Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojë Serbinë, që ta njohë Kosovën!

Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojë Serbinë, që ta njohë Kosovën!
  • 07 December 2017 - 08:19

SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSENI

Barometri diplomatik

Këtë histori të falsifikuar antishqiptare, shtetit, kishës dhe Akademisë serbe ua prishi shkenca e digjitalizuar si rezultat dhe meritë kryesore e formimit të Rendit të Ri Botëror (1989) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye (si superfuqi siprane botërore), me ç'rast shkallmoi perandorinë e kuqe ruso-sovjetike

-Jo, Serbia me liderët, me akademikët, me popët e saj, dhe me patriarkun Irinej në krye, të kërkojnë rikthimin e Kosovës nën "ombrellën" e saj kolonialiste. -Kjo është "vija e kuqe" e Platformës serbe në "Dialogun e Brukselit" (2011-2017)?- Jo, ky, do të ishte fataliteti dhe fundi i Serbisë së Madhe në Ballkan. Me gjithë aspiratat dhe me pretendimet territoriale kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë, si dhe të shpresave të saj në bazat ushtarake të Rusisë brenda territorit të Serbisë, Kosova kurrë më nuk do bëhet Serbi. Vetëm ky opsion mund t'ia përshpejtojë "trenin" Serbisë për t'u integruar në BE. Përkundrazi, ashtu siç ka deklaruar edhe kryeministri i qeverisë shqiptare Edi Rama, viti i ardhshëm 2018, do të jetë vit i ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Akademiku beogradas Vasilije Krestiq apelon Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, Kishën Ortodokse (politike) Serbe dhe shtetin e Serbisë, që "me asnjë çmim, të mos hiqet dorë nga Kosova". -Serbisht, kësaj "shkence akademike" falsifikatore dhe vampirizuese i thonë "daj bozhe shta budalla misli" mbase Kosova kurrë nuk ka qenë territor legal i Serbisë, as i serbëve, vetëm plaçkë koloniale shekullore (1912-1999). Këtë, tanimë e di Evropa, Amerika dhe e tërë bota. Kjo e vërtetë nuk është më kurrfarë "sekreti" i historiografisë dhe i politikës falsifikatore të shtetit, të kishës dhe të shkencës serbomadhe (1912- 1999), të cilën e kanë shkruar vetë dhe e kanë mbajtur nën "embargo" jo më pak se 100 vjet. Mirëpo, këtë histori të falsifikuar antishqiptare, shtetit, kishës dhe akademisë serbe ua prishi shkenca e digjitalizuar si rezultat dhe meritë kryesore e formimit të Rendit të Ri Botëror (1989) me Shtetet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye (si superfuqi siprane botërore), me ç'rast shkallmoi perandorinë e kuqe rusosovjetike. Si rrjedhim, u krijuan kushtet dhe rrethanat politike, që Amerika dhe Evropa Perëndimore, t'i hapin dhe t'i rishikojnë arkivat e pluhurosura të politikës dhe të shkencës perverse dhe falsifikatore të sllavëve të Evropës Lindore dhe Juglindore (duke përfshirë edhe Ballkanin), duke i bërë publike dhe të arritshme në dimensione botërore si për shtetet e ndryshme, ashtu, edhe për lexuesit dhe për studiuesit e interesuar.
Apeli absurd i akademikut Vasilije Krestiq, edhe një argument më shumë i përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës 

