Kujt i pengon Specialja?

Kujt i pengon Specialja?
  • 25 December 2017 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Dikush është duke kërkuar destabilizimin e shtetit tonë

Tanimë nuk ka asnjë dyshim se Specialja është krijuar për të dënuar vetëm ata të cilët kanë bërë krime mbi popullsinë e pafajshme. Disa që kanë bërë krime e që janë në pushtet ose në parti politike manipulojnë duke e nxitur popullin që të ngritën kundër këtij Tribunali, për ta shpëtuar veten e tyre. Të tillët gënjejnë duke shpifur se Specialja nuk po i kërkon kriminelët serbë, por po i kërkon luftëtarët që na sollën lirinë. Kjo është një gënjeshtër e paskrupullt e disave, të cilët vetë e kanë nënshkruar themelimin e Speciales pa e kërkuar dënimin e kriminelëve serbë. Pse nuk u insistua që në pikën ku kërkohen kriminelët e luftës në Kosovë të mos shtohen edhe dy fjalë të tjera, kriminelët serbë dhe shqiptarë. Pse nënshkruesit dhe aprovuesit tanë për themelimin e Speciales nuk kërkuan dënimin edhe të kriminelëve serbë?!

Këtë analizë do ta filloj me shkrimin tim të botuar në "Kosova Sot" vite më herët pikërisht në kohën e publikimit të Raportit të Dik Martit, që asokohe qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e mashtronin opinionin tonë mbi këtë raport. Kështu fillonte artikulli im asokohe me titull: "Dik Marti pro serb, neutral apo objektiv". Të fabrikosh prova është gjëja më e lehtë, por jetëshkurtër. Të falsifikosh realitetin historik dhe biografinë e personaliteteve është gënjeshtër e pazarit ditor. Kjo vlen si për faktorin shqiptar, po ashtu edhe për Dik Martin". Dik Marti është një personalitet, i cili ka simpati ndaj Rusisë , mirëpo nga kjo nuk duhet nënkuptuar se Raporti i tij është kundër popullit shqiptar, pavarësisht se ai është bazuar në dëshmi të rrejshme apo jo të rrejshme të marra ekskluzivisht nga shqiptarët dhe i ndihmuar nga Serbia. Në raportin e tij nuk mundemi ta gjejmë asnjë fjali që akuzohet UÇK-ja, e aq më pak populli shqiptar. Në pikën 6 të raportit flet për krimet dhe dhunën barbare të ushtrisë serbe që kanë bërë mbi shqiptarët dhe e akuzon sistemin Milosheviqian ku thuhet veç tjerash:" ... në një anë, serbët të këqij (agresivë përkthimi im), e në anën tjetër shqiptarët skajshmërisht të pafajshëm". Në pikën 30 faqe 12 thuhet: " Dhuna shtazarake që ka bërë ushtria dhe policia serbe, të cilët tentonin ta nënshtronin, pastaj ta shpërngulnin popullsinë shqiptare nga Kosova, janë të njohura prej të gjithëve." Në pikën 31 " Rëndësia e elementeve dhe provave që ne kemi mbledhur, përmban ndoshta e para së gjithash fakte kundërthënëse me imazhin e tërheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët burrërisht luftuan për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tyre që të jetojnë në territorin e vet. Pika 32 "Në është e pakontestueshme se një numër i madh i ushtrisë (UÇK-së) ishin të guximshëm, të gatshëm të shkonin në luftë, t'i bënin ballë kundërshtarit, dhe në rast nevoje të vdisnin për çështjen e atdheut të tyre Kosovën e pavarur, kjo nuk do të thotë se shumica ishin të tillë". Pika 35 " Në anën tjetër, një numër i komandantëve të lartë të UÇK-së nuk kanë munguar që nxjerrin përfitime nga lufta, sidomos fitime materiale personale...". 

