< Problemi më akut i Evropës - Opinione - Kosova Sot
Problemi mė akut i Evropės

Problemi mė akut i Evropės

Shkruan: Harold James 

Me populizmin endemik në periferinë e saj, BE-ja qartazi gjendet në një periudhë të paqartësisë së thellë. Nëse liderët e BE-së kanë ndërmend që ta drejtojnë 'anijen' e tyre, ata do të duhet që të identifikojnë shkaqet rrënjësore të jostabilitetit të sotshëm, i cili nuk ka aq shumë të bëjë me ekonominë apo imigracionin, saqë ka të bëjë me, de fakto, lidershipin francezgjerman. mZgjedhja e presidentit Emmanuel Macron në Francë dhe vazhdimi i mandatit të Angela Merkelit në postin e kancelares gjermane, janë në kundërshtim të qartë me zhvillimet në pjesën tjetër të Evropës, e cila është bërë gjithnjë e më jostabile dhe e paparashikueshme. Lind pyetja nëse qendra francezegjermane e BE-së është duke u bërë tepër e fortë për pjesën tjetër të bllokut. Nëse po, atëherë ata që ëndërrojnë për një integrim më të afërt evropian, duhet që të merren vesh për një bosht lehtësisht të zgjeruar francez-gjerman. Evropa sot është duke u tërhequr midis forcave centrifugale, duke përfshirë edhe lëvizjen secesioniste të Katalonisë dhe të një lëvizjeje më të dobët për autonomi në regjionet italiane Lombardi dhe Veneto.

Rrënjët e pakënaqësisë

 Populizmi i krahut të djathtë është në pushtet në Hungari dhe Poloni dhe mund të kthehet edhe në Austri. Populistët e krahut të majtë qeverisin në Greqi dhe populizmi centrist duket se do ta marrë pushtetin në Çeki, ku magnati Andrej Babiš pritet që të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Është evidente se BE-ja është duke shkaktuar një reagim të ashpër nga votuesit e tërë spektrit politik, sikur që do të sugjeronte edhe emri i partisë triumfuese të Babis'it, "Veprimi i qytetarëve të pakënaqur". Por, ajo që nuk është evidente, ka të bëjë me rrënjët e kësaj pakë- naqësie. Shpesh thuhet se populizmi është një përgjigje e paevitueshme e viktimave të globalizimit. Por, ky pretendim përgënjeshtrohet nga një performancë e fortë ekonomike në Çeki, Hungari dhe Poloni. Dhe, ai nuk shpjegon pse shpërtheu kriza katalonase, mu në momentin kur Spanja ishte duke përjetuar një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike, apo pse Greqia mbetet e brishtë. Në ndërkohë, një fajtor tjetër kujdestar, ardhja e refugjatëve, ka një alibi bindëse: në fakt, ka shumë pak azilkërkues në vendet e BE-së që kanë vërejtjet më të mëdha rreth politikave migratore. Për ta identifikuar rrënjën e pakënaqësisë evropiane, duhet të ekzaminojmë mendimin që ka mbretëruar për një kohë të gjatë, se lidershipi në Evropë duhet gjithmonë të vijë nga partneriteti francez-gjerman, i cili ishte shtytësi kryesor i integrimit evropian për dekada të tëra. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti francez, Charles de Gaulle, punonte së afërmi me kancelarin e Gjermanisë, Konrad Adenauer, dhe kjo kishte vazhduar deri viteve 1990, kur François Mitterrand dhe Helmut Kohl kalitën një miqësi të afërt. Për shkak të kësaj të kaluare, për një kohë të gjatë ishte supozuar se, nëse Franca dhe Gjermania merren vesh për diçka, atëherë pjesa tjetër e Evropës, thjesht, duhet t'i pasojë ato. Por, gjatë krizës së borxheve të eurozonës, e cila filloi në fund të vitit 2009, fuqia filloi të largohej nga Franca e të shkojë te Gjermania dhe shumë njerëz në Evropë filluan që këto dy vende t'i konsiderojnë si keqtrajtuese. Në anketa, francezët dhe gjermanët zinin vendin e fundit në listën e besueshmërisë, të evropianëve të tjerë.

