Bandat e ulura në drejtësinë e instaluar në Kosovë

Bandat e ulura në drejtësinë e instaluar në Kosovë
  • 31 October 2017 - 09:22

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

A po të kujtohet kjo Reshat Millaku? Kur ishe prokuror dhe bashkëpunëtor i devotshëm i UDB-së serbiane, më datën 14 qershor të vitit 1993, me Aktakuzën PP.nr.6/1983 keni akuzuar për bashkim për veprimtarinë armiqësore nga neni 136 al.1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ-së. Po ju përkujtojmë se këtë e keni bërë me probatimin tuaj që quhej Milivoj Slavkoviq, me spiunin Mehmet Lumi dhe me shumë zagarë dhe langonj të tjerë, udbashë dhe me ata të shërbimit kundërinformativ ushtarak serbosllav

Ju kemi premtuar ditë me parë se mos u largoni këtyre ditëve nga gazeta më e lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", se kësmet në të ardhmen do të lexoni: Jemi në gjurmën e një prokurori në Gjykatën Speciale, se ky është tradhtar, jo vetëm që ka ngritur padi penale kundër shqiptarëve për interesa serbiane, por, duke dënuar "nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin shqiptar dhe sipas këtij, duke cenuar vëllazërim-bashkimin e kombeve e kombësive të Jugosllavisë" dhe ne jo vetëm që do të mbajmë fjalën, por do të fillojmë që nga majat më të larta, që nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale e shumë tradhtarë e zagarë që i kanë shërbyer pushtuesit duke i dënuar shqiptarët edhe me burg shumë të rëndë, dhe jo vetëm kaq, por do të zbulojmë një nga një të zezat e këtyre langonjve që kanë dënuar kombin shqiptar e duke ngritur deri në qiell bandat shoviniste serbo-çetnike. Pra, do t'i zbardhim një nga një, dhe këta langonj le të ngrenë padi penale kundër meje, në Beograd, se këta i konsideroj të zgjebosur edhe në qoftë se më burgosin nesër. Shpeshherë kam shkruar për bandat politike, banditët dhe kryebanditët që nga majat e larta të shtetit dhe qëllimisht e kam për klanin famëkeq që quhet 'PRONTO', kupto PDK-ja, që e shkatërruan Kosovën më zi se nipat e çetnikut Drazh Mihajlit, dhe kjo bandë hajdutësh e kriminelësh u bënë të pasur me vjedhje më të kamur se sheikët e Dubait, që deri dje nuk kishin pasur bukë në sofër dhe as brekë për të veshur, siguruan pasuri për dhjetë-njëzet breza...

Spiunët e rrezikshëm

Po ashtu, kam shkruar dhe qëllimisht për LDK-në, do të shkruaj dhe nuk do ndalem të shkruaj se këta janë titistë, ish- jugosllavë, të dalë nga bishtat e UDB-së famëkeqe serbiane, që ndër dej u buron vrullshëm gjaku i zhupanëve (Zhupa-Serbi) dhe vojvodëve dhe se shumë nga themeluesit e saj iu kishin shitur fal UDB-së dhe jo se kjo bande politike ishte regjistruar në Beograd dhe mbante nënshkrimin e Vlado Kambovskit, por shumë të zeza i kanë sjellë jo vetëm Kosovës, por kombit në përgjithësi, duke i shërbyer murtajës dhe kolerës së zezë titistorankoviqiste, dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve, duke i burgosur, duke i vrarë e pastaj i kanë humbur pa shenjë e pa dok, duke i rënë kambanave të mortit kundër kombit shqiptar. Kjo murtajë e zezë kishte shpërndarë jo më pak se 2200 spiunë në tërë Ballkanin, ndërkaq, 720 spiunët më të rrezikshëm, mjerisht shqipfolës, i shpërndau si vajin në lakra në çdo cep të Kosovës, edhe në fshatrat ku ishin etnikisht të pastër... Ish-jugosllavët e dalë nga bishtat e bandës vrastare të UDB-së serbiane, që quhet LDK, për interesa të tyre personale u bënë bashkë me PDK-në, që formuan klanin famëzi që quhet "PRONTO", shkatërruan deri në palcë Kosovën, aq më keq që ia kaluan edhe nipave të çetnikut, Dragutin Mihajloviqit, që shqiptarët e njohin si çetnik Drazha, që kishin lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe ia kishin zënë frymën që të mos marrin frymë lirisht. Klani "Pronto" për shkatërrimin e Kosovës kishte marrë model dhe yrnek klanin e Zemunpoljes, kolumbian dhe atë sicilian. Këto dy banda të mbushura me banditë e kryebanditë u futën në një valle të hajnisë dhe tradhtisë bashkë për shkatërrimin e vendit, për luftën për pushtet e kolltuk. Kjo kope tradhtarësh vazhdoi rrugën e fëlliqur të spiunimit dhe kundër kombit shqiptar, duke formuar Komisione për krimet e UÇK-së dhe duke informuar Beogradin dhe kancelaritë botërore. Kur them duke informuar Beogradin, kjo do të zbardhet dhe do të bindeni...