Të jemi realist (të mos ushqejmë iluzione të kota, duke gënjyer vetveten, popullin, Evropën dhe Amerikën, se gjoja "Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën", ashtu siç kanë deklaruar disa herë Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi, Edita Tahiri dhe ish-0presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga) se Beogradi zyrtar, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por, përmes eksponentëve çetnikë të "Srpska lista" të saj, të instaluar në Qeverinë dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës ( duke u bazuar në "lidhjet speciale" me minoritetin serb sipas Planit të Marti Ahtisarit), po bën shantazhe dhe trysni te faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, që të mos lejojnë legalizimin e Ushtrisë së Kosovës. Gjithashtu, diplomacia dhe politika e Serbisë me "pesë shpejtësi" ka intensifikuar në shkallën edhe më të lartë lobimin e tyre te shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën deri tani e kanë njohur 113 shtete anëtare të OKB-së. Sesa Serbia dhe çetnikët fashistë serbomëdhenj janë "penduar" për kryerjen e tri gjenocideve kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës sipas "Bukvicës"-Memorandumit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, të iniciuar dhe të mbështetur nga Kisha (politike) Ortodokse Serbe dhe nga qeveria e Serbisë me kryekriminelin e saj Slobodan Milosheviq, këtë e provon, edhe kjo deklaratë skandaloze me përmbajtje Memorandumiane të akademikut serb Vasilije Krestiq (njëri nga autorët e Memorandumit famëkeq serb të vitit 1986, që parashikon shfarosjen e shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve të Bosnjës, me qëllim të grabitjes dhe kolonizimit të territoreve të tyre indigjene. Kjo deklaratë e memorandumashit racist serbomadh, Vasilije Krestiq, "student" i teorisë gjeopolitike "Lebensraum" të Fridrich Ratzelit dhe të Hitlerit, kur të përkthehet në gjuhën shqipe, do të thotë: " Ne, me asnjë çmim nuk guxojmë të heqim dorë nga Kosova, sepse kjo është pjesë integrale e shtetit tonë, dhe se kjo është 'vija e kuqe', e cila nuk mund të shkelet"!? -Sa i verbër ky akademik serb Krestiq, po, ku ka "Kosovë serbe", kur kjo qe nëntë (9) vjet (2008-2017), është çliruar dhe pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evropiano-perëndimorë. Kjo çështje është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Prandaj, serbomëdhenjtë qofshin, edhe akademikë si Vasilije Krestiq, duhet të mos shohin ëndrra të shkreta dhe "vija të kuqe", sepse vija të këtilla të kuqe, tanimë nuk mund të gjenden as në Rusi, lere më në Ballkan, të cilat qëmoti janë davaritur së bashku me shpifësin e tyre, kryekriminelin Slobodan Milosheviq (1989-1999). Këtë e dëshmon edhe, pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i Malit të Zi, i Maqedonisë dhe i Kosovës. Kështu që, "vija të kuqe" kanë ngelur vetëm brenda Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi- Pazari, Vojvodina kroate dhe ajo hungareze), të cilat, brenda një kohe shumë të shkurtër, do të shndërrohen në "vija të kaltra" dhe në yje të verdha të Flamurit Demokratik të Bashkimit Evropian (BE).

Kosova po ribashkohet me Shqipërinë (2018), kurse akademiku i katandisur serb, Krestiq po kërkon ripushtimin kolonial të saj!?

