Nuk merrem me familjen, por me krimet e bandës "Devolli", që u dënua me 500 mijë euro për evazion fiskal

Nuk merrem me familjen, por me krimet e bandës
  • 20 November 2017 - 08:18

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Banda serbiane famëkeqe serbiane "Devolli", që ka bërë hata dhe krim të organizuar kundër shtetit të Kosovës, që tentoi për para të pista të vrasë shqiptarët në mënyrën më raciste, jo me armë, topa e tanke, por me krunde kafshësh, qensh e derrash, kërcënon dhe kërkon para nga unë, kinse i kam ofenduar duke u thënë në gazetën më të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", pra lidere e pakonkurrencë. Kjo bandë kriminale me para të pista, kundër shtetit, pra duke dëmtuar shumë rëndë buxhetin e shtetit, me miliona, në mënyrën më kriminale, ka futur krunde për t´i ikur buxhetit të shtetit dhe më pastaj duke i shitur si miell, që do të shihni më poshtë faktet se çfarë pasoja do të kenë popullata, për të cilën do t'i shkruajmë edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dhe, shih për ketë, banda kriminale serbiane, duke marrë mallrat nga Serbia, duke i pastruar stallat e kafshëve dhe duke i futur në Kosovë, me kontrabandë dhe duke u pasuruar me para të pista, po i helmon qytetarët. Do të mundohem t´u shpjegojmë pak këtyre që bënë KRIM EKONOMIK KUNDËR SHTETIT. Si e shpjegoni ju hajna se t'u ikësh tatimeve të shtetit të bëni kontrabande duke futur krunde e të mos paguani tatim dhe me pastaj ta shisni si miell. Këto janë para të pastra nga djersa e ballit, a dini ju se të ishit në Gjermani, që është shtet ligjor, ku do të përfundoni? Vetëm se u iki tatimeve në Gjermani z. ULI HENES, pyeteni se si përfundoi? Dhe, kush ishte ULI HENES, POR NË GJERMANI JANË TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT. Përpos kësaj kontrabande dhe krimi të organizuar, këta kanë bërë edhe racizëm dhe tentimvrasje të miliona njerëzve me mallra të mykura dhe do shihni zyrtarisht pasojat sipas raporteve zyrtare dhe kurrë nuk kanë kërkuar falje. Banda serbiane 'Devolli' shpif për t´i shpë- tuar burgut, kundër meje kinse unë këta personalisht i kam ofenduar. Këto janë shpifje, sepse kurrë në jetën time nuk e kam ofenduar atë personalisht apo familjen e tyre, sepse asnjërin prej këtyre nuk e njoh dhe se as që kam luajtur me ashik bashkë. Unë e kam mbrojtur shtetin e Kosovës dhe shëndetin e qytetarëve të saj nga banda serbiane "Devolli". T´u referohemi fakteve: Nën 1, thotë se kam ofenduar atë dhe familjen e tyre si "Bandit", Herr Devolli und/oder seine Familie bzw.einzelne Familienmitglider seien "Bandit (en)"...mit Schwarzgeld betreiben. Dhe vetëm mendoni këtë ikje të tatimeve të shtetit, këtë hajni dhe nuk i konsideron para të pista!!! Unë kam thënë se pronarët e firmës "Devolli" janë banditë dhe tani e ripërsëris se janë banditë shkuar banditëve dhe se kjo doli se u dënuan 500.000 euro, ja se për çka:

Shkëlqim Devolli dënohet me vetëm gjysmë milioni euro për krundet që i ka shitur si miell

