Drita Millaku a e ke ditur se vjehrri yt, Sylë Millaku, ka qenë njeri i Serbisë? - Opinione - Kosova Sot
Drita Millaku a e ke ditur se vjehrri yt, Sylė Millaku, ka qenė njeri i Serbisė?

Drita Millaku a e ke ditur se vjehrri yt, Sylė Millaku, ka qenė njeri i Serbisė?

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Replikë nga larg me Kadri Veselin, Dardan Molliqajn dhe Drita Millakun, deputetë në Kuvendin cirkus(2)

Ju në familjen e Sylë Millakut keni qenë njerëz të lidhur ngushtë me Serbosllavinë e qenit plak Tito dhe kriminelit Slobodan Millosheviq dhe ju me siguri kërkoni fakte apo jo. Keni shume të drejtë, sepse unë të gjithë ata ose ato që flasin, akuzojnë dhe nuk japin emra konkretë dhe fakte për mua janë shpifës... Ne do t'u japim fakte konkrete, me emra dhe mbiemra, me datë të saktë dhe në cilin vend nga kush u dha dhe kush e dorëzoi dekoratën

Zhurianët trima, që kanë tradita nga lashtësia, i fut me një thes me kriminelët që i ka shpërblyer kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Do t'i shohësh emrat në fund. Faksimilin e kam unë dhe vetëm unë dhe kërkoje po deshe. Menjëherë e ke në gazetën lidere që quhet "KOSOVA SOT". Dilni në pazar me mua, dilni në mejdan dhe t´i lidhim kijet. Si nuk te erdhi turp së pari si femër, si nuk të erdhi turp edhe si deputete, e mos qofsh! Përse mundohesh ta fusësh minaren në thes, po a nuk e di se ajo nuk futet dot se është më e gjatë se thesi. Ehu, se si guxove të mashtrosh popullin, ehu, si nuk të erdhi turp të gënjeni popullin në pikë të ditës,haram të qoftë djersa e taksapaguesve dhe mos e gëzofsh për jetë të jetëve. Përpos që mashtrove popullin, nuk the të vërtetën se vjehrri yt ka qenë në anën e Serbisë fashiste dhe është dekoruar nga serbianët për të zeza kundër shqiptarëve dhe more guximin të gënjesh 20 e ca milionë shqiptarë. Idrizi, a po e njeh Idrizin!? A është vëllai i Sylë zezës apo jo. Kishte vajtur te Veziri dhe i kishte thënë para ca vitesh se kinse unë, Reshati, paskam shkruar dhe njollosur familjen tuaj. E morra Idrizin dhe bisedova me celularin e Vezirit dhe i tregova se unë nuk merrem me familje se jam burrë i krahinës së Lumes dhe i dimë zakonet, oj zonjë. Familja është e shenjtë dhe ne nuk kemi punë me ta. Ç´është e vërteta, më erdhën shumë letra në fcb., kinse dikur moti keni pasur problem të madh me një AVLLI, por unë nuk merrem me punë muresh e mezhdash, kinse Syla, vjehrri yt, dikur moti paska ardhur nga UJËMIRA, nga e keni edhe origjinën, ka nxjerrë motrën e tij, si njoftojnë burimet nga shkolla pa e përfunduar tetëvjeçaren dhe fut në shkollën Pedagogjike "Dimitrie Tucoviq", në Prizren, por kot, mbeti ngelce. Edhe me këtë ne nuk merremi se është punë familjare. Por, i tregova sa më parë le të shkojë në prokurori dhe të vërtetohet se a është kjo e vërtetë. Me kësi punësh, unë nuk merrem.

