Burra, kofshi shnosh për Shpend Jahtin dhe cubat e tij!

Burra, kofshi shnosh për Shpend Jahtin dhe cubat e tij!
  • 09 January 2018 - 08:10

Lidhja me bandën Devolli

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Eh, burri, kush e ndjen që është burrë, e thotë të vërteten! Kur iku Prishtina nga duart e kopilëve të Titos, nga ishjugosllavët, nga spiunët e dalë nga bishtat e UDB-së, që quhet LDK, u gëzova shumë, ama tepër shumë, edhe pse nuk isha banor i këtij kryeqyteti, por bandat e Hamitoviqëve kishin bërë hata dhe krim në këtë qytet. Kishin bërë krim saqë as nipat e Drazh Mihajlit nuk kishin bërë sa Hamitoviqët. Këtë e them qëllimisht ish- jugosllavët dhe të dalë nga bishtat e UDB-së, sepse dëshiroj t´i prek në sedër se mos ka guximin të dalë dikush e t'i lidhë kijet me mua në qoftë se nuk është kështu dhe do t'ua tregoj me emër e mbiemër se kush ishin udbashët që iu kishin shitur falas kësaj organizate terroriste që quhej UDB, kishte vrarë me mijëra shqiptarë me pushkë, me hanxhar e sakicë dhe i kishin humbur pa shenjë e pa dok, fjalën e kam te themeluesit e kësaj bande të LDK-së. U gëzova shumë se mendoja se do të çlirohej Prishtina që ia kishin zënë frymën kopilët e qenit plak Titos, të dirigjuar nga kopili dhe krahu i djathë i kryebanditit antishqiptar, Rrahman Morinës, që mbante emrin ISA MUSTAFA. Ky kopil ishte argat i devotshëm të kolerës dhe murtajës së zezë të rrahmanzinjve. Merreni me mend dhe vetëm pak mendoni esëll, se në çfarë derexhe të vdekjes erdhi Kosova, sërish në dorën e bandave të Serbosllavisë, jo që dolën me votën e lirë të popullit, por me pazaret e nëntokës kriminale. Kur dihet botërisht dhe ekzistojnë faktet se sa shqiptarë janë vrarë ne kohën e rrahmanzinjve, të këtij kopili të Titos Isa Mustafa, që ka distancuar kokat më të ndritura shqiptare se sa gjak shqiptari është derdhur në kohën e bandës së Rrahman Zezes, që duartrokiste dhe ngrinte dolli ky kopil dhe hajn i Diasporës, babëziu e derëziu, Isa Mustafa!!! Nuk më vajti mendja se Prishtina pameritueshëm do të bjerë në dorën e zezë jo vetëm të qenit plak Titos, se si e dini ky Shpend zeza është pjella titiste dhe i edukuar në frymën e këtij shteti fashist antishqiptar dhe JO që Prishtina mori frymë lirisht, por iu zu fryma dhe iu shitën me shkrim e me vulë tokat në zemër të Prishtinës, Serbisë fashiste. Shpend Ahmeti vinte me tradita të moçme titiste, kështu e kishte edukuar Aliu, babai i tij ishte i përkëdheluri i qenit plak Titos, kam publikuar foton e Aliut me satrapin Tito dhe akoma pa e tharë dielli dhe akoma pa e larë shiu gjakun e njomë të derdhur lumë të shqiptarëve, të prerë me sakicë nga kasapët dhe nga pushkagjinjtë serbo-çetnikë, nga stërnipat e Sveti Savës e Car Dushanit, nga gjaku i Dragutin Mihajloviqit dhe kryekriminelit shqiptarurrejtësit, Aleksander Rankoviqit, që kishte lënë amanet që të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare dhe me urdhër të qenit plak, satrapit, Tito, kanë bërë masakra të papara si në masakrën e Drenicës, në masakrën e Tivarit, në aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve vetëm ndër shqiptar në fund dhjetorin e vitit 1955 dhe në fillimvitin 1956, janë vrarë mbi dhjetëmijë (10.000) shqiptarë, Shpendi do lidhej me ta. Do t'ua shpjegojmë një nga një.

