< Absurditeti i një drejtori teatri - Opinione - Kosova Sot
Absurditeti i njė drejtori teatri

Absurditeti i njė drejtori teatri

Shkruan: Faton Mehmeti

Nuk lejojnë të rinjtë të depërtojnë

Fatmir Hyseni nuk u lë hapësirë regjisorëve të rinj në Teatrin e Ferizajt, pasi që projektet që i bën vetë edhe i fton nga Drejtoria për kulturë

Teatri është nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku. Edhe Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu". Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Nga një teatër që kanë debutuar dhe realizuar skena teatrale aktorë në zë nga të gjitha trevat shqiptare, sot ky teatër ka një drejtor që po e degradon teatrin. Fatmir Hyseni ka më shumë se 8 vjet që është drejtor i teatrit " Adriana Abdullahu" dhe brenda këtyre viteve nuk ka arritur kushedi çfarë suksesi të dukshëm. Ai gjithnjë mburret se e organizon Festivalin e Teatrove në Ferizaj, po realisht këtë festival e organizon Drejtoria për kulturë. Pastaj Fatmir Hyseni nuk u lë hapësirë regjisorëve të rinj në teatrin e Ferizajt, pasi që projektet që i bën vetë edhe i fton nga Drejtoria për kulturë. Mirëpo ai në cilësinë e drejtorit të Teatrit nuk ka të drejtë të bëjë projektet e aq më pak t'i fitojë ato, pasi që ky është konflikt interesi. Merre me mend Fatmir Hyseni e vlerëson vetë dramën e vet.... Sikur ia të ishte i sinqertë dhe t'ia donte të mirën teatrit do t'i lejonte regjisorët e rinj të shfaqnin drama në Teatrin e Ferizajt, po ai në cilësinë e drejtorit nuk ka të drejtë të jetë edhe regjisor edhe drejtor. Rast konkret është "PIRAMIDA" e Ismail Kadaresë, ne të cilën regjisor është Fatmir Hyseni. Edhe si regjisor është i dështuar, por sikur ai të ishte regjisor i mirë, siç është p.sh. Besim Ugzmajli nga Ferizaj, kishte arritur të depërtonte edhe në teatrot e tjera të Kosovës. Nuk e di deri më sot që ky regjisor ka arritur të bëjë regjinë e ndonjë drame në ndonjë qytet tjetër të Kosovës. Madje sikur ai të mos ishte drejtori i teatrit vështirë do të kishte arritur të bënte regjinë e ndonjë drame edhe në Teatrin e Ferizajt, ai paturpësisht e shfrytëzon postin e drejtorit për të bërë regjinë e dramave. Madje absurdi më i madh është që shpesh dramat që ai i bën regjinë shpallen edhe drama më të mira. Në këtë sens njerëz si Fatmiri nuk lejojnë të rinjtë të depërtojnë, shkelin statutin e postit që mbajnë, duke krijuar konflikt interesi, dhe çudia më e madhe se ende vazhdon të jetë drejtor. Deri kur kështu …?!

(Kosova Sot)

5 orë e 50 minuta më parë