Pse e shkrova këtë?

Ndoshta ka ndonjë naiv dhe kokëshkretë dhe do të pyet ç´ju desh tani kjo? Ç´është e vërteta, ata këtë marifet e dinë më mirë se unë, se është kështu pa më te voglin dyshim, por është tjetër gjë që nuk i pëlqen dhe se kanë ngrënë çorbën që është gatuar në kuzhinat e Beligradit. Pra, këto dy banda hajdutësh e kanë ulur gjykatën e instaluar në Kosovë, me argatë të deridjeshëm të kasapit Slobodan Milosheviqit dhe argatët dhe gjakun e Rrahman Morinës, kryetradhtarit të kombit, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e rrahmanzinjve, që në kohën e tij u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, e ky bashkë me Bubën, gruaja e tij, avokate nga Nishi, bënte sallamadi e dyzen ahengu. Këtu nuk po flasim për burgosje, diferencime, rrahje si kafshë të mijëra shqiptarëve... Këto dy banda të mbushura plot e përplot me banditë dhe udbashë, për interesa të tyre personale i kanë ulur në Prishtinë me këtë sistem të kalbur e të shitur antikombëtar, që as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtojë kurrizin, ku sa e sa shqiptarë kanë dënuar vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë në trojet e tyre stërgjyshore. Këta langonj kanë dënuar shumë shqiptarë vetëm e vetëm që kërkonin lirinë, si gjithë qytetarët e botës, lirinë nga zgjedha vrastare e pushkagjinjve dhe kasapëve serbo-çetnik që bënë kasaphanë, hata e batërdi në Kosovë. Këta të shitur e tradhtarë dirigjohen dhe janë të bërë ZAP nga banditët e kryebanditë, që nga majat e shtetit e poshtë. Këta puthadorë dhe sahanlëpirës zbatojnë urdhrat e krimit të organizuar:banda kriminale e ka lëshuar rrjetin tamam si të merimangës në këtë dikaster tradhtarësh, që është e dalë nga kopeja e staneve titistorankoviqiste dhe kasapit Slobodan Milosheviqit, që kanë ngritur dolli dhe kanë bërë salltanete nëpër hotele të Serbosllavisë për dënimin e shqiptarëve. 

Reshat Millaku kërkonte dënimin me vdekje kundër shqiptarëve për interesa serbo-çetnike