Populli i di të gjitha

Por, më nxite të reagoj për disa arsye, e para, sepse ju të klubit të 'Vetëvendosjes' jeni safi të zier në krime, mashtrime, rrena, dallavere dhe hiqeni se dini diçka, pastaj të zezat e vjehrrit tënd si argati më i devotshëm i kriminelëve, gjakë- sorëve, pushkaxhinjve, kasapëve, dajakxhinjve serbianë, mundohesh ta bëni burrë të mirë. Po si nuk të erdhi turp kur bota e di se ju jeni tradicionalisht të veshur me petkun e milicisë. Por, mos harroni se populli i di të gjitha të zezat e bashkëpunëtorëve serbianë, shqipfolës kundër kombit shqiptar. Pastaj, po si nuk të erdhi turp dhe përmende Zhurin, kinse të kanë dërguar sms për të. Kjo është rrenë e kulluar. Të them rrenë e kulluar qëllimisht të zbuloni se kush janë. Të garantoj se nuk ka, po në qoftë se del ndokush, po të këshilloj para se të zbuloni, të kontaktosh me ta, se unë të tregoj se kush janë. Ju keni ofenduar Zhurin shumë rëndë, duke përbuzur me emrin e vjehrrit tënd. Ata që janë në anën e vjehrrit tuaj, mund të jenë të them unë; njëri është bashkëpunëtori i Vezir Seles, udbashit të UDB-së dhe këlysh i milicisë serbe, tjetri mund të jetë ai i zyrës së vendit, spiuni i UDB-së dhe bashkëpunëtor i Bashkim Kacamakut dhe Astrit Kolshit, kryeudbashit dhe tjetri mund të jetë raca e Gojko Popoviqit, që kam publikuar shumë faksimile origjinale se si familjarisht, burra e gra kanë bërë sallamadi. Para se t´i merr në qafë ato familje këshillohu edhe njëherë dhe në qoftë se je e zonja, publikoj. Ama nuk mund të guxosh të përmendësh Zhurin, se ju ofendoni një fshat heroik, ndër më heroikët në Kosovë. A e dini ju se sa dëshmorë ka dhënë Zhuri, që nuk ka dhënë as Prizreni, a e dini se sa luftëtarë ka pasur Zhuri në luftë vetëm dhjete nga konaku im, jo mëhalla, që nuk ka pasur i tërë Prizreni, a e dini ju se sa vite burg kanë zhurianët që nuk ka Prizreni. A e dini, apo nuk e dini. Ju përmendet Zhurin edhe Hasin. Për hasjanët nuk po flas se na ndan si kufi natyror Drini. Ama reja e Sylë Millakut të përmend Zhurin, pa marrë avdes ky është mëkat. Unë të thashë se ju në familjes e Sylë Millakut, keni qenë njerëz të lidhur ngushtë me Serbosllavinë e qenit plak Titos dhe kriminelit Slobodan Millosheviq dhe ju me siguri kërkoni fakte apo jo. Keni shumë të drejtë, sepse unë të gjithë ata ose ato që flasin akuzojnë dhe nuk japin emra konkretë dhe fakte për mua janë shpifës... Ne do t'u japim fakte konkrete, me emra dhe mbiemra, me datë të saktë dhe në cilin vend nga kush u dha dhe kush e dorëzoi dekoratën. Se nuk bënë vetëm njerëzit të lehin si qentë e rrugës.

\Këto janë faktet për vjehrrin tënd, Sylë Millakun

Në vitin 1989, e dini se shpërthyen demonstratat në tërë Kosovën dhe ato u shtypën me gjak nga kriminelët serbo-çetnikë dhe tradhtarët shqipfolës, zagarë dhe langonj të pushtuesit që mbanin uniformën, jo të policisë, por të milicisë. Këta pushkaxhinj nuk zgjodhën mjete kundër shqiptarëve për t´i vrarë, me tanke, helikopterë, mitralozë, kallashnikovë, pushkë, thika, sakica, hanxhar, dajak, hu gardhi e hu biki, humbën pa shenjë e pa dok shumë të ri shqiptarë e qentë dhe zagarët që mbanin uniformën e milicisë serbiane ecnin me fodullëk dhe i etiketonin,kapnin, burgosnin dhe të gjitha të zezat. Ju dëgjova duke thënë se krenohuni ju me vjehrrin tënd dhe është kthyer prapë në uniformën e policit. A e dini ju se në polici është kthyer edhe polici është kthyer çdokush dhe të tillë që janë deokurar me urdhrin për trimëri nga Serbia, për vrasjen e fëmijëve në Zhur. A dini këtë apo nuk e dini? A e dini ju se deri dje deputeti i Kosovës që e solli kopili i Titos, Isa Mustafa atë deputet e ka marrë medaljen më të lartë të ishJugosllavisë dhe merrte rrogën nga djersa e taksapaguesve. Sa e sa herë publikisht kam shkruar për ketë. Dhe, ti zonjë e merr për trimëri ketë. Pirolla të qoftë se ia ke lënë namit! Ju keni thënë se Zhuri dhe Hasi e njeh për burrë të mirë vjehrrin tënd, që emrin me ia përmend zhurianët vjellin. Mirë, po e zëmë se thoni e mbajnë mend për të mirë dhe ty nuk të vjen turp të gënjesh para publikisht. Më vjen zor të pyes, por më detyroni t´iu bëj pyetjen se a keni fëmijë dhe dhashëë Zoti të keni. Mirë, po morri vesh fëmija se ke gënjyer publikisht miliona shqiptarë? Ose: thoni vetëm një fjalë përse mbahet mend për të mirë, Përse? Pra, nuk e di se a jeni të informuar se Sylë Millaku tradicionalisht KA QENË ARGAT I SERBOSLLAVISË; NEJSE DO I LEXOSH NE FUND. A dini përse ju pyes se a e dini se a jeni te informuar mirë apo e bëni qëllimisht për të futur vëllavrasje. Ditë më parë, një axhami, në vend se të merret me të vërtetën ai mundohet të mbrojë Shpend Ahmetin nga shkrimet e mia dhe asgjë nuk thotë pos përmend prokurorinë e topuzit. Edhe ky nuk ishte informuar mirë, po diçka po se pranoi se ka dëgjuar për punën e Ilia Vakiqit, po nuk dua të flas thotë, kopili i vogël dhe unë u vërtetova se a ësht vërtet që ai që fliste pa respekt dhe përçart, është stërnip i BASHQARSHISË, i bie në Sarajevë. Duke mos menduar fare se njeriu si në këtë rast ju dhe ky kopili i vogël se A DUHET TË KETË NJERIU TË DREJTË MORALE TË FLASË. Po ky axhami hesapi dhe nuk kthen kokën prapa dhe të përshkruajë rrugën e familjes së tij ky derdimen dhe kopil i vogël. Dhe, ne i përkujtuam se gjyshit të tij kur i vdes nëna, e dërgon në shtëpinë e fundit pa ceremoni fetare, pa e larë hoxhanica, sepse për t´i treguar Beogradit që solidarizohet me ta, pastaj i tregova se në funddhjetorin dhe fillimkallnorin 1955/56, gjyshi yt në aksionin e armëve ka lënë zhurianët këmbëzbathur në akull për të treguar kush ka armë. Pastaj ia përkujtova se a e dini se kushëriri i parë shkon dhe hip në maje mullari për t´ia marrë sanën dhe në magje ja merre miellin dhe del plaka e i thotë: "Mos e merr miellin se nuk kam t´iu qes bukë fëmijëve se do të vdesin urie. Ky spiun i thotë qitu pite. "Ditë të bardhë mos pafsh, e mallkon plaka dhe ashtu ndodhi. Prandaj, ju pyes se a jeni të informuar mirë për vjehrrin tënd, Sylë Millakun, i dekoruar nga Serbia fashiste për krime kundër shqiptarëve dhe në qoftë se nuk është kështu, në rregull atëherë pyesim publikisht përse ia ka ndarë këtë dekorate dhe pastaj në origjinal japim fjalët e kriminelit Radivoje Caloviq...Edhe një gjë për fund, mos harroni se kur merr dekoratën vjehrri yt Syla, në Zhur janë vrare tre kushërinj të mi, që unë me duart e mia ia kam shtruar shtratin e vdekjes dhe se unë jam arrestuar dhe kërkohej dënimi prej dhjetë vjet deri me vdekje. Më dënuan tetë vjet e Sylë Millaku bënte aheng jashtë. Kush e di ndoshta e kupton për se e them këtë. Është puna jote!

I dekoruar edhe vjehrri yt

Rrugët e Kosovës të mbuluara me gjak, dielli nuk i thante e as shiu nuk i lante dhe akoma nuk ishin të kënaqur langonjtë dhe zagarët e milicisë, shkonin fërkemit të atdhetarëve për t´i burgosur. Dhe për të gjitha këto të zeza kundër shqiptarëve Jugosllavia gjakatare i dënoi shqiptarët për së gjalli e për së vdekuri, ndërkaq zagarët dhe langonjtë serboçetnikë që u buronte ndër dej gjaku tradhtar, gjaku ujë i dekoroi kështu: Kryesia e RSFJ-së, që ishte kryetar i asaj kohe BORISAV JOVIQ, më 14 maj 1989, ka dekoruar me: URDHRIN PËR TRIMËRI, ME MEDALJE PËR TRIMËRI, ME MEDALJE TË PUNËS. Kurse Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të REPUBLIKËS FEDERATIVE TË JUGOSLLAVISË, MERRE ME MEND ZONJA DRITA MILLAKU SA LART KËSHILLI EKZEKUTIV I KUVENDIT TË RSFJ-së, ME PLAKTËN E SIGURIMIT 23 milicë. Vjehrri yt, Sylë Millaku, është aty në listë dhe do t'i përmendim disa prej tyre: Vukadin Dragoviq, Stojan Gjorgjeviq, Miodrag Jovanoviq, Mujo Kojeviq, Milan Lakoviq, SYLË MILLAKU, Dragoje Pantiq, Dergut Bibajn, Rexhep Oruci, Stojan Popoviqi, Gjorgje Preleviqi, Nenad Radoloviqi, Enver Ramizi, Bardh Tahiri, Branislav Trajkoviqi, Veselin Tepapceviqin, Mexhid Beqiri, Shaban Avdiaj, Adem Ymeri, Xhibo Mehmedali. Dekoratat e larta nga Beogradi dhe ato nga RSFJ-ja i ka pru Radivoje Çoloviq, i kanë dorëzuar Bajram Selamit dhe vjehrrit tënd, SYLË MILLAKUT IA KA DORËZUAR JUSUF KARAKUSHI, SEKRETAR KRAHINOR I SPB TË KOSOVËS.

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot) 

12 orë e 26 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa