< Partia "Zgjidhja" - lindi si urgjencë kombëtare - Opinione - Kosova Sot
Partia "Zgjidhja" - lindi si urgjencė kombėtare

Partia "Zgjidhja" - lindi si urgjencė kombėtare

SHKRUAN: SKENDER S.KAPITI

Alternativa politike, Partia "Zgjidhja", lindi si një domosdoshmëri, si antitezë ndaj politikës së partive politike shqiptare , kundër establishmentit politik dështak, korruptiv, antiintegrues dhe të kriminalizuar shqiptar dhe sidomos kundër veprimeve dhe sjelljeve të saj kundër interesit publik dhe kombëtar. Lindi si nevojë për ta vënë në lëvizje dhe në funksion proceduralizmin demokratik dhe të konstitucionalizmit ligjor, pra për konsolidimin real të demokracisë dhe të ndërtimit të shtetit ligjor. Pra, Partia " Zgjidhja" lindi si urgjencë politike kombëtare. Kjo Parti nisi si një lëvizje si ajo e presidentit amerikan Donald Trump dhe ajo e Emanuel Makron në Francë kundër establishmentit politik, dhe i takon tani që ndërgjegjësimi i opinionit publik shqiptar ta mbështesë "Zgjidhjen" dhe vullneti popullor t'i japë leksionin e merituar politikës së vjetër e të dështuar : ndëshkimin e establishmentit aktual të politikës shqiptare.

Politikanët e saj, si majtas dhe djathtas, nuk kishin ndjesi sociale

Ky establishment parazitar në Shqipëri dhe Kosovë sillet si një padron i shtetit, i shoqërisë dhe i ligjit, i cili kërkon të ruajë statusquonë e mosndryshimit dhe pengon qarkullimin të elitave progresive politike, establishment i cili ciklon dhe riciklon në pushtet po të njëjtët individë dhe politikanë, establishment i cili është mbërthyer nga korrupsioni dhe krimi i pandëshkueshëm. Reagimi dhe kundërshtia e këtij realiteti politik është arsyeja motivuese e cila nxiti z. Kokëdhima për formimin e partisë "Zgjidhja". Por, e veçanta dhe kryesorja e Partisë "Zgjidhja" është vizioni i themeluesit të saj, Z.Kokëdhima, për zgjidhjen e problemit akoma të pazgjidhur shqiptar ,ai i Bashkimit Kombëtar, ku për herë të parë një Parti politike , pikërisht "Zgjidhja" e drejtuar prej tij paraqet një program dhe strategji kombëtare, sa urgjente aq edhe në perspektivë, por jo të largët, dhe për këtë qëllim është ngritur pranë saj edhe Departamenti panshqiptar për Çështjen Kombëtare. Nga politika shqiptare e Tiranës gjatë këtij tranzicioni për herë të parë seriozisht , me devocion dhe me program real për në favor të interesit kombëtar , me projekt konkret për Bashkimin Kombëtar është Partia "Zgjidhja". Kryetari i saj Z. Kokëdhima konstatoi sidomos gjatë periudhës kur ai ishte deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin shqiptar atë se: politika shqiptare dhe politikanët e saj, si majtas dhe djathtas, nuk kishin ndjesi sociale dha aspak disponim për Çështjen Kombëtare. Prandaj, ai formoi edhe Partinë politike "Zgjidhja" si një urgjencë dhe domosdoshmërie në funksion të interesit të madh kombë- tar, të Bashkimit.

 Fasada patriotike

Vetë gjetja e këtij emërtimi të kësaj partie ka domethënien kuptimplotë të asaj që, siç deklaron z. Kokëdhima, se misioni i kësaj Partie ka zgjidhjen e shumë problematikave demokratike, politike, ekonomike, kulturore e arsimore, të punësimit, të mirëqenies, të ndërtimit të Shtetit ligjor, integrimit etj.,por si kryeproblem Partia "Zgjidhja" ka integrimin gjithëshqiptar së pari, ka pra zgjidhjen e problemit kryesor dhe të madh kombëtar: atë të Bashkimit. Ky vizion i Kokëdhimës vjen konform edhe asaj që edhe aleati i madh dhe i pazëvendësueshëm i shqiptarëve, SHBA-të, të cilat janë shprehur dhe kanë deklaruar shpeshherë se Ballkani është akoma problem i pazgjidhur, ku këtu ata kanë parasysh se duhet të zgjidhet problemi kombëtar i pazgjidhur akoma i shqiptarëve. Kokëdhima kërkon integrim të tillë ku si Shqipëria dhe Kosova të kenë urgjentisht një sistem arsimor me tekste të njëjtë, të kenë një ministri arsimi e kulture, një diplomaci, përfaqësi diplomatike të përbashkëta , pra ambasada nëpër botë për të dyja shtetet, qarkullim mallrash pa doganë ,pra një treg panshqiptar. Kokëdhima nuk ka as si vizion dhe as si praktikë deklarative mashtrimet dhe formalizmat e retorikave patriotike shterpë dhe false siç kanë bërë gjithnjë politikanët shqiptarë në Shqipëri për vetëm interesa personale, ku si paraardhësit ashtu dhe së fundmi edhe kryeministri aktual E.Rama me fasadën patriotike të mbledhjeve të të dy qeverive, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë , por nga ana tjetër ai edhe proklamohet hapur duke promovuar edhe një farë tregu të përbashkët ekonomik për Ballkanin perëndimor, i cili është një përpjekje e një rikonfigurimi tipik titisto-ish-jugosllav ku në ishJugosllavinë e re të futet edhe Shqipëria. Kjo është në përputhje me platformën serbe e përkrahur nga aleatët e saj historikë francezët dhe rusët. Pra, kjo përbën një kërcënim kombëtar dhe një antiamerikanizëm të një neo-Jugosllavizmi. Kokëdhima shprehet edhe thjesht dhe shumë qartë kur shqetësohet me të drejtë se si ka mundësi që shqiptarët nuk e sigurojnë akoma dot vetë ushqimin, pra nuk i plotësojnë vetë nevojat bazë ushqimore, por importojnë drithëra, pra bukën, mishin dhe gjithçka tjetër. Pra, si është e mundur që në treg nuk ka produkte dhe mallra "Made in Albania". Pra ,"ZGJIDHJA" drejtpërsë- drejti fton shqiptarët në atë se askush nuk mund ta ndalë dot rrugë- timin e tyre drejt progresit, konsolidimit dhe integrimit kombëtar, Bashkimit, dhe askush nuk mund t'i pengojë shqiptarët në rrugën e demokracisë dhe të integrimit për në BE.

(Kosova Sot)

1 orë e 29 minuta më parë