Mafio-oligarkët e vranë për së dyti Kosovën - Opinione - Kosova Sot
Mafio-oligarkėt e vranė pėr sė dyti Kosovėn

Mafio-oligarkėt e vranė pėr sė dyti Kosovėn

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Kosova edhe pse doli nga lufta e fundit, e përgjakshme, nga hordhitë çetnike serbiane dhe mercenarëve sllavo-ortodoks, që zotëronin makinerinë më moderne të luftës, duke dhënë mijëra jetë njerëzish, tokën e djegur shkrumb e hi, me mijëra femra të dhunuara, kurrë nuk u bë rehat. Në këtë tokë dolën shpirtzinj që të gjitha i harronin dhe nuk paskan dhembje për asgjë përpos parasë dhe atë të fitohet në rrugë të pista dhe të zhfrytëzojnë përfitime mbi gjakun e mijërave shqiptarëve, që u krijua lum. Akoma pa u larë gjaku nga shiu dhe pa terur nga dielli, akoma pa marrë frymë lirisht, që ia kishin zënë frymën me shekuj barbaritë më të tmershme, shfrytëzuan rastin dhe Kosovës së plagosur iu turrën si llavë ulkonjash për ta coptuar copë-copë, secili për përfitime të tyre personale duke siguruar pasuri marramendëse jo më pak se dhjetë-njëzetë breza. U krijuan rrjete tamam si të marimangës, kriminale të nëntokës. Dolën në skenë mafio-oligarkët dhe disa klane banditeske që morën përmasa të medha, u doli zani jo vetëm në Kosovë,Shqipëri dhe Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë. Ky rrjet edhe pse vodhi pa mëshirë vendin duke e dëmtuar buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit, por e keqja më e madhe është se ky rrjet kriminal e E VRANË PËR SË DYTI KOSOVËN. Pikërisht filluan bashkëpunimin me gjaksorët dhe pushkagjintë serboçetnik, nipat e Drazh Mihajlit dhe me ata që mbanin trabojnicën e kasapit të shqiptarve, Aleksandër Rankoviqit, që u kishte lënë amanet atyre që nder dej u buron vrullshem gjaku i zhupanëve dhe vojvodiqëve, që asnjë shqiptarë plisbardhë të mos lihet mbi këtë tokë dhe se të lëshohet kosa e vdekjes në kokat e tyre.

Rrjeti i UDB-së në Kosovë

Serbia kishte dorë në këtë vrasje të ngadaltë dhe tredhjen e shqiptarëve që të mos shtohen. Ajo ndërseu argatët e saj të devotshëm që i kishin shërbyer me tradita të moçme në shërbim të tyre dhe për fat të keq ajo pati sukses dhe formuan bandën e mafio-oligarkëve për të shkatërruar Kosovën deri në palcë,por, për të mos hetuar, ajo përdori këtë grup mafioz, e të pashpirt kinse për biznes. Shtriga Serbi, qysh herët i kishte shpërndarë në Ballkan 2200 spiunë, por vetem në Kosovë 720 dhe atë më të rrezikshëm dhe besnik të saj. Shërbimet sekrete serbiane ishin këmbëkryq në Kosovë. Hynin e dilnin si në malin e babës duke nëncmuar cdo gjë të vendit tonë dhe këta langonj nuk vepronin për të ndaluar rrezikun, por jepnin konferenca para kamerave televizive arsyetimet e tyre, kurse në fakt nuk ia varte kush. Langonj e kam fjalën për këta banditët e vendit tonë.. në pamundësi të tregojnë se janë ZOT shtëpie në këtë vend, ata zgjedhnin vetëm mashtrimet. Ish kryekrimineli dhe kryeudbashi i Serbisë, Jovica Stanishiqi, kishte shumë anëtarë të organizatës terriorriste që quhej UDB që kanë vrarë e kanë prerë shumë shqiptarë me sakicë e hanxhar prapa kurrizit dhe i kanë humbur pa shenj e pa dokë. Qarqet shoveniste serbiane, angazhojnë arkitektin e tyre qe kishte kryer punët me përpikëri qe nga babai tij, Fazli që quhet BATON FAZLI HAXHIU. Ky Baton Haxhiu, kur u vranë me mijëra shqiptarë dhe pjesa e mbetur dëbohej me forcë nga trojet e tyre stërgjyshore, si njeri i UDB-së, Batoni me librezë zyrtare, në Brezovicë takohet me mikun e tij të vjetër dhe shefin e tij, kryeudbashin e krejt Serbosllavisë, Jovica Stanishqin, duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu. Ky këlysh serbi, inskenon planin se kinse e kanë vrarë dhe të nesërmën MUP-i serbian me përcjellje policie e fusin si nuse në Maqedoni. Ky udbash futet në kopenë e bandës mafioze serbiane me tradita shumë të vjetra, që quhet BANDA DEVOLLI. Kjo bandë do të bëhej më vonë në Kosovë, kanceri, murtaja dhe kolera e zezë për vendin tonë. Nga Serbia merrte mallra, të dyshimta, me afate të skaduara, pastronte shtallat e derrave në Serbi duke bërë plane me Dragan Raçen dhe fusnin në Kosovë. Aq larg shkuan dhe kjo bandë vrastare me mallra të mykura që u kapen me pelë për dore, sa që i ikën doganave të shtetit për të dëmtuar me qindra miliona dhe kinse është dënuar për këtë kontrabandë me para të pista me 500.000 euro dhe kurrë nuk u mësua se a i pagoi apo edhe këta banditë tjerë u bënë bashkëpunëtorë të tyre, Sepse banda serbiane Devolli grup, e lëshoi RRJETIN KRIMINAL SI VAJI NË LAKRA NË ÇDO DIKASTERË,SEPSE ISHIN TE URDHËRUARA TË ZBATONIN PLANET SERBE. Ato krunde i kamufluan, i bën tepdil dhe i futën edhe në Shqipëri, natyrisht vetëm ku ka shqiptar, ashtu ishte urdhëri nga qarqet shoveniste serbiane. Po vetëm pyetni njëherë perse nuk i shpërndate këta në mënyren raciste atje ku ka serb, po vetëm ku flitet shqip...!? Devollët bënin hata në Kosovë, blen shtetin që nga majat e larta deri te rojtari i dyerve. Mbështetej shumë fuqishëm nga këta banditë të majave të larta të shtetit, nga banditët dhe kryebanditët e bandave politike, që 365 ditë ka viti, unë jo me pak se 1000 herë brenda vitit kam shkruar se populli nuk duhet besuar as një bande politike dhe as një kryebanditi të bandave politike se të GJITHË NJËSOJ PA PATUR DALLIM FARE JANË HAJNA,MASHTRUES,RRENACAK DHE BANDITË SHKUAR BANDITEVE DHE SI DOLI. Vetëm ndaluni pak dhe vështroni rrugën që kemi parë se cka ka ndodhur me këto banda dhe me këta banditë se si luftonin për interesa të tyre personale dhe assesi shtetërore ose për interesa të qytetarëve të saj.

Fukarallëku preku mish e asht qytetarët e saj

Mafio-oligarkët e shkatërruan pa mëshirë Kosovën. Ranë në sy edhe të ndërkombëtarve duke i këshilluar banditët dhe kryebanditët që të luftojnë korrupcionin të ndalet hajnia dhe pasuria e paligjshme, por, kot, sepse mafio-oligarkët ishin shumë të organizuar në rrjetin kriminal të nëntokës, sepse rrjeti kriminal e kishte burimin dhe epicendren pikërisht nga majat e shtetit, qeverisë kuislinge dhe Kuvendit kukull, që ju garantoj me kokë, duke vështruar dhe ndjekur me shumë vëmendje situatën politike në vend, KAM KONSTATUAR SE MË SHUMË KISHTE HAJNA NË INSTITUCIONE SE NË BURGJE DHE KJO JO VETËM QË NUK GUXON TË VIHET NË DYSHIM,POR NUK Ka QARE PA U PRANUAR. Kush ia vë gishtin kokës, në burgje mund të ketë ndonjë hajn që ka vjedhur dru në mal me gomar, hajde te themi edhe me traktor, ose ndonjë lopë. Kurse në institucionet tona, brenda majave të shtetit, qeverisë kuislinge, kuvendit të faqes së zezë pa asnjë të bardhë, kryebanditët e banditët të bandave politike deri në sistemin e kalbur gjyqësor e Dogana, ka hajna që janë bërë milioner dhe të kamur tamam si sheiket e Dubait, bile pa pasur frikë fare edhe atyre ia kalojnë se të mos flasim për pasuri të siguruar për 20 breza dhe jo më pak, kjo ishte pse nuk ndalej banda mafio-oligarkësh të stilit siçilian, kolumbian dhe taman si klani i Zemunpoljes që nga atje e kanë marrë yrrnek. Mafio-oligarkët janë përhapur në çdo cep të vendit shikoni së fundi si e goditën kryeqytetin duke marrë tokat pikërisht në mushkëritë e Prishtinës, derdimeni dhe bishtdredhuri Shpend Ahmeti u kap gisht për gisht në këtë valle të krimit dhe me mafio-oligarkët dhe për të mos e kuptuar populli këtë matrapaz dhe mashtrues zgjodhen ikjen nga toka e thatë dhe u takuan në jahtin disa milionësh, në ujërat e thella të detit të Malit të Zi. Mafio-oligarkët shkatërruan edhe ekonominë e Kosovës që e goditën për vdekje, kancerogjen me metastazë të përhapur dhe këta banditë mafio-oligarkësh e vranë për së dyti Kosovën, pa u rënë pishman fare dhe se rriten papunësinë me të madhe në Evropë, fukaralleku preku mish e asht qytetarët e saj, ndërkaq, grupi kriminal pasurohej me hajni duke vjedhur djersën e taksapaguesve e haram e paçin për jetë të jetëve! MOS E GEZOFSHIN!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)

16 orë e 18 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa