< Thaçi, Ramushi dhe Albini shikuar nga ndërkombëtarët - Opinione - Kosova Sot
Thaēi, Ramushi dhe Albini shikuar nga ndėrkombėtarėt

Thaēi, Ramushi dhe Albini shikuar nga ndėrkombėtarėt

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Imazhi i Kosovës, në fund të pusit

Që nga pas lufta e gjer më sot, asnjë personalitet yni nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv që t'i joshim ndërkombëtarët, të cilët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përkundrazi çdo gjë kanë bërë për shkatërrimin e imazhit dhe stabilitetit që më shumë i kemi dhënë fakte Serbisë që ata t'i kritikojnë miqtë tanë se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë të lirë e të pavarur

Aktualisht imazhi i Kosovës në botë është jo i këndshëm, pavarësisht që në mesin e personaliteteve politike ndërkombëtare ende kemi miq të cilët përpiqen në ruajtjen e imazhit tonë, për të justifikuar ndërhyrjen sulmeve kundër caqeve policore-ushtarake serbe gjatë vitit 1999, e që rezultoi më pavarësinë e Kosovës më 2008.

Asnjë hap pozitiv nga udhëheqësit tanë

Politika e Perëndimit ka qasje pozitive dhe shumë serioze për stabilizimin e Kosovës si shtet të sigurt dhe drejt zhvillimit ekonomik, ndërsa si kompensim për këtë qeveritë tona e kanë për detyrë që si kompensim të tregojnë gatishmëri për ndalimin e korrupsionit, ndalimin e krimit të organizuar politik dhe ekonomik dhe një sërë ligje dhe rregullore që do ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë e që automatikisht do të merrej si vullnet përmirësimin e imazhit të Kosovës. Shumica e liderëve tanë, për të mos thënë të gjithë, mendojnë se aleatët tanë që na çliruan e kanë për detyrë edhe të na mbrojnë kundër çdo rreziku që i kanoset shtetit tonë, duke mos bërë asnjë përpjekje serioze vetjake, por duke pritur që të tjerët t'i rregullojnë punët tona, siç e mashtronim popullin tonë dikur se liria vjen nga qielli e jo më luftë. Që nga pas lufta e gjer më sot, asnjë personalitet yni nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv që t'i joshim ndërkombë- tarët, të cilët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përkundrazi çdo gjë kanë bërë për shkatërrimin e imazhit dhe stabilitetit që më shumë i kemi dhënë fakte Serbisë që ata t'i kritikojnë miqtë tanë se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë të lirë e të pavarur. Në këtë drejtim propaganda politike serbe është shumë efikase që nga marsi i vitit 2004 dhe vazhdon të ushqehet me faktet që ne ua dhurojmë që ata t'i përdorin kundër Kosovës. Faktet që përdoren nga Serbia e që ne ua dhurojmë janë të shumta, por më kryesorët janë : a) vrasjet për bindje politike që filluan nga pas lufta e deri sot,b) mafiozët në krye të pushtetit, c) mosguximi për t'i dënuar të inkriminuarit për vrasje të civilëve dhe këputjen e zinxhirit të korrupsionit me dënime të rënda dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, d) personalitete qeveritare të nxjerra nga rruga pa kurrfarë përgatitjeje politike dhe intelektuale, g) sjelljet agresive në Kuvend, h) kontrolli mbi medie dhe ndalimi i shprehjes së lirë …. Të gjitha këto dhe të tjera të pacituara kanë ndikuar në prishjen e imazhit tonë e që i përshtaten shumë mirë politikës së Beogradit për të forcuar propagandën e tyre se ne kolektivisht nuk dimë, nuk duam dhe nuk kemi vetëdije shtetformuese. Qasja ndaj Hashim Thaçit Fillimisht, Hashim Thaçi është konsideruar si një i ri me perspektivë euro-amerikane, i cili ka vullnet për çuarjen e proceseve demokratike përpara dhe stabilizimin e gjendjes së faktorit shqiptar në rajon. Brenda pak viteve, Hashim Thaçi, i dehur nga euforia e lirisë dhe i veshur nga këshilltarët e tij besnikë, por debilë në imagjinatën e tij, e krijoi bindjen se është më lider se Klintoni dhe se politika botërore sillet rreth tij. Hashim Thaçi i harroi miqtë e Kosovës në Bruksel, Uashington, Londër, Paris e Berlin për ta përqafuar politikën ekspansioniste religjioze të Erdoganit dhe sheikëve arabë të Katarit dhe vendeve të tjera arabe. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e pasurisë private të tij dhe sejmenëve përreth në saje të investimeve të shteteve islamike, Hashim Thaçi nuk do të ngurronte ta quante vëlla Erdoganin dhe t'i lejonte hapësirë të themelimit të çerdheve radikale terroriste islamike. Forcimi ekonomik i familjes së Hashim Thaçit dhe rrethit të tij, do të luajë rol të rëndësishëm në sjelljet dhe deklaratat e tij anti-evropiane. Hashim Thaçi përmes deklaratave të tij mendon të imitojë Erdoganin, mirëpo i fundit e ka një popullsi shumëmilionëshe dhe një ushtri që njihet si ndër forcat më të spikatura në botë, plus duke ia shtuar edhe pozitën gjeostrategjike. Presidenti ynë nuk i ka këto premisa që euroamerikanët t'i kushtëzojë se nëse nuk na ndihmoni ju ne i kthehemi Rusisë. Kosova nuk e ka asnjë shans që të presim ndonjë të mirë nga Rusia, sepse lidhjet e gjakut të Serbisë dhe Rusisë janë lidhje shpirtërore, e në saje të këtyre lidhjeve është krijuar shteti serb, duke u zgjeruar në territoret tona. Andaj, deklaratat e Hashimit në anti-evropiane janë në disfavor të Kosovës duke ia shtuar këtë edhe nominimin e ambasadorëve tanë pa kurrfarë kriteri si dhe të ministrave më të rinj e më të papërgjegjshëm në botë.

Qasja ndaj Ramush Haradinajt

Në sy të ndërkombëtarëve Ramush Haradinaj deri para pak kohësh është konsideruar si njeri i rrezikshëm dhe kriminel që i ka shpëtuar Tribunalit të Hagës pa dënim të ashpër në mungesë të dëshmitarëve. Konsiderohet si personalitet proamerikan dhe anti-islamistëve radikalë që po e helmojnë stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Ramushi, sa ka veti pozitive ka edhe negative, ngase me fushëveprimet e tij në Dukagjin dhe në pjesë të tjera të Kosovës, që njerëzit e tij me dije apo të i mbledhin haraç popullsisë së pafajshme dhe biznesmenëve të ndryshëm, ia kanë dëmtuar imazhin Kosovës dhe veç- mas AAK-së. Nëse biznesmenët frikë- sohen të dëshmojnë pagesat për haraç, para shërbimeve të shumta ndërkombëtare ata dëshmojnë fshehtas me kërkesën që mos t'u përmenden emrat e tyre për çështje sigurie personale, mirëpo shënimet që merren janë të pashlyeshme. Haraç merret edhe nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli e grupi i tyre, por këta e bëjnë në mënyrë më diskrete, e të gjithë bashkë bëjnë që Kosova të mos jetë shtet ku biznesi mbrohet dhe i largon investitorët e huaj. Largimi i investitorëve të huaj e shndërron Kosovën në një anarki totale, ku nuk është i sigurt as biznesi e as jeta e biznesmenit. Që nga ardhja në postin e kryeministrit, Ramushi përmes punës dhe vendimeve, po përpiqet të ndërrojë imazhin e tij dhe të konsiderohet si personalitet i fortë, por folklorik. Ramushi premton se Kosova gjatë katër vjetëve të sundimit të tij do të jetë stabile në aspektin e revoltës masive nga nxitjet e ndonjë partie ekstremiste, e sidomos të VV-së, e cila me çdo kusht do të tentojë rrëzimin e Qeverisë. Ramush Haradinaj premton, mirëpo stafi i tij nuk gëzon kredibilitet ndërkombëtar dhe aftësi negociuese diplomatike. Refuzimi i Ramushit të takohej më personalitetet e paktit Veri-atlantik, e ka depozicionuar Ramushin nga kryeministri në njeri të thjeshtë folklorik, mirëpo ky gjest ia ka shtuar pozicionin te pjesa naive e popullit. Refuzimi i Ramushit në këtë takim të rëndësishëm ishte vetëm një lojë në disfavorin tonë, sepse në takime diplomatike nuk është me rendësi si quhesh, por çka bisedohet; nuk është me rendësi forma, por esenca e bisedimeve. Ramushi i nxitur nga shpallja e pavarësisë së Katalonjës ka menduar se Evropa së shpejti do të shpërbëhet dhe Spanja nuk do të ketë rol të rëndësishëm në botë. Kjo është një ide infantile, sepse Kosova i ka hallet e veta e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës duhet të punojmë edhe dyfish më tepër për ruajtjen e pavarësisë sonë. Katalonja u ka dhënë argumente Serbisë se Kosova padrejtësisht është shpallur e pavarur dhe ata janë duke bërë çmos, duke punuar kundër shtetit tonë. Kosova nuk e ka konforin e një shteti që të marrim kahe për njërin apo tjetrin shtet, për ne është me rendësi të mbajmë qëndrime neutrale dhe të vëzhgojmë në heshtje zhvillimet që ndodhin në Spanjë e në vende të tjera. Pavarësisht kanë të drejtë apo nuk kanë të drejtë katalonasit, pavarësia e tyre do të ketë pasoja të rënda në mbarë botën, ngase do të shkëputen nga Polonia miliona gjermanë, nga Franca, nga Anglia, Belgjika e me radhë do të preken të gjitha shtetet e botës, gjë që Fuqitë e Mëdha nuk do të lejojnë një shpartallim të tillë në dëm të tyre. Ramush Haradinaj do të ishte mirë ta pasurojë kabinetin e tij më këshilltarë inteligjentë, të arsyeshëm, me përvojë në fushën diplomatike, e para së gjithash të vetëdijëshëm për hapat e ardhshëm në diplomaci ndërkombëtare, në të kundërtën do të mbetet një kryeministër folklorik.