I tillë dhe në këtë kope tradhtarësh del edhe Reshat Milaku, që shumë shqiptarë ka dënuar për interesa serbo-çetnike, duke mbrojtur besnikërisht kushtetutën serbosllave, duke mbrojtur si drita e syve vëllazërim- bashkimin me serbët që kanë vrarë, prerë, dhunuar, kanë therur shqiptarët me hanxhar e sakicë. Këtë puthadorë të Slobodan Milosheviqit, Reshat Millaku, Kosova e ka dhuratë nga ishtitisti që quhet Fatmir Sejdiu, thonë se ky paska qenë edhe kryetar i Kosovës. Ndoshta, po jo i imi dhe familjes sime:kurrën e kurrës! Dhe tani, merreni me mend, një ish i shitur, një hyzmeqar i Slobodan Milosheviqit, kasapit evropian dhe i ish- kriminelit Josip Broz Tito, Reshat Millaku emërohet edhe Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Si ka mundësi një hyzmeqar i pushtuesit, një puthador, por shqipfolës të bëhet sërish që të dënojë shqiptarët? Dikush duhet mbajtur përgjegjësi për këtë emërim në këtë pozitë kaq të lartë. Faji nuk është jetim, faji është te kryebanditët dhe hajnat që nga majat e larta të shtetit.... Tani, po i përkujtojmë këtij hyzmeqari të Serbosllavisë, të këtij tradhtari që jo vetëm që ka dënuar shqiptarët si individë, por ka dënuar dhe përbuzur kombin shqiptar në përgjithësi, që i ka dhënë bukën e ujin të kësaj toke e haram e pastë! Reshat Millaku të publikojë cili ishte bashkëpunimi me Milivoj Slavkoviqin, se si kanë ngritur aktakuza me montime politike kundër shqiptarëve, të publikojë aktakuzat se a i dënon jo vetëm shqiptarët si individë, por a e dënon edhe "nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin shqiptarë" dhe se i mbron "vëllazërimbashkimin" e kombeve dhe kombësive të qenit plak Titos dhe Slobodan Milosheviqit...

Bashkëpunimi me Milivoje Slavkoviqin

Reshat Millaku, ky puthador dhe sahanlëpirës i të gjitha regjimeve të pushtuesit, le të publikojë publikisht që ta shohin shqiptarët se si u dënua shqiptari Tahir Gecaj, më 12 vjet burg të rëndë dhe për çka? Dhe, a figuron nënshkrimi yt në këtë aktakuzë...? A po të kujtohet kjo? Kur ishe prokuror dhe bashkëpunëtor i devotshëm i UDB-së serbiane, më datën 14 qershor të vitit 1993, me Aktakuzën PP.nr.6/1983, kur keni akuzuar PËR BASHKIM PËR VEPRIMTARINË ARMIQËSORE NGA NENI 136 al.1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ-së, po ju përkujtojmë se këtë e keni bërë me probatimin tuaj që quhej Milivoj Slavkoviq, me spiunin Mehmet Lumi dhe me shumë zagarë dhe langonj të tjerë, udbashë dhe me ata të 'kontra obavestena sluzba' -shërbimi kundërinformativ ushtarak serbosllav... Ti, Reshat Millaku, nuk po të drejtohem me ju ose zotëri se jo veçse nuk e meritoni, por, ju jeni farë e keqe që dora e mallkimit do t'ju ndjekë tutje. Kjo ishte sa për fillim se si ishte bashkëpunimi yt me Milivoje Slavkoviqin dhe UDB-së serbe që me vonë do të tregosh se cili ishte bashkëpunimi yt me gjyqtarët Ymer Osaj dhe Ahmet Ahmetin dhe KOS-in. Në qoftë se je burrë, po ti nuk je burrë, publikoj nga arkiva aktakuzat që ke ngritur kundër shqiptarëve. Po nuk ta mban se je i zier safi në kazanët e Beligradit dhe safi në petkun e tradhtisë kombëtare... Pra, me këtë shkrim i bëj thirrje, në radhë të parë Kosovës ,Shoqatës së të Burgosurve Politikë (jo atyre që janë deputetë, se janë të shitur për një copë kockë),të gjitha strukturave të UÇK-së, atyre që janë të akuzuar, që të ngrenë zërin dhe të ngrihen në këmbë i madh e i vogël për përjashtimin e këtij derëziu dhe tradhtari të kombit, e të ngrihen pa dhunë, deri kur të ikë ky bashkëpunëtor i Milosheviqit, që quhet Reshat Millaku, që për interesa serbo-çetnike ka kërkuar dënime me vdekje për shqiptarët. Mos keni frikë. Ky spiun dhe i shitur ditë më parë ofendoi shumë rëndë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kurse heshtte për krimet e kriminelëve serbo-çetnik që vranë e dogjën shqiptarët të gjallë...

Për këtë shkrim nuk mban asgjë përgjegjësi gazeta, për këtë shkrim kundër tradhtarëve të kombit, kundër spiunëve dhe kundër langonjve të UDB-së mbaj përgjegjësi morale, penale dhe juridike vetëm unë, që kam emër

(Kosova Sot)