Asnjë luftëtar i ndershëm i UÇK-së nuk është kundër Speciales

Tribunali Special e ka bazën në raportin e Dik Martit, në të cilin kërkohet zbardhja e dyshimeve për krime lufte e jo burgosja e komandantëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të cilët luftuan ballë për ballë me ushtrinë serbe. Në bazë të Konventës së Gjenevës, ushtarët e asnjë vendi nuk akuzohen për vrasje të ushtarëve apo njësive në uniformë, por akuzohen për vrasje të popullsisë civile e të pafajshme. Andaj, ai komandant apo ushtar i cili nuk ka vrarë civilë nuk ka pse frikësohet nga Specialja; ai komandant e ushtar i cili nuk ka dhunuar dhe maltretuar civil shqiptar e serb nuk ka pse t'i frikësohet Speciales. Pra, askush nuk duhet t'ia ketë frikën Speciales, e cila është themeluar për t'i zbardhur dyshimet e ndërtuara me fakte apo pa fakte. Disa personalitete politike dhe pjesëtarë të UÇK-së, qëllimisht e kanë orientuar masën se Specialja qenka kundër UÇK-së, për ta zhvlerësuar luftën tonë, e në fakt këta duke e manipuluar masën tentojnë t'i mbrojnë interesat e tyre personale, të cilët që nga pas lufta e deri sot nga askush janë shndërruar në milionerë duke e kapur pushtetin për ta mbrojtur vetveten dhe pasurinë e tyre ilegale. Gjatë bisedave të shumta me ishluftëtarët dhe disa shefa të UÇKsë, kurrë nuk më ka rastisur të thonë se janë kundër Speciales, përkundrazi edhe këta janë që gjërat të pastrohen dhe lufta e UÇK-së të vlerësohet nga ndërkombëtarët se ishte e drejtë. Gjatë proceseve që do zhvillohen në Tribunalin Special shumica e të dyshuarve mund të dalin të pafajshëm, e ndoshta do të ketë edhe të tillë, të cilët do të dënohen për krime që kanë kryer mbi popullsinë e pafajshme shqiptare ose serbe. 

Kush manipulon me Specialen? 

Tanimë nuk ka asnjë dyshim se Specialja është krijuar për të dënuar vetëm ata të cilët kanë bërë krime mbi popullsinë e pafajshme. Disa që kanë bërë krime e që janë në pushtet ose në parti politike manipulojnë duke e nxitur popullin që të ngritën kundër këtij Tribunali, për ta shpëtuar veten e tyre. Të tillët gënjejnë duke shpifur se Specialja nuk po i kërkon kriminelët serbë, por po i kërkon luftëtarët që na sollën lirinë. Kjo është një gënjeshtër e paskrupullt e disave, të cilët vetë e kanë nënshkruar themelimin e Speciales pa e kërkuar dënimin e kriminelëve serbë. Pse nuk u insistua që në pikën ku kërkohen kriminelët e luftës në Kosovë të mos shtohet edhe dy fjalë të tjera kriminelët serbë dhe shqiptarë. Pse nënshkruesit dhe aprovuesit tanë për themelimin e Speciales nuk kërkuan dënimin edhe të kriminelëve serbë?! Askush nuk ua ndalonte të kërkonin dënimin e kriminelëve serbë, mirëpo deri më sot asnjëra nga qeveritë tona, e as pozitë e opozitë, nuk e kërkojnë dënimin e kriminelëve serbë. Pse?! Për të qenë edhe më absurdë, qeveria jonë e themelon edhe një sektor tjetër, Pajtimin më serbë! Pa dënimin e kriminelëve serbë nuk mund të ketë pajtim. Në anën tjetër, disa personalitete të luftës e nxisin masën duke u arsyetuar se kriminelët serbë po shëtisin lirshëm e nuk po i kërkon asnjë gjyq. Në fakt për këtë po ashtu dihet se ne nuk kemi bërë asnjë akuzë zyrtare ose private kundër atyre kriminelëve serbë. Mirëpo, Serbia për të treguar veten se është shtet ku respektohet ligji, e ka krijuar gjyqin e tyre ku i kanë dënuar disa kriminelë serbë si psh kriminelet e masakrës në Therandë (Suharkë) etj. Nuk është me rëndësi më nga sa vjet burg i kanë dënuar, por ata u dënuan nga gjyqtarët serbë. Nuk është me rëndësi se këta të dënuar a shëtisin nëpër Serbi lirshëm apo jo, por bota perëndimore i pa se u dënuan. Duke u nisur nga fakti se asnjë gjyqtar nga Kosova nuk ka guxim të dënojë një luftëtar i cili vërtet ka bërë krime, andaj u themelua Tribunali Special. Derisa disa luftëtarë të mendojnë se janë mbi ligjin nga se e meritojnë në emër të luftës e kanë gabim. Si mund të jetë mbi ligjin njeriu i cili publikisht deklarohet për vrasjet e anëtarëve të LDK-së sikur të ishin pula ? A mendon Nasim Haradinaj që ka kontribuar për çlirimin e Kosovës më shumë se Enver Maloku?! A e di Nasim Haradinaj që Enver Maloku brenda orës i informonte të gjitha institucionet amerikane dhe evropiane për krimin që ushtronte ushtria dhe policia serbe mbi shqiptarët ? ! A e di Nasim Haradinaj që Enver Maloku me shkrimet e tij ka vrarë më shumë serbë se Nasimi? ! A e di Nasim Haradinaj që Enver Maloku ishte patriot?! A e di Nasim Haradinaj që Enver Malokun e vranë spiunët e UDBsë?! Nuk ekziston krahu pacifist e krahu i luftës, por këtë ndarje e krijuan spiunët e UDB-së të veshur në uniforma partiake të ndryshme. Lufta për çlirimin e Kosovës u zhvillua si nga krahu pacifist edhe nga ai i luftës. A e di që ky Nasim Haradinaj, se mund të jetë më i fortë së unë (Reshat Sahitaj ) fizikisht, por nuk është më i fortë kombëtarisht dhe sa i përket çështjes kombëtare nuk më afrohet as te thembra? ! Dy anët kanë pasur gabime! Në dy krahët ka pasur dhe ka ende spiunë të Serbisë! Gjaku i Enver Malokut dhe i të gjithë atyre të krahut pacifist është derdhur për lirinë e Kosovës dhe është i barabartë më secilin Dy anët kanë pasur gabime! Në dy krahët ka pasur dhe ka ende spiunë të Serbisë! Gjaku i Enver Malokut dhe i të gjithë atyre të krahut pacifist është derdhur për lirinë e Kosovës dhe është i barabartë me secilin dëshmor tjetër të çfarëdo krahu të jetë. dëshmor tjetër të çfarëdo krahu të jetë.

