< "Ambasadori i Diasporës në Kosovë",marrëzi politike! - Opinione - Kosova Sot
"Ambasadori i Diasporės nė Kosovė",marrėzi politike!

"Ambasadori i Diasporės nė Kosovė",marrėzi politike!

SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Njoftimi i ardhur ditëve të fundit nga ministri i Diasporës, z. Dardan Gashi për emërimin e një zv.ministri nga Diaspora në dukje të parë paraqet lajm të mirë, mirëpo sqarimet e ministrit Gashi se ""do të jetë dikush që sot është aktiv diku nëpër aktivitete të diasporës dhe që do të jetë një lloj ambasadori i diasporës në Kosovë", e tregon nivelin e ulët intelektual të ministrit dhe qasjen paradoksale të qeverisjes së vendit. Vetë Ministria e Diasporës është e tepërt në Qeverinë megalomane, pasi i njëjti dikaster (ministri) do të mund të funksiononte shkëlqyeshëm në kuadrin e MPJ-së, sikurse që edhe shumë ministri të tjera mund të shkriheshin në një ministri të vetme, për të shkurtuar kështu koston super të lartë financiare të Qeverisë megalomane të Kosovës. "Ambasadori i Diasporës në Kosovë", përveçse marrëzi politike, do të ishte degradim i kësaj ministrie, i dëmshëm për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës, veprim i gabuar politik dhe qesharak për opinionin publik. Kur kësaj i shtohet fakti, se "Ambasadori i Diasporës në Kosovë" mund të mos jetë shtetas i Kosovës, e degradon edhe më tutje imazhin e Qeverisë së Kosovës, duke e shndërruar atë në Qeveri matrapazësh, shpërdorues dhe keqpërdorues të bu

Gjyko me mendje e jo me epshe

Sikur Qeveria aktuale të kishte qëllimin e mirë për shtetin, do të përkujdesej për një përfaqësim dinjitoz të të mërgatës në Parlamentin e Kosovës e jo emërimin e servilëve dhe sekserëve të tyre, siç pretendohet të ndodhë me këtë emërim. Përderisa ministri Gashi nuk e ka bërë akoma publik emrin e "Ambasadorit (Ambasadores) të Diasporës në Kosovë", e sugjeroj që të mos bjerë pre e shantazhit politik, lakmisë për para të pista,...por ta refuzojë kategorikisht këtë kontrabandim klasik të kësaj figure anonime, ngase nuk i bën nder Qeverisë dhe as shtetit të Kosovës një person që asnjëherë në jetën e tij (saj) nuk ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Kujdes, zoti ministër, për emrin e bukur që mbani "Dardan", gjyko me mendje e jo me epshe, mos e lejo njollosjen e emrit tënd. Ngase pas këtij emërimi do të përballeni me reagime të fuqishme nga ana e mërgatës shqiptare gjithandej vendeve europerëndimore. Fryrja e kabinetit qeveritar ka arritur kuotat maksimale nga pas lufta e këndej, për çka rritja e ministrive në kabinetin qeveritar është në shpërputhje të plotë me numrin e banorëve dhe gjerësinë gjeografike të vendit tonë. Megjithatë, shpikja e posteve të reja nuk ka të ndalur. Ditëve të fundit, Qeveria aktuale, gjegjësisht ministri i Diasporës, z. Dardan Gashi e shpiku në post të ri, të ashtuquajturin "Ambasadori i Diasporës në Kosovë", të rezervuar për ndonjërin nga sekserët e pushtetarëve aktualë dhe atyre paraprakë. Ministria e Diasporës, edhe përgjatë dy mandateve të kaluara asnjëherë nuk ka qenë në shërbim të mërgatës tonë dhe as në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë. Për më keq se kaq, edhe pritjet e mërgimtarëve në vendlindje nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Përveç maskaradave mashtruese, të kinse organizimit të "Ditëve të Diasporës" dhe pankartave gjigante gjithandej Kosovës, "Mirë se vini bashkatdhetar", mërgimtarët nga viti në vit, edhe përkundër krijimit të Ministrisë së Diasporës janë përballur me të njëjtat probleme; me plaçkitjen në emër të "Policave të sigurimeve" të automjeteve e deri tek haraçi legal qeveritar për nxjerrjen e dokumenteve personale përmes të ashtuquajturit "përshpejtim të procesit të nxjerrjes së dokumenteve, pa lënë anash as vjedhjen ordinere përmes faturave të rrymës nga KEDS-i (KEK-u). Shpikja e postit të "Ambasadorit të Diasporës në Kosovë", ka ngjallur reagime të ashpra në mesin e mërgimtarëve. Mërgimtarët në vendet perëndimore kanë nevojë të ndjejnë "dorën e shtetit" përmes emërimit të ambasadorëve dhe konsujve të përgjegjshëm, të cilët janë të barabartë për të gjithë mërgimtarët pa dallim, e jo si deri më tani ku përfaqësuesit e shtetit kanë komunikuar vetëm me sekserët e pushtetit në Diasporë, duke anashkaluar dhe injoruar shoqata aktive dhe veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare

Qasja primitive e qeverisjes së vendit

Posti i "Ambasadorit të Diasporës në Kosovë", përveçse marrëzi politike, është i pamenduar mirë, i palogjikshëm dhe absurd, për faktin se një "Ambasador i Diasporës" nga cili do shtet qoftë, nuk mund të përfaqësojë interesat e mërgimtarëve në të gjitha shtetet dhe kontinentet. Deri në këtë pikë ka arritur marrëzia politike dhe degradimi i institucioneve tona shtetërore, saqë shteti ynë gjithnjë e më pak po i ngjet një shteti demokratik dhe të pavarur, po ngjason në një monarki mesjetare. Përfundimisht, edhe një këshillë për kryeministrin Haradinaj, kujdes me emërime dhe fryrje enorme të kabinetit qeveritar, shteti i Kosovës nuk është pronë private dhe as plaçkë lufte e askujt, është pronë e qytetarëve, e taksapaguesve të varfër dhe e gjakut të shprishur të mërgatës tonë. Kjo qasje primitive e qeverisjes së vendit, nga dita në ditë është duke na i larguar miqtë që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë nga Serbia. Nëse vazhdohet kështu, edhe Zoti një ditë do t'na kthejë shpinën!

(Kosova Sot)

13 orë e 57 minuta më parë