DËGJOHET!". Pra, përse ju jargiteni pas titistëve, udbashëve dhe tradhtarëve, apo ju kanë plasur sytë? Mos i bëni hyzmet të keqes, se keni për ta korrur. E kam për të mirën tuaj dhe të popullit. Mos prisni koka, sepse mjaft është derdhur gjak nga kasapët e Serbisë. Mos u bëni zabit, se nuk e dini se si do t´iu del hesapi, more tyryfyla! Ju nuk jeni të palagur, prandaj lërini ato muhabete kafeneje, sepse pas Serbisë dhe qeneve të Millosheviqit mjaft na kanë dëmtuar, vjedhur klani "Pronto",ish-jugosllavët (LDK), haraçxhinjtë, prorusët dhe brekëkuqet. Bollni,bre burra, bollni! Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, krahina e Lumës, REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Shihemi kësmet në ditët në vijim. Për këtë letër të hapur, drejtuar këtyre sejmenëve të këtij klubi, mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)