< SHPËTOJENI KOSOVËN NGA BANDITËT DHE HAJNAT! - Opinione - Kosova Sot
SHPĖTOJENI KOSOVĖN NGA BANDITĖT DHE HAJNAT!

SHPĖTOJENI KOSOVĖN NGA BANDITĖT DHE HAJNAT!

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Shumë i nderuar z. Greg Delawie, 

Shume i nderuar z. O´Conell,

Vendosa t´ju shkruaj këtë letër në publik në gazetën më të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", dhe se ju premtoj dhe ju garantoj që pasi të botohet, pa humbur kohë, do t´jua dërgoj edhe Juve, secilit në adresën Tuaj. Natyrisht se për këtë letër të hapur jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem moralisht, penalisht dhe juridikisht, për të cilën edhe ju keni në dorë fuqinë të merrni masat kundër meje, në qoftë se është e saktë. Në fillim, po prezantohem si është zakon në vendet më demokratike të botës, e sidomos në vendet tuaja, në Amerikë dhe në Britani të Madhe. Unë jam Reshat Badallaj, me origjinë nga Zhuri i Kosovës, fshat përparimtar dhe heroik në çdo furtunë të kohës kundër pushtuesve. Zhuri është në jugperëndim të Prizrenit dhe jo shumë larg Kukësit. Në fakt, historikisht dhe gjeografikisht, Zhuri i përket krahinës së Lumës heroike, që kufijtë natyrorë e kapin deri në Qafën e Zhurit, për të cilën kam shkruar librin e tretë. Bajraku i Zhurit është në qendrën e Lumës, që quhet Bicë. Lexuesit nga shkrimet e shumta që kam bërë më dhanë edhe një mbiemër shtesë, Zhuriani. Pra, tani më njohin si Reshat Badallaj-Zhuriani. Jam larguar nga atje nga terrori serbomadh dhe langonjtë e zagarët shqipfolës që bënin argatin e spiunimit të Serbosllavisë, nga dhe kam kaluar në Gjermani, ku edhe më është pranuar nënshtetësia gjermane. Për herë të parë koka më ka rënë përtokë dhe zëri i parë foshnjarak është dëgjuar më 14 gusht 1958 dhe nga gëzimi ishte shoqëruar me krisma të pushkës, si është zakon ndër shqiptarët, sepse prindërit ishin gëzuar që kisha lindur pas shtatë vjetësh, nga nëna Çelebije Shala, nga fshati Brezne, bija e Ryshen Breznës, burri me zë atëherë e sot dhe nga Sallah Meta-Badallaj, i konakut të Latë Nurë, po ashtu me zë. Se sa e vërtetë është kjo mund të ndiqni lirisht nga gjurmët e mëtejme. Pra, në këtë rrethinë të Krahinës së Lumës ka burra të besës dhe të fjalës.

U largova nga terrori serbomadh

Kam të dëgjuar gjashtë semestrat e Fakultetit të Shkencave NatyroreSeksioni i Gjeografisë në Prishtinë dhe i përjashtuar nga zagaret dhe langonjtë shqipfolës të klikës të satrapit Josip Broz Tito, si "armik i Jugosllavisë" hegjemoniste vrastare. Për këtë i keni të gjitha në 'google', faksimilet origjinale me shkrim e me vulë. Jam i burgosur politik, i dënuar me tetë vjet burg, sipas nenit 139, lidhur me nenin 114, që parashihej dënimi prej dhjetë vjet deri me vdekje, për organizimin e protestave dhe hyrjen me 3000 persona në Prishtinë, për futjen në horizontin e tetë dhe të nëntë në Trepçë, për Demonstratat e 28 marsit të vitit 1989, ku u vranë tre fqinj të mi, njëri prej tyre fëmijë, të cilit ia kam shtruar unë me duart e mia shtratin e vdekjes dhe për një pamflet të shkruar që pastaj vërshuan gazetarët nga vendet e ndryshme të botës, bile edhe nga "Washington Post" dhe "NEW YORK TIMES", që po ashtu e keni të botuar dhe të publikuar në 'google'. Jam larguar nga atje, nga terrori serbomadh dhe langonjtë e zagarët shqipfolës që bënin argatin e spiunimit të Serbosllavisë, nga dhe kam kaluar në Gjermani, ku edhe më është pranuar nënshtetësia gjermane. Punoj në dy firma legale pa pushuar as të shtunën e as të dielën që 20 e ca vjet, edhe një herë pa pushur as të shtunave e as të dielave... Kam shkruar dhe botuar pesë libra dhe tre të tjerë i kam në dorëshkrim. Gjatë luftës kam qenë i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me librezë zyrtare, isha themelues dhe kryetar i Shoqatës Atdhetare "GRYKA E LUMËS", që më tepër se gjysmë milioni marka të asaj kohe kemi ndihmuar luftën dhe popullatën e Kosovës ku kemi shumë falënderime, ndërkaq nga dera e konakut tonë kemi marrë pjesë njëmbëdhjetë persona nën uniformë e nën komandë, në luftë të udhëhequr nga USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, PAS KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM SHABAN JASHARIT DHE JO PAS ATYRE BURRAVE TË SHKINAVE, nga të gjithë këta njëra ishte femër me dyfek krahut... Të nderuar ambasadorë, Vendosa t'ju shkruaj këtë letër për arsye se jam i shqetësuar se çka po ndodh me vendin dhe popullatën e Kosovës dhe se kam vërejtur disa herë se Ju jeni më të zëshmit për të mbizotëruar rendi dhe ligji, jeni kundër korrupsionit për të cilën disa herë e keni ngritur zërin, mirëpo mjerisht kjo ka arritur në vesh të shurdhër dhe nuk ka lëvizur asgjë në të mirë të vendit, pra kjo nuk mjaftoi dhe asgjë nuk u bë e mirë për të lëvizur.

Deputetët që vjedhin tokat e Kosovës

Kurrë nuk më ka vajtur mendja se Kosova pas luftës do të bjerë në dorën e banditëve, hajnave, oligarkëve, kusarëve dhe kriminelëve, t´i turren si lavë ujqish Kosovës, për ta copëtuar dhe vjedhur deri në palcë. Cilit i ka vuajtur mendja që do të dalë dikush nga shtabi, të bëhet deputet i popullit dhe të vjedhin tokat e Kosovës më zi se nipat e Drazh Mihajlit. Bile ky hajn, që mbante uniformën e lavdishme, bashkëpunoi me serbët për të shitur tokat e vendit tim, i njëjti është hajn që vodhi edhe para nga shteti i Zvicrës. Krimi menjëherë filloi të lulëzojë nga banditët e kanaleve të nëntokës kriminale në dëm të Kosovës dhe popullatës, duke e varfëruar deri sa i preku fukarallëku mish e asht dhe nuk kishin as bukë e kripë për t´u shtruar fëmijëve në sofër. Ju e dini se jo më pak se 50 ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i kishin lënë gjymtyrët nëpër bjeshkët e thepisura kundër barbarëve, kriminelëve serbo- çetnikë që zotëronin makinerinë më moderne të luftës kanë bërë vetëvrasje duke lënë letra lamtumirëse të dëshpërimit. Jam gazetar dhe shkrimtar i pavarur që kam shkruar qindra shkrime nëpër gazeta, TV dhe portale të ndryshme, por ka vite që shkruaj vetëm në gazetën më të lexuar në Ballkan, "KOSOVA SOT", kam botuar pesë libra dhe tre të tjerë i kam në dorëshkrim. Kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike.

Kurrë nuk më ka vajtur mendja se Kosova pas luftës do të bjerë në dorën e banditëve, hajnave, oligarkëve, kusarëve dhe kriminelëve, t´i turren si lavë ujqish Kosovës, për ta copëtuar dhe vjedhur deri në palcë. Cilit i ka vuajtur mendja që do të dalë dikush nga shtabi, të bëhet deputet i popullit dhe të vjedhin tokat e Kosovës më zi se nipat e Drazh Mihajlit. Bile ky hajn, që mbante uniformën e lavdishme, bashkëpunoi me serbët për të shitur tokat e vendit tim, i njëjti është hajn që vodhi edhe para nga shteti i Zvicrës. Krimi menjëherë filloi të lulëzojë nga banditët e kanaleve të nëntokës kriminale në dëm të Kosovës dhe popullatës, duke e varfëruar deri sa i preku fukarallëku mish e asht dhe nuk kishin as bukë e kripë për t´u shtruar fëmijëve në sofër. Ju e dini se jo më pak se 50 ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i kishin lënë gjymtyrët nëpër bjeshkët e thepisura kundër barbarëve, kriminelëve serbo- çetnikë që zotëronin makinerinë më moderne të luftës kanë bërë vetëvrasje duke lënë letra lamtumirëse të dëshpërimit. Jam gazetar dhe shkrimtar i pavarur që kam shkruar qindra shkrime nëpër gazeta, TV dhe portale të ndryshme, por ka vite që shkruaj vetëm në gazetën më të lexuar në Ballkan, "KOSOVA SOT", kam botuar pesë libra dhe tre të tjerë i kam në dorëshkrim. Kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike.

