ALBIN KURTI DHE SHPEND AHMETI E HUMBËN PRISHTINËN DHE KREJT KOSOVËN

ALBIN KURTI DHE SHPEND AHMETI E HUMBËN PRISHTINËN DHE KREJT KOSOVËN
  • 30 October 2017 - 08:32

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Dështuan në zgjedhje lokale

Partia VV është një kështjellë e ngritur nga rëra, nga e cila çdo ditë e më shumë të rinjtë po ikin, e pas një kohe relativisht të shkurtër, kjo parti rrezikon të zhduket ose të mbetet në Lëvizjen që dikur Albini e kishte themeluar bashkë me Rikallon. Imagjinoni çfarë humbje katastrofale pësoi VV-ja vetëm brenda katër muajve, ku mbi 100 mijë të rinj nuk e votuan, sepse ata tanimë nuk janë adoleshentë, por të moshës madhore

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit partia VV kishte arritur të bëhej partia më e madhe në vend, të cilët menjëherë i kaploi një eufori që menduan se do t'i kapnin majat e pushtetit e të instalonin sistemin e tyre të dhunshëm totalitar e pastaj të ngrehnin zhagaz gazetarët, analistët, politikanët, intelektualët dhe çdonjërin që nuk pajtohej më politikën e tyre agresive. 

VV-ja me polici të brendshme sekrete kundër anëtarëve të vet 

Albin Kurti, i dehur për pushtet dhe i armatosur me literaturë fashisoide dhe mbi personalitetet revolucionare tanimë të tejkaluara, brendapërbrenda strukturave të VVsë ka instaluar sistem rigoroz ku secili anëtar dhe përgjegjës i sektorëve të veçanta duhet dhënë llogari për kohën ku e kanë kaluar dhe me kënd, për suksesin ose mossuksesin, për aktivitetin që anëtari është ngarkuar, për arsyetimin pse nuk ka marrë pjesë në përleshje me policinë tonë… Në anën tjetër, ka paraparë aktivitete për joshjen e rinisë sonë duke organizuar piknike në natyrë dhe aktivitete të ndryshme në mënyrë që të rinjtë të dëfrehen dhe të aderojnë masovikisht pa e ditur që më vonë ata do t'i nështrohen rregullave strikte dhe vështirë që pastaj të largohen, sepse ndaj tyre do të shfrytëzojnë dosjet e ngritur të përgatitura gjatë aderimit të tyre e pastaj merren masa ndëshkuese duke i kushtëzuar më gabimet e veta që i kanë bërë. Adoleshentët janë shtresa më e përshtatshme dhe më e lehtë për t'i manipuluar, sepse në këtë moshë të gjithë janë në kundërshtim me rregullat e familjes, në kundërshtim permanent me prindërit dhe kur ata hasin në një përkrahje morale nga një grup e veçanërisht nga një parti politike, ata veten e identifikojnë me liderin e partisë dhe më asnjëri prej tyre nuk e ndjen veten e vetmuar, por kudo që valon flamuri i partisë së tyre ata e ndjejnë veten të lumtur. Një eksperiment të tillë e ka bërë Hitleri, i cili ka arritur t'i përvetësojë mbi 5 milionë të rinj, të cilët rebeloheshin kundër rregullave të prindërve të tyre. Një gjë të ngjashme është duke e praktikuar edhe Putini duke e edukuar rininë ruse më doktrinën putiniane për një Rusi hegjemoniste. Kjo praktikë është kopjuar nga Albin Kurti, dhe ka funksionuar deri para disa muajve, mirëpo duke pasur për bazë që Kosova është një shtet i vogël (lagje e një metropoli evropian), dhe Kosova nuk është çliruar nga forcat tona, por nga Aleanca VerioAtlantike, edhe kushtet për të vepruar siç e ka imagjinuar Albin Kurti janë jetëshkurtër. Madje, vetë strategjia afatgjate e VV-së është politikë antishqiptare, kur merren dhe analizohen ngjarjet dhe problemet që i ka provokuar Albin Kurti me militantët e tij, si psh hedhja me vezë ambasadorit amerikan në Prishtinë, gazi lotsjellës në Parlament, rrahje të ndryshme të gazetarëve dhe deklaratat e Dardan Molliqajt se do i ngrehin zhag gazetarët, gjuajtja e Parlamentit me predha që nuk e ka bërë as Milosheviqi, marrëveshje bashkëpunimi me partitë shqiptare në Maqedoni të financuara drejtpërdrejti nga Irani … e shumë akte brutale tregojnë se kjo strategji është antishqiptare. Kjo strategji është për destabilizimin e Kosovës dhe kthimin e saj në Serbi. Të gjitha këto aktivitete antishqiptare janë të planifikuara në Beograd, të financuara ilegalisht nga Rusa dhe shtetet arabe, e të orkestruara nga policia e brendshme sekrete e partisë VV. Kjo polici e brendshme e VV-së, përveçqë i fton në biseda informative, si dikur UDB-ja, duke e praktikuar përvojën e prindërve të tyre që ishin shërbëtorë të Serbisë e që VV-ja është e stërmbushur me të tillë. Gjatë bisedave informative u bëjnë presion psikologjik ndaj anëtarëve të rinj e disa i privilegjojnë me poste dhe tenderë të ndryshëm. Janë dhjetëra e dhjetëra individë me profesione të ndryshme, si: avokatë, gazetarë, shkrimtarë, e qytetarë të thjeshtë të cilët më janë drejtuar duke më treguar se si fëmijët e tyre janë magjepsur pas VV-së dhe vazhdimisht rebelohen ndaj prindërve të tyre duke iu drejtuar : " Ti nuk di asgjë ! Ti je gjeneratë e së kaluarës! " , pikërisht ashtu siç shprehej dikur rinia hitleriane. Gjatë këtyre katër muajve të kaluar vetë ata që u rebeluan kundër prindërve e kanë parë gabimin e tyre, se kanë mbetur pa i përfunduar studimet, kanë mbetur pa të dashurat e të dashurin e tyre, kanë mbetur të ngujuar hermetikisht në një sekt të quajtur VV, andaj në zgjedhjet lokale ata e thanë fjalën e tyre, duke votuar fshehtas, pa guxuar t'i tregojnë celulave që u përkasin. Me kalimin e kohës të rinjtë tanë ende të manipuluar nga sekti VV-së do të revoltohen kundër liderëve të vet, siç u revoltuan kundër familjeve të tyre. VV-ja ka harruar se adoleshentët mundën t'i manipulojnë, por pas tre vjetëve ata do të kalojnë nga faza e adoleshencës në madhorë, e pastaj logjika e tyre është logjikë objektive mbi ngjarjet dhe jetën reale. Andaj, partia VV është një kështjellë e ngritur nga rëra, nga e cila çdo ditë e më shumë të rinjtë po ikin e pas një kohe relativisht të shkurtër, kjo parti rrezikon të zhduket ose të mbetet në Lëvizjen që dikur Albini e kishte themeluar bashkë me Rikallon. Imagjinoni çfarë humbje katastrofale pësoi VVja vetëm brenda katër muajve, ku mbi 100 mijë të rinj nuk e votuan, sepse ata tanimë nuk janë adoleshentë, por madhorë. 

Abuzimet në foltore të Kuvendit e vetëshkatërruan VV-në 

Deputetët e VV-së, duke menduar se me fjalimet e tyre do ta manipulojnë popullin tonë, ato deklarata agresive janë kthyer bumerang vetë partisë se tyre, sepse populli nuk është aq naiv, siç na kanë konsideruar liderët e VVsë. Si kanë menduar VV-ja, e veçanërisht Shpend Ahmeti, se ne do t'u besojmë deklaratave stereotipe kur na tregon se e ka pajisur Prishtinën me autobusë të rinj, që në fakt pjesa më e madhe e tyre janë të dorës se dytë, por të ngjyrosur. Si ka menduar VV-ja t'i manipulojë qytetarët e Prishtinës, kur blerja e autobusëve ka kaluar nëpër duart e miqve të Albinit të së njëjtës shoqatë të themeluar me Rikallon, Shpend Ahmetin dhe të tjerët ?! E keqja më e madhe dhe më e pafalshme është kur foltoren e Kuvendit të Kosovës Fisnik Ismaili (fatkeqësisht deputet i Kosovës), minuta të tërë na tregon se babai i tij nuk paska qenë spiun i UDB-së. Qëllimi i Fisnik Ismailit nuk ishte t'i drejtohet deputetëve, por popullit të Kosovës, duke e ditur se seancat e Kuvendit përcillen direkt në RTK. A ka menduar Fisnik Ismaili se me sqarimet e tij do ta pastrojë biografinë e babait të tij, nëse ai ka qenë spiun i UDB-së ? Sipas natyrës së inteligjencës se tij, mendoj se Fisniku ka menduar se u pastrua biografia e prindit të tij, të cilin kohë më parë një deputet i Kosovës e akuzoi si bashkëpunëtori më i afërt i Milosheviqit. Asnjë fëmijë nuk e akuzon babanë për spiunim dhe anasjelltas. Nëse babai ka punuar për UDB-në do të vazhdojë të njëjtën rrugë edhe fëmija. Thashethemet se dikush ka punuar për UDB-në hiqen, mirëpo faktet, provat, dokumentet, fotografitë, ngjarjet e përjetuara nga dëshmitarët janë prova të pakontestueshme për një bashkëpunëtor me sistemin e armikut. Pra, fjalimi i Fisnikut në mbrojtje të babait të tij veç sa e ka shtuar dyshimin në opinionin tonë se ai paska punuar për UDB-në. Foltoren e Kuvendit VV-ja e shfrytëzoi duke folur kundër Hashimit, Kadriut, Behgjet Pacollit, Fatmir Limës, Isa Mustafës…. Për secilin nga këto personalitete i quajtën hajna, reketashë, vrasës, kriminelë, grupi "Pronto", e në fakt të gjitha bizneset i bëjnë bashkërisht. Flasin kundër SHIK-ut, e liderët e VV-së ishin shefa të SHIK-ut, ndërsa shumica e zyrtarëve të lartë të VV-së janë bij e bija të spiunëve. Habitem se si kurrë Albin Kurti nuk kërkoi lustrimin e atyre që kanë punuar me UDB-ne, dhe pse udbashat nuk e pengojnë Albinin dhe tërë VV-në , ndërsa vjellin helm e vrer kundër SHIK-ut. 

Si do të arsyetohet VV-ja para elektoratit të tyre, kur kërkojnë koalicion me hajna?!

Është një absurditet që po ndodh brenda partisë VV! Një absurditet që elektorati i tyre po i shtrojnë pyetje vetvetes dhe nuk janë në gjendje të gjejnë përgjigje. Kush mund të gjejë përgjigje kur VV-ja e quan reketash AAK-në dhe Ramush Haradinajn, e në anën tjetër i kërkojnë koalicion për Prishtinën?! Si të gjejnë përgjigje kur VV e quan AKR-në dhe Behgjet Pacollin njeri të Rusisë, mirëpo në anën tjetër i kërkon koalicion për të pushtuar Prishtinën?! Si mund të gjejnë përgjigje kur VVja e akuzon PDK-në dhe të gjithë liderët si hajna e kriminelë, e në anën tjetër kërkon koalicion për të nënshtruar Prishtinën edhe katër vjet ?! Si mundën të gjejnë përgjigje kur Shpend Ahmeti u jep lejendërtimi Devollëve dhe dhjetëra hektarë tokë në këmbim të vlerave enigmatike për elektoratin e VV dhe për popullin tonë?! Është vështirë të gjejmë përgjigje kur VV-ja të gjithë i akuzon për hajna e vet janë zhytur në hajni deri në fyt, dhe kërkon koalicion pikërisht nga ata që i quajnë hajna. A e kanë logjikuar VV-ja se elektorati i tyre do t'i bëjë këto pyetje ? Apo ndoshta VV-ja ende mendon se elektorati i tyre është primitiv dhe nuk logjikon. Ka kaluar koha e sloganeve dhe deklaratave të rrejshme duke e përdorur patriotizmin për t'i manipuluar masat. Pikërisht këto rrena të VV-së elektorati i tyre i ka kuptuar dhe ka ndodhur që të dalin mbi 100 mijë nga VV-ja. Si mendon VV dhe Shpend Ahmeti, kur deklarojnë kundër këtyre hajnave e kriminelëve, siç i quajnë vetë, e të qeverisin Prishtinën apo komunat e tjera me të njëjtët ?!Çfarë ndryshimi do të ketë Prishtina, nëse Shpoend Ahmeti do të qeverisë më cilëndo parti që deri dje i ka akuzuar ?! Pra, sipas kësaj logjike tanimë të kalbur të VV-së, ndryshime në të mirë të popullsisë nuk do të ketë në asnjë komune ku do qeverisin ata, por do të ketë ndryshime vetëm për zyrtarët e VVsë, e të cilët janë treguar militantë të aftë për akte agresive. Që nga deklarata e pavarësisë së Katalonjës, Kosova ka kaluar në një fazë krejt tjetër, dhe nëse VV-ja do të vazhdojë me politikën e tyre agresive, politikën e tyre përbuzësese ndaj euroamerikanëve, politikën e tyre të krijimit të policisë sekrete… Kosova do të rrezikojë shumë. Destabilizimi i Kosovës nga forcat e brendshme shqiptare si VV-ja dhe sektet islamiste, me akte të dhunshme siç ishin vitet e kaluara me gazin lotsjellës dhe akte të tjera, ne e konfirmojmë se Kosova nuk e ka merituar pavarësinë. Ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës me përmasa piramidale, është dëshira e Serbisë e transmetuar përmes spiunëve shqiptarë, është akti final i një gabimi të pafalshëm i partive politike. Të kërkosh zhdukjen e popullit të Izraelit dhe rrafshimin e këtij shteti përtokë, siç e thanë zyrtarët e VV-së, është akt tradhtie ndaj shtetit të Kosovës. Me një strategji të tillë antishqiptare është duke bërë fushatë VV-ja për t'i manipuluar skajshmërisht individët dhe për ta rrënuar pavarësinë e brishtë të shtetit tonë. 

(Kosova Sot)