< Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga Turqia - Opinione - Kosova Sot
Perėndimi nuk duhet tė heqė dorė nga Turqia

Perėndimi nuk duhet tė heqė dorė nga Turqia

Shkruan: Luigi Scazzieri 

PËRKUNDËR NGRIRJES MË TË THELLË TË MARRËDHËNIEVE BILATERALE PËR VITE TË TËRA

Kriza në marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë është simptomë e largimit të Turqisë nga Perëndimi
Shtetet e BE-së kanë mbetur për një kohë të gjatë të përkushtuara që t'ia japin Turqisë anëtarësimin, pjesërisht duke shpresuar se ky proces do të ndihmojë në përshpejtimin e reformës, edhe pse disa prej tyre, sikur Gjermania, kanë qenë të rezervuara rreth mundësisë së asimilimit të një populli kaq të madh

Liderët evropianë janë të vendosur që ta diskutojnë çështjen gjithnjë e më të vështirë të Turqisë, në një samit këtë javë në Bruksel, përkundër ngrirjes më të thellë të marrëdhënieve bilaterale për vite të tëra. Kritikat ndaj presionit të ushtruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas puçit të dështuar të vitit të kaluar, si dhe konfliktet diplomatike me Gjermaninë dhe SHBA-në, e kanë pasur ndikimin e tyre. Muajin e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel apeloi për suspendim të bisedimeve rreth anë- tarësimit të Turqisë në BE. Por, nëse BEja iu jep fund negociatave të anëtarësimit, pa pasur një alternativë tjetër, vetëm sa do ta keqësojë edhe më shumë situatën. Turqia, e cila për herë të parë aplikoi që të anëtarësohej në BE në vitin 1987, për një kohë të gjatë është parë si një partner i rëndësishëm për Evropën në çështjet e sigurisë dhe migracionit. Shtetet e BE-së kanë mbetur për një kohë të gjatë të përkushtuara që t'ia japin Turqisë anëtarësimin, pjesërisht duke shpresuar se ky proces do të ndihmojë në përshpejtimin e reformës edhe pse disa prej tyre, sikur Gjermania, kanë qenë të rezervuara rreth mundësisë së asimilimit të një populli kaq të madh. Përkundër një përkushtimi për ringjalljen e bisedimeve të anëtarësimit, si pjesë të marrëveshjes rreth migrimit, të arritur me Ankaranë në vitin 2016, marrëdhëniet bilaterale janë përkeqësuar, duke arritur nivelin e krizës. Shtypja e ushtruar nga presidenti Erdogan, që përfshiu arrestimin e 40,000 njerëzve, ka ngjallur shqetësime rreth të drejtave të njeriut dhe lirive politike në Turqi. Marrëdhëniet me Berlinin janë përkeqësuar veçanërisht.

