Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit

Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit
  • 26 December 2017 - 08:50

SHKRUAN: ALI KELMENDI

Hashim Tha?i i përkëdheluri i ambasadave të Quintit, e posaçërisht i ambasadorëve amerikanë; Christopher Dell dhe pas tij një çikëz edhe i ekselencës së tij, z. Greg Delawie. Përditshmëria jonë politike një kohë të gjatë ngjasonte se Hashim Thaçi kishte mbështetje të pakontestueshme nga shtetet në fjalë, e sidomos nga ambasadorët amerikanë, së pari me z. Christopher Dell, si mik dhe bashkëpunëtor dhe më pastaj me ekselencën e tij, z. Greg Delawie.. ?! Çdo veprim dhe ndërmarrje me kryeneçësinë e tij dukej se Thaçi ishte i paprekshëm, besa edhe i pandëshkueshëm. Andaj askush nuk donte apo nuk guxonte edhe t'ia prishte as tymin e duhanit. Nuk po filloj me aktivitetin e tij gjatë luftës, por me qeverisjen e tij pas mbarimit të saj?! Në qeverinë e përkohshme ndër hapat e parë që ndërmori Hashimi ishin si vijojnë; që me grupimet e ideoligjizuara politike ndikoi në formimin e një force politike kundërshtare, duke i mohuar të gjitha të arriturat disavjeçare të shoqërisë demokratike pluraliste kosovare, që nga definimi i Pavarësisë së Kosovës përmes akteve vijuese: -Deklaratës kushtetuese të Kosovës( 02.07.1990); -Kushtetutës së Republikës së Kosovës (07.09.1990) -Referendumit për Pavarësitë Kosovës (26 - 30.09.1991) -Zgjedhjeve të lira për Parlamentin dhe presidentin(24 05.1992). Ideolog i tij ishte vetë Qosja, i cili haptas deklaronte se shpallja e Republikës së Kosovës ishte një iluzion, kur thoshte: Ata që bazohen në legjitimitetin e Republikës së Kosovës, bazohen në diçka që nuk ishte shtet. U shpall qëllimi maksimal, ndërsa Pavarësia mbeti minimale dhe deklaronte se politika jonë kombëtare bëhej vetëm në Shqipëri. Në dallim nga Hashimi, Qosja filloi me "Revolucionin e vonuar demokratik" dhe përmbysjen e demokracisë shqiptare, etj., etj.

Kontrata pa transparencë

Z. Hashim Thaçi, si historian, me siguri se ka mësuar dhe hyrë thellë në historinë e antikuitetit, ku Akili Pellazg, biri i Perëndive, konsiderohej si i pavdekshëm, mirëpo Lufta e Trojës dhe pjesëmarrja e tij në te e tregojnë të kundërtën. Ai vrau Hektorin, djalin e mbretit Priam, e shumë e shumë trojanë e trima të vërtetë, por nuk i shkoi mendja së Paridhi, djali i vogël i Priamit dhe grabitësi i Helenës së bukur - gruas së Agamemnonit -po ashtu heroit Pellazg të Mikenës do ta qëllonte me shtizë në thembër të këmbës ku ai gjen vdekjen. Pra, nuk ka të paprekshëm e le më të pavdekshëm në këtë botë. ?do njeriut na vjen radha, pavarësisht barrën që bën në shpinën e tij. "Reputacioni" i Hashimit për të mirë dhe për të keq ka arritur edhe në arenën ndërkombëtare. Para ca ditë në 'Fb' ishte i përfolur edhe nga Joseph Dioguardi me akuza të rënda në Kongres: Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit. IshKongresisti Joseph Dioguardi ka kërkuar llogari nga Departamenti i Shtetit që ka mbështetur Kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e tij, e cila sipas tij është shndërruar në ndërmarrje reketimi, dhe ka kërkuar që të hetohet edhe Ambasadori Christopher Dell, i cili ka luajtur rol që Kompania Amerikane 'Bechtel' të ndërtojë autostradën Kosovë Shqipëri, e cila ka filluar me një miliardë dollarë dhe ka përfunduar në 2 miliardë dollarë. Pastaj i njëjti është pozicionuar në 'Bechtel' në Afrikë..Z. Dioguardi ka kërkuar që ambasadori Christophel Dell të hetohet nga inspektori i përgjithshëm i State Departmentit të SHBA-së", kontrata e nënshkruar asokohe deri më sot për kosovarët nuk ka pasur transparencë! Me të njëjtën korporatë 'Bechtel- Enka' është kontraktuar edhe autostrada "Arbër Xhaferi" për Han të Elezit! Këtyre ditëve u arrit kredia nga BERZH-i mbi 70 milionë euro për ndërtimin e autostradës Kievë - Zahaq, çmimi i së cilës do të shkoje afro 200 milionë euro për 35 km gjatësi. ?mimi për kilometër është 5 milionë euro. Pra. Le të krahasohet ky çmim me atë të autostradës së kombit për 70 kilometra gjatësi…?!

Mbështetja e Qeverisë së korruptuar

 Ndërsa, për Demarkacionin, përkitazi Delimitimin e Murat Mehës, me harta nën sqetull vajta pa paralajmërim në ambasadat e Quintit. Së pari në Ambasadën amerikane për t'ua prezantuar hartat me dëshmitë mbi kufirin, që kisha siguruar nga bibliotekat dhe arkivat perëndimore, por nuk hasa në mirëkuptim, pasi që me thanë se ne amerikanët jemi neutralë në këtë drejtim. Në parim u thashë ashtu duhej të ishte, por ambasada juaj, sidomos ambasadori, gjithnjë insiston që të ratifikohej Marrëveshja në Kuvendin e Kosovës. Reagimi ishte: Jo. Prapë u thashë se ju po e mbështetni një qeveri tonën të korruptuar. (Ambasadori atë ditë gjendej në Dragash). Mandej dihej se me Raportin e Murat Mehës dhe me në fund me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë, që ca vite nuk pati fare transparencë. U veprua me kryeneçësi dhe anashkalim të kuvendarëve të Kuvendit të Kosovës. Me këtë kryeneçësi rrezikohet të humbim mbi 8230 hektarë të trevës së Rugovës. Kryeneçësia ende po vazhdon duke e shtyrë Seancën e Kuvendit me përpjekje për ta ratifikuar, me qykë të zorit…?! Ndërsa, kjo qe na polli ditëve të fundit me peticionin e veteraneve të OVL të U?K-së i nxitur nga elita shtetërore të cilët herë e donin Specialen e tani në fund nuk po e duakan?!. Kjo zgjoi reagime ndër më të ashprat në arenën ndërkombëtare, nga ambasadorët amerikanë, anglezë, gjermanë etj., etj. Pra, këto janë kryeneçësia dhe dyfytyrësia e elitës sonë shtetërore!!! Le ta dinë se me shfuqizimin eventual të Speciales, KB do ta formojnë Tribunalin për Kosovën, ku do të marrin pjesë edhe gjykatësit rusë e kinezë. Pra, "Luaje macë kryet e buallit". Askush nga këta nuk mendon për shtetin edhe nëse e zhbëjnë dhe e humbin krejtësisht, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten. NO COMENT.

(Kosova Sot)