Diskurs kritik për delimitacionin dhe demarkacionin kufitar! - Opinione - Kosova Sot
 Diskurs   kritik   për  delimitacionin dhe demarkacionin  kufitar!

Diskurs kritik për delimitacionin dhe demarkacionin kufitar!

Shkruan: Riza Smaka 

Abstrakti

Ndarjet   kufitare ndërmjet  entiteteve   natyrale e legale apo subjekteve   fizike e juridike,  kurdoherë ishtin ,  janë  dhe mund të  jenë   tema   të  ndjeshme dhe  aspak të lehta!  

Teza e këtillë   rezulton edhe nga situata  të shumta  në të cilat  nga  shkaqe të   kontesteve kufitare  , sikundër  ndërmjet   entiteteve  natyrale e legale pra  qytetarëve sikundër edhe shteteve të caktuara , gjatë  historisë ,  janë shkaktuar konflikte me pasoja të rënda.

Sëandejimi , doktrinat juridike e politike me seriozitet dhe përkushtim i kanë    trajtuar  çështjet problemore përkitazi me    delimitacionet dhe demarkacionet kufitare, kanë    caktuar parime themelore, standarde të objektivizuara  si dhe  norma procedurore adapte për aplikim në funksion të   zgjidhjeve paqësore,  politike e diplomatike   dhe të   drejta të   rasteve  kufitare të  hapura. Edhe disciplinat  juridike të veçanta, në radhë të parë, E Drejta Civile, E Drejta Reale apo Sendore, E Drejta Trashëgimore, E Drejta Ndërkombëtare Publike, E Drejta e Luftës i kanë elaboruar    komponentet  esenciale që ju  referohen  zgjidhjeve paqësore të  kontesteve kufitare nisë nga   pasuritë private deri të ato publike e shtetërore.

Në këtë kontekst ,vlen të theksohet se, E Drejta Zakonore, në përgjithsëi e, ajo shqiptare, në veçanti, çështjet kufitare ndërmjet  paluajtshmërive private i ka zgjidhur fare mirë , plotësisht  e drejtë kryesisht konform me  precedentët  e rasteve të pleqnuara përkatësisht të gjykuara duke e aplikuar analogjinë juridike zakonore dhe  pleqnare apo gjyqësore popullore.

Termat   topike

Delimitacioni   konsiston në   përcaktimin e linjes kufitare nëpër  pikat kardinale , të dalluara qartë e në konformitet me   konfiguracionin territorial dhe marrëveshjen   ndërshtetërore eventualisht me vendimin e    organit ndërkombëtar të autorizuar për   atë proces.

Delimitacioni  quhet edhe delineacion apo markim i skicës kufitare,   përshkrim apo  indikim  preciz i  skicës kufitare përkatësisht caktim i   pikave përcaktuese kufitare.

Delimitacioni , praktikisht,  konsiston në demarkacionin  grosso modo  të  përvijuar   nëpërmjet   pikave trigonometrike apo   quatave karakteristike të bërë  nga autoritete publike të autorizuara .[1][i]

Delimitacioni   ndërmjet   Sërbisë e Malit të Zi përkatësisht Kosovës dhe Malit të  Zi ka qenë bërë nga Komisioni i  Shterëror i YU II në vitin 1945-6 nëpër pikat   karakteristike : Maja e Shpatit , Maja e Plakut, Çafa e Çakorrit, Usovishte, Mokna, Maja e Dromodolit, Hajla , Shtedimi, Kulla nëpër kreshtat ndarëse të bjeshkëve të  Dubovikut dhe të Husajve.

Në ndarjet e  tokave , sipas   folk juridikës apo  të drejtës  popullore  , fillimisht ka qenë praktikuar   delimitacioni  apo demarkimi i vrazhdë nëpër  pika apo obekte të theksuara sikundër mund të ishin kodrat, majat,   kreshtat, objektet,   drunjët më karakteristikë, “ nga   plepi, në   dardhë, arrë, kodër, kullë...”. Mëpastaj,  duke  i përfillur  pikat apo quatat e  caktuara  ka qenë praktikuar    demarkacioni përkatësisht precizimi  i  kufinjëve tokësor duke bërë matje  dhe shënjime  konkrete në terren dhe përfundimisht kanë qenë ngulë gurët ndarës.

Demarkacioni [2]   është “delimitacioni” konkret, praktik  nëpërmjet shënjimeve të quotave   ndarëse kufitare   në   përfilljen e drejtimit të    delimitacionit më parë të bërë.Demarkacioni konsiston në  shënjimin  e vijes kufitare ndërshteterore si dhe ndërmjet  territoreve të entiteteve natyrale apo legale duke e përfillur linjën e delimitacionit më parë të përcaktuar.Përderisa,    delimitacionin  kufitar   e bëjnë  organet politike të autorizuara , demarkacionin e praktikojnë organet profesionale të emëruara  .  Demarkacioni   në  raste të caktuara kryhet nga organet qe më parë e kanë pasë caktuar   delimitacionin nëpërmjet   perssonave   profesionalë sikundër mund të jenë  gjeodetët, gjografët, kartografët etj.

Demarkacioni ësdhtë konkretizimi i   delimitacionit duke vendosur    pika dhe via kufitare të  dukshme, dalluese , të qendrueshme , karakteristike nëpër maja, kreshta, kodra, mese të lumenjëve, liqeneve !

Rektifikacioni   është    veprim me të ciin  gjatë  demarkacionit kufitar sipas delimitacionit preliminar të kryer,  bëhen  korrigjime  kufitare në përshtatje me konfiguracionin  si dhe statusin pronësor  tokësor  duke aplikuar   kompenzime korrekte reciproke të ballansuara..” The  accounting  error  was   rectified before ledgers  were  audited”...[3]  Pra,  përderisa me delimitacion ,  autoriteti  politik i cakton pikat   kufitare, me demarkacion  autoriteti  politik,  profesional e teknik i shënjon   vijat kufitare ndërsa rektifikacioni  aplikohet në favorin e   markimeve të pikave dhe  linjave kufitare në përshtatje me   konfiguracionin  territorial dhe  statuset   pronesore përgjatë  linjave ndarëse duke e përfillur  kompenzimin  reciprok të  ballansuar. Po të  ishte vepruar në këtë mënyrë  ish Komisioni   Shtetëror për Demarkacion,  nuk do të kishte ndodhur situata sipas së cilës  vendi ynë panevojshëm do t’i humbte 8200 hkm2! Gjatë   demarkacioneve kufitare jo rrallë herë ndodhë që imponohen devijime të konsideruara në terren herë në këtë apo në atë anë por   kurdoherë dhe domosdoshmërisht duke e përfillur  ekuilibrimin reciprok territorial.

Ish Komisioni për Demarkacion ka pasë  punuar  fshehtazi  ,madje, në atë drejtim  duke e   shpërfillur   edhe  Rezolutën nr. 21- 1784 të  Kuvendit të Republikës së Kosovës

Çështja    e   caktimit  si dhe e shënjimit të   kufirit shtetëror   është  e rëndësisë shtetërore të  veçantë .  Sëandejmi në çështjen e tillë ,  kurdoherë  kërkohet   punë serioze,  e përgjegjëshme , profesionale, transparente. Rrjedhimisht , gjatë delimitacionit përkatësisht demarkacionit kufitar ,  ndër të tjera ,  në të gjitha etapat e punës ,  Ius Imperativum ,  kërkohet  të sigurohet transparenca  e ,mbi të  gjitha ,kontrolli i  legjislativit mbi organin administrativ qe e ushtron  funksionin e  delimitacionit përkatësisht të   demarkacionit kufitar.

Nderkaq,  ish Komisioni  për Shënjimin e Kufirit apo  për Demarkacion, çuditërisht,  i mbështetur  fuqishëm nga  ish Qeveria e Kosovës, ka vepruar   gabimisht ashtu që

nuk e ka përfillë  linjën kufitare administrative- politike si bazë për demarkacion por përkundrazi jashtë mandatit të vet ka bër ridelimitacion  kufitar,
edhe ridelimitacionin e panevojshem , të dëmshëm e të gabuar, nuk e ka bër konform me kriteret primare, por ,vetëm sipas   të dhënave kadastrale problematike si dhe ,
për punën e vetë   defektoze të tillë ,nuk e ka informuar  legjislativin, sepse, ka  punuar fshehtazi  dhe  pa  transparencë  parlamentare elementare.

Dështimet e tilla i ka   konkluduar  edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës me Rezolutën nr. 21- 1784 të datës  29. 06. 2015 ,ashtuqe ,nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , shprehimisht ka pasë kërkuar qe:

referenca për demarkacion kufitar të   jetë linja administrative  egzistente dhe legale   (  Maja e Shpatit – Maja e Plakut -  Çafa e Çakorrit -  Moknat  - Usovishta- Hajla – Kulla),
Kuvendit si dhe komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ju  dorëzojë  shkresat zyrtare për punën e vetë me synim të informimit përkitazi me veprimet  gjatë demarkacionit kufitar,
Ish kryeministri të ndermerrë masa qe ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion t’i informojë   institucionet publike të autorizuara  si dhe opinionin referuar    punës së atij Komisionit dhe, mbi të gjitha ,qe
Ish Qeveria ,para  nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin  Kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,të raportojë për elaboratin e demarkacionit   përkatësisht për Projektin e asaj Marrëveshjeje në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ndryshe, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion si dhe ish Qeveria   e Kosovës  edhe pa  postulatet  e numëruara me Rezolutën në fjalë, ishin të  obliguar për t’i përfillur po  ato kërkesa   duke

vepruar  sipas  mandatit të besuar  për demarkacion kufitar në zbatimin e delimitacionit   të bër në vitet 1945-6 ,të pandryshaur  në baza as procedura legale  madje, asnjëherë, të hapur për debatime bilaterale ,
e informuar me kohë dhe përshtatshëm, veçanërisht ,   Kuvendin dhe  organet përkatëse të tij për   punën e bërë në zbatimin e  autorizimeve të besuara  si dhe duke 
e informuar i publikun e interesuar  për demarkacionin   kufitar  si   një  nga  çështjet e  karakterit  vital për qytetarët si dhe vendin tonë.

Për të qenë edhe më keq, ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion , çuditërisht, i mbështetur fuqishëm nga  ish Qeveria e Kosovës-  sic,   as në  vijim ,   teknoburokratisht dhe papërgjëgjësi politike- juridike ,nuk i ka përfillur kërkesat e tilla  të  legjislativit , organit   shtetëror më të lartë , ndryshe të nevojshme e tejet të rëndësishme. Për të qenë ironia edhe më e madhe  , Marrëveshja për Kufirin Shtetëror  pa informim preliminar dhe pa pelqim të Kuvendit të RK-së ka qenë nënshkruar edhe nga pala  kosovare. Vetëm defekti i këtillë, edhe pa shumë të tjera qe i përmbanë puna  e ish Komisionit Shtetëror sikundër edhe Marrëveshjen në fjalë  rezultojnë të  jenë juridikisht nule!

Sëandejmi , ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion, e tok me te edhe ish Qeveria e Kosovës, në atë mënyrë, kanë pasë  shkaktuar   shpërfillje , abuzime dhe shkelje  të  autorizimeve zyrtare, për ç’shkak,  edhe Marrëveshja  për Kufirin Shtetëror  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi ,   e ofruar për ratifikim nga ish Komisioni Shtetëror prkatësisht   nga ish Qeveria e Kosovës , rezulton të jetë  juridikisht nule dhe politikisht e  gabuar !

Shpërfillja  dhe abuzimi i  mandatit  nga  ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion

Ish Komisioni   Shtetëror  ka qenë  formuar me Vendimin nr. 12- 67 të datës 21 mars 2012   dhe ,të njëjtit, iu ka  pasë  vazhduar mandati  me Vendimin nr. 05-28  të datës    08. 05. 2015  ,  ishte  eksplicite  i   mandatuar   për  shënjimin përkatësisht për  demarkacionin e  Kufirit ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi  !   Në anën tjetër,  “Komisioni   i Malit të Zi  për  Kryerjen e Punëve  të  Delimitacionit   dhe  të Demarkacionit të Kufirit Shtetëror  , për Caktimin e Kalimeve Kufitare  , për Vërtetimin    e Rezhimit Kufitar të Komunikacionit me Shtetet  Fqinjë  si dhe për  Zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar  të  Kufirit “ ( Komisioni  i  MZ  për Delimitacion )   edhe sipas  emërtimit  , ndër të tjera, ishte i mandatuar, fillimisht,  për delimitacionin  e, rrjedhimisht, për demarkacionin e  Kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës!    

Sëandejmi  ,   ish  Komisioni  Shtetëror  për Demarkacion , në  takimin e parë të punës me Komisionin   MZ   për Delimitacion  ,  ka qenë   dashtë të ngriste zgjidhjen  e çështjes  preliminare “Conditio Sine Qua Non” , për harmonizimin e    mandateve  reciproke  të poatyre komisioneve veçanërisht për demarkacion sipas delimitacionit kufitar egzistues   përgjatë  linjës  ndarëse administrative – politike.   Aq më parë kur ,sikundër  ,figuron nga materjalet e punimeve , Komisioni MZ për Delimitacion  , nga fillimi dhe  vijimisht ,  ka pasë  insistuar, jo për demarkacionin,  por  ,   për   (ri)delimitacionin   e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , madje,vetëm  sipas të dhënave kadastrale – sic ! Ndaj , ish Komisioni Shtetëror  për Demarkacion    i mandatuar ekskluzivisht për   shënjimin përkatësisht demarkacionin kufitar  sipas   linjës  ndarëse administrative – politike, pashmangshëm  është dashtë  të insistonte për përcaktim të platformës së përbashkët me Komisionin homolog malazez për   demarkacion të kufirit  sipas   delimitacionit egzistues, me kushtëzimin e ndërprerjes së negociatave për trajtim të çështjes kufitare jashë mandatit dhe autorizximeve zyrtare të veta..  

Përkundrazi ,  ish Komisioni  Shtetëror  për Demarkacion  ,  sikundër   figuron nga  shkresat zyrtare të punës së tij,  nuk ka vepruar   si më sipër , madje ,   edhe më keq , ka pranuar     (ri)delimitacionin   e kufirit  në vend, sipas   kritereve primare të standardizuara dhe të mirënjohura  sikundër  në teori   ashtu    në  praktikat   juridike ndërkombëtare të mira “ IBRU “: International  Boundary  Research   Unit, ekskluzivisht sipas   të dhënave kadastrale!  

Rrjedhimisht ,  ish Komisioni  Shtetëror   për Demarkacion  ,duke pasë autorizime vetëm për demarkacionin e  Kufirit  të  Kosovës dhe të Malit të Zi ,  kur me Komisionin ( MZ) për  Delimitacion,  ka punuar për   (ri)delimitacionin e atij Kufiri,

i ka shpërfillë  dhe abuzuar  autorizimet  zyrtare ,
e ka  tejkaluar  dhe cenuar    mandatin zyrtar si dhe,
në vend të demarkacionit sipas delimitacionit egzistues e asnjëherë të kontestuar as të ndryshuar në procedurë legale ka  bërë   (ri) delimitacion të gabuar, të dëmshëm dhe juridikisht nul!

Punime të ish Komisionit  Shtetëror për Demarkacion pa platformë dhe pa  kritere  paraprakisht të përcaktuara

Nga  materjalet e punës  së  ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion   dhe të   Komisionit( MZ) për   Delimitacion   ,  figuron  se,  Ish Komisioni Shtetëror nuk e ka pasë të  siguruar platformën për punën e vetë paraprakisht të miratuar nga Qevria  e rrjedhimisht , as  kriteret e metodat e përbashkëta të përcaktuara me Komisionin MZ për  Delimitacion !

Platforme në fjalë , sëpakut ,do duhej t’i  përcaktonte dhe përmbante  autorizimet    për   demarkacionin e bazuar në delimitacionin   egzistues   nga viti 1945-6 të Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,demarkacionin  kufitar me rektifikacione reciproke të ballansuara ,

demarkacionin e  bazuar     ( kurrsesi  në të dhënat problematike kadastrale    sekondare) në praktikat juridike ndërkombëtare të mira  dhe  në kriteret primare të   përcaktuara   edhe  me IBRU-në: “International Boundary Research Unit”!

Pasi që  , ish  Komisioni Shtetëror   nuk   ka pasë platformë paraprake as mandat   për  (ri)delimitacionin  por  vetëm për demarkacionin e  kufirit , në  një anë, kurse, 

Komisioni MZ për Delimitacion  gjithnjë ka  pasë insistuar për  delimitacion  të  kufirit më parë të delimituar ,pra ,për ridelimitacion të Kufirit tëKosovës dhe të Malit të Zi,  në anën tjetër,  ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,kurrsesi  nuk  është dashtë  të  bashkëpunonte tutje me Komisionin MZ për Delimitacion ,  para se, eventualisht ,do të kishte marr mandat   edhe për ( ri)delimitacion  as  para se të kishte arrijtur  marrëveshje për demarkacionin e kufirit   jo vetëm sipas kadastrit pot konform me  kriteret  primare të   standardizuara   dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira !

Përderisa  ish Komisini Shtetëror  për Demarkacion, nuk i ka  pasë  përfillur këto kërkesa preliminare dhe esenciale , puna e   të njëjtit rezulton të jetë  e gabuar  politikisht  dhe juridikisht nule!  Aq më parë kur ,  Ish Komisioni Shtetëror  për Demarkacion,

ka vepruar jashtë suazave të mandatit të besuar  me Vendimin  për emërimin , nr. 12 – 67 të datës  21 mars 2012  si dhe me Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015  ,  ashtu që ,
në vend të  shënjimit të kufirit  sipas delimitacionit egzistues e valid,   ka  aplikuar  ridelimitacion kufitar  dhe për aq më keq,  
në vend të   zbatimit të  kritereve të standardizuara primare , i ka aplikuar  vetëm   të dhënat  kadastrale sekondare, madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk egzistonin si  shtete sovrane!

Statusi  kushtetutar i Kosovës në  kontekstin e integritetit dhe identitetit territorial të saj

Me nenin 2 par. 2  të Kushtetutës së  RFPJ –së :  Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë të miratuar në  vitin 1946 , ka qenë  definuar se, Republika Popullore e Sërbisë ,në përbërjen e vetë, ka  Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë -  kjo e fundit , me status të  autonomisë   territoriale – administrative.

Formulimi  i tillë , referuar  kufirit të Kosovës me Malin e Zi,  është i rëndësisheëm nga se, Kosova  ishte definuar me  aktin  juridik më të lartë të shtetit federativ me identitetin  territorial – administrativ e ,rrjedhimisht , me aktin ligjor për organizimin territorial – administrativ   asaj i ka  qenë  delimituar kufiri i tërësishëm pra edhe përballë Malit të Zi. 

Segmenti kufitar i Kosovës nga viti 1945-6 përballë Malit të Zi , fillimisht  përkonte me kufirin e Sërbisë dhe të Malit të Zi, i cili  konsiderohej i karakterit administrativ deri në vitin 1992. Kufiri  ndërmjet Sërbisë   përkatësisht i   Kosovës dhe   Malit të Zi , edhe sipas hartave shkollore, shkencore,  ushtarake   dhe topografike të Malit të Zi, Sërbisë , ish Jugosllavisë, Kosovës si dhe shumë  teksteve shkencore sikundër janë encikopeditë e ndryshme ,  kurdoherë  ishte  në linjën Çakorr -   Mokna -  Hajle -  Kullë ,i cili, deri sot ,asnjëherë, në bazë e procedurë legale nuk është ndryshuar ,madje ,as që ishte  temë për debatime!

Me Kushtetutën e   RSFJ-së : Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë  të vitit 1963,

Kosova ,  sikundër edhe Vojvodina , për dallim nga Kushtetuta RFPJ-së  e vitit 1946 , implicite  kanë qenë  caktuar   për tu  rregulluar me  Kushtetutën e  Republikës së Sërbisë ! Ndërkaq , referuar  territorit të Kosovës , me rëndësi  ishte    dhe gjithnjë mbetët  identifikimi territorial i saj   ishte  precizuar  me akt ligjor për organizimin territorial të brendshëm duke e konfirmaur linjën Çakorr-   Mokna – Hajle – Kullë!

Ndryshime   promovuese  të statusit politik të Kosovës kanë qenë  bërë me Amendmentin Kushtetutar VII - të   në Kushtetutën e   vitit 1963 ,të miratuar në vitin 1968  me të cilin  ka qenë   definuar se, ...RSFJ-në e përbëjnë  gjashtë republikat socialiste  , nder to,  Republika Socialiste e Sërbisë  me Krahinën  Socialiste Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Socialiste   Autonome të Kosovës  ...!  Me atë amendment, Kosova ka pasë fituar status të autonomisë politike dhe,  të njërës nga tetë konstitutentët e   RSFJ-së , shtetit federativ.

Me amendmentin XVIII – të në Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1963 të miratuar në vitin 1968 , Kosovës ,shprehimisht, i ka qenë   definuar statusi i autonomisë politike dhe i  njërës nga konstitutentët e shtetit federativ të Jugosllavisë. Me   par. 3 të po atij amendmentit , referuar Kosovës ,  ka qenë  definuar se , territori i Krahinës  Autonome   të Kosovës   nuk mund të  ndryshohet   pa pelqimin e   Kuvendit të saj.  Kjo  dispozitë  kushtetutare nder të tjera ka qenë   konfirmuar edhe me Kushtetutën e  KSA  të Kosovës e cila ishte koherente edhe me dispozita përkatëse të Sërbisë si dhe të RSFJ-së!

Seandejmi nga viti 1968 ,territori i Kosovës  kishte   identitet territorial – administrativ dhe politik dhe si i tillë  nuk ka mund të ndryshohej pa procedurë të caktuar dhe pa pelqim të Kuvendit të  Kosovës.Vlenë të apostrofohet fakti  esencial në këtë temë se, nga viti 1945-6 kur ka qenë delimituar kufiri ndërmjet Sërbisë përkatësisht Kosovës dhe Malit të Zi përgjatë linjës Maja e Shpatit – Maja e Plakut – Çafa e Çakorrit – Hajla – Kulla nuk ka ndodhë asnjë ndryshim i  atij kufiri, sëpakut ,jo në procedurë legale  me pelqim të Kuvendit të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ndaj  po ajo linjë kufitare njëherë  e delimituar  dhe asnjëherë e ndryshuar ka  qenë dhe mbetët   kufiri i delimituar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi i cili si i tillë nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion është dashtë Ius Imperativum të   realizohej nëpërmjet   shënjimit  konkret në terren por kurrsesi jo të  ignorohej dhe të redelimitohej madje   jo konform me kriteret e IBRU-së  dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare publike por vetëm sipas kadastrit problematik – Sic! 

Ndryshe ,  përderisa  statusi politik  dhe kushtetutar i Kosovës,  konform me raportet e forcave politike  në  ish Jugosllavinë ,në  vitet  1946, 1953, 1963, 1968, 1974, 1989, 1992, 2008,   ka pasë ndryshuar  nga autonomia territoriale –administrative  ,në autonimi politike – kushtetutare  , në autonomi territoriale – administrative dhe, përfundimisht,në shtet demokrat , sovran të pavarur,  ndërkaq,    linja kufitare kosovare – malazeze  Çafë e Çakorrit – Mokna – Hajlë – Kullë , kurdoherë ishte konstante dhe asnjëherë e ndryshuar! Në këtë kontekst  vlen të apostrofohet fakti   esencial se kufiri i delimituar i Kosovës dhe Malit të Zi   përgjatë linjës   ndarëse fillimisht adminisitrative e rrjedimisht politike përkatësisht shtetërore do të mund të   ndryshohej vetëm në procedurë kushtetutare e ligjore me pelqim  të  kuvendeve përkatësisht parlamenteve të dy vendeve. Ndryshe eventualisht çfarëdo ndryshimi  jashë pelqimeve  ndërparlamentare të dy vendeve dhe në procedurë transparente e demokratike ipso iure  do të rezultonte dhe trajtohej nul, i pa  impakte as efekte juridike !

Apelimi  i  gabuar  i  ish Komisionit  Shtetëror për Demarkacion   në  disa  dokumente referuar  Kufirit të Kosovës

Ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion  , për të justifikuar  punën e vetë     të  bërë  jashtë autorizimeve të mandatit të besuar   madje  vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare e  suplementare , ndër tjera , ëshë apeluar   edhe në  të  dhënat kufitare të KFOR-it ,  të  cilat , sikundër  dihet ishin dhe mbetën  të  destinuara   ekskluzivisht   për nevojat ushtarake , por , kurrsesi  për delimitacion as  për demarkacion kufitar!

Konkretisht , sipas  dispozitës së  nenit   3 ( e)   të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III  dhe  Qeverisë së Sërbisë, të miratuar  në Kumanovë   të bërë  në datën  9. Qërshor 1999  ( Military  Technical  Agreement June 3.1999, Kumanovo) ,  ka qenë    formuar  “ZST” - Zona  e Sigurisë  Tokësore  (Ground  Safety Zone)   deri në 5 km tej kufirit të Kosovës  si dhe, “ZSA” -  Zona  Sigurisë  Ajrore  ( ASZ: Air Safety Zone)  deri  në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej  Kufirit   egzistues , të  delimituar në vitet 1945-6  !

Seandejmi as me atë dokument nuk ka qenë aplikuar asnjëfarë  ridelimitacionit pra as  demarkacionit kufitar Kosovar – Malazez , sikundër , gabimisht  dhe Mala Fidei, thirret ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion!

Ish Komisioni Shtetëror për  Demarkacion, shkon edhe tutje , për të  “ justifikuar “  ridelimitacionin e gabuar  të bërë jashtë mandatit  të  tij  , duke u apeluar   edhe  në  

Dokumentin e Komisionit të  Arbitrazhit të Badinterit , “Arbitrarian  Commission  of Peace  Conference  on SFRY”  ,or,  “Badinter Arbitration  Commitee , August, 27. 1991”,

Rezolutën   nr. 1222-99 të  KS të OKB-së për Kosovën , “UN Security Counsil Resolution , No  12244-99”,

Propozimin  Gjithpërfshirës  për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës  ,   “Comprehensive  Proposal  for  the Kosovo Status  Settlement, March,26, 2007”,

Deklaratën e  Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e  Republikës së Kosovës, 2008 ,në të cilat  dokumente ,

asnjë fjalë,nen , paragraf apo aline, nuk   qendron përkitazi me  çfarëdo  ridelimitacionit  as demarkacionit të kufirit   egzistent, konstant e historik të Kosovës dhe të Malit të Zi qe daton nga vitet 1945- 6 ! 

Përkundrazi ,  me dokumentet  e sipërpërmendura , nuk  ka qenë bërë asnjë farë  delimitacionit  as demarkacionit kufitar ,pos,   adresimit dhe  apelimit  në “kufirin egzistues”  përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë”! Ndaj ,  edhe  në atë mënyrë ,me  dokumente e sipërpërmendura ,  implicite  , ka qenë aluduar   dhe konfirmuar  linja kufitare  kosovare – malazeze egzistuese : Maja e Shpatit – Maja e Plakut - Çafë e Çakorrit- Mokra - Hajlë- Kullë , e  delimituar në vitin 1945-6 , historikisht  konstante dhe valide  si dhe  asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale !

Apelimi i  gabuar  ish Komisionit Shtetëror  për  Demarkacion   edhe  në   deklarata të disa funksionarëve publikë!

Ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion  me Komisionin  MZ Shtetëror  për Delimitacion , me synim të   justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe  të gabuar  të kufirit kosovar – malazez   ,në  Procesverbalin e  datës 29. 04. 2013, thirren në  deklarata  të  disa  funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi  ( sic)  !

Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë  të  cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës   sikundër edhe të Malit të Zi , kurdoherë ,  Nolens Volens ,  duhet të jenë koherente me  ligjin e aplikuar  Ipso  Iure , ndryshe,  rezultojnë  politikisht  të dëmshme  dhe juridikisht  nule!

Ndryshe,   deklaratat  qofshin edhe të  funksionarëve shtetërorë më të lartë ,me të cilat  ishte  mbështetur linja kufitare kosovare – malazeze  ,e ridelimituar ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale   në vend të demarkacionit   sipas kritereve primare standarde të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike të mira ,  asnjëherë dhe askund  nuk  ishin as nuk  mund të jenë  burime juridike   materjale-  fakte  as   burime juridike formale-  akte nga se  nuk prodhojnë efekte juridike ,ndaj  ,nuk mund të krijojnë asnjë farë  efektit as  impaktit   juridik  referuar    demarkacionit kufitar kudoqoft , pra, as në linjën kufitare kosovare – malazeze!

Apelimi i gabuar i ish Komisionit Shtetëror dhe i mbështetësve të tij për kinse obligimin për ratifikimin e  Marrëveshjes Ndërkombëtare  për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi

Ish Komisioni Shtetëror si dhe përkrahës të caktuar të punës së tij ,nder ta ,edhe  jo pak  funksionarë politikë madje edhe shtetërorë, vijimisht   postulojnë   për “obligimin e ratifikimit të Marrëveshjes  për Kufirin të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe të parafuar nga përfaqësues  shtetërorë të vendit tonë ,aq më parë kur, e njëjta është ratifikuar nga Mali i Zi”. Ata dhe ato   shkojnë edhe më tutje  duke apostrofuar   ...”se vendin tonë e obligon Marrëveshja në fjalë dhe ,si e tillë, kinse , nolens volens u dashka domosdoshmërisht të ratifikohej” .

 Po t’ishte situata e tillë , për se po ata  e ato  kërkojnë të ratifikohet ajo Marrëveshje. Sikundër Marrëveshja në fjalë të ishte e detyrueshme “per se” nuk do të kërkohej  ratifikimi  as promulgimi zyrtar i saj. Ndryshe , apelimet e tilla   nuk  kanë mbështetje  nga   neni 18  par. 1 al. 1  i Kushtetutës së RK-së   as nga neni  15   i  Ligjit nr. 04- L – 052 të për   Marrëveshjet Ndërkombëtre.

Konkretisht, me ato  dispozita explicite kërkohet  qe marrëveshjet ndërkombëtare ,nder të tjera, për territorin e vendit, çfarë është marrëveshja   në trajtim ,duhet të ratifikohen me votat “për” të shumicës së kualifikuar parlamentare dhe , obligojnë ,tek pas  ratifikimit dhe promulgimit  zyrtar! Ratifikimi  i   Marrëveshjes për Kufirin  Shtetëror   sipas nenit 18 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , mund të bëhet me sëpakut   dy të tretat   “për” të të gjithë deputetëve të Kuvendit!

Ish Komisioni për Demarkacion sikundër ish Qeveria e Kosovës,  me dashje   ( dolus) e kanë lajthitur   ( error) opinionin politik të jashtëm dhe një pjesë të  opinionin publik të brëndshëm

Ish  Komisioni për Demarkacion e, për të qenë edhe më keq, ish Qeveria e Kosovës ,nëpërmjet mekanizmave dhe instrumenteve pushtetare  agjituese  , kanë   propaguar ,  madje, vijojnë të propagojnë   pro “demarkacionit” ,  duke e   fshehur faktin krucial se, esencialisht, nuk ishte  pra nuk është   tema referuar demarkacionit sipas delimitacionit egzistues  me rektifikacione të balansuara por, përkundrazi , çështja konsistonte dhe   qendron   në  ridelimitacion të panevojshëm , të gabuar dhe  të dëmshëm për  integritetin  territorial të vendit tonë për cirka 8200 hkm2!

Ndryshe, po t’ishte çështja  për ratifikimin e demarkacionit me rektifikacione të balansuara bazuar në delimitacionin kufitar kosovar – malazez nga viti 1945- 6 ,nga atëherë deri tani ,asnjëherë të pa ndryshuar në bazë e procedurë legale, pak kush   do të kundershtonte ratifikimin e Marrëveshjes   për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të   projektuar nga ish Komisioni Shtetëror tok me  Komisionin homolog të Malit të Zi!  

Sëandejmi ,jo  pak  funksionarë të jashtëm ,në saje të  prezantimeve inadekuate   të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe të ish Qeverisë së Kosovës ,kinse ,  për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin,  angazhohen , pro  “ratifikimit” të asaj Marrëveshjeje ,duke mos e dijtur ,  ( eventualisht, duke mos dashtë të dijnë)  se ,me atë akt, nuk do të vendosej për demarkacion adekuat, korrekt, të drejtë , bilateralisht të pranuar, por, përkundrazi,  për  ridelimitacion kufitar arbitrar, të panevojshëm, të dëmshëm për integritetin territorial të vendit, madje, të  bërë,  jo sipas  kritereve primare ,por ,vetëm sipas  të dhënave kadastrale   problematike ! 

Mashtrimi  i opinionit  publik , akt  i inkriminuar  

Kur një individ e mashtron tjetrin apo tjetrën kryen   akt kriminal (criminal act) apo sikundër disa e quajnë vepër penale për mashtrim.

Mirëpo,  kur mashtrohet  opinioni publik ,  akti kriminal   i mashtrimit  del të jetë i formës dhe natyrës   së  kualifikuar ,  më të rëndë.

Se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,   nuk ka bër demarkacionin e  kufirit sipas  mandatit të vetë dhe  sipas  linjës ndarëse administrative – politike  , por,  përkundazi  ka   kryer   ridelimitacion  të panevojshëm , të gabuar dhe juridikisht nul , rezulton qartë  edhe  nga emërtimi  dhe  mandati i shpërfillur si dhe puna e tij.

Ish Komisioni Shtetëror   edhe pse ka bërë  ridelimitacion kufitar jashtë linjës ndarëse administrative – politike egzistuese,   sikundër  gojarisht  ashtu  edhe shkrimisht  nuk  shprehet drejt  për ratifikim të ridelimitacionit por   për   kinse  ratifikim të   “demarkacionit” kufitar kosovar – malazez!  

Përkundrazi  me nenin 4 të Marrëveshjes  për Kufirin Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi , të cilën,  sikundër ish Komisioni ashtu edhe mbështëtësit e   tij ,  e quajnë dhe e trajtojnë “Marrëveshje për Demarkacion...”është theksuar   shprehimisht se , shënjimi  i kufirit, pra, demarkacioni i kufirit   ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të kryhej brënda dy viteve nga  hyrja  e  i asaj Marrëveshjeje.

Pra,  nga teksti i  materjaleve të punës   të ish Komisionit Shtetëror si dhe  nga Marrëveshja e sipërpërmendur , katërcipërisht del se, ish Komisioni Shtetëror ,opinionit    publik ,  pasaktësisht   i serviron  se e  paska pasë  bërë demarkacionin kufitar , por ,realisht ,   në vend të tiij paska pasë  kryer ridelimitacion kufitar!

Mashtrimi  publik  i tillë shpërfaqet   edhe me  nenin  4   të  Marrëveshjes së cituar   i cili   explicite  i përgënjështron shkresat dhe thëniet e ish Komisionit Shtetëror përkitazi me demarkacionin kufitar duke theksuar   se  demarkacioni apo shënjimi i kufirit në fjalë do të kryhej  brënda dy viteve nga hyrja në fuqi e asaj Marrëveshjeje!

Sëandejmi,  opinioni  publik ,në përgjithsi e, veçanërisht , funksionarë   ndërkombëtarë të involuar  në çështjen e Kosovës , pikërisht nga ish Komisioni  Shtetëror  për Demarkacionin e Kufirit e më shumë edhe nga funksionarë  politikë e shtetërorë të caktuar,   qellimisht ( Dolus  Malus ) janë  të   mashtruar përkatësisht janë  vënë në lajthim ( Error Facti @ Error Materia) kinse  fjala është për demarkacion kufitar por jo për  një ridelimitacion   kufitar !