Të nderuar ambasadorë,

Menjëherë pas luftës vendin e morën në dorë banditët dhe mafiozët që interesat e tyre personale i vunë mbi interesat e kombit, qytetarëve, dhe nuk respektonin as Kushtetutën e vendit. Vendi u bë sallamadi, anarki dhe lulëzonte krimi i organizuar në tërë Kosovën, pa frikë fare se po i trazon kush… Me shumë të drejtë homologu Juaj në Tiranë, ambasadori amerikan, z. Lu, tha hapur dhe troç, tamam si burrat:"... kam dëgjuar se shqiptarët janë burra të BESËS, por politikanët ishit të PABESË (shumë e qëlluar dhe e saktë v.a) dhe e tha ditë më parë edhe këtë mjaft më burgosni gangsterët...". Mjerisht tipa të tillë ka mjaft këtu në Kosovë. Kosova ka burra të fjalës dhe të besës, burra më bujarë që nuk i gjen në tërë botën, por ja që politikanët që ndër dej u buron gjaku i spiunëve dhe tradhtarëve e morën në qafë këtë popull që ka luftuar shekuj me radhë për LIRI E DEMOKRACI...

Të respektuar ambasadorë,

Vendosa të kërkoj ndihmën Tuaj për të shpëtuar vendin nga BANDITËT që tani do t'ju jap ca shembuj të krahasojmë se çka do të ndodhte sikur këta banditë të vepronin në vendet më demokratike të botës, ku respektohen KUSHTETUTA E VENDIT dhe qytetari, sidomos çka do të ndodhte në Amerikë, vendi kampion i Demokracisë dhe në Britani të Madhe? Banda serbiane 'Devolli' është me procedurë penale -Po të ndodhte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Britani të Madhe, kur banda serbiane DEVOLLI fut krunde derrash, qensh, nga stallat e Serbisë në Kosovë, duke u ikur tatimeve, duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe këto krunde i dërgojnë në mullirin e tyre që quhet "SILLOS" i kamuflon dhe i hedh në tregun shqiptar vetëm ku flitet shqip, që nuk i plotësojnë as standardet dhe i plasojnë në sofrat që shqiptarët t´i hanë për bukë? Çka do të ndodhte kur kjo bandë vrastare e bën këtë veprim racist, duke krahasuar njerëzit-shqiptarët me kafshë? Banda serbiane 'Devolli' është me procedurë penale dhe ndjekje dhe asgjë nuk ndodhi me ta? Çka do të ndodhte në vendet demokratike ku mbizotëron ligji po të plasohet në treg mishi i ardhur nga Serbia, nga 'Elektricki Tekniucki Centar' (ETC) nga banditi Ramiz KELMENDI, mishi i mykur dhe me baktere dhe nuk merret asnjë në përgjegjësi, përkundrazi kopili i Titos, hajni i Diasporës dhe krahu i djathtë i rrahmanzinjve, Isa Mustafa, e bën zv.kryeministër ?

Të nderuar shkëlqesia Juaj,

Për këtë që ju thashë, për t´iu ndihmuar drejtojuni edhe dy komisioneve të dy qeverive, zyrtarisht të Tiranës dhe të Prishtinës, raportet e tyre zyrtare. I keni të gjitha faktet dhe do të bindeni. Aty do të bindeni edhe për ish-anëtarin zyrtar të UDB-së famëkeqe serbiane, spiunin BATON FAZLI HAXHIU, këlyshin e Jovica Stanishiqit, kryeudbash serbian që në kohën e luftës bashkë pinin e hanin dhe bënin plane në hotelin e Brezovicës dhe bënë planin se ky këlysh i UDB-së të shpallet i vrare të nesërmen MUP-i SERB E FUT SI NUSE NË MAQEDONI. Fjala është ky të tregojë se përse turr e vrap iku te z. Panajot Panariti, ministër të asaj kohe në Shqipëri që të mos kthehen mbrapsht krundet dhe t´i lënë t´i hanë shqiptarët...