BE-ja duhet t'ia bëjë Turqisë një ofertë alternative

Vendimi i Gjermanisë për të ndaluar politikanët e Turqisë që të bëjnë kampanjë në Gjermani, para referendumit të prillit, për t'i dhënë Erdoganit më shumë pushtet, bënë që lideri turk ta akuzonte Gjermaninë për praktika 'naziste'. Arrestimi i disa shtetasve gjermanë nga ana e Turqisë, përgjatë verës, ishte pika e ujit që derdhi gotën. Si reagim, Berlini ua tërhoqi vërejtjen gjermanëve që udhëtojnë në Turqi, se rrezikojnë që të arrestohen në mënyrë arbitrare. Dhe, Merkel tani ka deklaruar se dëshiron që t'i ndërpres bisedimet e Turqisë për anë- tarësim, si dhe të ngrijë asistencën financiare, para anëtarësimit, si dhe bisedimet rreth thellimit të bashkëpunimit tregtar. Edhe Parlamenti Evropian po ashtu ka miratuar një rezolutë joobliguese për të përfunduar bisedimet rreth anëtarësimit të Turqisë në BE. mKriza në marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë është simptomë e largimit të Turqisë nga Perëndimi, jo vetëm sa iu përket vlerave, por edhe politikës së jashtme. Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë u përkeqësuan pas vendimit të Barack Obama-s që të mbështeste kurdët sirianë kundër ISIS-it, në vitin 2014. Kurdët sirianë janë të lidhur me Partinë punëtore të Kurdistanit në Turqi (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë guerile kundër shtetit turk që nga vitet 1980. Qeveria e Turqisë ka akuzuar SHBA-në se qëndron prapa puçit të dështuar dhe ka kritikuar refuzimin e saj që ta ekstradonte Fethullah Gulenin, klerikun mysliman në ekzil në SHBA, i cili dikur ishte aleat i afërt i Erdoganit, e tani është bërë kritiku më i madh i tij. Në korrik, TV shtetëror turk zbuloi lokacionin e pozicioneve sekrete amerikane në Siri dhe, në fillim të këtij muaji, autoritetet turke arrestuan disa të punësuar në konsullatën amerikane në Turqi. Ky veprim bëri që SHBA-ja të pushonte së lëshuari viza për shtetasit turq, derisa Turqia reagoi me të njëjtin veprim për shtetasit amerikanë. Fjalët e ngrohta të presidentit Donald Trump ndaj Erdoganit nuk kanë ndihmuar, dhe nuk ka gjasa që këto raporte të zbuten derisa Uashingtoni vazhdon që t'i mbështesë kurdët në Siri. Për shkak të antipatisë ndaj Perëndimit, Turqia është kthyer kah Moska. Në shtator, ajo nënshkroi një marrëveshje për blerjen e sistemit kundërajror S-400 nga Rusia, në vend që ta kërkonte një alternativë e cila mund të gjendej në kuadër të aleatëve të NATO-s. Në një situatë të tillë, është lehtë që të shihet pse BE-ja mund të tundohet që të suspendojë bisedimet e negocimit me Turqinë. Por, një gjë e tillë do të ishte kundërproduktive. Bisedimet, të cilat filluan në vitin 2005, edhe ashtu de facto janë të ngrira. Formalisht, pranimi i kësaj, pa ekzistimin e një alternative, do ta largonte Turqinë edhe më shumë nga Perëndimi. Mbajtja e negociatave gjallë, e ruan shpresën se qeverisja e Turqisë mundet një ditë që të kthehet në rrugën evropiane. Në vend të kësaj, BEja duhet t'ia bëjë Turqisë një ofertë alternative, ambicioze, për bashkëpunim, duke përfshirë edhe një qasje më të madhe ndaj tregut evropian, si në aspektin e mallrave dhe shërbimeve, po ashtu edhe të lëvizshmërisë së rritur të punë- torëve. 

BE-ja ka mundësi më të madhe të ndikimit te Turqia, sesa anasjelltas

Ky propozim duhet të jetë tejet i kushtëzuar, si një marrëveshje origjinale për unionin doganor që ekzistonte në mes të viteve 1990. Një propozim i tillë nuk do të kishte shumë gjasa, nëse procesi i anëtarësimit të hiqej nga tavolina menjëherë, prandaj një kohë këto dy procese duhet të vazhdojnë në mënyrë paralele. Nëse në ndonjë etapë negociatat rreth partneritetit të ri arrijnë një përparim të madh, atëherë procesi i anë- tarësimit do të mund të përfundohej. Nëse BE-ja do të zhvillonte disa nivele të anëtarësisë, sikur që presin disa, Turqia një ditë do të mund ta gjente veten në rrethin e jashtëm, gjë që do ta mundë- sonte një bashkëpunim të vlefshëm rreth migracionit, kundërterrorizmit dhe tregtisë. BE-ja ka mundësi më të madhe të ndikimit te Turqia, sesa anasjelltas. Marrëdhëniet e mira diplomatike dhe ekonomike me BE-në janë në interes të Turqisë dhe, popullariteti vendor i Erdoganit varet nga suksesi ekonomik i Turqisë. Një përkeqësim i mëtejmë i sundimit të ligjit dhe jostabilitetit politik, rrezikon që t'i largojë investuesit ndërkombëtarë. Erdogan deklaroi këtë muaj se Turqia më nuk ka nevojë që të anëtarësohet në BE, por shtoi se ajo nuk do t'i ndërpres njëanshëm bisedimet rreth anëtarësimit. Në fund, një agjendë konstruktive midis BE-së dhe Turqisë, mund të zhvillohet vetëm nëse Turqia e ndryshon kursin aktual. Suspendimi i bisedimeve të anëtarësimit nuk do të ndihmojë në zbutjen e kësaj situate. Në vend të kësaj, BE-ja do të bënte mirë sikur të provonte të zhvillonte rrugë të reja për të punuar bashkërisht. 

(Luigi Scazzieri është kërkues shkencor në Qendrën për reforma evropiane) 

(Kosova Sot) 

21 orë e 56 minuta më parë