Matrapazët lehin, e sëmura në spital nuk ka çarçaf e jorgan!

Matrapazët lehin, e sëmura në spital nuk ka çarçaf e jorgan!
  • 14 October 2017 - 10:00

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Mos u besoni mashtrimeve të tyre elektorale

Populli im i shumëvuajtur, për të shpëtuar Kosovën nga kthetrat e këtyre hajnave, mos i besoni dhe mos i votoni deri kur t´i shtyjmë të japin dorëheqje me trysni të faktorit ndërkombëtar, se për gjëra të tjera këta nuk pyesin. Ju lutem vetëm një gjë, secili t´ia vërë gishtin kokës dhe të mendojë: sa e sa banditë, hajna,vagabondë, janë me procedura penale, me afera korruptive, për hajni dhe kurvëri dhe nuk kanë turp fare. Akoma garojnë për pozita

Sebep i këtij shkrimi u bë, kur një nuse e re dje, vajti në spital për lindje dhe atje i thanë anëtarëve të familjes që duhet nga shtëpia të sjellin me veti jorgan, çarçaf, jastëk dhe shumë gjëra të tjera. Mirëpo, kulmi i turpit për këta kryebanditë, banditë të bandave politike, që për çdo ditë lehin, duke e mashtruar popullin e shkretë me premtime boshe, me rrena të kulluara dhe që kanë lëshuar rrugëve edhe zagarët dhe langonjtë derë në derë për të blerë votat, është kur i thanë edhe këtë duhet të blini, edhe dorëza për të asistuar në lindje, se edhe këto nuk i kemi dhe e këshillojnë se nuk kushtojnë shtrenjtë, 1 euro apo dy. Merreni me mend, ku është katandisur shteti ynë në vitin 2017, që të mos ketë edhe dorëza për të ndihmuar në lindjen e bebes. A nuk është turp për këta banditë dhe kryebanditë, për këta hajna dhe dilenxhi, kur ecin qytete në qytet, të lyer flokët me xhel, e bile edhe me kollare dhe pa fije turpi zgërdhihen dhe japin premtime boshe para popullatës që me shumë të drejtë janë pakësuar tepër, sepse u ka dalë boja rrenave të tyre dhe janë harxhuar tashmë premtimet false. Tani, këta banditë shkuar banditëve, këta kryebanditë shkuar kryebanditëve, kanë zgjedhur rrugën tjetër. Rrugën e kanaleve të nëntokës, duke i blerë votat, ku janë pasuruar me dorë, që në qoftë se më votoni mua do t'ua fal borxhet.

Premtojnë pa fije turpi

Kryebanditët dhe banditët, edhe pse fshehin se nga u vijnë mjetet e dyshimta që vozisin qytetarët prej një vendi në një vend tjetër, a do t´i vriste ndërgjegjja e kësaj nëne të re që shkon kinse në spital për të lindur dhe duhet marrë me vete jorganin, dyshekun, çarçafin dhe aq më zi, e urdhërojnë të blejë edhe doreza. Dhe, pa fije turpi, këta lehaqen nëpër salla sportive, rrugë dhe bordello premtojnë miliona dhe çka jo tjetër që nuk ta kap mendja. E di se janë të pafajshëm, sepse tashmë në krye të vendit dhe bandat politike udhëhiqen nga kryebanditët, banditët, hajnat dhe kriminelët që nga lufta e deri me sot janë të njëjtët langonj e zagarë, që pameritueshëm po e paguan populli i Kosovës. Çka bënë deri më sot që nga pas lufta këta idiotë dhe vagabondë, që nga majat e shtetit, bandat politike. Asgjë. Në të vërtetë këta dilenxhi, dobiçë dhe shushunja kanë bërë më së shumti në Evropë, që nuk ia gjeni edhe shoqin. Janë pasuruar për vete për dhjetë-njëzet breza, duke blerë shtëpi dhe vetura më të mira se të sheikëve të Dubait dhe jo vetëm për vete, por edhe për rrospitë e tyre me byzylyk dhjetëra mijëra euro, gëzof leopardi, çizme all të kuqe, orë dore dhe celular mijëra eurosh, se mos të flasim për vetura luksoze si të Mbretëreshës së ndjerë, Dianës. Pra, kjo është fytyra e vërtetë e këtyre mashtruesve, vagabondëve dhe idiotëve, që janë bërë milionerë brenda natës, që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur e populli vdes urie dhe për ilaçe, dhe nuk ka doreza as për të ndihmuar për lindje. I bëj thirrje popullit tim, duke bërtitur deri në kupë të qiellit, se mos t´u besojnë premtimeve dhe rrenave të këtyre lehaqenve, sepse nuk janë asgjë tjetër përpos hajna, banditë dhe kriminelë. Kjo është parë se si vrapojnë pas pushtetit, kolltukëve dhe hajnisë. Këta vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe para kamerave. Këta lehaqen lehin si qentë e tërbuar pas hënës. Merrni këta lehaqen dhe çoni në spitale pa e ditur këta vagabondë se do ndërsejnë ndonjë zagar të tyre që të blejnë ndonjë jorgan me lule nga ndonjë firme e njohur dhe të shohë populli. Këta janë soj idiotësh. Nuk lënë gjë pa bërë vetëm e vetëm për pushtet.

Shëtisin nëpër jahtet milionëshe dhe shesin tokën e Prishtinës

Populli im i shumëvuajtur, për të shpëtuar Kosovën nga kthetrat e këtyre hajnave mos i besoni dhe mos i votoni deri kur t´i shtyjmë të japin dorëheqje me trysni të faktorit ndërkombëtar, se për gjëra të tjera këta nuk pyesin. Ju lutem vetëm një gjë, secili t´ia vërë gishtin kokës dhe të mendojë: sa e sa banditë, hajna,vagabondë, janë me procedura penale, me afera korruptive, për hajni dhe kurvëri dhe nuk kanë turp fare. Akoma garojnë për pozita dhe bile edhe kryelehaqenët i marrin me vete për të lehur dhe në këtë aspekt do të futeshin në librin e Ginist. Mos u besoni, atyre që shëtisin nëpër jahtet milionëshe dhe shesin tokën e Prishtinës, mos i besoni bandës të klanit "PRONTO", mos i besoni kopilëve të Titos, ish-jugosllavëve që quhet LDK, që shumë prej tyre kanë mbajtur edhe trobojnicën e kriminelit Aleksandër Rankoviqit, që kishte lënë amanet për të lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare, mos i besoni serbo-rusëve, që deri dje thoshin "Kosovo ne moze bez Serbije", mos u besoni as haraçxhinjve, mos u besoni as dezertorëve të luftës që vrapojnë pas vejushave të ish- shokëve të tyre, që kemi dëshmi, sepse këta u pasuruan duke vjedhur që deri dje ishin azilantë dhe merrnin ndihma sociale. Në fund të fundit, këta e tradhtuan elektoratin duke i rënë sakicë e hanxhar prapa krahëve dhe më pas u bënë bashkë të gjithë kriminelët, banditët dhe oligarkët, duke ngritur dolli dhe duke bërë edhe dyzen ahengu me çetnikët serbianë nëpër jahte dhe populli s´kishte as bukë e as kripë. Sa e sa ish- ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje e këta kriminelë bashkë bënin allashvereshe duke shitur toka... 

Vrapojnë pas hajnisë pa pikë gjynahu

Këtë shkrim unë po e mbylli me dy "vaki". E para, "...kishte shkuar një hajn të vjedhë bar në livadh. Dhe, i zoti i livadhit e sheh dhe i thotë: mua po më vjen, turp që po të shoh dhe, ty nuk po të vjen turp që ke hyrë me vjedh. -Më besoni se mua më vjen turp kur i dëgjoj rrallëherë, këta lehaqen se si lehin sertë dhe nuk u vjen këtyre turp për rrena, hajni, mashtrime dhe akoma vrapojnë pas hajnisë pa pikë gjynahu dhe se në spital nuk ka jorgan,doreza dhe... Dhe, e dyta, shumë më interesante: "Një çoban del në bjeshkë me bylyk, dhenë e dhi, lopë, kuaj dhe vendoset në stane. Por, më vete merr edhe disa sharovë (qen) shumë të fortë dhe i lidh në zinxhir të fortë. Për t´i provuar se si duhet reaguar nga egërsirat bërtet. Sharov, ujku! Sharovi këput zinxhirin e fortë dhe drejt pyllit. Por, ujk nuk ka. Sërish çobani e provon: Sharov, ujku. Sharovi këput zinxhirin dhe drejt malit. Prapë ujk nuk ka. Çuditërisht, herën e tretë vërtet bien në torishte një llavë ujqish dhe çobani me hidhërim bërtet, sharov ,ujqit dhe sharovi nuk lëviz dot vendin, sepse i zoti e kishte rrejtur dy herë... Pra, këta lehaqen kanë rrejtur dhe mashtruar disa herë, prandaj është koha që populli mos të lëvizë dhe të mos i besojë më kurrë këtyre lehaqenve të zgjebosur. Kësaj radhe nuk po e përmend thënien e Faik Konicës, do të jem pak më i kujdesshëm, më i përmbajtshëm dhe i durueshëm. Unë jam me anën e popullit dhe jo në anën e lehaqenve dhe të kuptohemi kur përdor fjalën lehaqen nuk e kam për qentë e racës shqiptare, por për qentë e zhupanëve dhe të vojvodëve... Ju lehaqen që po lehni sertë për të mashtruar popullin e shkretë dhe duke blerë vota me para të vjedhura, mos harroni jorgan e dyshek, bile edhe dorëza nëpër spitale, e lini ata miliona që premtoni, të cilët më vonë i vidhni dhe i dërgoni me thasë në vende të huaja e haram e paçi për jetë të jetëve. E pagofshi me ilaçe, e mos qofshi...!

Kaq, kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)