Gazeta "Kosova Sot" në vazhdimësi për afro dy vjet ka raportuar për mashtrimet me krunde të "Devolli Corporation",pronë e Shkëlqim Devollit. Burime nga Dogana bëjnë të ditur se kompania 'Devolli' është dënuar nga Doganat me vetëm gjysmë milioni euro! Ky dënim simbolik vjen pas dhjetëra shkrimeve ku gazeta ka denoncuar këtë mashtrim që i është bërë qytetarëve kosovarë, duke u shitur krunde për kafshë në vend të miellit për ushqim, edhe atë përmes kompanisë 'M-Sillosi'. Shkrimi i fundit është botuar më 13 qershor 2016. Shkëlqim Devolli kishte importuar nga Serbia qindra-mijëra tonelata grurë të dedikuar për kafshë dhe ua kishte shitur qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri për miell! Shkëlqim Devolli kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën "M Sillosi" për ta shitur në treg. Sipas Doganave, 'Devolli Corporation' e ka dëmtuar shtetin në vlerë vetëm prej 489.762,41 euro! Shkëlqim Devolli ka mashtruar shtetin dhe qytetarët duke importuar ushqim për kafshë si krunde, bizele, e mbeturina të grurit dhe të njëjtat i ka shitur për miell! Këtë mashtrim ai e ka bërë duke e deklaruar ushqim për kafshë, e në këtë mënyrë malli i importuar nuk i nënshtrohet doganës për shkak se "gruri është i thyer dhe përdoret vetëm për kafshë". E të gjitha këto veprime janë lejuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Grupi punues i Doganës së Kosovës, në përbërje nga zyrtarët të sektorit të kontrollit pas importues dhe sektorit të mbikëqyrjes së regjimeve vezulluese si kryesues, e ka nxjerrë aktvendimin ku thuhet se: "Obligohet importuesi 'M-Sillosi' që në afat prej 10 ditësh të paguajë obligimet doganore në vijim: Taksën doganore (10 %) - 16, 0 85.40 euro; TVSH (16 %) - 471, 274. 18 euro; Kamata kompensueze -2402.83. Gjithsej 489, 762. 41 euro", thuhet në aktvendimin që ka siguruar Insajderi. Komisioni ka vendosur që të ndryshohen të dhënat në deklaratën unike doganore të datës 19.05.2014 dhe në deklaratën unike doganore aneksi 1, A, B dhe C.

Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit

"Gjatë aktivitetit të kontrollit të ushtruar nga grupi punues, bazuar në të dhënat dokumentare, janë gjetur parregullsi në aplikimin e procedurave doganore me ndikim ekonomik, respektivisht shfrytëzimin e autorizimit për përpunim të brendshëm dhe përpunim nën kontroll doganor", thuhet në arsyetim të aktvendimit. Grupi punues konstaton se gjatë lejimit të qarkullimit të lirë të mallit me përshkrim hime (krunde) me regjim IMA (40-51) përmes deklaratës unike doganore R 5887 datë 19.05.2014, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë me regjim IMS (51-00) për deklaratën unike doganore R 2439, datë 28.02.2014, deklarata unike doganore R 5887, datë 19.05.2016, nuk është proceduar drejt sipas llojit, përshkrimit të mallit dhe kodit tarifor. "Me këtë rast kemi shmangie të detyrimeve doganore në emër të TVSH-së prej 65,275,41 euro dhe në emër të kamatës kompensuese prej 2,402,83 euro", thuhet në aktvendim. Në pikën e dytë thuhet se "në procedurën e Përpunim të kontrollit doganor gjatë lejimit në qarkullim të lirë të mallit me përshkrim miell dhe hime (krunde) me regjim IMA (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1A, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë me regjim IM9 (91-00), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore, ANEKSI 1A sipas shpërndarjes së vlerës financiare për produktet kompensuese". "Me këtë rast kemi shmangie të detyrimeve doganore në emër të TVSH-së prej 112,513,03 euro", konstatohet në aktvendim. Në pikët e tretë thuhet se "në procedurën e Përpunimit të kontrollit doganor gjatë lejimit në qarkullim të mallit me përshkrim ushqim për kafshë - gërdhushta (mbeturina të grurit ) me regjim IM4 (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1B, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë - ushqim për kafshë me regjim IM9 (91-00), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore ANEKSI 1B sipas numrit tarifor për produktin kompensues ushqim për kafshë gërdhushta". Në këtë aktvendim konstatohet se me këtë është janë shmangur detyrimet doganore në emër të TVSH-së prej 265,175,44 euro. Pastaj në pikën katër ndërkaq thuhet se "në procedurën e përpunimit të Kontrollit Doganor gjatë lejimit në qarkullim të lirë të mallit me përshkrim ushqim për kafshë - bizele, me regjim IM4 (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1C, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim bizele ushqim për kafshë me regjim IM9 (91-01), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore të ANEKSIT 1C sipas numrit tarifor për produktin kompensues ushqim për kafshë, bizele". "Me këtë rast kemi shmangie të detyrime doganore në emër të doganës 16,085.40 euro dhe TVSH-së 28,310,30 euro gjithsej 44,395,70 euro", precizohet në këtë në këtë aktvendim, raporton gazeta 'Kosova Sot Online'.

