Ata (nuk) kanë ide!?

Ata (nuk) kanë ide!?
  • 09 January 2018 - 08:02

Kriza në "Vetëvendosje"

SHKRUAN: ALI MEHMETI

Sikur të kishin ide të konkurrueshme, ata do t'i ballafaqonin me idetë e të tjerëve. Në sistemin demokratik pastaj votohet për ide të ndryshme dhe në fund fiton njëra. Madje edhe idetë mund të kombinohen dhe plotësojnë njëra-tjetrën për interesin e organizatës. Ata që sot po japin dorëheqje nuk kanë ide që mund t'i paraqesin para anëtarëve të VV-së. Sepse idetë e tyre janë në kundërshtim të thellë me programin dhe parimet e Vetëvendosjes. Ata nuk mund të thonë se ne jemi për zbutjen e kritereve karshi 'Zajednicës', karshi demarkacionit, karshi bisedimeve me Serbinë, karshi flamurit dhe himnit, karshi bashkimit kombëtar dhe të gjithë atyre parimeve tjera që e dallojnë VV-në nga partitë tjera dhe për shkak të së cilave dita-ditës marrin më shumë e më shumë vota. Madje ka kohë që dikush atyre u pëshpërit në vesh se jo vetëm zbutja e qëndrimeve, por edhe largimi i Albin Kurtit nga kandidatura për kryeministër është e domosdoshme që VV-ja të vijë në pushtet. Natyrisht, sepse pa largimin e Albinit nuk mund të pritet zbutja domethënëse e këtyre kritereve. Prandaj kërkohet moskandidimi i Albinit për kryetar të VV-së (lexo: për kryeministër) me arsyetime banale ... mungesë diskutimi, linçime, metoda... Si ka mundur të refuzojë diskutimet Albin Kurti kur Visar Imeri ishte kryetar dhe Dardan Molliqaj sekretar organizativ, pikërisht ata që përgatisin mbledhjet dhe caktojnë rendin e ditës!? Metodat?!

Nuk propozojnë metoda të reja

Shpesh kam dëgjuar nga njerëzit e zakonshëm, jopartiakë, se janë kundër 'Zajednicës' dhe demarkacionit, por janë edhe kundër mënyrave se si VV-ja po gjuan gaz lotsjellës brenda Kuvendit. Prandaj ata që po japin dorëheqje sot po thirren edhe në metoda, sepse është fjalë që lehtë "ngjitet" në publik. Cilat na paskan qenë ato metoda demokratike që do të ndalnin aprovimin e 'Zajednicës' dhe demarkacionit? A i propozuan ndonjëherë? Apo e kanë fjalën për metodat ne të ardhmen, pasi u bënë edhe vetë deputetë dhe nuk janë të gatshëm të gjuajnë gaz lotsjellës në rast nevoje. Dhe mungesa e përgjigjes në pyetjen kryesore: pse Albin Kurti nuk duhet të kandidojë për kryetar të VV-së, i nxjerrë zhveshur të gjithë ata që flasin për metoda, linçime...? Por edhe shumë pyetje tjera mund t'ju shtrohen nga aktivistët e VV-së dhe jo vetëm. Pra, flasin për shmangie nga diskutimet, kurse kur kërkohet të diskutohet ata japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në VV, madje as nuk vijnë nëpër forume ku do të duhej të diskutohet! Kur flasin për metoda, nuk propozojnë metoda të reja! Kur flasin për linçime, të tjerëve ua ndalojnë të prononcohen në rrjete sociale, kurse ata vetë prononcohen nëpër televizione dhe rrjete sociale!

Kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë

Dhe, si kulmi i hipokrizisë; japin dorëheqje nga funksionet në VV, por nuk japin dorëheqje nga funksioni i deputetit! A thua, deputetë u bënë si emra të përveçëm, apo i trashëguan nga baballarët? Nuk japin dorëheqje, sepse aty kanë gjetur strehën e sigurt për një të ardhme dhe për një trampolinë nga ku mund të ngritin çmimin e vetes së tyre. Nëse nuk do mund të bëhen të gjithë ambasadorë në Vatikan, sepse vendin ua ka zënë një ish- kolege e tyre, do të gjendet ndonjë vend për ndonjë zëvendësministër, këshilltar, anëtar bordi, drejtor agjenci për ata vetë apo të afërmit e tyre, fitimi i ndonjë tenderi apo ndonjë benefiti tjetër që mund të ofrojë pushteti. Të gjithë të dorëhequrit duan ta dinë se pëshpëritësit e tyre dhe klima që ata po mundohen të krijojnë në opinion nuk janë edhe miq të tyre, të Kosovës edhe më pak. Në momentin që realizojnë qëllimin e tyre do t'i hedhin si limonin e shtrydhur. Siç e dinë të gjithë, kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë. Ju do të jeni mes dy zjarreve. Ose do të përkrahni këtë qeveri në mënyrë pasive apo aktive, ose do të kontribuoni në rrëzimin e saj. Nëse kontribuoni në rrëzimin e saj, si grup i ndarë parlamentar, e dini se pas zgjedhjeve të reja nuk do rizgjidheni për deputet, së paku jo si deputet të VV-së, kurse nëse e përkrahni do t'ju dalë boja përfundimisht dhe karriera juaj politike do të marrë fund. Në të dy rastet do të jeni të humbur. Ende keni mundësi të pendoheni. Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh është madhështore. 

Kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë Dhe, si kulmi i hipokrizisë; japin dorëheqje nga funksionet në VV, por nuk japin dorëheqje nga funksioni i deputetit! A thua, deputetë u bënë si emra të përveçëm, apo i trashëguan nga baballarët? Nuk japin dorëheqje, sepse aty kanë gjetur strehën e sigurt për një të ardhme dhe për një trampolinë nga ku mund të ngritin çmimin e vetes së tyre. Nëse nuk do mund të bëhen të gjithë ambasadorë në Vatikan, sepse vendin ua ka zënë një ish- kolege e tyre, do të gjendet ndonjë vend për ndonjë zëvendësministër, këshilltar, anëtar bordi, drejtor agjenci për ata vetë apo të afërmit e tyre, fitimi i ndonjë tenderi apo ndonjë benefiti tjetër që mund të ofrojë pushteti. Të gjithë të dorëhequrit duan ta dinë se pëshpëritësit e tyre dhe klima që ata po mundohen të krijojnë në opinion nuk janë edhe miq të tyre, të Kosovës edhe më pak. Në momentin që realizojnë qëllimin e tyre do t'i hedhin si limonin e shtrydhur. Siç e dinë të gjithë, kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë. Ju do të jeni mes dy zjarreve. Ose do të përkrahni këtë qeveri në mënyrë pasive apo aktive, ose do të kontribuoni në rrëzimin e saj. Nëse kontribuoni në rrëzimin e saj, si grup i ndarë parlamentar, e dini se pas zgjedhjeve të reja nuk do rizgjidheni për deputet, së paku jo si deputet të VV-së, kurse nëse e përkrahni do t'ju dalë boja përfundimisht dhe karriera juaj politike do të marrë fund. Në të dy rastet do të jeni të humbur. Ende keni mundësi të pendoheni. Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh është madhështore. 

(Kosova Sot)