< Mosinteresimi i Shpend Ahmetit e lë familjen pa kulm mbi kokë - Opinione - Kosova Sot
Mosinteresimi i Shpend Ahmetit e lė familjen pa kulm mbi kokė

Mosinteresimi i Shpend Ahmetit e lė familjen pa kulm mbi kokė

SHKRUAN: MËRGIM KRASNIQI

Kohë më parë në Tenezhdoll të Prishtinës papritmas u dogj shtëpia e familjes së Sadri Rexhepit, e cila kishte katër dhoma dhe oda me paradhomë (shtëpi e veçantë me kulm të veçantë, 70 metra larg shtëpisë), plevica me 500 duaj tërfojë, hambari plotë grurë, 400 thasë misër me boçë, 6 fuqi fasule, 20 metra kub dru dhe një sanë prapa shtëpie. Gjithashtu janë djegur edhe të gjitha orenditë shtëpiake, rreth 5000 copë libra dhe gjësende të tjera. Nga gjithë ai zjarr kanë mbetur vetëm muret e shtëpisë dhe të odës dhe asgjë tjetër. Këto mure tanimë janë të papërdorshme. Në rastin kur u dogj shtëpia, kryefamiljari me familjen nuk ishte fare në shtëpi. Dikush nga të afërmit, kur e ka parë zjarrin që e kishte kapluar shtëpinë, i kishte ftuar zjarrfikësit. Zjarrfikësit kanë ardhur dy orë me vonesë dhe zjarri ishte gati në përfundim. Në vend të ngjarjes ishin edhe hetuesit dhe verifikuesit policorë, si dhe inspektorët e Ministrisë së Punëve së Brendshme, të cilët konstatuan se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike ose qëllimisht nga dorë tinëzare e ndonjë njeriu. Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët e Emergjencës të Komunës së Prishtinës, meqë fshati Tenezhdoll i takon kësaj komune, të cilët edhe ata konstatuan se objektet e djegura që u përmendën tani pas zjarrit janë bërë të pabanueshme, sepse kanë mbetur vetëm muret. Ndërkaq, Komisioni emergjent i Komunës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe i ka konstatuar dhe shënuar të gjitha dëmet materiale që janë shkaktuar nga zjarri. Mirëpo, deri sot Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti me asgjë nuk e ka ndihmuar këtë familje. Për këtë fatkeqësi të gjitha organet kompetente i kanë dhënë dokumentet e shkruara se si ka qenë ngjarja komplet dhe çfarë dëmesh materiale janë shkaktuar nga zjarri. Kjo familje prêt që ta ndihmojë Komuna me mjete materiale ose me mjete financiare për të evituar dëmet e shkaktuara dhe për të sanuar gjendjen aktuale. Aq më parë kur dihet se jemi duke iu afruara dimrit dhe se gjendja e kësaj familjet do të jetë shumë e rëndë për ta kaluar dimrin që së shpejti do të vijë. Për çudi deri me sot Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, as që është tubuar ndonjëherë për të shqyrtuar dhe llogaritur dëmet që i janë shkaktuar kësaj familjeje.

(Kosova Sot)

2 orë e 3 minuta më parë