Komisioni Ad Hoc i  Presidentës  për  Rishqyrtimin e  Kufirit të“ Delineuar ”    nga ish Komisioni  Shtetëror   për Demarkacion, inkompetent dhe  invalidor

Pas reagimeve   serioze  nga  numri impozantë i  qytetarëve , pjesa e konsideruar e  shoqërisë civile dhe e  klasës akademike  si dhe e  qytetarëve anas   të brezit kufitar   kunder  ridelimitacionit  të  gabuar  të Kufirit të Kosovës e  Malit të Zi   të bërë   nga  ish Komisioni Shtetëror  dhe  “ Komisioni  MZ  për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit Shtetëror”  ,  në dëmin e  territorit   të  vendit ,  ish Presidentja   e Kosovës, z A. Jahjaga ,në datën 15. 03. 2016 ,  nga tre   “ekspertë   ndërkombëtarë”  : Flecher Burton,  Frederick Newton dhe Herbert Wilmas,  e ka pasë formuar  “The Ad Hoc Commission for Reviewing the Border   Delineation Proces Between  the Republic of Kosovo and the Republic of Montenegro “ - Komisionin  Ad Hoc për Rishqyrtimin   e Linjes Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi   

Komisioni Ad Hoc  i   ish Presidentës  , ab inicio ,nuk ishte valid ,nga se:

sipas nenit 83 dhe 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , Presidenti-ja ,  nuk  kishte  autorizime për  ushtrime të funksioneve kontrolluese as ekzekutive të jurisdiksionit të Qeverisë së Kosovës ,pra, as për  formim të Komisionit  Shtetëror për  Shënjimin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror  e aq më pak   për  ngritje të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin   e  Punës së   atij Komisionit !

Ndërkaq , Qeveria e Republikës së Kosovës  , konform me nenin 92 par. 2 , 4 dhe nenin 93 par. 4 të Kushtetutës  së Kosovës,  ishte dhe   është  e autorizuar për të zbatuar pushtetin ekzekutiv   si dhe  për të miratuar vendime   për zbatimin e  akteve ligjore e nënligjore, çfarë ishte edhe Vendimi i saj nr. 12- 67 dt. 21.03.2012 për formimin e ish Komisionit  Shtetëror  si dhe Vendimi nr. 05- 28 i datës  08.05.2015 për vazhdimin e  mandatit të po atij Komisionit.

Në  anën tjetër, referuar   demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës , Qeveria e Republikës së Kosovës   ishte dhe është  ekskluzivisht e autorizuar që, konform me nenin 40 të Ligjit 04- L- 072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror , të formojë  ,  të ndryshojë , të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacionin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror ,

Kosova   nuk është republikë presidenciale  por është  republikë parlamentare !

Kosova   nuk është  republikë   presidenciale por është   republikë   parlamentare , ndaj , Qeveria e Republikës së Kosovës ,edhe sipas nenit 97 par. 1   të  Kushtetutës  së RK-së , për punën e vet, nuk i përgjegjet Presidentit – es , por,  Kuvendit të Kosovës  . Ndaj ,   ish Presidentja, nuk ka pasë kompetencë funksionale për ngritjen e komisionit Ad Hoc për ta   rishqyrtuar  “ review”  : rishikuar , recensionuar, inspektuar, kontrolluar, rishqyrtuar   punën e ish Komisionit  Shtetëror për  Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!

Poashtu, Qeveria e Kosovës nuk është  instancë e shkallës së parë për t’u kontrolluar ( review: inspektim, kontrollim, rishikim, rishqyrtim, recensionim)  në procedurë administrative nga cila do instancë institucionale tjetër  pra aq më pak nga Komisioni i ish Presidentës madje as nga ajo personalisht!

Ndaj ,  ish Presidentja nuk ka pasë bazë  juridike për të  formuar Komisionin  Ad Hoc të  datës 15 mars 2016 për të  Rishikuar Kufirin  e  Kosovës dhe  të  Malit të Zi më parë , panevojshëm dhe gabimisht të ridelimitaur  nga ish Komisioni Shtetëror !

Raporti  Final i Komisionit Ad Hoc i Presidentës, i pabazuar  dhe juridikisht nul

Raporti Final i  Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës , edhe po t’ishte i bazuar ,  për shkak të inkompetencës  legale   për formimin e të njëjtit,  apriori , rezulton të jetë  juridikisht nul ! 

Ndryshe Komisioni AD Hoc i ish Presidentës, pos  invaliditetit legal , ka  dhënë raport   të paqendrueshëm!

Ish Presidentja me aktin e themelimit të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin e Kufirit..., anëtarët e tij  , z.F Burton, F.Newton, H.Wilmes , i ka  quajtur “ekspertë ndërkombëtarë” !

Dihet mirëfilli se , askund në bashkëkohësi  ,nuk egziston institucion që  kualifikon kënddo me thirrjen apo titullin “ ekspert ndërkombëtar” Aq më parë dhe më pak kur anëtarët e atij Komisioni nuk kishin   diploma për statusin e ekspertëve ndërkombëtarë madje as qe janë të njohur gjërësisht si të tillë!

Në  këtë kontekst, referuar  nivelit të  ekpertizave  të  të njëjtëve ,nder të tjera  ,në Raportin Final   tyre ,në  vendin e termave standarde  përkitazi   me rregullimet    politike, juridike e teknike të kufinjëve  ndërshtetërorë :delimitacion, demarkacion,  rektifikacion , kudo, e kanë përdorur termin   e pazakontë dhe inadekuat  “ delineation” !

Pikëpamje  diskutabile të  “ekspertëve ndërkombëtarë” anëtarë të Komisionit Ad Hoc të Presidentës

Edhe po t’ishte formuar në procedurë e bazë juridike valide, Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , në Raportin Final të datës 30. 03. 2026, ka  prezantuar pikëpamje   diskutabile dhe të paqendrueshme, sikundër  vijon:

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës  përcaktohet   “... pro kufirit të  (ri)delimituar   nga  komisionet homologe të Kosovës dhe Malit të Zi,  të cilin e vlerëson   konform  me  Kushtetutën e  RSFJ-së,  Planin e  Ahtisarit, Deklaratën e  Pavarësisë së Kosovës  së vitit 2008  ,me të cilat, nuk qenka  formuar vetëm  pavarësia por edhe territori i Kosovës”!    

Pikëpamja  e tillë    është e paqendrueshme ,nga se,  pikërisht me ato dokumente  , sikundër është  spjeguar më sipër ,nuk ka qenë bërë  as delimitacioni as demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,por, përkundrazi, ka qenë  sanksionuar kufiri  historik, konstant dhe egzistues  me aludim në linjën kufitare të delimituar në vitin 1945- 6  të pandryshuar asnjëherë , në proceduarë  legale !

Apelimi  i  gabuar   në disa dokumente    i  “ekspertëve ndërkombëtarë”, anëtarë të Komisionit Ad Hoc të ish Preidentës

Komisioni Ad Hoc i  ish Presidentës  ,  ato dokumente në të cilat apelohet, i  titullon mëngët  dhe i komenton  gabimisht . Konkretisht, Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974 e quan “ Kushtetuta Jugosllave”, Propozimin  Gjithpërfshirës  për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës – Comprehensive  Proposal for  the Kosovo  Status Settlement ,e emërton “ Ahtisari Plan” : “Plani i Ahtisarit”!   Aq më parë kur ,me  dokumentet në fjalë ,nuk është aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit as demarkacionit kufitar, përkundrazi , me  të njëjtat ,  implicite , Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , duke aluduar në  Kufirin  historik, konstant  dhe valid,  i njëjti , është  konfirmuar duke u thirrur në te, në “kufirin egzistues”  apo në  “ kufirin e mëparshëm” !

Më  tej, Komisioni Ad Hoc i  ish Presidentës  , gabimisht, ka pasë vlerësuar se “Kufinjët e Kosovës  origjinojnë nga kufinjët  komunalë të shëndrruar në kufinjë kadastralë dhe, se kufinjët komunalë përkatësisht kadastralë ,  i përcaktojnë  kufinjët  shtetëror”!  Pikëmaja e tillë, e mbështetur  gabimisht  vetëm në  zonat kadastrale duke i abstraktuar   të gjitha kriteret dhe elementet  primare të mirënjohura , ka rezultuar   raportimin final    të paqendrueshëm dhe  të njëjtë  me atë të  ish Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit (MZ)  për  Delimitacion dhe Demarkacion!

Pikëpamje antiligjore i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës

Pikëpamja në fjalë  është në kundërshtim me  Ligjin nr. 03-1-041 të datës  20.02.08, sipas të cilit, kufinjët e zonave përkatësisht komunave kadastrale, njëherë ,mund të jenë kufinjë të jashtëm   , nësë ,përputhen me linjat  kufitare shtëtërore  ashtu që  kufinjët komunalë apo të zonave kadastrale referuar  kufirit shtetëror nëse përputhën me te , njëherë,  janë kufinjë të jashtëm , ndryshe , kanë karakter kadastral intern! Aq më parë kur, edhe Komisioni Ad Hoc i  ish  Presidentës , duke u pikënisur  ekskulzivisht nga  zonat kadastrale  , apriori, e ka  konfirmuar   ridelimitacionin e panevosjëm dh etë gabuar të bërë nga komisionet e sipërthëna  në një anë dhe ashtu e  ka  plotësuar mandatin  konformist  të politikave ditore , në anën tjetër! 

Në  mungesë të  kritereve primare të standardizuara e të mirënjohura në teori dhe praktikë, Komisioni Ad Hoc  i Presidentës ,në Raportin Final të datës 30.03.2016, ka moralizuar duke apostrofuar se ...Mali i Zi e ka pranuar Kosovën për shtet sovran... Kosova dhe Mali i Zi duhet të  japin kontribute të bashkëpunimeve fqinjësore ,   të integrimeve regjoinale e më gjerë  , për ç’shkak , kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të duhet të  konfirmohet  në linjat e zonave kadastrale  ndërkufitare...Ndërkaq, Komisioni Ad Hoc   i  Presidentës ,do të duhej vlerësuar drejtë   postulatin imediat  edhe vendimtar për   demarkacionin  e qendrueshëm dhe të drejtë sipas delimitacionit egzistues ,  si parakusht për përcaktim të  linjës kufitare kosovare – malazeze të qendrueshme dhe të pranueshme bilateralisht.Pa  kufi  bilateralisht të praniuar, të natyrshëm, të  drejtë dhe   të bazuar në fakte juridike  adekuate , nuk mund të krijohen kushte elementare për integrime regjionale as më të gjëra as për bashkëpunime ndërshtetërore miqësore për të cilat Republika e Kosovës është dhe mbetët e përkushtuar!

“Kryejeni punën  do   si    e   Mutadis Mutandis  ankohuni”-sic

Komisioni Ad  Hoc  i   ish Presidentës , angazhohej  aq fuqishëm për   “delineimin” e Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi ,qoft ,edhe sipas  të dhënave kadastrale   duke instruktuar se ,të njëjtat, do të mund të  kontestoheshin në procedura  ligjore  !  

Në  këtë kontekst  vlenë të apostrofohet edhe  qendrimi i  Gjykatës së Arbitrazhit nga viti 2017  për kontestin kufitar ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë me të cilin nuk është pranuar   aplikimi i të dhënave kadastrale për demarkacion  duke i quajtur  inadapte “ The cadastres   evidence  title   to land ... of the boundary ...as a matter of  international law they do not  definitivly  constitute  either  tittle of the boundary...:

Megjithatë,  sipas Komisionit Ad Hoc të Presidentës , preferenca do të konsistonte në   vijëzimin “delineation” e Kufirit Kosovar – Malazez konform me kufinjët kadastralë të jashtëm  përballë kufirit shtetëror  edhe nëse të njëjtat  do  t’ ishin të   padrejta apo të dyshimta për pasaktësi  , pastaj do të mund të kontestoheshin  në procedurë të caktuar Sic!

Rekomendimi i tillë i  Komisionit Ad Hoc të  ish Presidentës konsiston në zgjidhjen pragmatike politike  për hir të rrethanave aktuale edhe pse vet implicite  indikon se zgjidhja në atë mënyrë nuk  do t’ishte e pakontestuar. Formula në fjalë perkon me  thënien “ Kryeje këtë punë dosido dhe,  ankohu më pastaj!

(Kosova Sot)

11 orë e 22 minuta më parë
21/05/18