Kundërshtimi më i madh i Reformës në drejtësi u bë nga politikanët

Kundërshtimi më i madh i Reformës në drejtësi u bë nga politikanët
  • 14 November 2017 - 08:15

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

VETTING-u dhe "ZGJIDHJA"

Aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të, duke konstatuar se politika dhe politikanët shqiptarë e kishin kapur tepër keq politikën, shtetin, ligjin, drejtësinë dhe demokracinë shqiptare,i kishin pronësuar dhe privatizuar ato padrejtësisht

Krahas procesit të gjatë dhe shumë të vështirë për Miratimin e Reformës në Drejtësi, pra VETTINGut, ku kundërshtimi më i madh asaj Reforme iu bë nga politikanët dhe establishmenti politik shqiptar i korruptuar, por edhe i kriminalizuar, pati edhe një zhvillim politik, në fillim si një lëvizje politike brenda Partisë Socialiste dhe që më pastaj u formësua si parti politike. Kjo është "ZGJIDHJA" e cila e ka protagonist z. Koço Kokëdhima. Aleati i madh i shqiptarëve SHBA-të, duke konstatuar se politika dhe politikanët shqiptarë e kishin kapur tepër keq politikën, shtetin, ligjin, drejtësinë dhe demokracinë shqiptare,i kishin pronësuar dhe privatizuar ato padrejtë- sisht , si dhe ishte kriminalizuar ajo, SHBA ndërmorën nismën definitive për dekriminalizimin e politikës shqiptare si dhe VETTING-un për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët vërtet të korruptuar me qëllim për ta vënë në funksion shtetin demokratik, ligjin, demokracinë dhe për të avancuar shoqërinë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në BE. VETING-u ishte sjellë si prioritet i SHBA-ve, dhe për nga rëndësia , Reforma në Drejtësi është fitorja më e madhe pas "vetërënies" së komunizmit. Kjo do të thotë se politika dhe partitë politike shqiptare të tranzicionit edhe krimogjen kishin dështuar fare në konsolidimin e jetësimin e demokracisë dhe të ndërtimit të shtetit ligjor. Kundër kësaj elite politike , si reagim ndaj saj dhe gjendjes qe ata sollën , ndaj këtij establishment politik lindi dhe u be edhe Partia e re "ZGJIDHJA" . 

Rilindja dhe Rama vetëm sa zëvendësuan të ashtuquajturin KOP dhe Berishën

Në përputhje dhe konform kësaj domosdoshmërie jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët filloi pra, edhe lëvizja politike fillimisht "Kokëdhima", e cila tashmë është realizuar si një Parti politike e emërtuar "ZGJIDHJA". Kokëdhima ishte një person VIP,por jashtë angazhimit dhe sistemit politik ashtu sikurse ishin dhe Presidenti amerikan, Trump dhe ai francez , Macron. Kokëdhima i cili e njihte dhe e kishte studiuar mire politikën, por që hyri në politikë shumë vonë duke u bërë deputet i Parlamentit shqiptar nga Partia Socialiste, gjë e cila i mundësoi atij që nga afër ta mësojë nga brenda saj keqfunksiomin ,korrupsionin dhe kriminalizimin e politikës së lartë,ne establishmentin apo "elitën" politike të majtë dhe të djathtë shqiptare e cila sillej si një grup e klan interesi i çinteresuar për interesin qytetar, publik dhe atë kombëtar e shtetëror. Kokëdhima tanimë i "rebeluar" karshi këtij establishmenti prej socialistesh u bë kritiku dhe kundërshtari tashmë edhe i qeverisë së Partisë Socialiste dhe të Kryeministrit Rama ashtu sikurse kishte qenë edhe kundërshtar edhe i ishpushtetit PD-ist po për të njëjtat arsye, sepse me Rilindjen Socialiste të proklamuar me bujë nga Rama nuk u bë gjë tjetër veçse sa u zëvendësua e njëjta metodë dhe melodi qeverisëse autokratike, e interesave personale kriminale dhe aspak për ato publike. Pra, Rilindja dhe Rama vetëm sa zëvendë- suan të ashtuquajturin KOP dhe Berishën. Gjërat nuk ndryshuan asgjë për më mirë, por vetëm sa u përkeqë- suan më shumë si përmes autoritarizmit, kapja e mediave, varfëria, papunësia, krimi , korrupsioni dhe hajdutëria ,eksodi, trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore. Reforma e Berishës "Shqipëria një euro" u zëvendësua me politikën e koncesioneve. Pra elita politike e tranzicionit nxori në ankand Shqipërinë.

