A mund të kalojë Rusia nga stërvitjet ushtarake, te lufta e vërtetë?

A mund të kalojë Rusia nga stërvitjet ushtarake, te lufta e vërtetë?
  • 19 August 2017 - 10:24

Shkruan: Keir Giles

Një Brexit i plotë anglez nuk gjendet në meny. Para largimit të plotë nga BE-ja, qeveria britanike tani dëshiron një "periudhë kalimtare", gjatë së cilës Britania e Madhe do t'i mbante të drejtat tregtare të një vendi anëtar të BE-së, duke vazhduar që të kontribuonte në buxhetin e BE-së dhe duke respektuar rregullat dhe vendimet ligjore të BE-së, si dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Kjo periudhë do të zgjaste, të paktën, dy javë pas marsit të vitit 2019 - afatit zyrtar për procesin e Brexitit - dmth se deri në vitin 2021, Britania në fakt do të ishte vend anëtar i BE-së, pa të drejtë vote. Në ndërkohë, qeveria e kryeministres britanike Theresa May, pasi ka premtuar se do ta mbajë një raport "të thellë dhe të veçantë" me Evropën, do të përpiqet që ta negociojë një "dakordim të bazuar në marrëveshje" me BE-në. Por, Britania do të ketë shumë pak gjasa që ta arrijë një marrëveshje të re, në një kohë kaq të shkurtër. nNë fakt, do të vijë viti 2021 dhe Britania ende do të jetë duke shkuar kah një humnerë: një ndarje të plotë nga Evropa, pa ndonjë marrëveshje tjetër si alternativë. Në aspektin politik, ky tajming do të paraqiste një rrezik edhe më të madh për qeverinë May, sesa ai që ekziston tani, meqë zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen deri në qershor të vitit 2022. Dhe, sikur që na tregon përvoja, pasi që të miratohet një shtyrje (zgjatje), ajo mund të mos mbarojë kurrë. 

Një marrëveshje kalimtare për Britaninë

Duket se Britania është duke iu qasur skenarit të cilin unë e nënvizova tre muaj më parë. Vendimi fatal i Mayit për t'i mbajtur zgjedhjet e parakohshme në qershor, ua ka mundësuar kundërshtarëve që të kërkojnë që Britania ta negociojë një marrëveshje tranzicionale, të ngjashme me atë që ka Norvegjia si anëtare e Zonës ekonomike të Evropës (EEA). EEA është krijuar në vitin 1994, si kornizë e përkohshme për vende të ndryshme, që ishin duke u përgatitur për të hyrë në BE. Por, meqë votuesit norvegjezë refuzuan një referendum rreth hyrjes në BE, atëherë EEA-ja është duke vazhduar tash e 24 vjet. Askush nuk mund të parashikojë se çka do të ndodhë për 24 vjet. Por, lajmi i mirë për Britaninë është se BE-ja tanimë mund të jetë duke shkuar drejt një strukture me dy udhë (korsi). Për të përparuar, eurozonës i duhet që ta formojë një union politik. Kjo do t'i lërë vendet jashtë eurozonës, sikur Danimarkën, Poloninë dhe Suedinë duke formuar një unazë të jashtme të bashkëpunimit ekonomik jashtë eurozonës. Këto vende do të ishin anëtare të tregut të përbashkët, por jo edhe të unionit monetar, apo politik. Një Evropë me dy udhë do të ishte shumë e ndryshme nga modeli "me dy shpejtësi", i cili aplikohet për Evropën tani. Sipas këtij modelit të fundit, çdo vend teorikisht shkon kah një "union gjithnjë e më të afërt", por me një shpejtësi të ndryshme. Sipas skenarit me dy udhë, në anën tjetër, Britania pa problem do të mund t'i bashkohej udhës së jashtme, bashkë me Norvegjinë dhe, ndoshta, Zvicrën. Tani lajmet e këqija. Një marrëveshje kalimtare për Britaninë mund të mos jetë e pranueshme, si për qeveritë e BE-së, po ashtu edhe për votuesit britanikë. Federalistët e përkushtuar në BE duan që Britania të dalë nga BE-ja sa më shpejt, meqë Britania për një kohë të gjatë ka shërbyer si mbulesë për vendet e tjera, sikur për Danimarka, Polonia dhe Suedia - për të rezistuar ndaj një integrimi më të thellë. Federalistët fanatikë e urrejnë idenë e Evropës me dy udhë. Ata duan që t'i detyrojnë të gjitha vendet anëtare të BE-së për ta pranuar euron gjatë dekadës së ardhshme dhe ta pranojnë një union të plotë politik dhe fiskal. Dhe, ata me të drejtë besojnë se arritja e këtij qëllimi do të jetë më i lehtë pa Britaninë. 

