"Kosova Sot", denoncuese e shumë skandaleve të mafio-oligarkëve

  • 14 September 2017 - 08:25

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU

Gazeta lidere, pjesë e shumë familjeve shqiptare

Kjo gazetë gjatë luftës sakrifikoi gjithçka dhe ekipi i saj sakrifikoi edhe jetën nga okupatori serb vetëm e vetëm që populli të informohej në atë terr informativ. Pas lufte e vetme dhe me guxim po raporton në baza ditore, pa ndërprerë, për krimin e organizuar, sistemin e dështuar, drejtësinë e shumë skandale të mafio-oligarkëveGazeta "Kosova Sot" po shënon 19-vjetorin e lindjes, kurse institucionet e vendit e kanë lënë në harresë totale. Gazeta "Kosova Sot" është gazetë e pavarur dhe nr. 1 në Kosovë dhe për dy dekada si e vetme dhe me guxim po raporton në baza ditore, pa ndërprerë, për krimin e organizuar, sistemin e dështuar, drejtësinë e shumë skandale të mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve pa dallim. Kjo gazetë është më e lexuara dhe pjesë e shumë familjeve shqiptare kudo që janë. Me gazetën ''Kosova Sot" e kaloj ditën. Kjo gazetë kontribuoi shumë për luftën e UÇK-së, duke u futur edhe në zonat më të rrezikuara të asaj kohe, kurse sot të gjitha Qeveritë dhe Presidenca e Kosovës nuk e panë të udhës, bile as drejtësia kosovare nuk e adresoi asnjëherë çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë shtypshkronjës dhe gazetës "Kosova Sot" nga regjimi gjenocidial serb?! Qeveritë dhe Presidenca kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë dhe nuk u kujtuan asnjëherë për t'i ndarë një mirënjohje kësaj gazete. Kjo gazetë gjatë luftës sakrifikoi gjithçka dhe ekipi i saj sakrifikoi edhe jetën nga okupatori serb vetëm e vetëm që populli të informohej në atë terr informativ. Për këto 19 vite kjo gazetë pati e ka një armatë të gazetarëve, të bashkëpunëtorëve, analistëve dhe opinionistëve në baza ditore, në zhvillimin e ndërtimin e shtetit ligjor. Pushtetarët po e harrojnë këtë kontribut te madh të gazetës lidere në vend "Kosova Sot" për shtetësinë e Republikës së Kosovës?! Po këtyre pushtetarëve u ka humbur ''mendja dhe busulla'' në oborr, thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Këta pushtetarët janë të dhënë pas mbushjes së xhepave me metodat e korruptimit dhe të zhytur në luks.

(Kosova Sot)