Demarkacioni/ demarkimi/ dhe delimitimi janë dy terma me kuptime kundërthënëse

Demarkacioni/ demarkimi/ dhe delimitimi janë dy terma me kuptime kundërthënëse
  • 08 December 2017 - 07:54

SHKRUAN: ALI K.KELMENDI

Termi i fundit - Delimitimi nënkupton përcaktimin e kufijve për herë të parë ose ndryshimin e kufijve ekzistues me pasoja shumë të rënda dhe të rrezikshme për Republikën e Kosovës. Duke kërkuar kuptimin e këtyre dy termave në Enciklopedinë gjermane termi : " Demarkation, Demarkationslinie " ka kuptimin si vijon: Demarkacioni/Demarkimi apo Linja e Demarkimit është një Linjë kufitare paraprake në mes të zonave - territoreve të ndryshme të larta. Me njohje reciproke të te drejtave të popujve ne mes të shteteve kufitare. Atëherë, Demarkacioni ngrihet në kufij shtetëror ( në rastin tonë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës të Malit të Zi). Ndërsa termi Delimitim : E DREJTA MBI KUFIRIN. Ajo çka i shërben PËRKUFIZIMIT - PËRCAKTIMIT TË VIJES KUFITARE.( KUFIRIT). Në gjuhën serbokroate " RAZGANICENJE " - NDARJE ose PERCAKTIM (TË RI) TË KUFIRIT. Atëherë, prej vitit 2013 kur është formuar Komisioni shtetëror në krye me Murat Mehën dhe me raportin të tij, duke e anashkaluar Kuvendin e Republikës, dhe kur ish ministri i Punëve të Jashtme z. Hashim Thaçi dhe ish Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni me ish-kryeministrin Isa Mustafa në në krye, në qershor të vitit 2015 nënshkruajnë në Vjenë Marrëveshjen Ndërkombëtare me qeveritarët malazezë, për çudi gjer më tani nuk është bërë e ditur së çfarë Marrëveshje Ndërkombëtare qenka nënshkruar. Po ashtu nuk është ditur se çfarë detyre dhe obligimesh kishte marrë Komisioni shtetëror i Murat Mehës.

Rugovasit, Podguri dhe Deqani nuk do të lejojnë kurrsesi t'i humbin mbi 8.230 hektarë të tokave të tyre

Gjithnjë ishte enigmatike se a kishte komisioni për detyrë të bëjë Demarkimin e kufirit apo Delimitimin e kufirit siç u bë publik ditëve të fundit. Në popull është kuptuar se është bërë demarkimi i kufirit. Ndërsa tani po del e kundërta se është bërë Delimitimi; (razgranivenje granice) ndarja e re e kufirit duke e anashkaluar kufirin e vjetër ?akorr, Hajlë, Zhleb e Kullë. Pse u fsheh gjer më tani e gjithë kjo dhe gjithnjë intensifikohej presioni mbi deputetët që ta ratifikojnë Marrëveshjen në Kuvendin e Republikës. Njëjtë vepronin edhe ndërkombëtarët e posaçërisht ambasadori amerikan z.. G Delawie?!. Tani po e kuptoj se paska qenë të kota hulumtimet tona nëpër arkivat ndërkombëtarë për të gjetur harta e dëshmi se ku qëndronte vija paraprake kufitare, por debillat as qe i kanë shikuar hartat e dokumentet e vlefshme për arsye se qenkan marrë vesh me malazezet të bëjnë Delimitiminpërcaktimin e vijës së re kufitare çka është kundërshtuar gjithnjë dhe më tutje do të kundërshtohet edhe më fuqishëm që Marrëveshja Ndërkombëtare për Delimitim e Murat Mehës mos të kalojë në Kuvend. Ndërsa Rugovasit, Podguri dhe Deqani nuk do lejojnë kurrsesi t'i humbin mbi 8.230 ha të tokave të tyre.

I tërë Raporti i Komisionit të prof. dr. Bulliqit e konfirmon se nuk është bërë Demarkacioni, por është bërë Delimitimi i kufirit

Edhe me befasuese është deklarata e prof. dr. Grudës, anëtar i Komisionit të Ri në krye me prof. dr. Bulliqin ku thotë: Komisioni i Murat Mehës nuk ka nënshkruar Marrëveshje për Demarkacion, por është Marrëveshje për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Problemi i Demarkacionit, sipas kësaj Marrëveshje është trajtuar, e citoj tekstualisht: në nenin 4 ku shkruan tekstualisht se: kufiri shtetëror ndërmjet palëve do të shënohet me shenja kufitare. Kufiri shtetëror do të shënohet në periudhën prej dy vitesh, nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje. Ai, më tutje ka pyetur se " pse nuk thuhet, që është lidhur një Marrëveshje, qe nuk ka të bëjë me Demarkacionin, por qe ka të bëjë me Delimitacionin - me caktimin e Kufirit të Ri në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Në fund thotë, citoj: Se për mua kjo është shumë brengosëse. Këtu ose kemi të bëjmë me njerëz që nuk e dinë dallimin në mes të demarkacionit dhe delimitacionit, ose me personat të cilët fshehin " diçka nën tepih" ka theksuar prof. Gruda. Deklaratën e prof. dr. Grudës e mbështet edhe anëtari tjetër i Komisionit, prof, dr. Riza Smakaj, ku thotë se: nuk ka asnjë dilemë në thëniet e prof. Grudës. I tërë Raporti i Komisionit të prof. dr. Bulliqit e konfirmon se nuk është bërë Demarkacioni por është bërë Delimitimi i kufirit. I kundërvihem deklaratës¨së z. Skënder Hyseni për prof. Grudën. Skenderi i përgjigjët: aiii… prof. Gruda me atë mendësinë e vjetër të tij… Unë, do të të thosha ashtu edhe pse kam pasur respekt për ty Skendo si ish bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës. Z. Skënder a është me e mirë mendësia e profesorit apo " pamendësia" Juve nënshkrueseve të Marrëveshjes së Vjenës. Atëherë çka..?! Le të vendosin me mendje të shëndoshë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Proverb: "Shqiptarët kurrë nuk ngutën prej burrnie e jo prej tute" Pra as deputetët nuk janë ngutur për ta ratifikuar marrëveshjen pa u bindur mirë me të vërteten mbi kufirin. Tani është e qartë çdo gjë. Pasi kushtetuesja nuk aplikohet të ne, atëherë e citoj Kanunin: " Ftyrat e vrugnueme në daçi lajini, ne daçi zezojeni edhe ma. Jeni të lirë me e mbajtë burrninë t'uaj, jeni të lirë edhe me u çburrnua".

 (Kanuni, Neni 85, e Falmja, paragrafi 318 dhe 319)

(Kosova Sot)