Topi në duart e Prokurorisë

Tani topi është në duart e Prokurorisë, të cilët duhet sjellë para drejtësisë Shkëlqim Devollin,pasi që kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga gjetjet e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj importit të dhjetëra mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, e i cili u përdor si ushqim për njerëz në Kosovë. Ky skandal, edhe pas gjetjeve nga ana e këtij Komisioni, ka mbetur pa u ndëshkuar. Kjo sasi e grurit të dyshimtë është importuar nga Serbia, nga ana e kompanisë "M&Sillosi", që është pjesë e "Devolli Corporation" dhe ka hyrë në vend gjatë viteve 2014-2015 dhe 2016 dhe i cili grurë i mykur u është shitur kosovarëve, duke ua dëmtuar shëndetin atyre, shkruan gazeta "Kosova Sot". Përgjigje publike bandës 'DEVOLLI' përmes avokates nga Këlni, zonja A. Pashiç, më kërcënojnë që të largoj shkrimet e botuara në gazetën "Kosova Sot" kinse kam ofenduar padrejtësisht familjen Devolli dhe përndryshe parashihet dënimi me burg prej dy vjetësh...! *Të gjitha këto fakte zyrtare shtetërore do t'i jepen gjykatës dhe do t'u shpërndahen gazetarëve. *Duhet të ftohet në gjyq edhe firma gjermane "DRAXMAIER", se si e shantazhuan BANDA 'DEVOLLI' DHE MAFIOZËT E POLITIKËS KOSOVARE... *Ultimatumi i bandës 'Devolli', përmes avokates A. PASHIÇ, është që unë deri më datën 18 qershor 2015 të largojë të gjitha shkrimet e mia të botuara në gazetën lidere "KOSOVA SOT", sepse i paskam fyer si banditë, kriminelë, lidhje me serbianët, para të pista... *Dhe, në qoftë se nuk i largoj, parashihet një dënim me burg prej dy vjetësh dhe se gjyqi mund të kushtojë deri në dhjetë mijë euro. Por, nuk e paskan parashikuar tamam si në Korenë e Veriut, me krisma pushkësh, me pushkatim. Shyqyr ZOTIT! *Dhe, unë, jo vetëm që nuk tërhiqem për asnjë milimetër, por do t'i quaj: banditë shkuar banditëve, kriminelë shkuar kriminelëve dhe jo vetëm këtë, por këta janë edhe racistë. Këtë po e bëj krejt me qëllim të mbahet një gjyq në gjermani dhe të tronditim Gjermaninë me banditët 'Devolli', që me vetëdije deshën t'i vrasin miliona shqiptarë me helmim të pastruar nga depot serbe. *Cili ishte roli i këlyshit të Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, argati i UDB-së serbe që vrapoi te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që t'i lë shqiptarët të hanë krunde lopësh dhe më herët nuk lodhi kokën kur ishte problemi me patatet e Pestovës. Ne akoma nuk kemi mbaruar pune me të dhe me babanë e tij, Fazli Haxhiun-Qelin, se si ka burgosur shqiptarët dhe mësuesit për flamur... *Të hetohet thellësisht BANDA 'DEVOLLI', se nga cila kohë u japin në sofër shqiptarëve krunde derrash dhe përse? A janë të ndërsyer nga serbianët kriminelë, apo!? *Që tani jam në negociata me shumë gazetarë, si dikur në kohën e luftës, për të ndjekur gjyqin e kësaj bande kriminele të lidhur me serbët... Për këtë shkrim mbaj përgjegjësi penale e morale. Ehu, burra na qenkan prekur BANDA 'DEVOLLI', që i sheh syri vetëm fanarin ndriçues të Beogradit dhe nuk vrasin mendjen fare që deshën t'i vrasin miliona shqiptarë me krunde derrash. "Eh!Eh!" MT: Kush janë Devollët? Kompania "Devolli" u themelua në vitin 1989, nga i ndjeri Ibrahim Devolli, si "Devolli Commerce", dhe sot i biri Shkëlqim Devolli drejton "Devolli Corporation" me një spektër të gjerë aktivitetesh. Në faqen zyrtare thuhet se bizneset shtrihen nga prodhimi i birrës në Pejë, në prodhimin e qumështit, dyshekëve, kafes, në telekomunikacionet (me 'Z-Mobile') e deri tek marrja me koncesion i shërbimit të kolaudimit të të automjeteve për shumë vite. Është protagoniste në një sërë privatizimesh e blerjesh të fuqishme të kryera në Kosovë, nga Fabrika e amortizatorëve dhe 'Klan Kosova', tek sipërfaqe të mëdha toke, 'Indeksonline'. Sipas medieve kosovare, thuhet se tashmë korporata mund të blejë edhe kompaninë e shpërndarjes së energjisë, ndryshe "ish-CEZ-in" e Kosovës me inicialet KEDS. DEVOLLËT ME PROCEDURË PENALE NGA GJYQTARËT NDËRKOMBËTARË DHE VENDËS PËR KRIM TË ORGANIZUAR Çka është fjala krim? Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë... Me ardhjen në detyrë të kryeprokurorit të ri të shtetit, Aleksandër Lumezi, pritet që të thellohen hetimet për këtë privatizim. Korporata "Devolli Corporation" akuzohet se e shkatërroi Fabrikën e amortizatorëve, duke e shndërruar atë nga fabrikë prodhuese në biznes komercial, shkruan "Kosova Sot". Fabrika ishte shitur si ndërmarrje e veçantë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), por ky proces ishte shoqëruar me shkelje, pasi pronarët e kompanisë "Devolli Group", Shkëlqim dhe Blerim Devolli, ishin nën hetime për korrupsion dhe për një sërë veprash të tjera penale, në kohën që fabrika u la në duart e tyre. Aktakuza PPS.NR.376/09 e përpiluar nga prokurorët Joachim Stollberh dhe Izabelle Arnal, e konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (Gjykata e EULEX-it) me aktvendimin KA nr,417/11 të firmosur nga kreu i trupit gjykues Gianfraco Gallo, vërteton se shtetasi Shkëlqim dhe Blerim Devolli ishin të akuzuar për një sërë veprash penale si mashtrimi, lidhja e kontratave të dëmshme, keqpërdorimi i besimit, falsifikimi i dokumenteve, si dhe krimi i organizuar. Por, këto rrethana, nuk kanë paraqitur vështirësi për vëllezërit Devolli për të shtënë në duart e tyre Fabrikën e amortizatorëve, pasi Gjykata Komunale e Pejës iu ka ardhur në ndihmë, duke iu lëshuar certifikata që i amnistonin nga hetimet. Kur jemi këtu, unë, Reshat BadallajZhuriani, me nënshtetësi gjermane (Deutsch), i pari i shkrova prokurorit të Shtetit të porsazgjedhur, Aleksandër Lumezit, me titull: "PËRSE NUK BURGOSEN BANDITËT DEVOLLI?" Kliko google. Më datën 2 qershor të vitit 2015, në adresën time erdhi letra nga zonja avokate, Edita Ajdarpashiq- Krasniqi, nga rruga 'Erna -Scheffler-1A', të angazhuar nga Devollët, nga Peja e Kosovës. Devollët, duke menduar se ne jetojmë në Korenë e Veriut, të Kim Jungut, kishin gënjyer shumë paturpësisht se kinse unë, Reshat Badallaj, e kam ofenduar familjen e tyre Devolli. Nuk është për t'u habitur për ata që nuk i njohin këta matrapazë të nëntokës serbiane dhe këta falsifikator më të njohurit për krim të organizuar ekonomik, që dëmtuan shumë rëndë shtetin E KOSOVËS SË VARFËR, ME MILIONA EURO. Kodoshët Devolli, në pikë të ditës me diell, kanë mashtruar avokaten se unë i paskam ofenduar si familje. Ne kërkojmë të gjejnë vetëm një fjalë dhe jo një shkrim. Unë nuk ia njoh personalisht as nënën e as babanë. Më duket se xha Ibrahimi ka vdekur. Bile, nuk e di që a i ka të gjallë apo të vdekur. Nuk ia njoh as vëllezër e as motra, e as teze, e mos të flasim për hallat...

P.S. Ky shkrim imi për opinion, përpos gazetës, dërgohet edhe në e-mail të Dr.Joachim Liesewr, zo.Elke Heuvens, Dr.Mark Wachowsky, në [email protected] /vijon

Për këto që flas dhe shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)