"ZGJIDHJA" është rruga e mesme e politikës me një program politik e social

Për rrjedhojë të këtij qëndrimi kundër nga Kokëdhima te kësaj politike dhe elitës së saj kriminale , ky lloj "klasicizmi" politik i djathtë dhe i majtë i këtij tranzicioni bashkëveproi dhe me një puç parlamentar, i cili e ndëshkoi duke ia hequr mandatin atij si deputet. Tashmë si reagim edhe kundër këtij ndëshkimi puçist, dhe kryesisht si reagim kundër kësaj elite politike antiproduktive, kundërintelektuale, antikombëtare , antishtetërore dhe antiintegruese , Kokëdhima formoi Partinë politike "ZGJIDHJA". Pra "ZGJIDHJA" shpresoj se do të duhet ta përkrahin shqiptarët,sepse shqiptarët dhe votuesit shqiptar duhet ta ndëshkojnë establishmentin politik aktual i cili është diskredituar dhe ka falimentuar politikisht, demokratikisht dhe patriotikisht, pasi prej 27 vitesh kjo elitë politike i ka vjedhur popullit shqiptar pasuritë, pushtetin dhe vetë shtetin, votën ,drejtësinë ,lirinë dhe demokracinë, sepse as liria, as drejtësia dhe as demokracia nuk po gjenden në popull. Politika, (pu)shteti dhe drejtësia janë të paarritshme për popullin, i cili punon, i mban duke i paguar ato kot së koti me paratë e tij. Demokracia e kësaj elite që besojmë se po ikën në theqafje ishte e është mashtrimi, korrupsioni, hajdutëria dhe antiligji. Vullneti politik dhe interesi i kësaj elite politike është interesi personal dhe tradhtia kundër interesit publik dhe atij kombëtar e shtetëror. Kjo elitë politike ka gjeneruar varfëri, papunësi, krim të organizuar të fuqishëm, korrupsion, drogë, paligjshmëri dhe moszhvillim e mosintegrim. Shqiptarët kanë nevoje për një politikë të re, për një vizion dhe veprim të ri, si dhe për një qeveri dhe kryeministër të ri krejtësisht ndryshe nga ky establishment politik, i cili duhet ndëshkuar, sepse ai është shumë e vështirë dhe e pabesueshme që të vetëndreqet e të vetëpastrohet. Duhet ndëshkuar kjo elitë politike e korruptuar, e kriminalizuar, injorante e të paaftëve, e joprofesionistëve , e tradhtarëve kombë- tarë e shtetërorë, e hipokrizive dhe e mashtrimeve dhelprake. Dhe kjo politikë dhe shprese e re që po vjen për qytetaret është vetëm "ZGJIDHJA". "ZGJIDHJA" është rruga e mesme e politikës me një program politik e social, pasi ky establishment dhe politika e kësaj farë elite e ka polarizuar në maksimum shoqërinë në një pakicë të pasurish prej mafio-oligarkësh dhe në një shumicë të varfër duke e rrënuar përtokë shtresën e mesme të shoqërisë. Kokëdhima përfaqëson politikanin e guximshëm, i cili nuk ka kurajën për të gënjyer e mashtruar, por ka kurajën për të thënë realitetin dhe të vërtetën ashtu siç është realisht ,si dhe këmbënguljen e një vizionari për të ndërmarrë dhe kryer reforma në dobi të mirëqenies dhe të interesit të përgjithshëm të qytetarëve e shoqërisë gjithëshqiptare . Prandaj duhet zgjedhur, votuar dhe besuar pushtetin që po vjen të Partisë "ZGJIDHJA". Shqiptarët nuk duhet të rrinë indiferent dhe ta presin ndryshimin vetëm nga SHBA-të, por duhet të veprojnë guximshëm,të ndërgjegjësohen, por mbi të gjitha duhet të guxojnë e kurajohen për të vepruar për të mirën e tyre si popull dhe shtet demokratik dhe i zhvilluar për të gjithë, dhe jo që të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më të gabuar, atë të largimit nga atdheu prej padrejtësive dhe poshtërsive të politikës se inkriminuar dhe të padrejtësisë së Drejtësisë që nuk ekziston ende në Shqipëri.

(Kosova Sot)