Ja raporti zyrtar i TIRANËS: EDMOND PANARITI, MINISTËR I BUJQËSISË SË SHQIPËRISË

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka nënshkruar udhëzimin e ri, që duhet ta respektojnë të gjithë eksportuesit e miellit nga Kosova apo vendet e tjera të rajonit. "Udhëzimi që unë e kam nxjerrë ka të bëjë pikërisht me një standard të ri të përqindjes së proteinave në miell dhe në grurë, i cili tenton t'u përafrohet standardeve evropiane, por nuk është ende brenda këtyre standardeve. Standardet evropiane janë diku te 14 % dhe ne kemi kërkuar që ky standard të ngrihet nga 7 %, sa është niveli i proteinave në miell, në nivelin 12.5 %", thotë ai. Ndonëse Shqipërinë e Kosovën i konsideron treg i përbashkët, Panariti thotë se thjesht këtë e kanë kërkuar shkaku i sigurisë dhe cilësisë së miellit, pavarësisht nga vendi i origjinës, duke pas parasysh që Shqipërisë tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat dhe përgatitet të hapë negociatat për anëtarësim. I pyetur për kërkesën që të shtohet përqindja e proteinave, ai thotë se mielli me 7% proteina nuk është miell, por krunde. "Një miell që hyn me përqindje proteinash prej 7 % nuk është miell, është krunde dhe unë nuk dëshiroj që konsumatori shqiptar dhe ai kosovar të jetë i diskriminuar dhe të përdorë miell të një cilësie të tillë me një përqindje të tillë proteine. Përpos kësaj, kjo sjell edhe rrezikun tjetër: futja në treg e një mielli të tillë në mënyrë që ai pastaj të ngjizet dhe të bëhet brumë do të kërkojë detyrimisht të përdoren shtesa ushqimore (aditive), që janë kryesisht kimikate, oksidues, në mënyrë që të arrihet përqindja e caktuar e glutenit që ai të kalojë në brumë dhe askush nuk dëshiron që të prodhohet bukë me kimikate", thotë ai. Panariti pranon se duhet të kenë qasje të tillë jo vetëm për miellin, por edhe për produkte të tjera, qumështin dhe mishin.

Mbeturinat e miellit vijnë nga Serbia

TIRANË - Prej disa ditësh Shqipëria ka bllokuar importin e miellit kosovar, për shkak të nivelit të ulët të proteinave. Më gjithë zhurmën patriotike rreth miellit që vjen nga Kosova në Shqipëri, në të vërtetë shifrat e doganave dhe prodhimi vendas në Kosovë, dëshmon se mielli vjen nga Serbia përmes kompanisë "M & Sillos". Sipas raportit të doganave të Kosovës kjo kompani ka importuar mallra nga Serbia në një vlerë doganore 3 milionë e rreth 600 mijë euro. Nëse u referohesh prodhimit vendas në Kosovë, "M &Sillosi" mblodhi maksimalisht 30 mijë tonë grurë nga bujqit vendorë. Nevojat e Kosovës janë 410 mijë tonë grurë. Pra, asaj i është dashur që për Kosovën të marrë 400 mijë tonë grurë nga Serbia. Në korrje-shirjet 2014 u grumbulluan maksimalisht 225 mijë tonë grurë. Atëherë lind pyetja ku e gjen miellin për ta eksportuar në Shqipëri e gjetke "M&Sillosi", kur në Kosovë me shumë se gjysma e nevojave mbeten pa u plotësuar nga prodhimi vendas? Nga vjen gruri në hambarin e "M&Sillosit" - Devollit.

[dok] 

Publikohen fakte konkrete rreth akuzave të ngritura mbi cilësinë e grurit serb.

