Nuk kemi probleme me familjen Devolli, por me firmën që na solli ushqim kafshësh

Nuk kemi probleme me familjen Devolli, por me firmën që na solli ushqim kafshësh
  • 21 November 2017 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Jam marrë me BANDËN 'DEVOLLI' (FIRMËN), që deshën t´i vrasin shqiptarët gjithandej ku flitet shqip, me grurin e helmuar nga zemra çetnike serbe, jam munduar që të mbroj popullatën time që këta të pafytyrë, të ndërsyer nga serbianët, për të mos i vrarë me grurin e derrave dhe të kafshëve pa kurrfarë vlere ushqyese... Matrapazët e pafytyrë, vëllezërit Devolli, në tregun shqiptar, në të gjitha trevat e Shqipërisë, shpërndanë ushqime kafshësh, që nuk kishte asnjë vlerë ushqyese, sepse nuk janë bërë analizat fitosanitare, bakteriologjike, të radioaktivitetit, proteinës, glutenit dhe analizave të tjera. Jam marrë me kontrabandën që kjo BANDË E PAMËSHIRSHME futi në mënyrë klandestine dhe ilegale mallra serbe në Kosovë. Serbët, jo shumë larg në kohë, na vranë, na prenë dhe na grinë, e di që do të preken me këto fjalë DEVOLLËT, që i them për miqtë dhe partnerët e tyre serbianë... Edhe pse Kosovën e kanë bërë kasaphane, le të bëhej tregtia e lirë dhe e ndershme. Unë, personalisht nuk do të lejoja edhe fëmijët e hasmit të hanë krunde kafshësh. Por, DEVOLLËT E BËNË PA FARE GJYNAHU DHE ME VETËDIJE. Do t'i japim faktet një nga një për këta matrapazë të nëntokës serbe, sepse avokaten AJDARPASHIQ, po ashtu e kishin gënjyer se kinse unë kam thënë të pavërteta dhe se a kam fakte. Ç'pandehni ju more zuzarë të firmës 'Devolli', se unë do t'ia kthej shpinën shkrimeve të mia dhe t'i bie pishman që kam shkruar në gazetën numër një në Kosovë, "KOSOVA SOT" dhe vallë prisni ju që t'ju kërkoj falje...

S'ka kërkim-falje për ata që deshën të vrasin miliona shqiptarë

Ç'pandehni ju more banditë të bandës 'DEVOLLI' se unë do të heshti kundër krimit të organizuar nga ju kriminelët që deshët të vrisni miliona shqiptarë me krunde derrash, lopësh, qensh, ndërkaq e shitët për miell dhe paratë e pista e haram i futët në xhep për të pasuruar me para pa djersë dhe kundërligjshme. Ju jeni mashtrues (betrüger). Turp shkuar turpit! Përse more edepsëzë nuk ju erdhi gjynah pak dhe të mendonit vetëm pak se këto krunde po ia shpërndajmë kafshëve dhe ato kafshë quhen "SHQIPTARË", JU këtë e bëtë në mënyrën më primitive raciste. Përse nuk menduat vetëm pak more të pashpirt, se nënat shqiptare do të gatuajnë bukë dhe do t'i shtrojnë në sofër fëmijëve në vend të miellit me krunde qensh, lopësh e derrash. A keni ju fëmijë bre zoti ju vraftë me kokërr rrufeje në ditën me diell...

Çka është racizmi?

Teori dhe politikë reaksionare që mbështetet në pikëpamjen antishkencore se racat kanë dallime rrënjësore midis tyre, se ndahen në raca të "larta" dhe të "ulëta"... që ka të bëjë me racën e kafshëve, që i përket një race të kafshëve...Dhe, ju banda 'DEVOLLI', shqiptarët i ushqyet me ushqim kafshësh. Herëdokurdo do ta paguani edhe nga ligji edhe nga ZOTI! Ju banditët e bandës 'DEVOLLI', përse këtë mall kafshësh ia shpërndatë vetëm shqiptarëve? Përse nuk e shpërndatë te serbianët te fëmijët serbë. Do të reagoja edhe te fëmijët serbë që të mos hanë në vend të miellit krunde derrash se njerëz jemi more kriminelë shkuar kriminelëve. Përse e bëtë këtë? PËRSE?

Racizmi i firmës që ka zaptuar shtetin

Ju bandit të firmës 'DEVOLLI' e keni kryer amanetin e shqiptarurrejtësit Nikolla PASHIQ. Nikolla Pashiq, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe serbe, thoshte për shqiptarët nëpër kancelaritë evropiane se:"...Shqiptarët që po kërkojnë të drejta janë njerëz me bisht... ". dhe kur shkon Fan Noli në tubim para evropianëve, nuk ulet në karrige. - Ulu i thanë. Jo, përgjigjet Noli! Përse, pyesin? Po e pres karrigen e shpuar se nuk kam ku me shti bishtin..." Dhe, ju banditë të bandës 'Devolli', në mënyrën më primitive raciste diskriminuat një popull me dhjetë milionë duke i barazuar me kafshët. Ju rrenacakë, ju matrapazë, ju kriminelë të organizuar ekonomikë, që keni bërë KRIM në ekonominë e Kosovës, duke i shkaktuar dëme me miliona euro paske deklaruar se unë kam shkruar të pavërteta... Përse gënjyet paturpësisht more falsifikatorë edhe këtë do ta shkruajmë më vonë, pa fare merak. Po a e dini ju banditë të BANDËS 'DEVOLLI' SE JU JENI ME PROCEDURË PENALE TE FAKTORI NDËRKOMBËTAR DHE I BRENDSHËM!? Sa u përket gjyqtarëve të brendshëm edhe për këta kam shkruar se janë BANDITË QË I KENI BLERË JU... Kam shkruar edhe për BANDITËT QË KANË PUNUAR DHE PUNOJNË NË DOGANA QË I KENI BËRË ZAP JU. Disa janë shkarkuar disa janë në procedurë... Avokatët e mi do të kërkojnë se a janë të vërteta shkrimet e mia kundër BANDËS KRIMINALE 'DEVOLLI' SI, A ËSHTEË E VËRTETË SE NË VEND TË MIELLIT SHQIPTARËT KANË NGRËNË KRUNDE LOPËSH, QENSH E DERRASH TË SHPËRNDARË NGA JU? A ËSHTË E VËRTETË SE KËTA BANDITË, ILEGALISHT KANË FUTUR MIJËRA TONË KRUNDE DHE 50% e zvogëlojnë vetëm për të dëmtuar shtetin? A është e vërtetë se janë pastruar DEPOT SERBIANE ME KRUNDE TË SKADUARA QË NUK KANË KURRFARË VLERE USHQYESE, APO JANË NGA DEPOT E KIRGISTANIT, TIBETIT, BANGLADESHIT...? A është e vërtetë se BANDITËT E BANDËS 'DEVOLLI' JANË TAKUAR ME DRAGANIN DHE JO ME DALAJ LAMËN? Ne po u referohemi fakteve të shteteve zyrtare dhe nuk do të merremi me asnjë tjetër. Për të gjitha këto, unë Reshat Badallaj Zhuriani mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale. Ne po u referohemi fakteve të shteteve zyrtare d

Ja raporti zyrtar i TIRANËS:

EDMOND PANARITI, MINISTËR I BUJQËESISE SË SHQIPËRISË

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka nënshkruar udhëzimin e ri, që duhet ta respektojnë të gjithë eksportuesit e miellit nga Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Në një intervistë për KosovaPress, Panariti shpjegon përmbajtjen e këtij udhëzimi dhe arsyet pse janë rishikuar normat e cilësisë dhe të sigurisë ushqimore, ndërsa garanton konsumatorin shqiptar se cilësia e produkteve që ata konsumojnë është maksimale. "Udhëzimi që unë kam nxjerrë ka të bëjë pikërisht me një standard të ri të përqindjes së proteinave në miell dhe në grurë i cili tenton t'u përafrohet standardeve evropiane, por nuk është ende brenda këtyre standardeve. Standardet evropiane janë diku te 14 % dhe ne kemi kërkuar që ky standard të ngrihet nga 7 %, sa është niveli i proteinave në miell, në nivelin 12.5 %", thotë ai. Ndonëse Shqipërinë e Kosovën i konsideron treg i përbashkët, Panariti thotë se thjesht këtë e kanë kërkuar shkaku i sigurisë dhe cilësisë së miellit, pavarësisht nga vendi i origjinës, duke pas parasysh që Shqipërisë tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat dhe përgatitet të hapë negociatat për anëtarësim. I pyetur për kërkesën që të shtohet përqindja e proteinave, ai thotë se mielli me 7% proteina nuk është miell, por krunde. "Një miell që hyn me përqindje proteinash prej 7 % nuk është miell, është krunde dhe unë nuk dëshiroj që konsumatori shqiptar dhe ai kosovar të jetë i diskriminuar dhe të përdor miell të një cilësie të tillë me një përqindje të tillë proteine. Përpos kësaj, kjo sjell edhe rrezikun tjetër: futja në treg e një mielli të tillë në mënyrë që ai pastaj të ngjizet dhe të bëhet brumë do kërkojë detyrimisht të përdoren shtesa ushqimore (aditive), që janë kryesisht kimikate, oksidues, në mënyrë që të arrihet përqindja e caktuar e glutenit që ai të kalojë në brumë, dhe askush nuk dëshiron që të prodhohet bukë me kimikate", thotë ai. Panariti pranon se duhet të kenë qasje të tillë jo vetëm për miellin, por edhe për produkte të tjera, qumështin dhe mishin. Për këtë arsye, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka nënshkruar udhëzimin e ri, që duhet ta respektojnë të gjithë eksportuesit e miellit nga Kosova apo vende të tjera të rajonit.

Mbeturinat e miellit vijnë nga Serbia

TIRANË - Prej disa ditësh, Shqipëria ka bllokuar importin e miellit kosovar, për shkak të nivelit të ulët të proteinave. Më gjithë zhurmën patriotike rreth miellit që vjen nga Kosova në Shqipëri, në të vërtetë shifrat e doganave dhe prodhimi vendas në Kosovë, dëshmon se mielli vjen nga Serbia përmes kompanisë "M & Sillos". Sipas raportit të doganave të Kosovës, kjo kompani ka importuar mallra nga Serbia në një vlerë doganore 3 milionë e rreth 600 mijë euro. Nëse u referohesh prodhimit vendas në Kosovë, "M &Sillosi" mblodhi maksimalisht 30 mijë tonë grurë nga bujqit vendorë. Nevojat e Kosovës janë 410 mijë tonë grurë. Pra, asaj i është dashur që për Kosovën të marrë 400 mijë tonë grurë nga Serbia. Në korrjet - shirjet 2014 u grumbulluan maksimalisht 225 mijë tonë grurë. Atëherë lind pyetja ku e gjen miellin për ta eksportuar në Shqipëri e gjetke "M&Sillosi", kur në Kosovë me shumë se gjysma e nevojave mbetet pa u plotësuar nga prodhimi vendas? Nga vjen gruri në Hambarin e "M&Sillosit" - Devollit. [dok] Publikohen fakte konkrete rreth akuzave të ngritura mbi cilësinë e grurit serb. Ky grurë i importuar konsumohet si nga qytetarët e Kosovës dhe ata shqiptarë. Gazeta 'Express' ka siguruar dy kontrata blerje mes blerësit Artan Devolli dhe shitësit Dragan Raca. Kontrata e parë e datës 21 gusht 2014, bën fjalë për 300 ton grurë me çmim 154 euro për ton, përkatësisht 15 centë për kilogram, i përcaktuar në kontratë si ushqim për kafshët. Rreth një muaj më pas, në datën 25 shtator, të njëjtët perona lidhin një kontratë tjetër ku shitet një sasi gruri me të njëjtin çmim. Këtë herë në kontratë nuk shkruhet se gruri është i destinuar për ushqimin e kafshëve. Pra, i njëjti grurë me të njëjtin çmim përdoret si për ushqimin e kafshëve ashtu dhe për nevojat tona ditore.

Raporti zyrtar i Prishtinës (Komisioni)

Konfirmohet skandali i Devollëve për grurin - Të merren masa ndaj aktorëve që shkaktuan këtë krim. Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Adem Salihu, para deputetëve të Kuvendit ka folur për skandalin e grurit. Ai ka treguar për rezultatet e dala nga hulumtimi i komisionit për Bujqësi për importimin e grurit dhe miellit. "Gjatë viti 2014 është importuar edhe grurë për kafshë dhe kjo sasi grurit është shitur edhe si grurë edhe si miell për njerëz."Ndërsa, sipas pohimeve të AVUK-ut gjatë vitit 2014 në Institutin Bujqësor për Analiza në Pejë janë dërguar 79 mostra, ndërsa sipas IPK vetëm 14 mostra kanë ardhur", tha Salihaj. Ai ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk e ka në kontroll cilësinë e ushqimit dhe si pasojë aspak nuk e kontrollon ushqimin. Ai tha se nuk ekziston asnjë mbikëqyrje serioze e AUV-it nga Qeveria e Kosovës. Salihaj tha se Dogana e Kosovës nuk e ka kontrolluar grurin që vije nga importi, dhe zyrtarët e saj para raportimit në Komisionin parlamentar kanë dhënë deklarata kontradiktore për grurin e importuar. SHIKONI SE ÇKA BËJNË KRIMINELËT E NËNTOKËS SERBE (v.a.) "Deklarimi i tyre se dërgohet për analiza secila maune nuk ka qene e sakte. Përfaqësuesit e doganës fillimisht kanë deklaruar se janë deklaruar rreth 500 tonë e në ndërkohë janë importuar mbi 100 mije tonë grurë për kafshë", tha Salihu. Shpejtim Bulliqi nga LDK-ja tha se si pasojë e papërgjegjshmërisë së AUV-it, Doganës së Kosovës dhe Institutit Bujqësor të Kosovës dëmi mund të kalojë 1 milionëshin. Melihate Tërmkolli, deputete e LDK-së tha se skandali i grurit është ndër çështjet më serioze që ka ndodhur në Kosovë. "Kemi një rast unikat. Ushqimi për kafshë është përdor si ushqim për njerëz. Edhe raporti edhe rekomandimet janë në diskrepancë me dëmin që është shkaktuar të këtij produkti që ka qenë i paraparë për kafshët. "Ky nuk është vetëm mashtrim, por edhe një lloj krimi, si qytetarë dhe konsumatorë. Masat duhet të jenë konfrom dëmeve. Duhet një raport nga Qeveria. Ata njerëz duhet të dhënë përgjegjësi", tha ajo. Kurse, deputetja e AAK-së, Donika KadajBujupi, tha se qëllimi ka qenë të monopolizohet gjithçka. Deputeti Shaip Muja tha se përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe ministrin e Bujqësisë. "Kam kërkuar të shkarkohet kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi". Ai tha se rekomandimet e Komisionit nuk kanë kurrfarë efekti përveç asaj që Isa Mustafa të punë- soj njerëzit e tij. Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, tha se dikush duhet të jap përgjegjësi. "Situata është se dikush duhet të jap përgjegjësi nëse konstatohet se këto të dhëna të Komisionit janë të sakta. Dogana duhet të ketë dhe të jap deklarata të sakta. Dikush duhet të japë përgjegjësi nga këto institucione. Duhet të precizohet gjuha e rekomandimeve", tha ai. Disa nga rekomandimet e Komisionit: Qeveria të ndërmarrë veprime të duhura në ngritjen e stafit të AUV-it; Të krijohet sistem i data-bazës për regjistrimin e të gjitha kontrollimeve fitosanitare dhe veterinare; Të ndryshohen politikat për grurin e importuar; Qeveria të ketë mbikëqyrje më serioze ndaj Doganës në aspektet e mbikëqyrjes; Të ndërmerren masa kontrolloi ndaj Institutit Bujqësor të Kosovës. ("Kosova Sot") Mielli i bukës që hanë shqiptarët bëhet me grurë rezervë Serbie dhe zhdoganohet si ushqim kafshësh?! SHIKONI DHE DËGJONI ME VËMENDJE SE ÇKA BËJNË KRIMINELËT E NËNTOKËS SERBIANE, BANDA E PAMËSHIRSHME 'DEVOLLI' (v.a.) [ekspres] Është rikthyer në vëmendje tema e cilë- sisë së miellit që vjen nga Kosova në Shqipëri. Pak kohë më parë ministri Panariti u deklarua publikisht për rastin, kurse deputeti Braçe dhe një gazetar kosovar që mbron interesat e kompanisë që sjell miellin u përfshin në polemika. Dje, në një intervistë për gazetën kosovare Express, Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se "kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve". Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë. Sipas Vocit krimi është i shumëfishtë. Pa dyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët. Ai shton se Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti në treg kushton 23-25 centë. "Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore", tregon Misini dhe shpjegon se importin Dogana e Kosovës e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është. Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore. "Por, problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri". Më poshtë video e Misin Vocit në gazetën në fjalë: Ndofta me këto fakte këta matrapazë turpërohen! Jo, këta nuk dinë se çka është turpi apo morali. Këta nuk kanë shpirt fare. Janë të pashpirt fare. ZOTIN DORËZAN! Në gjyqin që do të mbahet do pyesim kolegjin: *Si do të vepronte shteti gjerman në qoftë se do ushqeheshin nga banditët popullata gjermane me krunde derrash në vend të bukës? Si do vepronte shteti dhe ligjet gjermane, për banditët se si falsifikojnë, si fusin qindra tonë mallra të pakontrolluar dhe pa doganë? Kush e di se c´kishte aty? Ndoshta drogë? Kush e di! Po si do reagonte FINANCAT pa paguar tatim? PO me qumështin pluhur të skaduar që e kanë pirë fëmijët si do të reagonte... Qëllimi im ishte që të mbroj popullatën nga KRIMINELËT, VAGABONDËT, BANDITËT, IDIOTËT, MATRAPAZËT... Pa marrë parasysh kush janë, çfarë race, gjinie, religjioni. Jeta e njeriut është mbi të gjitha. Nuk duhet t´u ndërpritet jeta fëmijëve. Edhe fëmijët shqiptarë duhet të jetojnë si gjithë fëmijët e botës tjetër. MALLKUAR QOFSHIN PËR JETË E MOT BANDITËT DHE KRIMINELËT KUSHDO QOFSHIN QË MUNDOHEN T´I VRASIN NJERËZIT E PAFAJSHËM VETËM PËR INETERESA PERSONALE... Faktet më lart flasin më shumë se një bjeshkë fjalësh. Nuk u morëm me fjalë sokaqesh, por me fakte shtetërore dhe të deputetëve të popullit, që ia dhanë votën. Mallkuar, mallkuar dhe vetëm mallkuar për jetë e mot! Në vazhdim mund të lexoni edhe: Si tentoi BANDA 'DEVOLLI' TË FUSË KAFE ILEGALISHT NË SERBI? Si nuk respektuan ligjet dhe urdhrat e policisë të ndalen për kontrolle, por ikën si kriminelët e Kolumbisë? Për sa kohë qëndroi malli i BANDËS 'DEVOLLI' NË POLICI DHE PËRSE...? Si BANDA 'DEVOLLI' BËRI HAKMARRJE KUNDËR DEPUTETES SË POPULLIT, zonjës MARGARITA KADRIU, vetëm pse i mbron interesat kombëtare dhe është kundër korrupsionit me billbordët e tyre. Kjo është kultura e BANDËS 'DEVOLLI' KUNDËR NJË FEMRE. Edhe kjo do të jepet në gjyq, për të parë kulturën e tyre. Po çka do të ndodhte në Gjermani për marrëzira të tilla, kur një femër e bën lopë... Kaq për sot, përgjigje BANDËS 'DEVOLLI GROUP'. Mos harroni, po deshët përcilljani avokates. Unë jam gjallë dhe këtu duke punuar. Edhe diçka për fund, nuk jam miliarder si ju, me para të pista, unë punoj me djersën e ballit, 18 vjet nuk kam as të shtunën e as të dielën pushim, as për Bajram e as për Pashkët. Në qoftë se nuk është e vërtetë, le të hulumtojë avokatja juaj dhe të deklarohet se ndoshta rrej. Të mos keni frikë: NUK DO TË BËJ PADI!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

 

 (Kosova Sot)