Modeli i Norvegjisë

Por, një periudhë e tranzicionit nuk është panace as për Britaninë. Britanikët tanimë kanë filluar që ta kuptojnë se sa do të jetë kostoja ekonomike e Brexitit, meqë bizneset ndërkombëtare të cilat dikur e përdornin Britaninë si qendër të operacioneve të tyre evropiane, tani kanë filluar që t'i zhvendosnin disa prej aktiviteteve të tyre. Derisa qeveria britanike tenton që ta ruajë idenë e një tranzicioni me afat të caktuar, ky proces do të përshpejtohet edhe më shumë. Për më tepër, BE-ja do ta përdorë periudhën e tranzicionit për t'i ndërruar rregullat e saj, në mënyrë që bizneset që gjenerojnë vende të punës dhe të ardhura të mëdha tatimore, do të duhet të zhvendosen në territor të BE-së. Për shembull, Autoriteti bankar evropian dhe Agjencia evropiane e ilaçeve tanimë janë duke u zhvendosur nga Londra, gjë që dmth se shumë punë menaxheriale, ligjore dhe lobuese, të lidhura me aktivitete tepër të rregulluara, sikur që janë financat dhe kërkimet farmaceutike, do të duhet të zhvendosen, po ashtu. Kështu, një periudhë tranzicioni do të godasë bizneset ndërkombëtare me seli në Britani, për faktin se do të jenë subjekt i tekave të burokracive si në Britani, po ashtu edhe në BE. mAjo që i bën gjërat edhe më të këqija, premtimi për një tranzicion të gjatë mund ta shtyjë ndryshimin e opinionit publik, të nevojshëm për ta zhbërë Brexitin para se të bëhet tepër vonë. Pas 28 marsit të vitit 2019, Britania zyrtarisht do të jetë jashtë BE-së, ku rritja ekonomike tanimë ka filluar ta tejkalojë atë të Britanisë. Nëse do të dëshirojë që të ripranohet, ajo do të duhet të pajtohet me kushte më pak joshëse, sesa ato që i ka tani. Ka gjasa që ajo do të jetë e detyruar edhe të hyjë në eurozonë. Bile edhe 48% të votuesve britanikë, të cilët kishin votuar për të mbetur në BE, ka mundësi se do t'i refuzonin kushtet e tilla poshtëruese. Për këtë shkak, Britania do të mbetej në një qorrsokak, sikur Norvegjia, por pa naftën apo kohezionin e saj social. Sikur që ka thënë zëdhënësi i Partisë laburiste për tregti, në një tranzicion gjysmë permanent, i bazuar te "modeli norvegjez", do ta shndërronte Britaninë në një "shtet vasal". Ajo do të vazhdonte që të paguante shuma të mëdha në buxhetin e BE-së, por nuk do të kishte të drejtë që të vendoste rreth mënyrës së shpenzimit të këtyre parave, apo në miratimin e ligjeve. Gjatë muajve përpara, publiku britanik mund të fillojë ta parashohë këtë fund poshtërues. Modeli i Norvegjisë nuk do t'i kënaqë as më të vjetrit e Britanisë, as eurofobët provincialë, e as votuesit e rinj urbanë, që duan t'i ruajnë të drejtat e të qenit anëtar i BE-së, të cilat ata i kanë marrë si të gatshme gjatë tërë jetës së tyre. Në këtë aspekt, votuesit britanikë mund ta ndërrojnë mendjen rreth Brexit-it para se liderët e tyre ta kenë zbatuar atë. Por, për të ndodhur deri te një ndryshim i tillë, vendi do të duhet të përjetojë një krizë aq të madhe politike dhe ekonomike, sa që ta trandë opinionin publik, duke e nxjerrë nga vetëkënaqësia e tij fataliste. Ashtu sikur qëndrojnë gjërat, britanikët mund të maten me sloganin e tyre nacional: "Ruaje qetësinë dhe vazhdo përpara". Para se gjërat të përmirësohen për britanikët, ato me gjasë duhet që njëherë të përkeqësohen edhe më shumë.

(Anatole Kaletsky është ekonomist kryesor dhe bashkë kryesues i "Gavekal Dragonomics") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)