< Edhe një goditje komplotiste ndaj Shtetit të Kosovës nga "gjarpni" Hashim Thaçi - Opinione - Kosova Sot
Edhe njė goditje komplotiste ndaj Shtetit tė Kosovės nga "gjarpni" Hashim Thaēi

Edhe njė goditje komplotiste ndaj Shtetit tė Kosovės nga "gjarpni" Hashim Thaēi

SHKRUAN: IBRAHIM KELMENDI

Deklarata skandaloze e presidentit për Gjykatën Speciale

Në cilësi të presidentit, pasi Shtetin e Kosovës e katandisi në sfida të mëdha me dy marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe me caktimin e kufirit me Malin e Zi, kësaj radhe bëri edhe këtë komplot të radhës, duke i irrituar miqtë përkrahës ndërkombëtarë edhe me këtë denigrim kaq komprometues që ua bëri kësaj radhe

Deklarata e pardjeshme, skandaloze, e presidentit Thaçi: "(Nga miqtë ndërkombëtarë) u premtua se do të mund të aplikonim për anë- tarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonim Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik". Ndërsa sot presidenti Thaçi u foli edhe më rrugaçërisht, për daljen demonstrative të ambasadorit anglez, kur Thaçi po denigronte miqtë kryesorë përkrahës ndërkombëtarë: "Nëse ka dalë si kundërshtim ndaj asaj çfarë kam thënë, është një sjellje frustruese, fëmijërore, aspak diplomatike dhe e papërgjegjshme." Këto deklarata janë goditje komplotiste ndaj Shtetit të Kosovës, edhe për arsyet që po i paraqes në vijim: [1] Edhe sikur t'i ketë premtuar ndonjë qeveritarë perëndimorë Z. Thaçi, atëherë kryeministër, nga këto që i thotë tani, është tepër goditëse për Shtetin e Kosovës, meqë miqtë ndërkombëtarë prezantohen sikur të ishin matrapazë, që mashtrojnë derisa të realizojnë qëllimet e tyre. [2] Deklarata të tilla vetëm se e rrisin pendimin e qeveritarëve perëndimorë për njohje të pavarësisë shtetërore të Kosovës, duke rrezikuar që t'i anulojnë njohjet, për të pasuar efekti domino i anulimit të njohjeve. [3] Nxitet pasiguria e qeveritarëve perëndimorë për biseda konfidenciale rreth taktikave që duhet ndjekur për të realizuar qëllimet që janë në interes reciprok, meqë konsultimi konfidencial për taktika është praktikë që përdoret gjithandej në marrëdhëniet mes shteteve, etj. E vërteta e imponimit të Gjykatës Speciale, që ta kuptojnë njëherë e mirë edhe patriotët kastravecë.

Vetëm Kosova nuk është anëtare në Këshillin Evropian

Serbia gjatë viteve të pasluftës ka përgatitur dosje akuzuese kundër UÇK-së, edhe me dëshmitarë e prova të rrejshme, duke shpërdoruar deri edhe vajzën e Sali Berishës, stërmbesën edhe serbishtfolës Argitë, Lulëzim Bashën, vajzën e Abdi Baletës, e bastardë të llojit të tyre, por edhe spiunët që i kishte penetruar në UÇK, si Farudin Gashi, Nazim Bllaca, të penetruar përmes Azem Sylës... Me ato dosje Serbia ia doli të bindë miqtë e saj që të shfrytëzohet Këshilli Evropian për t'iu revanshuar Aleancës Veriatlantike për intervenimin ushtarak kundër Serbisë, që kontribuoi në çlirim e pavarësim të Kosovës. Për ata që nuk i njohin tamam institucionet evropiane, Këshilli Evropian nuk është i njëjtë me Bashkimin Evropiane (BE). Këshilli Evropian është formuar më 5 maj 1949, përmes Marrëveshjes së Londrës. Aktualisht ka 47 shtete anëtare, duke përfshirë gjithë Evropën (bile edhe Turqinë, për shkak se ende mban të pushtuar territor evropian, këtej Bosforit). Edhe selia e Këshillit Evropian është në Strasburg. Në Kuvendin parlamentar status vëzhguesi kanë edhe Izraeli, Kanada, Meksika. Ndërsa në Komitetin ministror të Këshillit Evropian status vëzhgues kanë Vatikani, Japonia, Kanada, ShBA-ja dhe Meksika. Vetëm Kosova nuk është anëtare, ndërsa Bjellorusia ka status të kandidimit. Këshilli Evropian, me kërkesë të Rusisë, pati ngarkuar parlamentarin zviceran Dik Marty për të bërë raport për tregtim të organeve njerëzore nga UÇK-ja gjatë lufte. Ai raport u pranua më 16 dhjetor 2010 dhe më 25 janar 2011, me një votë më shumë se gjysma, Këshilli Evropian miratoi rezolutën për të formuar hetuesi e gjyqësi ndërkombëtare për atë tregti me organe, që e kishte shpifur Serbia me miq të saj. I akuzuari kryesor atëherë ishte kryeministri Hashim Thaçi. Akuzohej për shkak të funksionit, dhe jo për shkak të veprës, meqë qëllimi i Serbisë ishte për t'u revanshuar kundër Aleancës NATO për bombardime dhe kundër Shtetit të Kosovës.

Patriotët kastravecë të Kosovës

Miqve përkrahës të Kosovës nuk u mbeti rrugëzgjidhje më pragmatike sesa të pengonin krijimin e hetuesisë dhe Gjykatës Speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Prandaj, u zotuan SHBA dhe BE që do t'i formojnë ato institucione. Patriotët kastravecë të Kosovës mendonin se mund të pengonin ekzekutimin e rezolutës së Këshillit Evropian, prandaj zhurmuan deri në banalitet kundër miratimi formal të Gjykatës Speciale, e cila do të formohej edhe pa asnjë lloj miratimi nga institucionet e Kosovës. Kryeministri Thaçi atëherë zhurmoi se do të padiste Dik Martyn për shpifje, por asnjëherë nuk e bëri. Dhe nuk e bëri, jo pse iu dhimbs buxheti i Kosovës për të paguar avokatë që ta bënin denoncimin, por sepse, si kuisling, duhet të jetë komanduar që të mos padiste. Ndërsa në interes të Kosovës ishte që ai të bënte padinë dhe të jepte dorëheqje nga përgjegjësia e kryeministrit, derisa të kryhej shqyrtimi i atyre akuzave. Ai gjest do ta lironte Shtetin e Kosovës nga komprometimi, se ka kryeministër të akuzuar ndërkombëtarisht si kriminel lufte edhe për tregtim me organe njerëzore. Tani, në cilësi të presidentit, pasi Shtetin e Kosovës e katandisi në sfida të mëdha me dy marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe me caktimin e kufirit me Malin e Zi, kësaj radhe bëri edhe këtë komplot të radhës, duke i irrituar miqtë përkrahës ndërkombë- tarë edhe me këtë denigrim kaq komprometues që ua bëri kësaj radhe. Uroj që edhe patriotët kastravecë të kuptojnë relatat ndërkombëtare dhe potencialin e Shtetit të Kosovës, që mos t'i mbajnë ison kuislingut bastard Hashim Thaçi me këto spekulime "patriotike", sepse jam i bindur që është i komanduar t'i bëjë, nëse nuk është idiot tepër injorant! Këto denigrime që bëri prodhojnë vetëm rrezik që miqtë përkrahës ndërkombëtarë të eskalojnë në indiferentë, bile edhe në anulues të njohjeve të shtetësisë së Kosovës! Sigurisht, Gjykata Speciale ishte vendim i padrejtë, por nuk ndodhi me fajin e miqve përkrahës të Kosovës. Atë e ka imponuar Serbia, Rusia dhe shtetet përkrahëse të tyre, që, për fat të keq të Kosovës, ishin shumicë në Këshillin Evropian, kur ndodhi votimi më 25 janar 2011. Por, Gjykata Speciale nuk është fundi i botës, që të alarmohemi në këto përmasa. Mos të biem viktimë e thirrjes që ka bërë dhelpra, në anekdotën përkatëse: "Po digjet bota, meqë po më digjet bishti mua." Gjykata ka për të shqyrtuar vetëm disa raste. Uroj të na e heqë qafe kuislingun Hashim Thaçi dhe ca argatë të tij dhe të Serbisë, të cilët vërtet ishin kriminelë lufte, por jo për akuzat që ua ka bërë Serbia edhe përmes Dik Martyt, por për sabotazhet e komplotet që ia kanë bërë e po ia bëjnë UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, me krimin e tyre të organizuar dhe me komplote, si ky i tashmi! In Hashim Thaçi!

(Kosova Sot) 

3 orë e 24 minuta më parë