E folmja instiktive e Nasim Haradinajt dhe Gjykata Speciale - Opinione - Kosova Sot
E folmja instiktive e Nasim Haradinajt dhe Gjykata Speciale

E folmja instiktive e Nasim Haradinajt dhe Gjykata Speciale

SHKRUAN: ALI KELMENDI

Të mbyturit, thotë një proverb yni, përpiqen të kapen për një fije kashte, për ta shpëtuar veten e më pastaj miqtë, bashkë-aktorët, keqbërësit, hajnat, tradhtarët e spiunët të gjitha ngjyrave. Të gjitha këto kundër shtetit, duke ia mohuar së pari të drejtat njerëzore për një jete normale, pa probleme, pa varfëri të skajshme, e cila e ka kapluar pothuajse të tërë Kosovën nga njëra anë dhe zhbërjen e kauzës kombëtare, shpërbërjen e shtetit e lëre me komprometimin tonë si shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Brenda kësaj Evrope kemi rënë në fund të pusit me të gjitha të këqijat, si dhuratë e kësaj klase të pandërgjegjshme, të paaftë dhe diskriminuese me plot kuptimin e fjalës. Në çdo tubim, në vende publike, veç llomotisin pa fije turpi dhe me pallavra pa argumente; siç ndodhi këtyre ditëve në Istog pas zgjedhjeve të përsëritura, ku i zhyturi gjer në fyt, Isa çirret duke thënë se fituam ndaj AAK-së dhe do të fitojmë edhe projektet e rreme dhe kauzat e rreme", duke aluduar në Demarkacionin, përkitazi në Deliminimin - ndarjen dhe vendosjen e Linjës së re kufitare, shumë thellë brenda vijës ekzistuese: ?akorr-Mokne-ZhlebKullë, me humbje të 8230 hektarëve të tokës së Kosovës.

Të hetohet komisioni

Nuk i kuptoj as Isën dhe pasuesin e tij, Hotin, me bashkëmendimtarët e tyre që mbrojnë tezat paradoksale se me delimitimin e Murat Mehës; Kosova nuk humb asnjë milimetër të tokës së saj. Po, nuk janë në pyetje milimetrat dhe toka nuk matet me milimetra ore Isa, Isa pusi, por janë dhjetëra e dhjetëra kilometra katrorë të shumtë që ia shitët Malit të Zi. Vija e re kufitare - demarkimi i Murat Mehës të hetohet në instancat më të larta shtetërore si vepër e rëndë penale, për tradhtinë më të madhe kundër shtetit tonë të porsaformuar, i cili me vështirësi po mbahet në këmbët e veta. Me të folmen e Rugovës kësaj punës së Isës plakat do t'i thoshin "rrenë kjofshin fjalët e tij me bashkë- mendimtarët e matrapazët. Të gjithë këta u lafshin në zhir e n`uj t`bërdhitë". Andaj, nëse populli pyetët, ai kërkon që të shkarkohet e tërë klika sunduese e gjakatare që rri si shpata e Demokleut mbi këtë popull dhe rininë tonë të shëndoshë, pa hak e hile!!! Me deklaratat e vrazhda e helmuese, që po i nxjerrin kur flasin vetë, me apo pa dashje nga goja e tyre, siç na doli ky alamet veterani Nasim Haradinaj, ku ndoshta i shpëtoi nga goja duke thënë se: "Punë e madhe që janë vrarë anëtarët e LDK-së". Vepër e njëjtë si ai veterani Faik, i cili na i shkeli dhe dogji flamujt dardanë sa ishte gjallë presidenti i ndjerë, dr. Ibrahim Rugova. Sëmundje patologjike dhe vrastare!!! Aty diku gjashtëdhjetë e pesë mijë veteranë luftë me paga nga taksapaguesit e mjerë, nga ky popull me varfëri të skajshme!!!