Shpend Ahmeti, një dredharak, mashtrues, rrenacak

Vetëm shikoni se sa qindra miliona ka vjelë Serbia në Kosovë dhe se Kosova çka ka fituar nga Serbia, fjalën e kam vetëm për vitin 2017. Kurse Serbia fashiste qindra miliona euro. Përgjigjja është e menjëhershme. Kosova ka fituar hamamin e Hyrës. Shpend Ahmeti, një dredharak, mashtrues, rrenacak dhe politikan i dështuar, vinte nga një bandë e vogël sa një mëhallë që quhej FER dhe gjeti strehë te klubi "Vetëvendosje". Vetëm kush ka pak mend në kokë, ju lutem ndaluni dhe me shumë kujdes shikoni të gjithë të dështuarit, të pakënaqurit, hajnat, banditët që kanë mbetur rrugëve, kanë ikur e kanë gjetur vend ne këtë klub kusarësh. Nga anët tona atje nga vij unë, Zhuri i krahinës së Lumës, ky soj quhen KOPILA.-Në rregull gjeni vetëm një dhe nuk mund të gjesh se nuk është, pra mos u mundo kot se bëhesh horë ! I tillë është edhe Shpend Ahmeti. Rruga e tij e kaluar ishte shumë me dyshim, sepse është i lindur dredharak, mashtrues, rrenacak, bishtdredhur dhe përçarës. Dredhia e tij në stilin e dhelprës fuste kokën si bukla në murin me gur dhe se rrinte si gjarpri nën gjethe për të kafshuar helmueshëm, për të mashtruar popullin që të mos i bien në gjurmë fare,dilte në ditën me diell dhe ka lehur sokakëve të Prishtinës:"Duaje, tënden, duaje tënden", ama deri kur iu ka shqyer gurmazi dhe iu ka marrë zëri si me taratate. A thua a e kupton ky fjalën taratate nga lëngu i frashrit, në beharin e pranverës!? Kushedi, mjaft malok është kah rradakja, por mbase me shpresë se dikush do t'ia shpjegojë. Ka bërtitur publikisht, ama ditën, jo, jo,assesi natën, se është kundër mallrave serbe, po, po, kështu bërtiste, kurse si tinëzar i keq natën në mënyrën më të kujdesshme mafioze takohej me bandën më famëkeqe të ndërsyer nga hordhitë çetnike për të turbulluar Kosovën, për të vjedhur deri në palcë yndyrën e Kosovës, duke e dëmtuar me qindra miliona buxhetin e shtetit, për të futur mallra të skaduara dhe me simptoma kancerogjene për t´i vrarë shqiptarët ngadalshëm dhe për t´i tredhur tamam si në kohën e dërgutëve të Sulltan Sulejmanëve të Top Kapisë, fuste BANDAT E RREZIKSHME RACISTE DEVOLLI, duke i pastruar stallat e derrave dhe të qenve të Serbisë dhe i fuste në Kosovë, por jo legalisht po ilegalisht, duke futur krunde për t´i ikur tatimeve të shtetit, pastaj i bënte tebdil, i kamuflonte mirë dhe i shiste për miell, duke vjedhur buxhetin e shtetit dhe duke u pasuruar me para të pista dhe kjo bande mafio-oligarkësh të kanaleve të nëntokës kriminale QUHEJ DEVOLLI, por i udhëhequr nga këlyshi i UDB-së serbe me librezë zyrtare, miku i Jovica Stanishiqit,Baton FAZLI HAXHIU. Batoni ka qenë i privilegjuar dhe ka shëtitur dhomat e UDB-së në Beograd më shumë se dhomat e tij ne Prishtinë... Pra, me këtë bandë raciste antishqiptare Devolli u lidh Shpend Ahmeti, por, pas vetes kishte edhe do cuba tamam si të Cetinjës,kur këndohet te kënga OSO KUKA , i njëjti yrnek, pa asnjë dallim fare. Shpend zeza pa asnjë të bardhë u lidh tinëzisht me këtë bandë dhe takimet sekrete i bënte larg syve të popullit që të mos hetohej, ndiqte rrugën se të vret natën, e të vajton ditën, duke bërë planet e hajnisë në dëm të shtetit, duke vrapuar si zagarët pas kockave, kurse ditën nuk pushonte duke lehur si qeni pas hënës, kinse kundër tyre. Kështu që cubat e sojit të Cetinës, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, kumbari Visar Imeri, shitën qindra hektarë tokë, dhanë leje ndërtimi sallamadi, lidhën kontratë për qumështin me këtë bandë serbiane Devolli dhe për të kthyer thasët me para ose vetëm një Zot e di se si kryecubi merr cubat e tij dhe ikën natën pa hënë, larg syve të popullit, thyejnë kufirin dhe me gomone speciale, me përcjellje e dërgojnë në ujërat e thella te Serbosllavisë, ne jahtin disamilionësh të bandës serbiane Devolli, që e prisnin atje "PADRONE". Por, ndonëse mendonte se është tinëzisht dhe i përcjellë nga bandat e mafio-oligarkëve të kanaleve të nëntokës dhe jo dosido, por, si ata të Zemunpoljes, siciliane dhe kulumbiane, prapëseprapë ky cub dhe cubat e tjerë u kapën me pelë për dore dhe që nga ajo ditë, më nuk quhet në popull Shpend Ahmeti po quhet SHPEND JAHTI, sepse u pa duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu atje dhe se populli në Prishtinë shumë sosh mblidhnin bukën nëpër kosha të plehrave... 

Shpend Jahti erdhi me sherr në këtë klub dhe me sherr do të ikë!

Dredharaku, mashtruesi,tyxhari, Shpend Ahmeti erdhi me sherr, me veti kishte Ilirin e Dedës, nip i Serbisë. Shpend zeza i kalitur shumë mirë nga kazanët titistë gatuan çorbën dhe ia servon cubave për ta ngrënë. Shumë sosh vrapuan me vrap për të kërkuar këtë çorbë, pa menduar se do t'ua djeg buzët. Pasi i bëri për veti, futi pykën e përçarjes për t´i bërë pikë e pesë bile në 20 copë. Ia turbulloi mendjen edhe Albinit dhe duke parë hilen e tij, i shkrova letër publike me titull në këtë gazetë:"Mos luaj bisht, Albin Kurti!". Ky zuzar dhe zuzarët e tjerë aty rrotull vepronin për t´i mos rënë në sy popullit, bënte ca propagandë vetëm nëpër 'Facebook', kinse po punon për të mos i rënë në sy dembellëku, natën shëtiste nëpër PUB KLUBE, si të ishte ndonjë sheik i Arabisë, në fakt ishte se e kishte mbuluar me para banda serbiane Devolli dhe mu për këtë filloi të qetë në shqelma në këtë klub dhe filloi të mos e bënte për pesë para Albinin e Vladimirit. Albini nga frika se mbeti si i vetmuar, iku i shkreti duke dhënë dorëheqje nga i pari i këtij klubi, sepse kishte presion të madh nga kryecubi dhe cubat e tjerë aty rrotull që iu kishin turrur si ujkonja. Kryecubi i lakmuar pas karriges që të bëhet i pari i katundit, nuk i ndalte pykat e përçarjes, por, ky me dredhitë e tij, vepronte si urithi i nëntokës kundër Albinit dhe disa përkrahësve të tij që nga orët e para që kishte. "Mysafirët" apo me mirë me thënë kopilët dhe cubat e ardhur atje filluan ta shembin kalanë nga brenda që e kishte ndërtuar Albini dhe disa kopilë të tjerë. Përse e them ketë? Sepse Albini nuk është i palagur; së pari, largoi atdhetarët e dëshmuar kombëtarisht dhe ofroi një grumbull spiunësh dhe tradhtarësh të frymës titiste, bile edhe pjellën e miqve të Slobodan Milosheviqit, propagandonte Bashkimin me Shqipërinë, mbante flamurin kuqezi, bile mbante edhe "Znaçkën" në cepin e setrës dhe më vonë e përbuzi. Si? Kur shkoi në Bruksel vetë me dy cuba të tjerë, nuk iu panë në cep të setrës shqiponja dykrenare. Pse? Ai i dinë vetë dhe dy kopilët që i kishte me veti!

Pykat e bandës serbiane Devolli dhe kopilit të Titos, Shpend Jahtit plasën si kripa në prush

Autori i këtij shkrimi, unë Reshat Badallaj - Zhuriani, në shtator dhe tetor të vitit 2017, shkrova në gazetën më të lexuar në Ballkan që quhet "KOSOVA SOT", se fitili është ndezur dhe pritet të plasë bomba, po ashtu, shkrova se do të ndahet "Vetëvendosja" dhe bile shkrova se kjo plasaritje DO TË NDODHË PAS ZGJEDHJEVE, se sa e vërtetë është klikoni dhe binduni, sepse kisha një mik nga oborri i tyre. Shih për këtë, dy kopilë dhe një gjysmë analfabet nuk e besuan. Kopili i parë rrihte gjoks se nuk ka mosmarrëveshje, nuk ia zura për të madhe dhe nuk bie në nivelin e këtij kopili, sepse shokët e tij më të ngushte e njohin si përçarës shokësh dhe bile thonë se të ishte grua do të fuste në sherr jo mëhallë e katund, por një "sheher" të madh! Tjetri më i matur rrinte pas bjeshkësh dhe fuste spica përmes një gjysmëanalfabeti, një bixhozçiu bastoresh, pijanec, kinse se kjo nuk do të ndodhë, bile nuk do ketë edhe mosmarrëveshje,bile i ndërsyer nga rrospia mashkull shpërndau një fotografi, duke harruar se ku i luante robi çyçekun duke dridhur barkun dhe jo vetëm atë,por edhe... Nejse! Ndodhi si ndodhi plasi bomba, sepse e kishin përgatitur Devollët, banda serbiane dhe kryecubi dhe cubat e tjerë. Ata punonin tinëzisht dhe përhapnin propagandë dhe matnin pulsin duke i provokuar të tjerët dhe sidomos ata që ishin aty rrotull Albinit. Disa e kuptuan me kohë dhe ikën, disa të tjerë e panë se Albinit ia turbulluan ujin dhe mendjen dhe e shikoi se tani për tani nuk mund të ngjitej kodrës së MUQIBABES, nga frika se mos po rrëshqet dhe heshti. Këta cuba me kryecubin Shpend Ahmetin të ndërsyer nga banda serbiane Devolli se kishin edhe grazhdin plot... Burimi im shumë i sigurt më bëri me dije se kur Albini në Kuvendin e Kosovës kritikoi Devollët ishte bërë hallakamë në odat e këtij klubi. Hallakamë është bërë edhe kur është arrestuar Albini atë dite dhe Shpendi bënte sallamadi dhe sevda, kurse "Che Gavara" ngrihej zhag sokakut të Prishtinës, ndërkaq, në anën tjetër kryecubi thurte plane që ta godasë prapa kurrizit. Po, ai rrinte larg dhe ndërsente cubat tjerë dhe disa cubesha ose më mirë me thënë ujkonja . Përgatisnin gropën për të rënë aty dhe pastaj këta ditën të vajtonin se çka i ndodhi. Kryecubi kishte ndërsyer jo vetëm kundër Albinit të Vladimirit, por edhe kundër "Këshilltarëve" andej Drinit, pra nga Shqipëria. Nuk linin gur e dru pa lëvizur dhe përgatisnin kurthin,kurse në popull i mbanë TOP SEKRET! Bile disa që ikën të dëshpëruar nga ky klub as që i dhanë dorën në lamtumirë! Edhe kur ishin aty,bile deputet rrinin akull me njëri- tjetrin dhe se flisnin sertë. Prapa këtyre sherreve padyshim se ishte kryecubi me cubat tjerë dhe banda serbiane Devolli për të përgatitur terren që pastaj të lëviznin pa pengesa, kishte lindur inati dhe dyshimi i takimit të këtyre kanaleve të nëntokës kriminale me bandën Devolli, se kishin ikur padijeninë e Albinit,por, kryecubi dhe cubat e tjerë u arsyetoheshin se takimet janë private dhe pasi kthehet atje, kryecubi blinte edhe anëtarë të tjerë në këtë klub krejt me qëllim kundër Albinit...

Tradhtia ka filluar para një viti, jo me atë fjalën që Aida e quajti Albinin m...!

Besëprerët dhe ata që t´i lënë krushqit në rrugë, janë soj tradhtarësh dhe të shitur. Sherret kundër Albinit dhe të përçarjes dhe për të marrë timonin e "Vetëvendosjes" nuk kane filluar me thënien banale të Aidës, duke e quajtur Albinin M.., kjo është rrenë e kulluar. Por , sherret kanë filluar një vit me parë, që ditë më parë e pranoi publikisht edhe ish-'konobari' i Londrës dhe kryetar i këtij klubi të "Vetëvendosjes", Visar Ymeri. Se sa të pafytyrë, të mjerë, qyqar,BESËPRERË,lakmitarë të foteleve, hajna e treguan vetën ky grup cubash, në ditët më të vështira. TË PABESËT I ZUNË PRITË ALBINIT, kur ishte në burg dhe vendosën të bëjnë publike në popull, krejt me qëllim se do të mund të rrezojnë përtokë Albinin, dhëndrin e Skandinavisë, duaje të huajën, jo tënden, dhe me përpikëri dhe të organizuar mirë e bën publike. Mos mendoni se Albin Kurti nuk e dinte këtë herët. Të nesërmen e kishte marrë vesh se çka bëhet prapa krahëve të tij. Por, e gjeten ditën e mortit. Në viset nga vij unë thuhet:"Edhe në qoftë se je në gjak, burrat e mirë NUK BËJNË DASMË KUR KOMSHIU KA MORT", por, ç'e do kur këta cuba, ku dinë çka është burrnia dhe trimëria, këta kopilë ku dinë se çka janë zakonet. Këta qëllimin e kishin të vrapojnë pas hajnisë si zagarët e Zhivkos. Këta janë të pafytyrë dhe edepsëzë . Janë kopilë që në gjak e kanë përçarjen, dredhinë, hajninë dhe nuk kanë dert se të bëjnë varrin, këta cuba janë BESËPRERË QË T´I LËNË KRUSHQIT NË RRUGË DHE TË PLAÇKITIN SHTËPINË... Tashti shikoni se çfarë roli luan bishtdredhuri dhe dilenxhiu,Shpend Jahti: "As në tokë, e as në qiell", dëshiron të shikoj me dredhitë e tij se të mos prishen punët me bandën serbiane Devolli, mafio-oligarkët që punojnë për interesa të Serbisë fashiste si të goditet për vdekje Kosova dhe se planet tinëzare me Devollët të shkojnë deri në fund. Kjo është marrëveshje që është bërë fshehurazi në ujërat e thella, disa milje larg tokës. Këta banditë, kusarë,tyxharë, mashtrues, dredharak, piratë dhe rrenacakë, nuk do të kenë sukses. Orët i kanë të numëruara dhe lakun rreth qafës për t´i vjellë paratë haram e padjerse që i kanë vjedhur nga taksapaguesit, që me para janë deri ne grykë do t'ia zërë frymën. Fati i tyre kështu është i shkruar nga Zoti dhe dora e mallkimit që do t´i ndjekë pas kudo që të shkojnë. Shikoni se si ju vjen fundi. Me marre dhe me dredhi e hajni erdhën dhe kështu do të ikin me marre të zezë dhe me damkën e tradhtisë. Kryecubi dhe cubat e tjerë do të ikin në theqafje dhe do të marrë frymë lirisht Prishtina, kurse këtyre cubave që shume të zeza i kanë bërë vendit, vetëm qentë do t´ia vizitojnë varret. ZOTIN DORËZAN! Kjo kope cubash e staneve të kusarëve,fatin e përfunduan kështu, sepse kështu është i shkruar fati i tyre. Akoma pa i hapur dyert e mortit, po ju them:"BURRA,KOFSHI SHNOSH PËR SHPEND JAHTIN DHE CUBAT E TJERË!". E ju bëni gati xhematin dhe një peshqir para derës në karrige, për të treguar derën e mortit. Populli është nisur, jo për t´ia dhënë lamtumirën e fundit, por për t´ia pështirë xhenazet të trupave të pashpirt, se shumë të zeza i kanë bërë vendit dhe kombit në përgjithësi. As toka e Kosovës nuk do t´i durojë. Atje në Serbi e kanë vendin...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)