Shpend Ahmeti (kumbara i bandës serbiane 'Devolli') dhe banditët e bandave politike

Shpend Ahmeti (kumbara i bandës serbiane 'Devolli') dhe banditët e bandave politike
  • 27 October 2017 - 08:12

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Në qoftë se nuk do të shkruanim në gazetën më të lexuar në Ballkan në gjuhen shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", do t´i mbesnim borxh popullit që të mos e bëjmë këtë krahasim se kush vërtet punon hakikat për shtet dhe atdhe dhe kush gërrithet për pushtet dhe kush vrapon pas hajnisë si zagaret pas kockave. Ish-ushtari i Ushtrisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të mbajtur karakterin e pastër të luftës dhe karakterin e tij personal, me kohë ia kishte lënë shëndenë bandave politike, që mjerisht, puthadorët, sahanlëpirësit që vrapojnë për një kockë asht i quajnë parti. Rufkiun nuk e njoh, nuk e kam as farë e as fis, vetëm që flasim një gjuhë dhe jetojmë në një tokë arbërore në dy cepe të skajshme, që na kishte lënë Zoti i Madh hise. Pra, kurrë asnjë kafe nuk e kam pirë me këtë burrë.

Miliona u shpërndanë për të gjitha bandat politike, banditët dhe kryebanditët

Përpos që kam lexuar dhe dëgjuar se Rufkiu ishte ushtar i mrekullueshëm i ushtrisë sonë të lavdishme, ishte burrë i mirë dhe me karakter. Pas luftës, i pshurri bandat politike dhe u bë i pavarur. Në muajin gusht të vitit 2017 u ktheva nga Kosova në Gjermani që isha për pushime dhe më ra hise të udhëtoj bashkë me një patriot timin, që quhej Nezir Laçi, të atyre viseve, nga ishte edhe Rufki Suma. Kur u prezantuam, ky burrë i kishte lexuar shkrimet e mia në gazetën "KOSOVA SOT" dhe i mbante mend të gjitha. Gjatë rrugës, ky djalë i mrekullueshëm më bëri aq shumë hyzmet që me futi në borxh. Më vonë erdhi muhabeti, e nisa unë për këtë Rufkiun se a njeh dhe a janë të vërteta këto dhe fillova t´ia shpjegoj atë që kisha dëgjuar dhe e luta që e njeh personalisht të bëjmë një intervistë për gazetën tonë dhe tuajën, "KOSOVA SOT"... T´i kthehemi temës për çka edhe e nisa për të shkruar. Miliona euro nga buxheti i varfër i Kosovës u ndanë për zgjedhjet e 22 tetorit. Këta miliona u shpërndanë për të gjitha bandat politike, banditët dhe kryebanditët. Po, jo vetëm këta milionë që dihen publikisht, por shumë miliona që nuk i dihet origjina e tyre se nga i marrin këto banda politike si klani 'Pronto' që quhet PDK, pastaj ishjugosllavët, titistët të dalë nga bishtat e UDB-së, që quhet LDK, proRUSËT e Behgjetit dhe Mimozës dhe nipit të Serbisë, Ilirit, haraçexhinjve që quhet AAK e për NISMËN mos të flasim se biem në nivel shumë të ulët, që nuk ka anëtarë që nuk mund ta mbushin autobusin "ZHURI RAISEN" dhe ndoshta e dëgjuat ditë më parë Fatmiri i Banjës së Malishevës, pa fije turpi, pa pikë marre doli para kamerave televizive dhe tha:"...Nisma është në rritje". Eh, more burra po nuk i erdhi marre kur kjo bandë kishte vend që nuk kishte fituar as 2% dhe është në rritje. Turpi nuk paska brirë. Nejse, ku dinë këto banda se çka është turpi, këtyre u intereson vetëm hajnia dhe asgjë tjetër

Shitën toka në zemër të Prishtinës për llogari të bandës 'Devolli'

Rufki Sumës nuk iu ndanë miliona, nuk mbajti asnjë tubim, nuk shkoi derë me derë si lypës për të lëpirë këmbët dhe për të kërkuar votën, nuk mashtroi, nuk premtoi, nuk rrejti, nuk i keqpërdori automjetet zyrtare, nuk keqpërdori fëmijët dhe kalamajtë nëpër tubime, si i ndodhi Shpend Jahtit që e dënuan, nuk e keqpërdori detyrën zyrtare. Shkonte në punë në këmbë. Nuk ishte me procedurë penale për hajni, për dallavere... Populli e shihte punën dhe karakterin e tij dhe e zgjodhi për të tretën herë me radhë kryetar i Hanit të Elezit, sepse populli e dinte se të gjithë ato banda me banditë e kryebanditë japin premtime në fushatë dhe asgjë nuk e realizojnë pos që mashtrojnë dhe rrejnë popullin. Pra, Refki Suma u zgjodh kryetar nga qytetarët pa asnjë ditë fushatë zgjedhore. Kurse banditët, kryebanditët e bandave politike, kanë lehur pa pushuar, kanë mashtruar popullin, kanë blerë votat, janë me procedurë penale për hajni, janë me skandale dhe afera kurruptive. Kanë vjedhur popullin, shtetin, kanë vjedhur toka dhe kanë shitur toka në zemër të Prishtinës, si Shpend Ahmeti që ia dha bandës serbiane 'Devolli', ka shitur leje ndërtimi, ka keqpërdor fëmijët dhe e dënuan, ka shitur leje ndërtimi, ka ikur natën e trishtë e pa hënë tinëzisht, prapa kurrizit të popullit që të mos shihet me truproje me burra mbi 2 metër të gjatë dhe e dërguan te mafio-oligarkët në detin e thellë të Malit të Zi dhe kush e di sa milje larg, kush e përcolli akoma nuk dihet, çka e priti atje thasë me para apo vetëm i madhi Zot e di dhe që nga ajo ditë kur u kap me pelë për dore tashmë nuk njihet si Shpend Ahmeti, por Shpend Jahti, se atje bëri sallamadi me def e me violinë, tamam si sheikët e Dubait...

Banditët vrapojnë për pushtet e hajni

Edhe banditët dhe kryebanditët e bandave politike shfrytëzuan miliona të buxhetit të shtetit, vetura zyrtare, lehnin si langonj dhe zagarët për të mashtruar popullin, për të blerë votat nga kjo kope banditësh. Shikoni pasuritë e këtyre kryebanditëve dhe banditëve tjerë të këtyre bandave politike, shikoni shtëpitë si në Kuvajt që deri dje këta vagabondë shkuar vagabondëve nuk kishin as bukë për të ngopur barkun, por nuk kishin as brekë e as çorapë, ecnin më opinga të lëkurës së dhive nga ato skërka ku i kanë kullotur dhe si u bënë milionere këta hajna? Shikoni sa vetura kanë më të mira se të Barak Obamës e Bill Klintonit, të gjitha me hajni. Pra, mos u besoni këtyre hajnave dhe banditëve që siguruan pasuri për njëzet breza se mos të flasim për rrospitë e tyre... Këta banditë shkuar banditëve vrapojnë për pushtet dhe hajni, kurse Rufki Suma për shtet e për atdhe. Kosovës dhe qyteteve tjera u duhet kryetar si Rufki Suma, që mysafirëve u jep vetëm një byrek dhe një dhallë (ajron) dhe jo si këta vagabondë që harxhojnë për dreka e për darka nga 3000 deri në 5000 euro. Rufki Suma në punë po shkon në këmbë, nëpër shi e nëpër borë, kurse banditi, kumbara i bandës serbiane 'Devolli', Shpend Ahmeti, bën sallamadi nëpër jahte milionëshe, po ashtu edhe banditët dhe kryebanditët e bandave politike janë të një surrati që po e vjedhin djersën e popullit e mos e gëzofshin... Populli le ta gjykojë vetë dhe mos i besoni këtij soji të langonjve që luftojnë për pushtet dhe jo për atdhe. Mos u besoni edhe atyre kopilëve të tyre që vrapojnë dhe lehin për të cilin paguhen për të fituar një kockë asht. Kopilë ka mjaft, që nuk e dallojnë çka do të thotë të jesh partiash e çka do të thotë të jesh atdhetar. Larg sojit të Shpend Jahtit, kumbarës së bandës famëkeqe serbiane 'Devolli' dhe kryebanditëve e banditëve të bandave politike, mafio-oligarkëve, dilenxhinjve e matrapazëve... Merrni yrnek te Rufki Suma... Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI.

 

(Kosova Sot)