Qasja ndaj Albin Kurtit

Albin Kurti është personaliteti më i dëmshëm në sy të të gjithë ndërkombëtarëve perëndimorë. Pavarësisht që Albin Kurti dhe stafi i VV-së konsiderohen si më të rrezikshmit për destabilizimin e Kosovës dhe largimin tonë nga politika e Perëndimit dhe afrimin tonë nga Rusia, diplomacia ndërkombëtare nuk i ndërpret vizitat me Albin Kurtin dhe stafin e tij. Ndërprerjet e takimeve me këtë parti do të konsiderohet akt jo demokratik, gjë që asnjë shtet i botës nuk e praktikon këtë. Mirëpo, këto takime, Albin Kurti do t'i shfrytëzojë për konsumim të brendshëm, që opinionit tonë t'i thotë se VV-ja ka simpati te ndërkombëtarët. Në fakt, VV-ja është partia që urrehet nga politika ndërkombëtare, sepse kjo parti ka për qëllim instalimin e dhunës dhe sistemit policor në Kosovë, duke u përkrahur financiarisht nga shtetet arabe dhe ndoshta edhe nga Rusia e Serbia. Me aktet e dhunshme, si hedhja e gazit lotsjellës në Parlament, ka ndikuar që Albin të konsiderohet personaliteti më i rrezikshëm, i cili nuk mendon për shtetin e tij , por për pozitën e tij. Hedhja e gazit lotsjellës e ka ndaluar votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, e që në fakt e ka penguar NATO-n të shtrihet në territorin malazez përderisa ky shtet u detyrua të votojë në Parlamentin e tyre që t'i lejohet NATOs shtrirjen e tyre në shtetin e vet, në mënyrë që të pengohet Rusia. Nga momenti kur rezoluta e parlamentit malazez u aprovua, ndikimi i Rusisë në këtë zonë është zvogëluar dhe është duke u zhdukur për t'u zëvendësuar me ndikimin perëndimor në të njëjtën mënyrë siç është zvogëluar edhe në shtetin e Maqedonisë. Hedhja e predhave dhe djegia e Parlamentit të Kosovës nga ana e Albin Kurtit, konsiderohet si akti më barbar dhe më anti-shqiptar në historinë tonë moderne. Nuk është me rëndësi ka apo nuk ka dëshmitarë, me rëndësi është që të gjithë shqiptarët e dimë se gjuajtja me predhë mbi ndërtesën e Parlamentit u bë nga aktivistët e VV-së dhe pikërisht si mirënjohje për këtë militantët e tillë VV i quan patriotë dhe i ka në listën e deputetëve. Si mund të quhet patriot një individ që gjuan dhe e djegin Parlamentin ? Si mund të jetë deputet njeriu, i cili fizikisht mendon se do të zgjidhen problemet e shtetit ?! Të tillët janë kriminelë dhe konsiderohen të rrezikshëm për stabilitetin e shtetit. Aty ku fjala nuk ka vend, të përdoret dhunë fizike dhe psikike është deviza e Albin Kurtit. Me këtë logjikë antishqiptare, Albin Kurti dhe VV-ja bënë përpjekje që edhe ambasadoren amerikane ta gjunjëzonin duke ia ndalur hyrjen në Kuvendin e Kosovës. Po e di Albin Kurti dhe militantët e manipuluar se Amerika dhe Evropa nuk gjunjëzohen para fuqive e superfuqive e po gjunjëzohen nga një lagje e Munihut, sa është krejt Kosova?! Në anën tjetër, të akuzosh eurodeputeten Doris Pack, me të cilën Albin Kurti ka biseduar mbi dy orë në kohën kur ishte ende student është akti më i poshtër, akti më anti -shqiptar që nuk i ndihmon aspak Kosovës, por përkundrazi e dëmton shtetin tonë. Albin Kurti konsiderohet si një personalitet i ngritur dhe i përkrahur materialisht nga një fuqi e huaj antishqiptare, që Kosovën e largon nga influenca e Perëndimit dhe e afron nga Rusia.

(Kosova Sot) 

22 orë e 22 minuta më parë