Një peticion kundër humbjes së sovranitetit të shtetit

Pse këta dhe liderët e tyre u ndalen në Urë të Ibrit e nuk mësyn më tutje që ta çlirojnë Veriun e Mitrovicës, apo i ndali Arrnavudi francez - dhëndri i Beogradit apo kur Thaçi e Veseli thanë së do të mësyjnë ne më vonë e do ta çlirojnë veriun…?! (është e mundshme se shumë u habitën me plaçkitjet në jug të Kosovës). Popi i Graçanicës i kishte thënë popullatës së vet që mos të nguten të ikin nga Kosova. Së pari po shohim së çka po bëjnë shqiptarët ?. A do të plaçkitin vetë Kosovën, apo do të na përzënë neve. Kur u pa se po plaçkitnin u tha: ndalni, mos ikni more dhe kurrsesi mos e lëshoni Kosovën. Ndërsa veteranët bënë edhe peticionin kundër Speciales me nxitje nga liderët e tyre. Më e ndershme dhe më patriotike do të ishte për ta si luftëtarë dhe gjoja çlirues të vendit ta bënin një peticion për mosratifimimin e Demarkimit të Murat Mehës. Një peticion kundër humbjes së sovranitetit të shtetit!!! "Presidenti Klinton pati deklaruar se Kosovën e çliruam ne amerikanët me NATO-n, ndërsa ju kosovarët fitojeni paqen". Përgjigjja: Ne as nuk e fituam paqen, as lirinë, as begatinë, as zhvillimin ekonomik, as nuk e bëmë shtetin, u arratisëm jashtë tij, pasi shteti zhbëhej dhe shumë e shumë mosarritje të tjera, siç vijojnë: -Pse në paqe u bë flamuri që shumica dërmuese nuk e pranon? -Pse këta liderë ia futën Kosovës fusnotën? -Pse i fuqizuan të gjashtë pikat e Ban Ki Munit? -Pse e nënshkruan Marrëveshjen e kobshme e Delimitimit në Vjenë (gusht 2015) - me vija të reja kufitare? -Pse po tentohet që më çdo kusht i njëjti të ratifikohet dhe përpjekjet për t'i bëre 81 kokrrat!!!. Ndoshta po duan të luajnë lojën e "cicmicit". -Pse u nënshkrua Marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (gusht 2015), e cila krijoi një nivel të ri të pushtetit në Kosovë, që do të kishte kompetenca të plota në fushën e zhvillimit ekonomik, presidentin e vet, Bordin ekzekutiv, Asamblenë etj…, me një fjalë krijimin e një shteti të ri serb në Kosovë? - Pse po nga këta liderë u kërkua nga PE kushtëzimi për liberalizimin e vizave me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe mashtruan për liberalizim? - Pse korrupsioni ka arritur nivelin më të lartë dhe pse i njëjti nuk po luftohet nga koka, por nga bishti… ?! - Pse bisedimet me Serbinë u zhvilluan shkel e shko, pa kurrfarë projekti dhe pa konsensus dhe si do të zhvillohen ato më tutje?!.…etj., etj. - Ajo me kryesorja pse nuk u bë Ushtria e Kosovës, por siç u arsyetua Hashimi në konferencën e fundvitit -"më herët e lëshuam rastin dhe në fund tha: i kemi edhe 40 ditë që duhet patjetër ratifikuar Demarkacionin dhe atëherë do ta fitojmë menjëherë liberalizimin e vizave"…?! Në fund apelohet të ju, lidership i PDKLDK-së, të flisni, në mos u shpëtoftë nga goja si Nasim Haradinajt. Flisni drejt, se nuk keni nga t'ia mbathni. Nga librat fetarë kemi mësuar se para se të shkohet atje në botën e amshueshme duhet folur e lutur, duke kërkuar faljen e mëkateve, për ta pastruar shpirtin nga gënjeshtrat, hajnitë, vrasjet, tradhtitë etj., etj.??? Aeksandri (Leka) ynë i Madh, një ndër pushtuesit më të mëdhenj të kohës, para se të vdiste kishte lënë amanet: "M'i lini duart jashtë arkivolit të shihet se pasurinë që e bëra nuk po e marr me vete".

(Kosova Sot)

21 orë e 52 minuta më parë
19/06/18