Ky grurë i importuar konsumohet si nga qytetarët e Kosovës dhe ata shqiptarë. Dy kontrata blerje mes blerësit Artan Devolli dhe shitësit Dragan Raca. Kontrata e parë e datës 21 gusht 2014 bën fjalë për 300 tonë grurë me çmim 154 euro për ton, përkatësisht 15 centë për kilogram, i përcaktuar në kontratë si ushqim për kafshët. Rreth një muaj më pas, në datën 25 shtator, të njëjtët perona lidhin një kontratë tjetër ku shitet një sasi gruri me të njëjtin çmim. Këtë herë në kontratë nuk shkruhet se gruri është i destinuar për ushqimin e kafshëve. Pra, i njëjti grurë me të njëjtin çmim përdoret si për ushqimin e kafshëve ashtu dhe për nevojat tona ditore. Raporti zyrtar i Prishtinës (Komisioni). Konfirmohet skandali i Devollëve për grurin - Të merren masa ndaj aktorëve që shkaktuan këtë krim. Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Adem Salihu, para deputetëve të Kuvendit ka folur për skandalin e grurit. Ai ka treguar për rezultatet e dala nga hulumtimi i komisionit për Bujqësi për importimin e grurit dhe miellit. "Gjatë vitit 2014 është importuar edhe grurë për kafshë dhe kjo sasi grurit është shitur edhe si grurë edhe si miell për njerëz. "Ndërsa, sipas pohimeve të AVUK-ut, gjatë vitit 2014 në Institutin Bujqësor për Analiza në Pejë janë dërguar 79 mostra, ndërsa sipas IPK vetëm 14 mostra kanë ardhur", tha Salihaj. Ai ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk e ka në kontroll cilësinë e ushqimit dhe si pasojë aspak nuk e kontrollon ushqimin. Ai tha se nuk ekziston asnjë mbikëqyrje serioze e AUV-it nga Qeveria e Kosovës. Salihaj tha se Dogana e Kosovës nuk e ka kontrolluar grurin që vije nga importi dhe zyrtarët e saj para raportimit në Komisionin parlamentar kanë dhënë deklarata kontradiktore për grurin e importuar.

SHIKONI SE ÇKA BËJNË KRIMINELËT E NËNTOKËS SERBE (v.a.)

"Deklarimi i tyre se dërgohet për analiza secila maune nuk ka qenë e saktë. Përfaqësuesit e Doganës fillimisht kanë deklaruar se janë deklaruar rreth 500 tonë e në ndërkohë janë importuar mbi 100 mijë tonë grurë për kafshë", tha Salihu. Shpejtim Bulliqi nga LDK-ja tha se si pasojë e papërgjegjshmërisë së AUVit, Doganës së Kosovës dhe Institutit Bujqësor të Kosovës, dëmi mund të kalojë njëmilionëshin. Melihate Tërmkolli, deputete e LDKsë, tha se skandali i grurit është ndër çështjet më serioze që ka ndodhur në Kosovë. "Kemi një rast unikat. Ushqimi për kafshë është përdor si ushqim për njerëz. Edhe raporti edhe rekomandimet janë në diskrepancë me dëmin që është shkaktuar të këtij produkti që ka qenë i paraparë për kafshët. "Ky nuk është vetëm mashtrim, por edhe një lloj krimi, si qytetarë dhe konsumatorë. Masat duhet të jenë konfrom dëmeve. Duhet një raport nga Qeveria. Ata njerëz duhet të dhënë përgjegjësi", tha ajo. Kurse, deputetja e AAK-së, tani është në klubin 'Vetëvendosje', Donika Kadaj-Bujupi, tha se qëllimi ka qenë të monopolizohet gjithçka. Deputeti Shaip Muja tha se përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe ministrin e Bujqësisë. Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, tha se dikush duhet të japë përgjegjësi. Disa nga rekomandimet e Komisionit: Qeveria të ndërmarrë veprime të duhura në ngritjen e stafit të AUV-it. Të krijohet sistem i dabtabazës për regjistrimin e të gjitha kontrollimeve fitosanitare dhe veterinare. Të ndryshohen politikat për grurin e importuar. Qeveria të ketë mbikëqyrje më serioze ndaj Doganës në aspektet e mbikëqyrjes. Të ndërmerren masa kontrolloi ndaj Institutit Bujqësor të Kosovës. ("Kosova Sot") Mielli i bukës që hanë shqiptarët bëhet me grurë rezervë Serbie dhe zhdoganohet si ushqim kafshësh?! (VIDEO)

SHIKONI DHE DËGJONI ME VËMENDJE SE ÇKA BËJNË KRIMINELËT E NËNTOKËS SERBIANE, BANDA E PAMËSHIRSHME 'DEVOLLI' (v.a.)

Është rikthyer në vëmendje tema e cilësisë së miellit që vjen nga Kosova në Shqipëri. Pak kohë më parë ministri Panariti u deklarua publikisht për rastin, kurse deputeti Braçe dhe një gazetar kosovar që mbron interesat e kompanisë që sjell miellin u përfshinë në polemika. Në një intervistë për gazetën kosovare 'Express', Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se kompania 'Devolli', e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë. Sipas Vocit, krimi është i shumëfishtë. Pa dyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët. Ai shton se Devollët e shesin tonin e miellit më lirë sesa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 centë, kurse i njëjti në treg kushton 23-25 centë. "Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore", tregon Misini dhe shpjegon se importin Dogana e Kosovës e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është. Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk u nënshtrohet obligimeve financiare doganore. "Por, problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri". Si do të vepronin në SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE NË BRITANI TË MADHE në qoftë se do ushqeheshin nga banditët popullata JUAJ me krunde derrash në vend të bukës DHE NJËKOHËSISHT TË DËMTOHET BUXHETI I SHTETIT ME MILIONA EURO? Si do vepronin shteti dhe ligjet AMERIKANE OSE BRITANIKE për banditët se si falsifikojnë, si fusin qindra tonë mallra të pakontrolluar dhe pa doganë? Kush e di se ç´kishte aty? Ndoshta drogë? Kush e di! Faktet më lart flasin më shumë se një bjeshkë fjalësh. Nuk u morëm me fjalë sokaku, por me fakte shtetërore dhe të deputetëve të popullit, që ia dhanë votën. Kjo bandë serbiane duhet hetuar edhe për shumë skandale, për amortizatorët, 'Z-Mobile', futjen e qindra tonë kafe pa doganë në Serbi dhe anasjelltas për lidhjet me klubin 'Vetëvendosje', dhunuese të shtetit dhe qytetarëve të saj, pikërisht me bajraktarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ujerat e thella të Malit të Zi, kush e dërgoi atë thellë dhe cila është prapavija e kësaj bande...

Të respektuar ambasadorë,

Ju me siguri keni dëgjuar se si ka vepruar klani famëkeq që quhet "PRONTO", nëpër incizime që veproi kundër vendit tonë dhe popullatës së Kosovës, më zi se nipat e Drazh Mihajlit. Banda famëkeqe "PRONTO", e mbushur me banditë, kriminelë e hajna, e vodhën dhe e shkatërruan shtetin me vjedhje që populli i njeh këta banditë dhe kriminelë që pas luftës nuk kishin as bukë për të ngopur barkun, nuk kishin as brekë për të veshur dhe si ka mundësi të mos merren në pyetje, kur brenda natës u bënë më të kamur se sheikët e Dubait. Kjo garniture banditësh e keni dëgjuar se si kanë punësuar pa kriteri banditët, hajnat, kriminelët, të klanit të tyre, bile dëgjohet se është punë- suar njeriu jo vetëm që nuk kishte garuar në konkurs, por nuk kishte dijeni fare. E dëgjuat fjalorin e tyre rrugaçësh dhe racist kundër popullit dhe kundër minoriteteve të tjera që jetojnë në Kosovë. Këta banditë shkuar banditëve kanë lëshuar rrjetin tamam si të merimangës, në çdo dikaster dhe ishin në syrin vëzhgues të gjithë që merrnin frymë. Këta janë të lidhur edhe me sistemin gjyqësor të kalbur në Kosovë, që na qitën hije të zezë si emër dhe merreni me mend pasi ta dëgjoni në përgjithësi se askush as që u mor në pyetje, përkundrazi zhvilluan aktivitetin e tyre pa problem fare, bile zgërdhiheshin si qentë e tërbuar. Nga klani "Pronto" kishte të punësuar nga shumë anëtarë të familjes dhe bile nga katër-pesë vende të punës një person, ndërkaq kishte familje që nuk kishte të ardhura as një dollar në ditë. Pra, duhet të hetohen këta banditë shkuar banditëve pasi t´i dëgjoni ju, por nga kush të hetohen? Sepse në sistemin e kalbur gjyqësor janë të ulur kopilët e tyre dhe të qenit plak Titos e të kasapit Slobodan Millosheviq, që deri dje kanë dënuar shqiptarë të pafajshëm për interesa serbo-çetnike, duke i burgosur me montime politike, vrarë e humbur pa shenjë e pa nishan, kanë diferencuar vetëm për një fjalë goje. Pra, këtu janë të ulur llumi dhe jashtëqitja e kombit. Ky soj spiunesh e tradhtarësh, shqipfolës, pasi kanë dënuar shqiptarët vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, kanë bërë dyzen ahengu. Hajnat e kësaj bande vodhën shtetin pa mëshirë, vodhën tokat, pasuritë nëntokësore, vodhën në arsim, vodhën në asfalt dhe nuk lanë askund pa vjedhur dhe të gjithë janë në liri pa i trazuar askush, bile ecin dhe krenohen me fodullëk. Këta banditë shkuar banditëve kanë sulmuar organet e shtetit dhe fëmijët e tyre janë në liri, shtrohet një pyetje si mund të thuash se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët? Populli e ka humbur besimin në gjyqësinë e kalbur, sepse është në shërbim të banditëve. Përse kanë dhënë betimin këta sojsëz, për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, të zbatojnë ligjet për të gjithë qytetarët pa dallim, apo të mbrojnë banditët e bandat kriminale të kanaleve mafioze të nëntokës... Kur dëgjon këtë bandë të klanit PRONTO Me PËRKUJTONË SKETERRËN E TRISHTË TË KËSAJ BANDE:

COSA NOSTRA

Dëgjoni mirë Adem Grabovcin dhe banditët tjerë dhe binduni. Shpeshherë të gjithë njerëzit intrigohen nga misteri që rrethon organizatat mafioze dhe historitë e tyre. Bizneset e tyre ilegale dhe kriminaliteti janë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga publiku, por dhe institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik. Shpesh simbioza ndërmjet mafisë dhe realitetit shndërrohet në një vështirësi më tepër në përpjekjet për ta çrrënjosur atë. Kur shqyrtojmë biografinë e bosëve më të mëdhenj në botë, është e rëndësishme të njihet folklori, por gjithmonë duhet të mbajmë në fokus faktet që janë më të rëndësishme. Revista prestigjioze amerikane "TIME" jep disa informacione të përmbledhura mbi disa nga liderët më të mëdhenj të mafisë botërore, gjatë dekadave të fundit. Por dy nga ata cilësohen si më të mëdhenjtë e më mëdhenjve. E kemi fjalën për Toto Rinën dhe Provenzanon.

Riina

Rreth jetës së Salvatore Riinës dhe familjes së tij ende ka mistere. Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë filma, ku më i spikaturi ka qenë seriali "Il capo dei capi". Riina lindi në fshatin Korleone në vitin 1930 dhe veprimtaria e tij si "njeri i nderuar" fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitralozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafisë në vend. Në krah të Lixhos, qëlluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina. Fillimisht Riina ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zëvendësoi Navarren. Gjatë kësaj kohe ai ka bashkëpunuar me Bernardo Provencanon. Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të "korleonezëve", Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga "familjet" më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin l981. Është viti i fillimit të luftës së familjeve mafioze me njëra-tjetrën për pushtet. Nga njëra anë është klani i "korleonezëve" dhe nga ana tjetër bosët Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, që përfaqësonin mafinë palermitane. Në më pak se dhjetë vjet, kronistët përshkruajnë skenat e një çmendurie të vërtetë, të kryer ndërmjet qytetit dhe provincës. Bosi i Cosa Nostrës do të ishte urdhëruesi direkt edhe i vrasjes së njerëzve të institucioneve që do ta pengonin në rrugën e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë. Sidoqoftë ky personazh sot prej vitesh është në burg, ku ruhet 24 orë plus 24 orë dhe ende nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë…Nga ky qëndrim stoik, ai nuk lëvizi edhe pas arrestimit të djalit të tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do të "thyhej".

(Kosova Sot) 
 
 

7 orë e 12 minuta më parë