 

 Franca mund ta zbuste shtytjen e Gjermanisë për masa të kursimit

 Duhet thënë qartë se Merkel ka qenë polarizuese. Para shtatorit të vitit 2015, shumë evropianë mendonin se ajo ishte tepër e përkushtuar ndaj një regjimi të kursimit, i cili e kishte intensifikuar krizën e eurozonës. Më pas, ajo e udhëhoqi reagimin humanitar evropian ndaj krizës së refugjatëve, duke marrë lëvdata nga ish-kritikët, por kritika nga populistët dhe nacionalistët e tjerë anti-BE, sidomos në Britani, Francë dhe Evropën Qendrore. Tani, populistët nuk e fajësojnë atë vetëm për refugjatët, por edhe për terrorizëm. Ngjashëm me këtë, Macron nuk i ka bërë vetes asnjë favor në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kritikat e tij ndaj "Drejtorisë së postuar të punë- torëve", e cila ua lejon punëtorëve nga regjioni që të shkurtojnë rrogat evropiane perëndimore dhe për të evituar taksat në të ardhura - gjë që e ka bërë Merkelin në shumë vende. Gjatë krizës së euros, shumë politikanë grekë, italianë dhe spanjollë e shihnin Francën si kundërpeshë ndaj Gjermanisë. Ekzistonte mendimi se Franca mund ta zbuste shtytjen e Gjermanisë për masa të kursimit dhe të angazhohej për investime më të larta në sektorin publik. Por, ky ishte iluzion dhe keqinterpretim i rolit të Francës në partneritetin francez-gjerman. Sipas ndarjes tradicionale të punës, Franca ofron sigurim dhe mjetet që Evropa të projektojë fuqi jashtë; derisa Gjermania mbikëqyrë financat dhe ekonominë e brendshme. Kur Evropa ishte ballafaquar me një sfidë të sigurisë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014, motori francez-gjerman kishte punuar me efikasitet. Por, kritikët e BE-së nuk e pëlqejnë idenë e koordinimit të politikës së jashtme, sikur që nuk e pëlqenin as idenë e disiplinës fiskale dhe monetare, të imponuar në mes të recesionit. Megjithatë, partneriteti francezgjerman ka pasur edhe përfitime, sidomos pas vendimit të Britanisë që të dalë nga BE-ja. Para referendumit Brexit të vitit 2016, shumë nga vendet periferike të BEsë e shihnin Britaninë si barrierë ndaj dirigjimeve franceze dhe rrëmbimit të pushtetit nga ana e Gjermanisë. Tani, Britania është në mëshirë të Gjermanisë dhe Francës, derisa negocion daljen nga BE-ja. Fotografitë e botuara nga vizita e kryeministres britanike Theresa May në Bruksel, më 20 tetor, ishin domethënëse, meqë ato rikujtonin momentin kur, gjatë një samiti të BE-së në nëntor të vitit 2011, Merkel dhe ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i kishin rrotulluar sytë në lidhje me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Brenda pak javësh, Berlusconi kishte dalë nga Qeveria. mDuke shikuar përpara, Franca dhe Gjermania duhen urgjentisht ta zhvillojnë një vizion të përbashkët, i cili tejkalon politikat e tyre nacionale dhe përqafon një reformë të vërtetë në nivel të BE-së. Tanimë ekziston njëfarë marrëveshjeje rreth nevojës së koordinimit të mbrojtjes dhe harmonizimit tatimor. Por, kjo nuk mjafton. Franca dhe Gjermania ende kanë nevojë që të adresojnë shumë çështje në lidhje me centralizimin fiskal, ristrukturimin e borxheve sovrane dhe për çështjet tjera fundamentale. Dhe, pa marrë parasysh se a pajtohen Franca dhe Gjermania rreth ndonjë çështjeje, duhet që të hapen të gjitha fushat politike ndaj një procesi të negocimit, i cili përfshin edhe të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së. Pjesa tjetër e Evropës duhet të ndjejë se ka një ulëse pranë tavolinës. Kjo mund të arrihet me lista të kandidatëve për Parlamentin evropian, të nivelit BE, sikur që ka propozuar Macron; ose me mekanizmat formalë që përfshijnë regjionet dhe qytetet evropiane, në mënyrë që Këshilli i Evropës të mos jetë i rezervuar vetëm për shtetet anëtare. Në fund, BE-ja mund të zhvillohet ende, por vetëm nëse çlirohet nga prioritetet e ngushta franceze dhe gjermane. Ajo që i duhet Evropës, nuk është një qendër e fortë, por një të menduar i fortë. (Harold James është profesor i historisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Prinston) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot"

(Kosova Sot)

18 orë e 6 minuta më parë