Pse VV-ja frikësohet nga rinumërimi i votave?

Pse VV-ja frikësohet nga rinumërimi i votave?
  • 25 November 2017 - 07:53

Hetimi i parregullsive në Prishtinë e në Prizren

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Nëse ata të VV -së janë të sigurt në fitoren e tyre, pse të frikësohen. Nëse VV-ja është e sigurt që nuk kanë vjedhur vota të qytetarëve tanë, pse të kenë frikë nga rinumërimi? Nëse VVja nuk i kanë manipuluar dhe nuk kanë futur në lista emra të të vdekurve, siç kishte bërë PDK-ja dikur, pse të frikësohen sot nga rinumërimi? 

Opinioni ynë është bërë imun ndaj kundërshtimeve të VV-së për çdo vendim dhe mendim me mjete demokratike. Vendimi zyrtar që të shkohet në rinumërimin e votave në Prishtinë dhe në Prizren i zemëroi skajshmërisht liderët e VVsë, të cilët menjëherë vrapuan në të gjitha kanalet televizive vendore duke u shpërndarë kasnecët e tyre dhe e organizuan një konferencë për medie që këtë vendim demokratik ta quanin antidemokratik.

VV-ja manipulon me fjalën demokraci

Sipas VV-së, demokraci apo demokratike është vetëm kur propozimet e partisë së tyre aprovohen ashtu siç thonë dhe mendojnë ata, ndërsa çdo propozim dhe mendim ndryshe e quajnë antidemokratike, antiligjore, antikombëtare, antishtetërore, antikushtetuese… dhe, kur ne nuk mendojmë si ata, VV tërbohet duke e iniciuar akte agresive deri në protesta për ta shprehur pakënaqësinë e tyre. Vendimi për rinumërim është një vendim demokratik, sepse gjatë rinumërimit do të hetohen parregullsitë dhe manipulimet e bëra nga cilado parti, e që në këtë rast askush nuk po paragjykon se VV-ja apo LDKja ka manipuluar me votat e qytetarëve të Prishtinës. Vendimi për rinumërim është vendim i arsyeshëm, ngase do të bëhet zbulimi nëse njëra apo tjetra parti ka manipuluar, ka falsifikuar, ka vjedhur votat e qytetarëve tanë. Të vidhet një votë është krim mbi demokracinë, e vjedhësi duhet të ndëshkohet. Vendimi për rinumërim është plotësisht i drejtë, sepse vota e qytetarëve tanë do të shkojë për kandidatin që e ka votuar e jo kandidatit kundërshtar.

VV-ja manipulon me fjalët, qytetarët, patriotizëm, kombëtar, Kushtetutë…

Liderët e VV-së, të përgatitur nga libra të ndryshëm marksistë, fashistë, komunistë… kanë bërë një amalgamë të këtyre teorive në të cilat jepen udhëzime, këshillime dhe mendime filozofike dhe psikologjike për të fituar simpatinë e masës në dobi të asaj propagande. Në fakt, liderëve të VV-së u është ngatërruar truri dhe mendja nga ato teori filozofike, që tanimë janë duke i përdorur vend e pa vend, sepse secila teori i ka specificitetet e veta ku duhet të merren në konsideratë edhe shumë faktorë të tjerë që ajo apo kjo teori të ketë sukses. Madje, një teori ka pasur mundësi të ketë sukses në Rusi, por jo edhe në Kolumbi apo në Kosovë, ngase mentaliteti i një populli është ndryshe nga një tjetër. Dështimi tjetër i VV-së është se këta liderë nuk i kanë lexuar të gjitha librat , por vetëm pjesët më të rëndë- sishëm të tyre, sepse t'i lexosh të gjitha duhet të kalosh vite të tëra e në fund profesionalizohesh dhe pendohesh. Mësimi përmendësh vetëm i një teorie të dërgon në shkatërrim të shtetit. Edukatën shpirtërore VV-ja e marrin nga tre personalitete të celulës së pesëshit, që është një celulë e fortë dhe e mbyllur hermetikisht, ku informata nuk duhet të kalojë pragun e partisë. Edukatorja kryesore është bashkëshortja e Albin Kurtit, e cila qëndron nën hije, por që herë pas here ka dëshirë të bëhet publike "aftësia " e saj, ndërsa dy tjerët ende janë enigmatikë për opinionin tonë. Bashkëshortja e Albin Kurtit asokohe ishte vetëm e dashura e tij ilegale, e mësonte Albin Kurtin se si t'i drejtohej masës duke ia rregulluar skenografinë e platosë dhe foltoren, ku foltorja nuk duhej të ngjante atyre të zakonshmeve, por lideri duhej të qëndronte në mes e të sillej vërdallë. Skenografia e foltores ku Albin Kurti duhej të paraqitej para publikut duhej t'i ngjante një arene të gladiatorëve romakë. Bashkëshortja e edukoi që Albini të vishej si çdo qytetar tjetër, duke ndikuar në psikologjinë e masës që lideri i tyre ishte fëmijë i këtij populli që nuk ishte i pasur, por e urrente pasurinë dhe e donte shtetin dhe qeverinë që më vonë do ta shkatërronte. Ajo dhe dy tjerët "këshilltarë" e edukuan që kudo në masë të flitej në emër të popullit, në emër të qytetarëve, në emër të Kushtetutës, e të gjithë kundërshtarët t'i quante hajna e mafiozë. Kështu lindi dhe u ngrit figura e Albin Kurtit dhe disa liderëve të tjerë të VV-së, të cilët u edukuan të nënçmonin dhe të refuzonin çdo gjë që nuk shkonte drejt ngritjes së kultit të individit. Duke u nisur nga fakti se VV-ja u farkua me idenë e edukatores se duhet të denigrohet çdo vendim i partive të tjera, me kalimin e kohës VV-ja i bëri armiq të gjitha partitë si dhe të gjithë liderët kundërshtarë. Edukatorët shpirtërorë të VV-së e kishin harruar faktin se Kosova është vend specifik dhe se sot mund të bëhesh lider, por nesër gënjeshtra kuptohet. Kjo ka ndikuar që VV-ja nuk ka mundësi të bëjë koalicion me asnjë parti, sepse të gjitha partitë i ka akuzuar dhe etiketuar.

