Më 19 nëntor Prishtina do ta ndëshkojë mashtrimin dhe korrupsionin

Më 19 nëntor Prishtina do ta ndëshkojë mashtrimin dhe korrupsionin
  • 17 November 2017 - 08:37

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

Qeverisja vendore e Prishtinës nga Shpend Ahmeti dhe e kompanisë korruptive rreth tij tashmë është degraduar dhe konsumuar nga: keqmenaxhimi, korrupsioni, krimi me licencat, me lejet e ndërtimit, me pronën publike dhe me abuzimet me tenderët dhe me paranë publike. Tashmë parimet morale dhe premtimet e gënjeshtrave dhe të mashtrimeve u është hequr maska, atë ua ka hequr realiteti i cili ka demaskuar matrapazllëkun dhe hipokrizinë kur në emër të parimeve të moralit, të ndershmërisë, të patriotizmit dhe të ligjshmërisë të cilat para 4 vitesh i proklamonte e shpallte zhurmshëm "VETEVENDOSJA" dhe për të cilat votuesit e Prishtinës ia besoi asaj qeverisjen e kryeqytetit, ndodhi e kundërta: Shpend Ahmeti & company vepruan kundër moralit, me instinktet antidemokratike, egoiste dhe arrogante të shpërdorimit të besimit popullor, duke tradhtuar interesin publik, duke shkelur rëndë parimin e premtimit dhe të besës e patriotizmit ,parime të cilat rezultuan false dhe spekulime të rënda, me manipulime, abuzim dhe me korrupsion.

Klani oligarkiko-korruptiv i Komunës së Prishtinës do të ndëshkohet

Me dhjetëra janë rastet e denoncuara publikisht nga qytetarët dhe nga mediat për korrupsionin dhe matrapazllëkun politikokorruptiv të grupit të interesit të kryekomunarit në bashkëveprim edhe me qeveritarët dhe të korruptuarit e lartë të qeverisjes qendrore. Asnjë manovër politike ,aleance e "konsensusi" matrapazllëku politik nuk do të mund ta sfidojë mendjen, syrin dhe vullnetin e votuesve prishtinas të cilët do të dinë të ndëshkojnë me votë mashtrimet, hipiokrizitë dhe korrupsionin të cilët e sunduan dhe e qeverisën Prishtinën për 4 vite. Votuesve dhe qytetarëve të Prishtinës u përket Prishtina dhe atyre u përket qeverisja të cilën ata do zgjedhin. Klani oligarkiko-korruptiv i Komunës së Prishtinës do të ndëshkohet pasi qeverisja nuk është pronë dhe biznes i atyre që u besohet qeverisja.

Vota e qytetarëve e është VETTING-u më i saktë

Qeverisja dhe pushteti janë në shërbim të qytetarëve dhe qeveritarët janë po shërbëtorë të qytetarëve dhe qeverisja, pushteti dhe posti e detyra publike dhe shtetërore nuk janë të drejta, prona dhe biznese të pushtetarëve qendrorë e lokalë, as të politikës dhe as të politikanëve. Mentalitete, praktika dhe veprime e sjellje këto të këtyre qeveritarëve të cilët meritojnë ndëshkimin dhe dëbimin nga pushteti. Votuesit në Prishtinë dhe në komunat e tjera në Kosovë me votën e lirë të tyre duhet të ndëshkojnë ,duke analizuar dhe gjykuar e vlerësuar si pushtetarët të cilët rikandidojnë e kërkojnë me çdo kusht që të qëndrojnë përsëri në kulltuqet e pushtetit. Vota e tyre është VETTING-u më i saktë për ta dhe për zgjedhjen e atyre që do të zgjidhen dhe seleksionohen prej saj.

(Kosova Sot)