Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë

Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë
  • 04 November 2017 - 07:52

Sundimi i padrejtësisë dhe krimit në dy shtetet shqiptare

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

Të jesh antikombëtar rezulton njëkohësisht se je edhe antiamerikan, pasi gjithmonë prej 100 vitesh në momentet më të vështira ku është rrezikuar mbijetesa e shtetit shqiptar të Shqipërisë, si dhe fakti se Shteti i sotmi i pavarur i Kosovës pa rolin vendimtar të SHBA-së mos t'i shkojë ndokujt në mendje se do të kishim sot shtetin e lirë e të pavarur, Kosovën 

Nuk do të ndalem këtu për të argumentuar me fakte historike të së shkuarës se përse gjithmonë shumë dhe më kryesorët politikanë në Shqipëri kanë qenë dhe janë edhe sot demqarët, haramzadet dhe hajdutet e popullit të vet dhe se shumë prej tyre kanë qenë edhe antiamerikanë, pasi këtë e dinë tashmë pjesa më e madhe e opinionit shqiptar. Atë se pse SHBA janë aleati më i madh strategjik dhe jetik për shqiptarët e kam shkruar në një kapitull të veçantë te libri "TRIUMFI I KOMBIT". Miratimi dhe fillimi nga funksioni i VETTING-ut është ajo e cila më shtyu për ta shkruar këtë shkrim. Pra, nuk ka nevojë të shkojmë larg në kohë, por mjaftojnë të sjellim në kujtesë disa fakte të politikës dhe të politikanëve shqiptarë të këtyre 27 viteve të fundit si fakte, ngjarje, veprime dhe sjellje të politikanëve shqiptarë për të konstatuar antikombëtarizmin dhe antimerikanizmin e tyre. Rezulton se politika dhe politikanët në Shqipëri janë vazhdimësia e atyre të ish-komunizmit sllavo-ortodoks antiperëndimor, por që pas vetërënies së komunizmit u konvertuan në demokratë të rrejshëm maskuar me hipokrizi patriotike dhe të proamerikano-europianizmit fals. Të jesh antikombëtar rezulton njëkohësisht se je edhe antiamerikan, pasi gjithmonë prej 100 vitesh në momentet më të vështira ku është rrezikuar mbijetesa e shtetit shqiptar të Shqipërisë si dhe fakti se Shteti i sotëm i pavarur i Kosovës pa rolin vendimtar të SHBA-së mos t'i shkojë ndokujt në mendje se do të kishim sot shtetin e lirë e të pavarur, Kosovën. Sa për Tiranën politike kurrë nuk do të ishte çliruar Kosova dhe politika e Tiranës kurrë nuk është interesuar seriozisht për çështjen kombëtare dhe as nuk e ka kërkuar kurrë Bashkimin Kombëtar.

Autoritarizmi dhe shkatërrimi i ushtrisë ishin shumë të dëmshëm kombëtarisht

Edhe gjatë Luftës më të fundit, që çoi në Çlirimin e Kosovës, ata që kërkuan dhe bënë maksimumin dhe të pamundurën për dëbimin e serbëve nga Kosova janë SHBAtë. Ndërsa amerikanët deklarohen se Ballkani është akoma problem i pazgjidhur, ku këtu ata kanë parasysh se duhet të zgjidhet problemi i Bashkimit të shqiptarëve, kryeministri aktual E. Rama kërkon një rikonfigurim tipik titisto-ishjugosllav të një tregu të përbashkët ballkanik ku në ish-Jugosllavinë e re të futet edhe Shqipëria. Kjo është në përputhje me platformën serbe e përkrahur nga aleatët e saj historikë francezët dhe rusët. Pra kjo përbën një kërcënim kombëtar dhe një antiamerikanizëm të një neo-Jugosllavizmi. Vetëm me këto mund t'u japim përgjigje shumë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të huajve joshqiptarë, të cilët pyesin se si ka mundësi që Shqipëria mbijetoi si shtet. Pra, a nuk është e vërtetë se këtu një rol të jashtëzakonshëm dhe kryesor për Shqipërinë dhe për shtetin shqiptar, ashtu edhe për Kosovën kanë SHBA-të. Dihet tashmë roli i SHBA-së për demokracinë në Shqipëri, por dihet se shumë shpejt shpërtheu në Partinë Demokratike, nga regjimi Berishist antikombëtarizmi dhe antiamerikanizmi i tij. Së pari regjimi i PD-së nuk ndërtoi dhe nuk punoi për demokracinë, por për një regjim autokratik personal të kryetarit te saj, duke i kapur të gjitha pushtetet dhe drejtësinë, pasojat e tij janë ato që për 27 vite e katandisën në këtë farë derexheje sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. Berisha ishte edhe autori i rrënimit të Ushtrisë shqiptare. Të dyja këto si autoritarizmi dhe shkatërrimi i ushtrisë ishin shumë të dëmshme kombëtarisht, si dhe në kundërshtim edhe me politikën dhe diplomacinë e SHBA-së. Në kohën kur rrezikohej substance shqiptare, e gjysmës së kombit shqiptar në Kosovë dhe kur SHBA-ja dhe aleatët e saj kishin vendosur një embargo kundër ish-Jugosllavisë së Millosheviqit, Shqipëria e regjimit berishist shkeli embargon ndaj Serbisë. Pra, a nuk ishte kjo një politikë dhe sjellje antikombëtare dhe antiamerikane? Po tjetra, edhe më e rëndë akoma, a nuk ishte tradhti dhe antikombëtare marrëveshja e detit me Greqinë nga po Berisha, ku tinëzisht u anashkaluan edhe SHBA-të, duke qenë kështu një marrëveshje komplotuese antishqiptare dhe antiamerikane? 

"Ndërhyrja" politike dhe mediatike e kryeministrit të Shqipërisë

Për politikën e Tiranës nuk ka pasur asnjëherë interesim të duhur dhe serioz, as për Çamërinë shqiptare, por heshtje dhe mosinteresim po. Ndërsa Greqia mban të pushtuar Çamërinë dhe për ta ligjësuar dhe përjetësuar greqizimin e Çamërisë, shovinizmi grek shpiku dhe përdor kartën e Vorio Epirit, për ta gllabëruar edhe Jugun e Shqipërisë, ajo mban akoma në fuqi edhe Ligjin e luftës me Shqipërinë. Për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, Çështja Çame asnjëherë nuk ka për t'u zgjidhur. Atë do ta zgjidhin po SHBA-të, te të cilët besoj dhe shpresoj shumë te ta, përderisa politika dhe diplomacia amerikane ashtu siç e thashë dhe më lart Ballkanin e shohin si një i problem të pazgjidhur akoma. Kjo është e vërtetë pasi edhe Shqipëria, edhe Kosova kufizohen rreth përqark me troje shqiptare. Vetëm politikanët shqiptarë kanë bërë tradhti dhe marrëzira kombëtare, ku për interesa personale pushteti janë mbështetur dhe kanë kërkuar përkrahje te armiqtë e Shqipërisë, te serbët dhe grekët në favor të rivalitetit politik ndër vete, por serbo-grekët nuk e bëjnë kurrë një gjë të tillë me shqiptarët për t'u kërkuar atyre ndihmë. Politikanët shqiptarë për interesa personale, pushteti e politike, edhe u kanë falur territore tokë- sore dhe detare serbëve dhe grekëve, si Zogu atëherë dhe Berisha tani. Tani le ta shohim, ta kujtojmë dhe të mos e harrojmë antiamerikanizmin me pasoja e dëme të mëdha që të dy politikat e mbrapshta e opozitës së Partisë Demokratike dhe të pushtetit të Partisë Socialiste si dhe shoqëria civile e manipuluar prej tyre refuzuan propozimin e SHBA-së për demontimin e armëve kimike të Sirisë, ku prej kësaj farë politike antiamerikane humbësi më i madh ishte interesi ekonomik, integrues, imazhi dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, për rritjen e imazhit dhe të integrimit të Shqipërisë aq shumë energji politike e diplomatike konsumuan me këtë strategji SHBA, për të mirën kombëtare dhe integrimin e Shqipërisë. Po kështu si shpjegohet ndryshe edhe "ndërhyrja" politike dhe mediatike e kryeministrit të Shqipërisë, E. Rama, në prag të zgjedhjeve Presidenciale të SHBAsë e për ta deklaruar hapur dëshirën e tij dhe t'u bëjë thirrje se cilin kandidat për president të SHBA-së duhet ta votojnë dhe cilin mos ta votojnë votuesit amerikanë. 

Politikanëve antikombëtarë dhe antiamerikanë tashmë u ka dalë boja

Një gjë të tillë nuk e bënë asnjë kryetar shteti perëndimor dhe e bëri kryeministri shqiptar. Pra, për pushtetin e tij personal duke pasur besim të tepruar se do të fitonte kundërshtari dhe rivali i Donald Trump dhe vetëm një servil dhe një miop politik e bën një gjë të tillë. Arsye që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim është miratimi i Reformës në Drejtësi, VETTING-u, i cili ma ngacmoi kujtesën dhe më solli në mëndje për ato raste të cilat i preka shkurtimisht më lart, pasi edhe pengesat e mëdha dhe mosvullneti i paimagjinueshëm i politikës dhe i politikanëve shqiptarë shpalosi antikombëtarizmin dhe antiamerikanizmin e tyre. Politikanëve antikombëtarë dhe antiamerikanë tashmë u ka dalë boja. Ata retorikën patriotike dhe hipokrizinë proamerikane e kanë vetëm maskë politike mashtrimi në sipërfaqe dhe në dukje, por tinëzisht dhe me tradhti të kamufluar, veprojnë për interesa të ngushta personale të tyre, si dhe për interesa të atyre që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Armiqtë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e duan konsolidimin e dy shteteve shqiptare dhe as integrimin e tyre në BE. Këtij synimi të tyre a nuk i shërben politika e Tiranës, ku prej saj në Shqipëri sundon padrejtësia, krimi, trafikimi i qenieve njerë- zore, eksodi dhe droga. SHBA-ja përpiqet me çdo kusht që Shqipëria të ndërtojë shtetin ligjor, të luftojë krimin dhe korrupsionin. SHBA-ja bën të mundur miratimin e ligjit të VETTINGUT, ndërsa politika dhe gjyqësori shqiptar sabotonin dhe punonin kundër. Pra, politika antireformë dhe anti-VETTING a nuk ishte veprimtari e dëmshme kombëtarisht dhe njëkohësisht edhe antiamerikane? Populli shqiptar aspiron për progresin, për përparimin kundër korrupsionit dhe varfërisë, shqiptarët aspirojnë integrimin dhe për këto aspirate kanë mbështetjen e madhe nga SHBA-ja, ndërsa politikanët shqiptarë me korrupsionin, me drogën, me krimin, me tradhtinë bëjnë të mundur moszhvillimin, papunësinë, varfërimin e shqiptarëve dhe mosintegrimin e Shqipërisë. Po kjo politikë e Tiranës është marrë si model edhe në Kosovë, për të cilën do të shkruaj në një shkrim të posaçëm, por jo se ajo ka ndonjë risi ndryshe nga ajo e Tiranës. 

(Kosova Sot)