Ngritja kundër Speciales e rrënon shtetin 

Mbi dyzet deputetë në krye me Nait Hasnin janë ngritur kundër Speciales. Këta deputetë disa fshihen nën hijen e luftës, disa janë servilë të shefave të tyre, disa për ta përmirësuar biografinë e tyre të papastër, disa janë vetë shefa për t'i mbuluar gjurmët e veta e të gjithë bashkë tentojnë ta destabilizojnë Kosovën. Me dhjetëmijë nënshkrime nuk rrëzohet Specialja. Dhjetëmijë nënshkrime nuk i përfaqësojnë tërë popullsinë tonë. Disa nga dhjetëmijë nënshkrueseve e kanë nënshkruar peticionin vetëm sa për të mos u ndarë nga shokët Po e imagjinojmë se do anulohet Ligji mbi Specialen, dhe çka do të ndodhte me ne shqiptarët në të ardhmen. Anulimi i Speciales do të shkaktonte pakënaqësi te euro-amerikanët pa të cilët ne do kishim luftuar edhe qindra vite e nuk do të ishim çliruar. Anulimi i Speciales nënkupton krijimin e një anarkie totale në Kosovë, ku do të dominonin ligjet e mesjetës apo ligji i kohës së kaubojve amerikanë. Anulimi i Speciales nënkupton që qytetarët e Kosovës nuk mund të jetojnë të lirë nga frika e klaneve mafioze shqiptaro-serbe. Anulimi i Speciales nënkupton që amerikanët dhe evropianët të tërhiqen nga pozicionet e tyre, sepse në një vend ku sundon ligji i më të fortit nuk ka shtet. Tërheqja e amerikanëve dhe evropianëve nënkupton ndërhyrjen e Rusisë dhe të Serbisë në Kosovë. Nëse jemi të fortë të luftojmë kundër Serbisë , lirisht të anulohet Specialja. A jemi të fortë?! Anulimi i Speciales nënkupton formimin e Tribunalit Special nga Këshilli i Sigurimit e që do të jetë nën komandën e Rusisë. Ky Tribunal i Këshillit të Sigurimit nënkupton se Rusia do t'i ngrehë zhagas disa mes për mes Prishtinës pa guxuar askush t'i kundërshtojë ushtarët rusë. Ata që janë kundër Speciales, diçka e tmerrshme fshihet pas tyre, sepse janë duke kërkuar destabilizimin e shtetit tonë, për t'i hapur rrugë e shtigje të reja shtrirjes së Rusisë në Ballkan.

(Kosova Sot)