Këtë e provon edhe kjo deklaratë e memorandumashit famëkeq serbomadh-akademikut Vasilije Krestiq, i cili, (në bazë të Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të vitit 1986 ishte arma kryesore për shkatërrimin e ishRSFJ-së (1945-1990), që synim përfundimtar kishte RIZGJERIMIN e kufijve të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), me qëllim që Beogradi t'i kryente tri gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Mirëpo, kjo dëshirë absurde hitleriane e serbomëdhenjve me akademikun Vasilije Krestiq në krye, kurrë nuk do bëhet realitet, sepse Kosova nuk do të pranojë kurrë, që të përfundojë nën kthetrat e përgjakshme të sundimit të egër kolonial dhe neokolonial të Serbisë së Madhe, e cila pas përfundimit të dy luftërave ballkanike (1912/1913) zmadhoi territorin e saj për "81%", duke pushtuar territoret dhe shqiptarët e Shqipërisë Etnike me agresion dhe me gjenocid. Për popujt kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, që kanë përjetuar tri(3) gjenocide, shkatërrime dhe me qindra e mijëra viktima në njerëz (1989-1999), kjo deklaratë apeluese e racistit çetnik nuk habit fare, sepse Serbia në historinë e saj të derisotme kurrënjëherë nuk ka qenë demokratike dhe humane, por hegjemoniste, kolonialiste dhe gjenocidale ndaj kroatëve, myslimanëve dhe në veçanti ndaj shqiptarëve. Kjo ishte edhe strategjia e platformës politike e Memorandumit të ASHAS-së (1986), të sajuar nga akademikët shovinistë serbomëdhenj: "Vasilije, Krestiq, Milorad Ekmeçiq, Dobrica Qosiq, Mihajlo Markoviq, Matija Beçkoviq, Lubomir Tadiq, Dejan Medakoviq, Pavle Iviq, Dushan Kanazir, Kosta Mihajloviq…etj." nga Beogradi, Knini, Sarajeva etj., të cilët nuk e kanë shkruar kot vetëm për ta "arkivuar", por për ta zbatuar, ashtu sikurse elaboratet e tjera të mëparshme famëkeqe të Ilija Garashaninit, të Vaso Qubriloviqit, të Gjorgje Kërstiqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit… etj., për shfarosjen e shqiptarëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të kroatëve. Duhet pranuar faktin se, as shqiptarët, as kroatët e as myslimanët boshnjakë, edhe sot, pas tri gjenocideve të fundit të Serbisë (1989- 1999), shumë mirë e dinë se serbomëdhenjtë kurrënjëherë dhe, për asnjë çmim nuk do të heqin dorë nga strategjia shtetërore dhe kishtare e Serbisë së Madhe, pavarësisht nga rrenat, manipulimet, shantazhi, provokimet që serbomëdhenjtë me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe me zëvendëskryeministrin-ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq po ia bëjnë BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe përmes "Dialogut të Brukselit" (2011-2017), sepse qëllimi i tyre i vetëm dhe përfundimtar është rinegocimi i statusit të pavarësisë së Kosovës. Këtë po e kërkon diplomacia serboruse e Beogradit dhe e Moskës, që në Dialogun e Brukselit, të marrë pjesë edhe Rusia së bashku me Amerikën, ashtu si ka kërkuar pala negociuese shqiptare e Prishtinës.
As shteti, as Akademia, as kisha serbe nuk heqin dorë nga politika kolonialiste dhe hegjemoniste
Këtë, duhet ta kenë parasysh, edhe BE-ja, edhe Amerika, edhe Kosova, edhe Shqipëria, sepse derisa Kisha Ortodokse Serbe me ekstremistët dhe me fashistët e saj, ta ketë thënë fjalën e parë dhe të fundit në formimin e objektivave parësore politike, duke manipuluar dhe drejtuar shtetin e Serbisë, kjo, sikurse shekuj më parë në historinë e saj, kurrë nuk do të jetë shtet paqësor, demokratik dhe i civilizuar evropian, por tragjedia dhe e keqja më e madhe e Ballkanit dhe e Evropës Perëndimore të qytetëruar. Këtë prognozë të zezë e vërteton edhe kjo deklaratë më e re kryediplomatit dhe e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, cili, si para tri dekadash, në stilin kërcënues të Vojislav Sheshelit, i apelon shqiptarët e Kosovës, që të "ikin në Shqipëri, sepse Kosova ka qenë, është dhe do të jetë serbe" . Edhe kjo deklaratë me përmbajtje të strategjisë frikësuese dhe kërcënuese e Ivica Daçiqit përputhet jo vetëm me deklaratën e akademikut shovinist dhe racist Vasilije Krestiq, por edhe e justifikon këtë strategji shekullore antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit hegjemonist dhe gjenocidal serb, që " në kohë paqeje, të kthehet ajo që është humbur në kohë lufte." -Ja, pra, pse Beogradi, në kohë paqeje po zhvillon dialog me Prishtinën shqiptare në Bruksel(2011-2017), që Kosovën e humbur në kohë lufte (1989-1999), ta rikthejë nën Serbi përmes negociatave paqësore të Brukselit, kinse në emër të "normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën". Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe në interesin hegjemonist dhe kolonialist të Serbisë. Këtë e justifikon edhe ky konstatim i ish-kryediplomatit të Serbisë, Vuk Jeremiq, kur thotë se " Mbrojtja e interesit të popullit serb në rajon ka karakter imperativ politik, historik dhe moral". 

(Kosova Sot)