Pse, VV-ja ka frikë nga rinumërimi i votave?

Nëse bazohemi në deklaratën e mëhershme të VV-së, rinumërimi do të quhej gjë normale dhe demokratike, sepse liderët e kësaj partie çdo herë i akuzonin partitë tjera se po vjedhin, se të vdekurit po votojnë etj. etj. akuza. Andaj, pse të kenë frikë nga rinumërimi? VV-ja duhet të jenë të lumtur që më në fund do të bëhet rinumërimi dhe do të dihet se kush paska vjedhur. Nëse ata të VV -së janë të sigurt në fitoren e tyre , pse të frikësohen. Nëse VV-ja është e sigurt që nuk kanë vjedhur vota të qytetarëve tanë, pse të kenë frikë nga rinumërimi? Nëse VV-ja nuk i kanë manipuluar dhe nuk kanë futur në lista emra të te vdekurve siç kishte bërë PDK-ja dikur, pse të frikësohen sot nga rinumërimi? Askush nuk mund të paragjykojë se VV-ja apo LDK-ja kanë vjedhur ose kanë manipuluar me vota të qytetarëve të Prishtinës dhe Prizrenit, deri në përfundim të rinumërimit. Vetë fakti se liderët e VV-ja po e kundërshtojnë vendimin për rinumërim , na fut në dyshim se këta paskan vjedhur dhe kanë manipuluar. Kundërshtimet e VV-së për rinumërimi i bien sikur hajni të refuzonte të hetojë për hajni.

Arsyetimet e VV-së janë debile

VV-ja fuqishëm po e ngrit zërin që të mos shkohet në rinumërim me arsyetime debile. Kundërshtimet e VV-së për të refuzuar rinumërimin e votave, në opinionin tonë po e shtojnë dyshimin se aty ka hile vetë VV-ja. Kundërshtimet e VV-së për rinumërim, po e humbin simpatinë e vetë elektoratit të VV-së dhe janë jo vetëm kundër vetvetes, por edhe kundër interesave të qytetarëve tanë. Si mund të arsyetojnë se po veprojnë për interesa dhe vullnetin e popullit, kur pikërisht këta po e refuzojnë vullnetin e popullit duke ua ndaluar të mësojnë të vërtetën se kush ka vjedh. Më 23 nëntor 2017, Visar Ymeri deklaroi: "PDK-ja e LDK-ja janë bërë bashkë dhe po duan ta prishin këtë proces të mirë zgjedhor, sepse vota e qytetarëve nuk u ka dalë ashtu siç ata kanë pritur e kanë menduar. Qëllimi i tyre është që këtë proces zgjedhor ta prishin, që i bie që ta manipulojnë vullnetin e qytetarëve. Ne natyrisht që nuk do ta lejojmë një gjë të tillë". Si ka guxim qytetar të deklarojë më këtë fjalor antiqytetar? Ende pa e ditur rezultatin Visar Ymeri paralajmëron se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë !!! Pra, nëse rezultati i votave do të shkojë në favor të LDKsë , VV-ja do ta kundërshtojë. Nëse LDK-ja dhe PDK-ja qenkan bërë bashkë, atëherë pse VV-ja dhe AKR-ja u bënë bashkë ?! Sipas VV-së askush nuk duhet të bëhet bashkë. VV-së paskan të drejtë të bëhen bashkë edhe me armikun të cilin vetë e akuzonin çdo ditë, e tjerët jo. Kjo që deklaron Visar Ymeri nuk quhet demokraci por antidemokraci dhe fashizëm. Nëse LDK-së nuk i ka dalë ashtu siç e kanë pritur , pse Visar Ymeri po frikë- sohet nga rinumërimi ?! VV-ja shkojnë edhe më larg duke deklaruar se rinumërimi është grushtet e që në fakt grushtet është duke bërë vetë VV-ja. Në një deklaratë të tyre shprehen radikalisht duke thënë : " Duke qenë se ky është grusht-shtet, ne nuk do të rrimë anash e të shohim se si një klikë politikanësh e dhunojnë kështu vullnetin e qytetarëve. Do të përdorim rrugën institucionale për ta ndalur këtë të keqe." Për çfarë grushtet e ka fjalën Visar Ymeri ?! Rinumërimi nuk është grusht-shtet, por është vendim demokratik. Ku sipas VV-së dhunohet vullneti i qytetarëve ?! Rinumërimi i votave i ndihmon çdo qytetari të ketë njohur ku i ka shkuar vota e tij.

Kundërshtimet e VV-së janë antikombëtare

Ngritja e VV-së më gjakun e militantëve të tyre, tanimë ka përfunduar, sepse çdo militant e ka hetuar djallëzinë e liderëve, të cilët po rriten e po pasurohen në emër të tyre, e jeta e shokëve të tyre po humbët pa gjurmë. Rritja e VV-së në mënyrë agresive dhe të dhunshme po ashtu ka përfunduar, sepse militantët e kanë kuptuar se dënimet dhe burgun po e mbajnë pa asnjë faj e në kurrizin e tyre po ngrihen dhe pasurohet Shpend Ahmeti e liderët e tjerë. Pse ata të sakrifikohen për liderët e tyre , kur çdo gjë mund të arrihet me debate konstruktive në Kuvend ?! Prindërit e militantëve e kanë kuptuar se fëmijët e tyre e vuajnë dënimin e liderët po pasurohen dhe bëjnë jetë luksoze në jahte të Devollit. Pra, akteve agresive të nxitura nga VV-ja u ka ardhur fundi. Gazi lotsjellës në Kuvend , a mendoni se ishte akt që ndikoi pozitivisht ?! Sipas VV-së, hedhja e gazit lotsjellës ndikoi që mos të aprovohet demarkacioni. Kjo është një rrenë e kulluar. Të gjithë deputetët e legjislacionit të kaluar ishin të vetëdijshëm se diçka nuk ishte në rregull dhe nuk e votuan, por jo të shtyrë nga hedhja e gazit lotsjellës. Pikërisht për këtë gjë kam biseduar me Nait Hasanin, njëri ndër kundërshtarët më të fortë për çështje të demarkacionit, i cili në pyetjen time se a kishte ndikuar VV-ja me gazin e tyre që ai të kundërshtonte, përgjigja e tij ishte se hedhja e gazit lotsjellës në Parlament nuk kishte ndikuar asgjë te ky deputet. Pyetje të ngjashme ua ka shtruar edhe disa deputetëve të tjerë, të cilët secili tregonte se hedhja e gazit nuk kishte pasur asnjë ndikim. Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend ka qenë vetëm një dezorientim dhe një spektakël që të prishet e të shkatërrohet imazhi i shtetit të Kosovës. Hedhja e gazit lotsjellës mund të klasifikohet si një spektakël i disa aventuristëve të VV-së. Madje Visar Ymeri, hedhësit e gazit lotsjellës, i quante si heronj të Kosovës, e femrat i krahasonte me Shota Galica. Heeeej, turpi më i madh i VV-së kur Donika Kadaj Bujupin e krahason me Shota Galicën?!!! A e ka ditur Visar Ymeri që Shota Galica e ka vrarë komandantin e milicisë serbe në shtëpinë e tij në Mitrovicë edhe atë pa i tregua Azem Galicës. VV-ja na paralajmëron se do të organizojnë protesta kundër vendimit për rinumërim. Do t'ua përkujtoj dhe do t'i lajmëroj se këto protesta e VV-ja do të jenë numerikisht më të dobëtat, sepse më nuk do ta keni përkrahjen e militantëve, siç e keni pasur. Këto protesta do të jenë më paqësore se të gjitha të tjerat ,sepse militantët nuk po kenë kushte t'i qëndrojnë burgjeve, e ju liderë të VV-së të jetoni jetën luksoze. Andaj, do të ishte shumë më demokratike që të lejoni rinumërimin e votave e të dihet fituesi qoftë LDK-ja apo VV-ja. 

(Kosova Sot)