Kundër pushtetit diktatorial

Kundër pushtetit diktatorial
  • 27 July 2015 - 08:07

Shkruan: Faik Krasniqi

Intelektualët duhet të ngrenë zërin

Është detyrë për intelektualët të denoncojnë këta diktatorë me pushtetin e tyre të kalbur dhe të korruptuar në çdo qelizë të saj. Dhe të gjithë ata që janë me të vërtetë në kuptimin e fjalës intelektualë dhe jo ata që janë në shërbim të pushtetit të dhjerë dhe si puna e prostitutave që shiten me orë dhe ditë pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Por, pyetja që ne duhet t'i bëjmë vetes është që a mbaron detyra e intelektualit të vërtetë vetëm aty? A nuk duhet të jetë detyra e tij të tregojë një zgjidhje të udhëheq popullin e tij drejt një rrugëzgjidhje? Të gjithë politikanët e tanishëm të dhjerë i kanë mbushur thasët me para dhe i gëzohen dredhive që ata nxjerrin ditë për ditë për të vjedhur sa më shumë. Sikur ta quajmë këtë sport, çfarë lumturie ose përmbushje nxjerrin ata si "sportistë" kur janë duke mundur një fëmijë 5-vjeçar dhe të pambrojtur? Bravo ju qoftë jeni burra të vërtetë... një sport pervers ... Një Pedofili politike shumë të shëmtuar!!! Çfarë gëzimi të madh duhet ndjejnë këta palo burra kur të lëvizin me makinat e tyre luksoze në getot e popullit të tyre dhe vendit të mbushur si kosh plehrash për vendet e tjera!!! Çfarë gëzimi të madh do të ndjejnë këta sharlatanë kur shqiptarët të zhduken si komb edhe ose shtet sepse u shit për "dy aspra" nga legenë miopë që bënin gara kundrejt legenëve të tjerë. Si do të prezantohen ata? Bravo ju qoftë legenë politikanë dhe hajdutë pushtetarë të regjur ju jeni me të vërtetë për t'u admiruar. Besoj se ju luteni ditë e natë të mos ketë Zot dhe në këtë mënyrë të mos i paguani kurrë krimet e juaja që do t'ju siguronin një vend ferr në krah të djathtë të Djallit. Unë do t'ju thosha mos harroni se miliona nga viktimat tuaj që luten ditë për ditë duke rënkuar, o Zot merrma hakun. Unë besoj shumë tek Zoti i Madhërishëm dhe në qoftë se kam të drejtë në këto që po them, ju zotërinj politikanë dhe pushtetarë jeni më të vërtetë për t'u mëshiruar. Zoti pastë mëshirë për shpirtin tuaj se krimet që keni bërë janë të pafalshme dhe do ta bënin dhe satanin xheloz.